E Enjte, 09.16.2021, 11:44pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SHQIPËRIA NË PRAG TË HEQJES SË VIZAVE
E Premte, 09.03.2010, 01:59pm (GMT+1)

Deputetë të Parlamentit Europian mendojnë se Shqipëria dhe Bosnja i kanë plotësuar kushtet teknike për heqjen e vizave të udhëtimit për në hapësirën Shengen.

Sipas tyre ka ardhur koha që edhe Kosova të përfshihet në procesin e liberalizimit të vizave.

Shqipëria dhe Bosnja duket se i kanë plotësuar mirë dhe shpejt edhe detyrat e fundit që ekspertët e Komsionit Europian kishin identifikuar 3 muaj më parë si pengesa të fundit për t’i hapur rrugën vendimit politik të Bashkimit Europian për heqjen e vizave.

Eurodeputetja sllovene, Tania Fajon është shprehur të enjten se Shqipëria ka shënuar hapa të mira për sa i përket masave të riintegrimit.

Fjala është për regjistrimin, sistemimin e banimit, punësimin e atyre që kapen si të parregullt në hapësirën e BE dhe kthehen në Shqipëri në bazë të marrëveshjes së ripranimit.

Edhe për sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, autoritetet shqiptare kan bërë progres të mirë—është shprehur Fajon.

Lidhur me luftën kundër korrupsionit, e konsideruar si thembra e Akilit për integrimin e Shqipërisë, eurodeputetët mendojnë se përpjekjet janë intensifikuar.

Si një hap pozitiv në këtë drejtim shihet fillimi i zbatimit të ligjit antimafia me sekuestrimin e disa pasurive gjatë muajve të fundit

Autoritetet shqiptare i kanë mirëpritur opinionet e shprehura në komisionin për punët e brendshme të Parlamentit Europian ditën e enjte, njofton korrespondenti i BBC-së.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Ralf Gjoni u shpreh se liberalizimi i vizave është tashmë një realitet, por autoritetet në Tiranë janë të vetëdijshëm që hapi tjetër mbetet ai i hapjes së negociatave për statusin e vendit kandidat për në BE.

Raporti përfundimtar i ekspertëve të Komisionit Europian është parashikuar të paraqitet brenda muajit shtator dhe pritet që të jetë pozitiv si për Shqipërinë ashtu edhe për Bosnjën.

Gjasat janë që, ashtu si një vit më parë për Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, heqja e vizave të zbatohet nga fundi i muajit dhjetor.

(http://www.bbc.co.uk/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRESIDENTI BAMIR TOPI IU KËRKON VENDEVE TË OKB-së TË MOS E PËRKRAHIN REZOLUTËN SERBE (09.03.2010)
BERISHA DHE THAÇI OPTIMISTË PËR OKB-NË (09.03.2010)
KRYEMINISTRI THAÇI TAKOHET ME KRYEMINISTRIN SHQIPTAR SALI BERISHA (09.03.2010)
"The Guardian": PËR KOSOVARËT BLAIR ËSHTË HERO I VËRTETËNga HASHIM THAÇI, kryeministër i Republikës së Kosovës (09.03.2010)
TIRANË: SHBA I DHUROI SHQIPËRISË TRI ANIJE PATRULLUESE (09.03.2010)
SKËNDER HYSENI: PROJEKTREZOLUTA SERBE PËR KOSOVËN NUK DO TË KALOJË NË ASAMBLENË E PËRGJITHSHME (09.02.2010)
KOSOVA UDHËHEQ CEFTA-n MË 2010? (09.02.2010)
KUVENDI I KOSOVËS MBAJTI SEANCË SOLEMNE PËR NDER TË NËNË TEREZËS (09.02.2010)
DOLI NUMRI 60 I "NACIONAL", GAZETË JAVORE LETRARE, KULTURORE, POLITIKE (09.02.2010)
FOTOLAJM: PRESIDENTI OBAMA PËRSHËNDETET ME KËTË VOGËLUSH, GJATË TAKIMIT ME USHTARËT E KTHYER NGA LUFTA NË IRAK (09.02.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2021  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30    
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]