E Shtunë, 10.16.2021, 12:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KUVENDI I KOSOVËS MBAJTI SEANCË SOLEMNE PËR NDER TË NËNË TEREZËS
E Enjte, 09.02.2010, 04:14pm (GMT+1)

Kuvendi i Kosovës mbajti seancë solemne për nder të figurës dhe veprës së humanistes së madhe, Nënës Terezë, në 100-vjetorin e lindjes. Me këtë rast, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha se "Populli shqiptar ndjehet i privilegjuar dhe krenar për bijën e tij humaniste të këtyre përmasave, që ishte gruaja më e madhërishme e botës së shekullit XX".


Populli shqiptar ndihet krenar dhe i privilegjuar që nga gjiri i tij nxori një humaniste me përmasa kaq të mëdha botërore, tha të enjten kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, gjatë një seance solemne të Parlamentit të mbajtur në
100-vjetorin e lindjes së Nënës Terezë.

"Nëna jonë e madhe, me humanizmin e saj, me përkushtimin e dashurinë e saj mbinjerëzore bashkoi kombe e raca"
, tha Krasniqi.

Deri në fund të jetës,
Nëna Terezë me përkushtim i shërbeu njerëzimit, pa marrë parasysh se në cilën anë të globit jetonin, pa marrë parasysh se ç’gjuhë e kombe përfaqësonin, rikujtoi Krasniqi, duke shtuar se shëmbëlltyra e saj me shenjtërinë e saj edhe sot është në shërbim të të gjithëve, pa dallim.

"Populli ynë ndihet i privilegjuar dhe krenar për bijën e tij humaniste të këtyre përmasave, që ishte gruaja më e madhërishme e botës së shekullit XX".

"Është një nder dhe një privilegj i madh për të gjithë ne, që jetuam në epokën e saj, e bëmë ndryshime të mëdha, që e patëm dhe e kemi përjetësisht një Gonxhe, të cilën mbarë bota e quan Nëna Terezë",
u shpreh Krasniqi.

Kryeparlamentari Krasniqi tha po ashtu se për të kuptuar shpirtin dhe veprën humanitare të Nënës Terezë duhet t’i bëhet fillimisht një këndvështrim edhe historisë, kulturës e traditës së popullit shqiptar.

Sipas Krasniqit, "vetëm atëherë mund ta zbërthejmë, ta kuptojmë dhe
ta shpjegojmë fenomenin e mirësisë, të dashurisë dhe të shpirtit të madh të kësaj bije të kombit tonë".

"Gonxhe Bojaxhiun – që në mbarë botën njihet me emrin Nëna Terezë, e lindi, e rriti dhe e madhëroi lashtësia jonë ilire–shqiptare, e nxori në dritë martirizimi ynë shumëshekullor për dashurinë njerëzore, e lartësoi përvujtëria dhe stoicizmi ynë i pashembullt, e bëri të madhe dhe të pavdekshme dashuria e pafund për njerëzimin, e veçanërisht për njerëzit në nevojë për një dorë të ngrohtë njerëzore"
, tha Krasniqi.

Në seancë morën pjesë dhe personalitete të ndryshme vendase e ndërkombëtare. Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, falënderoi Kuvendin dhe institucionet që e nderuan veprën e humanistes së madhe Nëna Terezë me këtë seancë solemne.

"Dëshiroj ta falënderoj Zotin për këtë mundësi që e kemi sot në Kosovën e pavarur, në Kosovën e lirë që edhe Parlamenti i shtetit të ri të Kosovës t’ia kushtojë këtë seancë nënës së madhe, motrës sonë dhe bijës së kombit, Nënës Terezë – Gonxhe Bojaxhiut. Është një moment kur të gjithë shqiptarët po festojnë, jo vetëm sot, por gjatë gjithë këtij viti",
u shpreh Ipeshkvi Dodë Gjergji.

Viti 2010, nga presidenti Fatmir Sejdiu është shpallur viti i Nënës Terezë, andaj për nder të figurës dhe veprës së saj në Kosovë janë shënuar e po shënohen aktivitete të ndryshme.

Kurse, të dielën, më 5 shtator, do të përurohet dhe Katedralja në Prishtinë me emrin e humanistes së madhe, e cila, siç u tha në Parlamentin e Kosovës, me veprën e saj krijoi dhe shkroi historinë e padëgjuar ndonjëherë më parë.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DOLI NUMRI 60 I "NACIONAL", GAZETË JAVORE LETRARE, KULTURORE, POLITIKE (09.02.2010)
FOTOLAJM: PRESIDENTI OBAMA PËRSHËNDETET ME KËTË VOGËLUSH, GJATË TAKIMIT ME USHTARËT E KTHYER NGA LUFTA NË IRAK (09.02.2010)
THIRRJE PËR TËRHEQJEN E REZOLUTËS (09.02.2010)
BYHLER MERR KOMANDËN E KFOR-it (09.01.2010)
LIBRI I TONI BLERIT DEL NË SHITJE SOT (09.01.2010)
KOMANDANTI I RI I KFOR-it MERR DETYRËN (09.01.2010)
PRESIDENTI OBAMA: MISIONI LUFTARAK AMERIKAN NË IRAK PËRFUNDOI (09.01.2010)
SHBA MBËSHTET KOSOVËN NË OKB (08.31.2010)
PËRFUNDON MISIONI LUFTARAK AMERIKAN NË IRAK (08.31.2010)
PRESIDENTI OBAMA SHËNON PËRFUNDIMIN E MISIONIT LUFTARAK NË IRAK (08.31.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2021  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]