E Enjte, 09.16.2021, 10:42pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SKËNDER HYSENI: PROJEKTREZOLUTA SERBE PËR KOSOVËN NUK DO TË KALOJË NË ASAMBLENË E PËRGJITHSHME
E Enjte, 09.02.2010, 04:39pm (GMT+1)

Ministri i jashtem i Kosovës Skender Hyseni i ka deklaruar BBC-së se pothuajse është e sigurt se projektrezoluta serbe për Kosovën nuk do të kalojë në Asamblenë e përgjithshme.

Ministri Hyseni nuk ka dashur të spekulojë se cili mund të jetë rezultati i votimit, por ka thënë se projektrezoluta serbe në thelb është destructive dhe luftënxitëse dhe si e tillë është pak e besueshme të kalojë.

Muharrem Nitaj i BBC-së bisedoi me zotin Hyseni:

BBC:
Cilat janë gjasat që Serbia në momentin e fundit ta tërheqë projektrezolutën e saj?

Ministri Hyseni: Bazuar në veprimet e deritashme të Serbisë karshi Kosovës, ka pak hapësirë të besohet se Serbia do ta tërheqë këtë rezolutë. Përkatësisht ka pak hapësirë që Serbia të tërhiqet nga qëllimet e saj të qarta që të vendosë edhe më tej pengesa të natyrave të ndryshme në rrugën e konsolidimit të shtetësisë së Kosovës në rrafshin e integrimit, pengesa të cilat, ne suksesshëm do t’i eliminojmë, dhe do të vazhdojë të vendosë pengesa të tjera, gati të pakalueshme edhe në rrafshin e një fillimi të pashmangshëm, të domosdoshëm të normalizimit dhe të pajtimit midis dy shteteve të pavarura dhe sovrane në këtë pjesë të botës. Gjithnjë për derisa Serbia insiston dhe këmbëngul në këtë destruksion ndaj Kosovës, është vështirë të gjindet arsye e logjikshme që me Serbinë të fillohet çfarëdo normalizimi i marrëdhënieve.

BBC: Të ndalemi edhe pak në disa aspekte të kalimit ose jo të projektrezolutës që e ka dorëzuar Serbia në Asamblenë e Përgjithshme. Diplomatët perëndimorë po sugjerojnë që Serbia ta tërheqë këtë rezolutë, por që akoma nuk ka shenja për një gjë të tillë.

Ministri Hyseni:
Nënteksti i porosive konstruktive të Sekretarit Hague në Beograd, ishtë vërtet mesazh miqësie të plotë ndaj Republikës së Serbisë. Unë këtë e kam interpretuar si një përpjekje për ta mbrojtur Serbinë nga vetvetja. Por kjo nuk mund të bëhet.

BBC: A ka gjasë që ndoshta të gjendet një kompromis që të ndryshojë teksti i projektrezolutës dhe eventualisht ndoshta ajo të kalojë?

Ministri Hyseni: Unë besoj se është një qasje e gabuar përpjekja për ta amenduar, modifikuar ose ndryshuar draftrezolutën serbe. Ajo duhet të hiqet plotësisht. E vetmja mënyrë e drejt dhe e shëndetshme, është që ajo draftrezolutë të tërhiqet fare dhe të harrohet. Ndërkohë që do të mund të mendohej, ndoshta me një rast tjetër, të miratohej ndonjë rezolutë, megjithëse unë nuk shoh ndonjë nevojë, e cila do ta legjitimonte mëndimin këshilldhënës të GJND-së. Sido që të jetë, e kundërshtoj miratimin e kësaj rezolutë, sepse mendoj se nuk i bënë mirë asnjë procesi, modifikimi i rezolutës aktuale serbe.

BBC: Ambasadori britanik në Prishtinë, tha se nëse Serbia vazhdon ta paraqesë këtë projektrezolutë, kështu siç është, ajo të përmbyset. Asgjë nuk është e sigurt megjithatë. Ju keni matematika se cili eventualisht do të ishte rezultati?

