VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SOT NË TIRANË MBAHET AKADEMI PËR ILIR KONUSHEVCIN

E Premte, 05.08.2015, 06:55am (GMT1)


Nën përkujdesjen e zyrës së kryeministrit të Kosovës, sot në Tiranë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes së Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Tiranë, mbahet akademi përkujtimore në 17 vjetorin e vrasjes së gjeneral Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës. Kurse, homazhet pran varrit të Ilirit bëhen pas përfundimit të akademisë në varrezat e Sharrës, pranë varrit të dëshmorit.

Me këtë është paralajmëruar se në akademi do të marrin pjesë përfaqësues të jetës politike dhe ushtarake nga Kosova dhe Shqipëria. Konushevci dhe Mala u vranë në pritë në Qafë Mali, teksa transportonin me kamion armë për UÇK-në.

Ilir Konushevci ishte njëri ndër themeluesit e UÇK dhe bashkëluftëtar i Zahir Pajazit dheHakif Zejnullahut.

Ata kishin filluar fillet e para të UÇK-së, jo vetëm në Llap, por edhe në zona të tjera të Kosovës.

Kur pritej që përmes Ilirit në Kosovë të futeshin oficerë e ushtar për t’ju bashkuar UÇK-së, kur në Kosovë zhvilloheshin ofensiva të ashpra dhe të cilat paralajmëronin një luftë frontale, atëherë kur pritej dhe kërkohej më së tepërmi sjellje e armatimit, derisa ishte duke kryer si çdo herë detyrën e tij me përkushtimin më të madh, u vra më 9 maj 1998 në një pritë të organizuar bashkë me mjekun nga Tropoja Hazir Mala.

Ilir Konushevcit Republika e Kosovës i ka ndarë dekoratën më të lartë shtetërore Urdhrin Hero i Kosovës. kp
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.