VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DEKLARATA E SHTËPISË SË BARDHË NË LIDHJE ME SIGURINË NË BALLKANIN PERËNDIMOR

Nga FRANK SHKRELI


E Shtunë, 06.25.2011, 05:26am (GMT1)

Dje, Shtetet e Bashkuara, me anë të një deklarate, ose urdhër ekzekutiv, të nënshkruar nga Presidenti Barak Obama, vendosën të shtyjnë edhe për nje vit vendimin për emergjencën kombëtare për zonën e Ballkanit Perëndimor. Kjo, sipas Shtëpisë së Bardhë u bë në përputhje me ligjin (50 U.S.C.1701-1706) për Kompetencat e Emergjences Ekonomike Ndërkombëtare, "duke marrë parasysh kërcënimet e jashtëzakonshme ndaj sigurimit kombëtar dhe politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara, nga veprimet e personave të cilët janë të angazhuar në asistimin, sponsorizimin ose në përkrahjen e (i)dhunës ekstreme në Republikën e Maqedonisë dhe në zona të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, ose (ii) të akteve që synojnë pengimin e zbatimit të marrëveshjes së Dejtonit në Bosnjë, ose rezolutën 1244 të Këshillit të Kombeve të Bashkuara të 10 Qershorit, 1999 për Kosovën".

Sipas deklarates se Shtepise se Bardhe, "pasi veprimet e ketyre personave qe kercenojne perpjekjet per paqen dhe stabilizimin e gjendjes ne Ballkanin Perendimor, vazhdojne te paraqesin nje kercenim te jashtzakonshem edhe per sigurimin kombetar dhe politiken e jashtme te Shteteve te Bashkuara, emergjenca kombetare e shpallur me 26 Qershor, 2001 si edhe masat e adoptuara ne ate date dhe me vone per tu perballuar me at emergjence, duhet te vazhdojne te jene ne fuqi pertej 26 Qershorit te vitit 2011".

Si rrjedhim, emergjenca kombetare e Shteteve te Bashkuara, persa i perket Ballkanit Perendimor do te vazhdoje edhe per nje vit. Ky Urdher Ekzekutiv i Presidentit Obama mund te pritej, marre parasyshe deklaratat gjate vizites se fundit ne Ballkan te Ndihmes Sekretarit Amerikan te Shtetit, Zotit Filip Gordon, i cili kudo qe vizitoi foli per shqetesimin amerikan ne lidhje me sigurine dhe stabilitetin ne rajon. Gjate nje konference shtypi me gazetaret ne Prishtine, Zoti Gordon foli per prezencen ushtarake amerikane ne Kosove duke thene se megjithese numri i forcave ushtarake eshte pakesuar, "ne nuk kemi arritur nje situate ku ato mund te pakesohen edhe me shume, ose te terhiqen krejtesisht, pasi kjo varet nga gjendja e sigurise". Zoti Gordon shtoi se "vleresimi yne eshte se prania e Shteteve te Bashkuara dhe e KFOR-it, mbeten gjithnje te nevojshme. Ne do te jemi shume te kujdeseshem qe te mos bejme ndonje terheqje te parakoheshme te forcave ushtarake". Ndihmes Sekretari amerikan shtoi se megjith presionet buxhetore dhe angazhimet e forcave amerikane ane e mbane botes, prania e forcave ushtarake amerikane ne Kosove eshte nje investim i rendesishem per ne dhe ne jemi te vendosur te sigurojme qe kejo prani te jete ne nivelin e duhur dhe persa kohe qe te jete e nevojshme, tha ai.

Politika e administrates amerikane karshi Ballkanit Perendimor eshte e qarte. Shtetet e Bashkuara kane bere investime te medha per paqe dhe stabilitet ne Ballkanin Perendimor. Ky investim dhe angazhim eshte ne perputhje me politiken afatgjate te Uashingtonit per nje Evrope te bashkuar, te lire e demokratike dhe ne paqe. Zyrtare amerikane dhe perfaqsues te Kongresit kane deklaruar gjithmone se e shohin Ballkanin si pjese te pandare te institucioneve euro-atlantike – historikisht, gjeografikisht si dhe nga pikepamja kulturore.

Deklarata e fundit e Shtepise se Bardhe eshte nje prove e metejshme e interesimit te vazhdueshem te Uashingtonit per paqe dhe stabilitet ne Ballkanin Perendimor. Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane derguar gjate viteve me dhjetera mijera ushtare e diplomate per te ndihmuar ne vendosjen dhe ruajtjen e paqes ne Ballkan dhe kane shpenzuar miliarda dollare. Ka ardhur koha qe udheheqesit politike dhe shoqerite e vendeve te Ballkanit Perendimor, te bejne tani ate qe u takon atyre –duke dhene ndihmesen e tyre drejte krijimit te shoqerive me institucione te forta publike dhe qeveritare dhe me nje zhvillim ekonomik qe do te krijoje nje paqe dhe stabilitet te qendrueshem, gje qe do te bente te panevojshme pranine e perhershme ushtarake amerikane ne Ballkanin Perendimor.

FRANK SHKRELI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.