E Djelë, 05.19.2024, 12:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
VIZAT MILIONËSHE TË SCHENGENIT

E Mërkurë, 05.08.2013, 03:19pm (GMT+1)



Kosova është vendi i vetëm në regjionin e Ballkanit Perëndimor, ndaj të cilit Bashkimi Evropian aplikon regjim të vizave.

Pavarësisht kësaj, në tre vjetët e fundit, mbi 217 mijë kosovarë kanë aplikuar për viza dhe kanë shpenzuar rreth 15 milionë euro për pagesa në ambasada të ndryshme.

Këtë e bëri të ditur Agron Demi, drejtor nga Institutit "GAP", në një konferencë për media. Ai shtoi se më shumë se 17 për qind e aplikantëve për viza refuzohen nga ambasada të ndryshme, duke mos iu kthyer të hollat që paguhen.

"Për tre vjet 2010-2012, mbi 217 mijë kosovarë kanë aplikuar për viza. Vetëm kosto direkte në ambasada, për tre vjetët është mbi 9 milionë euro. Kur kësaj i shtohet edhe kostoja tjetër prej mbi 5 milionë euro që shkon për përgatitje të dokumenteve, atëherë del se kosovarët kanë shpenzuar mbi 15 milionë euro për viza. Vendi që kanë përfituar më së shumti, është Zvicra me 2.7 milionë, pastaj vjen Gjermania me 2.4 milionë dhe vendet si Italia me 1.7 milion etj." , tha Demi.

Edhe vetë qytetarët flasin për vështirësitë e tyre që përballen nëpër ambasada, po qe se dëshirojnë ta vizitojnë ndonjë vend të Bashkimit Evropian e më gjerë.

Bujar Mavriqi është njëri nga aplikuesit për vizë. Ai tha Radios Evropa e Lirë se kohët e fundit ka aplikuar tri herë për vizë Shengen, derisa dy herë ka arritur ta marrë vizën e një herë është refuzuar.

"Unë, tri herë kam aplikuar për vizë, dy herë kam arritur ta marr vizën, një herë jo. Vizën e kam pasur Shengen dhe e kam pasur të drejtën të udhëtoj në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Ambasada e Gjermanisë më ka refuzuar, pa m'u dhënë ndonjë arsye. Dhe, të hollat që i kam paguar, 35 euro, nuk më janë kthyer", u shpreh Mavriqi.

"‹
Edhe Ardiana Ahmeti tregoi një përvojë të ngjashme:

"Unë kam aplikuar në Ambasadën e Amerikës dhe më kanë refuzuar dy herë. Kam paguar 100 dollarë, madje edhe kur të refuzon, nuk t'i kthen ambasada paratë".

Ndërsa, Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike theksoi se Qeveria e Kosovës dhe mekanizmat tjerë institucionalë duhet të angazhohen më shumë për përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave, që dalin nga Komisioni Evropian.

"Viti 2013 fillimisht ka qenë i proklamuar nga Qeveria e Kosovës si vit i liberalizimit të vizave dhe ky vit nuk do të jetë ai viti i liberalizimit. Andaj, Kosova edhe më tej do të mbetet si vendi më i izoluar në Evropë sa i përket qarkullimit të lirë në zonën Shengen".

"Reformat që duhet të nisen në kuptim të luftimit të korrupsionit dhe vendosjes e përgatitjes së bazës së mirë ligjore, natyrisht që duhet t'i bëjë Qeveria. Natyrisht që ka edhe institucione tjera që ndihmojnë në këtë proces, por dera kryesore është Qeveria e Kosovës", theksoi Korenica.

Sidoqoftë, në shkurt të këtij viti, Komision Evropian i ka dorëzuar Qeverisë së Kosovës një raport për liberalizim të vizave ku në të, ndër të tjerat është vlerësuar se Kosova ka bërë disa përparime, por njëherësh evidentohen edhe shumë ngecje, të cilat e mbajnë ende Kosovën larg liberalizimit të vizave.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EULEX S'KA MANDAT PËR EKSTRADIMIN E KELMENDIT (05.08.2013)
ZËRI I AMERIKËS KA 70 VJET QË FLET SHQIP – FJALA E ELEZ BIBERAJT - REPORTAZH NGA FESTIMET NË SELINË QENDRORE TË VOA NË WASHINGTON D.C. (05.08.2013)
LISTA ZYRTARE E KANDIDATËVE TË ALEANCËS KUQEZI (05.08.2013)
MEDICUS 2 - TË DYSHUAR TË RINJ, ALUSH GASHI, SHAIP MUJA E 6 TË TJERË (05.08.2013)
EULEX MERR RASTIN NASER KELMENDI, E AKUZON PËR KRIM TË ORGANIZUARËshtë liruar nga kosovarët e pastaj arrestuar nga evropianët (05.08.2013)
Zëri i Amerikës - NDRYSHIME TË FORTA TË KANDIDATËVE (05.07.2013)
BERISHA SPASTRON 35 DEPUTETË, RAMA VETËM 25Aldo Bumçi, kryetar i degës së PD për Tiranën, kandidon në Lezhë (!?) (05.07.2013)
LISTA ZYRTARE E KANDIDATËVE TË PS (05.07.2013)
EULEX NDIHMON NË PLOTËSIMIN E DOSJES SË EKSTRADIMIT TË NASER KELMENDIT (05.07.2013)
MITROVICA KËRKON MASA KUNDËR SULMEVE (05.07.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]