VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VEHBI SKËNDERI - IKJE PËR TË MBETUR

Nga AQIF HYSA


E Mërkurë, 06.15.2011, 02:00pm (GMT1)

Njeriu qe kisha perballe, tashme me floke te thinjur e te shpupuritur nga era, po me vezhgonte nga kembet. Ia kish ngulur syte asaj njolles se baltes qe kish mbetur ne kepucet e mia. Ishte pranvere, pranvere me shira e me balte, e une zbrisja nga fshati. Te zbriturit nga fshati njiheshin lehte ne qytet nga njollat qe mbesnin mbi kepucet e tyre, eshe pse kujdeseshim t’i lanim mire ne te dale te fshatit, ne ndonje pellg apo, ne rastin me te mire, ne ndonje rreke uji te rrjedhshem.

-Poeti Vehbi Skenderi, - filloi prezantimin miku im, asokohe i saponjohur, poeti Adem Istrefi.

Une mbeta pothuaj si guak. Mezi arrita te shqiptoj emermbiemrin tim. Kisha lexuar "Vdekja e Ofelise", qe ne ate kohe e rendisja ne nivelin e Eseninit, Lermontovit, Lasgushit… Te gjendesh perballe nje poeti, veçanerisht kur ne mendjen tende e ke renditur tek mitet, pernjeçast harron kohen dhe veten, hapesiren dhe tjetrin, sikur fluturon mes krijeses se mendjes tende, pra mitit, dhe asaj prezence njerezore, me syza te tejdukshme nga ku dalloheshin syte gjysem te mbyllur qe perpeliteshin panderprere, sikur kerkonin te ndiqnin ritmin e fjaleve.

Gjithçka ndryshoi papritur ne ata sy qe me veshtronin gjithnje e me me ngulm.

-Doli libri yt?,- me pyet.

-Jo,- i them i hutuar.

Librin tend e kam reçencuar une,- me tha.

-Ne shtepine botuese me thane se reçencat jane negative,- i thashe.

I reshqiti dosja nga duart. Por ish e lidhur mire dhe fletet nuk u shperndane larg. I mblodhem shpejt e shpejt dhe pasi rivendosi dosjen nen sqetull, me futi krahun nen krah, duke me çarmatosur me dy- tre shterngime te njepasnjeshme dhe me tha:

-Eja, do te shkojme bashke ne shtepine botuese…

Dhe ashtu beme. U pershendetem me Ademin dhe vazhduam me kembe drejt shtepise botuese. Redaktorit F. M. i kerkoi recencen e tij mbi librin tim. Po autoret s’duhet te lexojne recencat, tha ai. Timin po, tha me kembengulje Vehbiu. Pa ç’pa Fotaqi, pasi kaperxeu nja dy here deren e zyres se tij dhe ate te shefit te redaksise, nxorri nga dosja ku ishte doreshkrimi i librit tim dhe fletet me shkrimin e dores se Vehbi Skenderit. Pa u sorollatur neper frazat hyrese, shkoi direkt e ne frazen e nenvizuar po nga ai vete me laps ngjyre deti: "Per mendimin tim kemi te bejme me nje Esenin te ri shqiptar".

Nuk di deri ku mund te kish arritur perskuqja ime. Gjithe fytyra ime do te kish marre pamjen e nje cope te madhe prushi te ndezur. Dhe jo vetem fytyra. S’dija ç’te beja me veten…Si ta kish kuptuar gjendjen time (ne fakt s’duhej dhe aq per te kuptuar nje gje qe dukej sheshit), ai m’u lut ta prisja jashte. Qe jashte degjohej debati mes poetit dhe radaktorit. Kisha degjuar se grindjet te kushtonin asokohe. Por gjithsesi ndjehesha shume i privilegjuar qe po me mbronte nje poet. Nje poet jo dosido, por nje poet brilant si Vehbi Skenderi. Kjo per mua ishte me shume se nje liber. Shume me shume… Dhe me ka bere te jetoj per ca kohe me idene se mund te isha nje Esenin. Te pakten me idene…

Ishte pranvere e vitit ’79. Me pas jam takuar here pas here me poetin e Ofelise. Dhe te kengeve te Drinit. Dhe te flladeve te Lenijes. Dhe te peshperimave e psheretimave te zemrave te dashuruara. Poetin qe kish kaluar Fierzen e Vaun e Dejes, qe kish bere punetorin e magazines ne Poligrafik, pikerisht aty ky shtypeshin librat e tij.Poetin qe me beri te rremoj thelle vetes e botes qe me rrethonte me shpresen se do gjeja ndonje gjurme te Eseninit... Por nderkohe ishte rehabilituar dhe i ngarkonin te bente reçenca librash, pasi, ne fund te fundit, edhe ata qe nuk e donin pranonin se ish nder njohesit me te mire te poezise, nder kengetaret me te mire te shpirtit njerezor. Vehbi Skenderi eshte poet me driten e vet. (Ai vuajti mosperputhjen mes poetit dhe sistemit pikerisht pse kish driten e vet dhe jo te partise meme, siç shume e shume te tjere qe "stolisnin" podiumet e duartrokisnin bodrumet!). Eshte pikerisht kjo drite qe edhe ikjen e tij e ben nje ikje per te mbetur!

AQIF HYSA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.