E Enjte, 09.16.2021, 10:07pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

GJENOCIDI, DREJTËSIA DHE SHOQËRIA SHQIPTARE

Nga Prof. SAMI REPISHTI


E Djelë, 05.22.2011, 04:05pm (GMT+1)

Ç’eshte krimi? Kush eshte kriminel? A duhet denuar krimi? Perse duhet denuar krimineli? Keto pyetje te thjeshta jane, ne te vertete, thelbesore per nji shoqeri civile e te qytetruar. Nga pergjigja e plote e tyre varet, ne fakt, mbarevajtja e shoqerise ne pergjithesi, dhe natyrisht edhe e shoqerise shqiptare, sot dhe neser.

Javen e kaluar, shtypi amerikan i ka kushtuar mjaft kohe dhe hapesire vendimit te Gjykates gjermane ne Mynik qe denoi me pese vjet burgim 91 vjeçarin Z.John Demjanuk, me origjine ukrainase, dhe ish roje policore ne kampin nazist te perqendrimit Sobihor (Poloni). Pyetja me me rendesi ne kete mes ka qene ajo e profesoreshes amerikane Deborah E.Lipstadt: "Perse denimi i nje polici nazist ka rendesi per ne?"

Profesoresha Lipstadt eshte pedagoge per studimet hebraike dhe te Holokostit prane Universitetit Emory, Atlanta,Georgia, dhe tash se fundi, autore e nji studimi te thelle; "Gjykimi i Eichmann-it ne Jerusalem" (ne vitin 1961), nje gjykim qe ka terheqe vemendjen e pergjitheshme per demaskimin e fuqishem te krimeve naziste, sidomos te krimeve masive kunder hebrejve gjate rregjimit kriminel hitlerian.(Eichmann ka qene drejtor i seksionit per transportimin kryesisht te viktimave hebraike, ne kampet naziste te perqendrimit gjate L2B. S.R.).

Nje teme e ketille dhe trajtimi i thelle i saj, ka rendesi te dores se pare per te gjithe ata fatmjere qe, ashtu si populli shqiptar, kaluan tmerret e tri diktaturave me te egra te shekullit 20, fashizem, nazism, e komunizem, nje trio qe denohet nga koshienca e cdo njeriu te ndershem, dhe qe sot eshte hjedhur, pa asnje brerje ndergjegjje, ne koshin e plehrave te historise…!

Me 17 maj 2011, fletorja autoritative The New York Times, botoi artikullin e Profesoreshes Lipstadt me titullin "Damjanuk in Munich" dhe me pyetjen themelore: "Pse denimi i nji roje policore ka rendesi?" Nje pyetje e tille vihet edhe nga shume viktima te terrorit fashist-nazist-komunist ne Shqiperi, dhe zbulon, per mendimin tim, nje ndjenje pasigurie vetiake dhe papergjegjsie morale te shtetit shqiptar e te shoqerise shqiptare, qe refuzojne te trajtojne krimin si krim dhe kriminelin si pergjegjes para gjyqit dhe para historise. Per kete arsye, mendoj se artikulli qe vijon – i perkethyer shqip nga origjinali anglisht – tregon vleren e vertete vetem i riprodhuar krejtesisht, si nje teresi e pacunguar. Artikulli i plote thote:

" Atlanta, Georgia. Javen e kaluar nji Gjykate gjermane ne Mynik, deklaroi fajtor John Demjanuk per pjesemarrje/perkrahje ne vrasjen e 28.060 viktimave, nje denim per cdo hebre qe u cfaros gjate gjashte muajve qe ai sherbeu si roje policore ne kampin e vdekjes te Sobihor-it, Poloni. Gjykimi i Demjanuk-ut ka mundesi te jete i fundit per krimet e Holokostit gjate luftes qe terheq vemendjen e botes mbar.