Ministri Hyseni: Po kam. Matematikat flasin në favor të Kosovës dhe të aleatëve të saj, pa të cilët ne natyrisht se nuk do të mund t’i arrinim këto suksese. Sa herë që bëni fjalë për një process votimi të fshehtë, do të ishte tej masës e papërgjegjshme të kembëngulni qind për qind se cili do të ishte rezultati. Sido që të jetë, gjatë ditëve dhe javëve të kaluara është bërë një punë e madhe me aleatët, gjithnjë me qëllim të harmonizimit dhe të koordinimit të veprimeve që të mposhtet rezoluta serbe. Dhe bazuar në reagimet që kemi marrë nga vendet e ndryshme, unë besoj fort se nëse Serbia vazhdon të mbetet pranë versionit aktual të kësaj projektrezolute, do të dështojë. Por s’duhet harruar se kemi të bëjmë më një process të komplikuar votimi, me një mekanizëm aq kompleks dhe nuk është mençuri të paragjykoni rezultatin, edhe pse gjasat janë shumë shumë të mëdha.

BBC: Meqenëse edhe ju po thoni se asgjë nuk mund të jetë qind per qind e sigurt, a keni ju një plan në rast të kalimit të kësaj resolute?

Ministri Hyseni:
Më lëjoni që në rend të parë të mos spekuloj fare për këtë mundësi. E kam vështirë të besoj se pjesa dërmuese e vendeve anëtare të OKB-së do të deklarohen, në thelb kundër GJND-së, që është vetvetja. Sepse draftrezoluta serbe, me pikë e me presje është në kundërshtim flagrant dhe bie ndesh me mendimin e GJND-së. Për më tepër është një kritikë e papranueshme për mendimin e GJND-së, prandaj unë këmbëngul se në këtë tekst nuk ka asgjë për t'u modifikuar sepse ai është destruktiv dhe është luftënxitës edhe si thirrje edhe si përmbajtje. Prandaj e kam të vështire të besoj se OKB-ja do ta përkrahë një nismë e cila në thelb është destruktive.

BBC: Ministër i jashtëm Hyseni keni thënë vazhdimisht se njohjet ndërkombëtare për Kosovën nuk janë problem. Por nuk ka ka kaluar pa u vënë re, se pas GJND-së nuk pati asnjë njohje.

Ministri Hyseni: Kjo është rrjedhojë e dy proceseve paralele. Njëri është që secili vend veç e veç të studiojë mendimin e GJND-së. Mendimi i GJND-së, nuk është libër voluminoz, por kërkon kohë për t'u analizuar. Dhe e dyta është periudha e pushimeve. Është pak e besueshme që qeveria e ndonjë vendi t’i ndërpresë pushimet kolektive për Kosovën. Kjo ka koinciduar edhe me kohën e Ramazanit. Natyrisht edhe Serbia e ka bërë një punë që njohjet të shtyhen, deri pas Asamblesë së Përgjithshme.

(http://www.bbc.co.uk/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVA UDHËHEQ CEFTA-n MË 2010? (09.02.2010)
KUVENDI I KOSOVËS MBAJTI SEANCË SOLEMNE PËR NDER TË NËNË TEREZËS (09.02.2010)
DOLI NUMRI 60 I "NACIONAL", GAZETË JAVORE LETRARE, KULTURORE, POLITIKE (09.02.2010)
FOTOLAJM: PRESIDENTI OBAMA PËRSHËNDETET ME KËTË VOGËLUSH, GJATË TAKIMIT ME USHTARËT E KTHYER NGA LUFTA NË IRAK (09.02.2010)
THIRRJE PËR TËRHEQJEN E REZOLUTËS (09.02.2010)
BYHLER MERR KOMANDËN E KFOR-it (09.01.2010)
LIBRI I TONI BLERIT DEL NË SHITJE SOT (09.01.2010)
KOMANDANTI I RI I KFOR-it MERR DETYRËN (09.01.2010)
PRESIDENTI OBAMA: MISIONI LUFTARAK AMERIKAN NË IRAK PËRFUNDOI (09.01.2010)
SHBA MBËSHTET KOSOVËN NË OKB (08.31.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2021  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30    
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]