E Enjte, 01.27.2022, 12:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KRASNIQI E LOCKLEAR DISKUTOJNË PËR SIGURINË
E Enjte, 11.25.2010, 03:35pm (GMT+1)

Prishtinë, 25 nentor 2010 -Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi priti sot në takim Admiralin Samuel J. Locklear III, komandant i Komandës së Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli, i cili shoqërohej nga komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler. Në një konferencë për media, Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi tha se në takim është biseduar për bashkëpunimin që institucionet e Kosovës, Forca e Sigurisë e Kosovës, kanë me NATO-n dhe me KFOR-in.

Ai tha se ka falënderuar admiralin dhe gjeneralin edhe për Samitin e Lisbonës, që vlerësoi punën e sigurisë në Kosovë, si dhe ka falënderuar edhe NATO-n, edhe prezencën e KFOR-it në Kosovë, për përgatitjen profesionale të trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

"Ne biseduam edhe për zvogëlimin në kontinuitet të trupave të KFOR-it në Kosovë dhe ishte vlerësimi se zvogëlimi në gradualitet i trupave të KFOR-it në Kosovë është faktor që tregon se në Kosovë ka siguri dhe stabilitet. Unë edhe një herë i garantova admiralin dhe gjeneralin e KFOR-it në Kosovë se institucionet e Kosovës, populli i Kosovës do ta shtojnë bashkëpunimin me NATO-n dhe KFOR-in. Se qëllimi ynë politik dhe institucional është integrimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian", ka thënë Krasniqi.

"Ne vlerësojmë se këto të arritura që i kemi janë të arritura të përbashkëta dhe sukseset që do të jenë edhe në planin e sigurisë në Kosovë do të jenë të përbashkëta, edhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës, edhe të NATO-s dhe të KFOR-it në Kosovë", ka thënë Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi.

Komandanti i Komandës së Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli, Admirali Samuel J. Locklear III tha se në dy muajt e parë si komandant i Komandës së Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli jam në vazhdimësi i impresionuar me përparimin që arrihet në Kosovë dhe ju uroj gjithë të mirat juve dhe popullit të Kosovës gjatë zgjedhjeve që janë duke u ofruar.

"Në rolin tonë si NATO, përmes KFOR-it, ne do të vazhdojmë mbështetjen për ofrimin e mjedisit të qetë dhe të sigurt. Siç diskutuam, vendimi i kohëve të fundit i Këshillit të Atlantikut Verior për zvogëlimin e prezencës së KFOR-it nga më pak se 10 mijë trupa sa janë, në 5500 gjatë muajve në vijim është rezultat i natyrshëm dhe shenjë e mirë e përparimit të dukshëm që është arritur në Kosovë", tha Admirali Locklear.
I pyetur rreth gjendjes së sigurisë në pjesën veriore të Kosovës dhe a ka plan për atë pjesë, Admirali Locklear u përgjigj: "Kur e shohim tash ndryshimin në madhësinë e KFOR-it ne do të bëjmë ripozicionimin e disa forcave, me qëllim të përdorimit sa më të mirë të atyre forcave në ofrimin e mjedisit të qetë dhe të sigurt në gjithë Kosovën".

(http://www.rtv21.tv)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PDK DHE AAK: TË NXIRREN MËSIME NGA RAHOVECI (11.25.2010)
OBAMA NUK MENDON PËR GARË ME SARAH PELIN (11.25.2010)
FER NUK DO TË BËJË KOALICIONE JOPARIMORE (11.25.2010)
HIDROCENTRALI I ASHTËS NDËRTOHET ME TEKNOLOGJINË MODERNE AUSTRIAKE (11.25.2010)
ISH DREJTUESI NË KONGRES DËNOHET PËR PASTRIM PARASH (11.25.2010)
SHQIPËRIA KËRCËNOHET NGA PËRMBYTJE TË REJA (11.24.2010)
EKSTRADOHET DREJT SHBA ALMIR RRAPO, ISH SEKRETAR I MINISTRIT META (11.24.2010)
ALBIN KURTI: ANGAZHOHEM PËR BASHKIMIN E KOSOVËS ME SHQIPËRINË (11.24.2010)
"Reuters": I KËRKUARI NGA FBI JETON HAPUR NË KOSOVË (11.24.2010)
TËRMKOLLI: JANË SPEKULLIME ZËRAT PËR KOALICION ME PDK-në (11.24.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Janar 2022  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]