Per shume persona, vecanerisht per brezenine e re, gjykimi kunder Z.Demjanuk, nje 91 vjecari qe punonte ne oficinat automobilistike te Ohio-s (SHBA), tani nje invalid qe qarkullon me nji karrike me rrota, mund duket sikur justifikon thenjen e perseritur se historia vjen se pari si tragjedi dhe ma vone si farse. Per koincidence, kete vit mbushen plot 50 vjete qe kur u zhvillua gjykimi i Eichmann-it, nje ngjarje qe per rendesine e vet intrinseke, zvogelon shume perpjestimet e gjyqit te Demjanuk-ut.

Por ne se Eichmann luajti nje rol me te madh ne Holokost se Demjanuk, ne nuk duhet te perfundojme se njeri ka me rendesi se tjetri. Ne te vertete, gjykimi i Demjanuk-ut aq sa edhe gjykimi i Eichmann-it, mbushe volume te tera qe japin mesime, dhe qe na sqarojne mbi marredhenjet komplekse te gjenocidit dhe drejtesise.

Rasti i Demjanuk-ut ka rendesi mbi te gjitha sepse nuk kemi pase asnje here dyshim qe ai ka qene nje roje e mbrapshte burgu gjate rregjimit nazist. Mbasi jetoi me shume se 30 vjet ne Shtetet e Bashkuara, ai u deportua ne Izrael me 1986, ku u gjykua dhe u denua me vdekje. Per fat te keq, prokuroret izraelite e kishin identifikuar gabimisht si roje policore ne kampin nazist Treblinka, i njohur si Ivani i Tmerrshem, dhe Z. Demjanuk u lirua ne vitin 1993.

Ky episod u vazhdua me 16 vjet tjera perpjekjesh qe Z.Demjanuk, nga Shtetet e Bashkuara beri me kundershtue deportimin. Me ne fund, ne vitin 2009, Gjermania ia doli me e terheqe prej Amerikes; kjo perforcoi bindjen se procedurat ligjore punojne, me gjithese me vonese

Natyrisht, kjo zvarritje shkaktoi prirjen me pyete pse Gjermania lodhet sot duke kerkuar dhe denuar Z.Demjanuk? A duket sikur ka dicka komike ne kete mes, bile dicka te turpshme , me terheqe zvarre nje plak gjysem te vdekur pertej Atlantikut, per te dhene llogari para nje gjykate per krime qe ka bere gjysem shekulli me pare? A duhet te kete nje afat te caktuar (statute of limitations), mbas te cilit ligji nuk ndjek me gjate te akuzuarit per krime te renda?

Jo! Dhe gjykimi konfirmon se shoqeria hjedh poshte nje ide te ketille. Ata qe jane pjesemarres ne gjenocid, me cfaredo funksioni qofte, nuk duhen lene kurr te qete. As duhet te mendohet se po u vonua drejtesia per shume kohe, atehere akuza duhet te pushoje. Ky mesim mund te vleje sot me shume se kurdohere sepse, me ne fund, per kriminelet e Holokostit cdo gje ka perfunduar, por ndjekja per ata qe praktikuan Holokostin ne ish-Jugosllavi, ne Ruanda dhe ne shume vende tjera, duhet vazhduar ndjekja pa pushim.

Gjykimi i Demjanuk-ut thekson mesimet qe kemi marre nga gjykimi i Eichmann-it Ashtu si Z.Demjanuk, edhe Eichmanni pretendonte se ka qene vetem nji dhemb i thjeshte ne rroten e maqines vrastare. Te dy te akuzuarit mbroheshin duke thene se nuk kishin tjeter rrugedalje, nuk mund te refuzonin urdherat; ata duhej te vrisnin ose te vriteshin nga eproret e tyre.

Megjithate, ashtu si arsyeton edhe Hannah Arendt, ne studimin e saj :"Eichman ne Jerusalem".cdo pjese kembimi ne nji maqine ka rendesi themelore. Me heqe nje pjese te vogel ben te njejtin dem sikur me heqe nje pjese te madhe: maqina pushon se punuari. Te dy keto te akuzuem kane pase mundesi te thone :Jo!, me rrjedhime te pakta. Nuk ka avokat mbrojtje ose historian qe prodhon evidence se dikush eshte ekzekutuar sepse ka refuzuar te marre pjese ne Holokost. Per kete te akuzuarit vendosen te mos refuzojne

Ashte e vertete se perfundimi per te dy do te jete i ndryshem: Eichmann eshte personi i vetem ne historine e Izraelit qe eshte ekzekutuar (ne litar,S.R.); Z.Demjanuk ka mundesi te vdese ne krevat me qe avokatet e tij po apelojne vendimin gjyqesor.

