E Shtunë, 05.18.2024, 05:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SHQIPËRI - HYN NË FUQI PAKETA E RE PENALE

E Martë, 06.04.2013, 08:18pm (GMT+1)



Në Shqipëri prej ditës së sotme kanë hyrë në fuqi ndryshimet në kodin penal të cilat parashikojnë një ashpërsim të ndjeshëm të dënimeve për rastet e vrasjeve të policëve, grave, për gjakmarrje apo dhe armëmbajtje pa leje të cilat shkojnë deri në 30 vjet deri burgim të përjetshëm. Një element i ri i kësaj pakete është se për këto vepra penal nuk ka dënim alternativ dhe nuk parashikohet asnjë lloj lehtësie
 
Një numër në rritje të vrasjeve brenda familjes, apo dhe të punonjësve të policisë nxitën që prej fundviti të shkuar hartimin e një pakete te re penale me masa më të forta ndëshkimi. Pasi iu nënshtrua edhe diskutimeve publike ajo u miratua me konsensusin e të dyja palëve në parlament në fillim të muajit maj, ndërsa sot pas botimit në fletoren zyrtare ajo është bërë efektive.

"‹"‹
"Kushdo që do të ngrejë dorë mbi policinë e Shtetit duhet të dijë mirë se nuk do të ketë dënim më të ulët se 30 vjet burg deri në burgim të përjetshëm, kushdo që do të ngejë dorën dhe do të vrasë për gjakmarrje duhet ta dijë mirë se nuk do të ketë më një dënim më të ulët se 30 vjet burg deri në burgim të përjetshëm. Kushdo që do të ngrejë dorë mbi gruan, mbi vajzën shqiptare duhet ta dijë mirë se do të ketë një dënim nga 20 vjet burg deri në burgim të përjetshëm", theksoi Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi.
 
Po ashtu, paketa parashikon dënime jo më pak se 25 vjet burg në rastet e dhunës ndaj të miturve kur ajo sjell si pasojë vdekjen e tyre, ndërsa armëmbajtja pa leje nuk do të jetë më pak se 7 vjet, ndërsa nëse ajo shoqërohet me pasoja atëherë dënimi minimal do të jetë 25 vjet burg. Ministri Halimi tha sot se kjo paketë do të rrisë sigurinë në vend: "Kjo është paketa penale e cila është një garanci më shumë për jetën e qytetarëve, për mbrojtjen e integritetit të policisë së Shtetit, për mbrojtjen e jetës së grave dhe reduktimin e fenomenit të gjakmarrjes. Kjo paketë do të zpraps krimin dhe do të japë më shumë siguri për jetën për familjen, për pronën dhe jetën e tyre".
 
Efektet e këyre ndëshkimeve pritet të shihen në të ardhmen. Jo gjithnjë rritja e masës së dënimit shoqërohet automatikisht me uljen e kriminalitetit. Por kjo paketë ka një element të ri të rëndësishëm. Gjykatësit, të cilët jo në pak raste janë vënë në akuzë për gjetjen e hapësirave ligjore që kanë cuar edhe në lirim të vrasësve, nuk do të kenë mundësi zgjedhjeje, pasi ndryshimet nuk parashikojnë dënime alternative apo lehtësime dhe as lirim me kusht para kohe.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRISHTINA DHE BEOGRADI - BISEDIME PËR NDRYSHIMET LIGJORE (06.04.2013)
OKB, MARRËVESHJA PËR TREGTINË E ARMËVE KONVENCIONALE - SHQIPËRIA NË MES VENDEVE NËNSHKRUESE (06.04.2013)
JAKUP KRASNIQI, NDËRKOMBËTARËVE - PRIVATIZIMI I POSTTELEKOMIT TË NDËRPRITET (06.04.2013)
SHBA - AMERIKANËT NË SHQIPËRI TË SHMANGIN TUBIMET ELEKTORALE, MUND TË KETË DHUNË (06.04.2013)
LAJÇAK NË BEOGRAD BISEDON EDHE PËR KOSOVËN (06.04.2013)
EULEX I MBRON DËSHMITARËT NË RASTET MË TË VËSHTIRA GJYQËSORE - SHUMË PREJ ATYRE QË VENDOSËN TË FLASIN, NUK JANË MË (06.04.2013)
VOGËLUSHJA MEJSI I NËNSHTROHET NDËRHYRJES NË GJERMANI - MJEKËT SHPREHEN OPTIMISTË (06.04.2013)
RAMA KRITIKON AUTORITETET PËR LIRIMIN E 3 GJENERALËVE TË LARTË (06.04.2013)
KUVENDI KËRKON SQARIME PËR IMPLIKIME LIGJORE TË MARRËVESHJES KOSOVË-SERBI (06.04.2013)
KRYEMINISTRI RUMUN E FAVORIZON NJOHJEN E KOSOVËS (06.03.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]