Por cfare ngjau ne keto dy gjykime ka me shume rendesi se fati perfundimtar i fajtoreve. Tani, ashtu si me pare, viktimat kane pasur mundesi te tregojne historine e tyre, jo ne liber, jo ne intervista dhe fjalime, por para Gjykates ligjore. Ne fund te gjyqit te Eichmann-it me shume se 100 deshmitare kane treguar vuajtjet e tyre. Ne gjyqin e Demjanuk-ut ne degjuam deshmite e femijve te viktimave. Ata, se bashku me prokurorin, treguan me gisht njeriun qe lehtesoi vrasjen e prinderve te tyre. Me nje fjale, gjyqi i Demjanuk-ut provoi se, ndersa Eichmann vete mund te jete histori, procesi i plote qe transformoi gjyqet e Holokostit ne dicka me shume se gjykimet e zakonshem, eshte akoma efektiv.

Me ne fund, rasti Demjanuk, per vete kompleksitetin e tij, eshte nje vazhdim i pershtatshem i gjykimit te Eichmann-it sepse na kujton qe paraqitja e gjenocidit para gjyqit- ashtu si akti vete- eshte rralle here pa zig-zage. Keto raste ngrejne pyetje te veshtira mbi natyren e denimit te tipave te ndryshem pjesemarres ne gjenocid: nje roje qe zbaton urdhenin qe merr a meriton te njejtin denim, apo me pak, se nje burokrat qe planifikon ate?

Keto gjykime nuk mbyllin kurr pyetjet e ngritura edhe dekada mbas kryerjes se krimit. Ne te vertete, rasti sikur ai i Z.Demjanuk jane, ne nje fare menyre, vetem fillimi i nje procesi, barra e te cilit tani bie jo mbi gjykatat, por mbi shpatullat e ne te tjereve".

Prof. SAMI REPISHTI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
38 VJET NGA REVOLTA E BURGUT TË SPAÇIT DHE QAFË BARIT 22-23 MAJ 1973EDHE PADURIMI ISHTE BËRË I PADURUESHËM...Nga VISAR ZHITI (05.22.2011)
PRIORITETET E POLITIKËS AMERIKANE NË EVROPËTHIRRJE UDHËHEQËSVE SHQIPTARË QË TË RUAJNË QETËSINËNga FRANK SHKRELI (05.22.2011)
NJË DITË E MREKULLUESHME KUSHTUAR NËNË TEREZESNga FRANK SHKRELI (05.19.2011)
AD MULTOS ANNOS, GAZETA ILLYRIAME RASTIN E 20 VJETORIT TË BOTIMITNga FRANK SHKRELI (05.18.2011)
KJO KASANDRA ME EMRIN GARY KOKALARINga Prof. dr. ESHREF YMERI (05.17.2011)
ANTIAMERIKANIZMI PERVERS I OPINIONISTËVE TË SHEKULLITNga ELIDA BUÇPAPAJ (05.16.2011)
AGIM RAMADANI VËLLAI I FLIJUAR I LIRISË SË NËNË KOSOVËSNga SKËNDER BUÇPAPAJ (05.14.2011)
VDEKJA E NJË TERRORISTI DHE TË DREJTAT TONA SI QYTETARË TË BOTËSNga FRANK SHKRELI (05.12.2011)
SHQIPËRIA, DUKE FILLUAR NGA OPOZITA DUHET TË FALËNDEROJË NDËRKOMBËTARËTNga HENRI ÇILI (05.11.2011)
EDI RAMA DHE SËMUNDJA E MAKTHITNga BEQIR SINA, New York (05.10.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2021  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]