E Premte, 05.27.2022, 04:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

E DREJTA ËSHTË HAKMARRJA QË HEQ DORË

Nga AMIK KASORUHO


E Djelë, 07.17.2011, 03:47pm (GMT+1)

Nuk kishte pse të shkohej shumë larg vendit tonë për të gjetur prova të prekshme të tjetërsimit që kishte pësuar njeriu i ri në Shqipërinë e Enver Hoxhës.

Në vitin 1993 isha në Ravena dhe siç mund të kuptohet fare lehtë, shkova të vizitoja varrin e Dantes. Më bëri përshtypje një gjë: Në një lulishte të vogël të mbuluar me një qilim bari të përkujdesur, në krah të varrit-kapelë, ngrihej një bucë dheu nja një metër e ca e lartë, edhe ajo e veshur me bar të njomë.

Pyeta ç'ishte, (sepse edhe ajo bucë, sikurse varri, gjendeshin brenda një rrethimi me ndërlike hekuri të punuar) dhe më treguan se ravenasit, gjatë luftës, nga frika se mos bombardimet dëmtonin eshtrat e poetit, i kishin rivarrosur ato disa metra thellë nën tokë. Mbas mbarimit të luftës, eshtrat e poetit u vendosën përsëri në varrin e kahershëm dhe ajo bucë dheu u ruajt për t'u kujtuar brezave të ardhshëm se nderimi për të shuarit është shenjë dhe detyrë thelbësore qytetërimi. Unë kisha shkuar aty nga një vend ku eshtrat e një poeti tjetër, të Fishtës së madh, qenë zhvarrosur për të zhdukur çdo shenjë vazhdimësije të atyre vlerave që u prishnin gjumin njerëzve që vlera nuk kishin.

Statistikat nuk do ta japin dot kurrë përmasën e njëmendët të dhunës që u ushtrua mbi Shqipëri në emër të të ardhmes "së ndritur" socialiste. Në emër të saj me qindra njerëz mbetën pa varr; me mijëra u pushkatuan, me dhjetëra mijë u dergjën burgjeve, me dhjetëra mijë të tjerë u syrgjynosën kampeve të internimit, një popull i tërë jetoi i ndarë më dysh nga urrejtja dhe nga frika. Në emër të kësaj utopie të dhunshme u shua e kaluara, u nxi aktualiteti, u mjegullua e nesërmja.

Prindët tanë janë një pjesë e haraçit të vuajtjeve dhe të gjakut që ky vend i ka paguar çmendurisë gjakatare dhe mizorisë së vetëdijshme. Brenda dimensionit të një gjysmë shekulli makthi, shifrat dhe përpjesëtimet e humbasin rëndësinë e tyre. Sepse del në pah gjithnjë e vërteta e hidhur e aforizmit, që thotë se kush vret një njeri mund të jetë një kriminel, por ai që vret me mijëra është burrë shteti. Nuk besoj se ka në Shqipëri ndonjë që të mos e rrokë ironinë e hidhur të këtyre fjalëve. Do ta kishim përballuar shumë më lehtë tragjedinë tonë, sikur dikush të kishte treguar pendesë dhe të kishte kërkuar ndjesë.

Rëndësi ka që edhe sot, si dje, duhet kujtuar se prindërit tanë, në e patën një varr mbas dyzet vjetësh, gropa e përbashkët ku qenë hedhur nuk u gjet sepse atyre që kishin sajuar apo kryer krimin u brejti ndërgjegjja dhe folën: Tjetërkush e davariti tymnajën dyzetvjeçare të një harrese të qëllimtë. Në tefterin e borxheve të komunizmit le të shënohet edhe kjo dëshirë djallëzore për të resitur atë që u shkruajt me gjak në yllsinë e therorëve të Shqipërisë.

Francis Scott Fitzgerald thotë: Tregomëni një hero dhe unë do t'ju rrëfej për një tragjedi. Heronj e tragjedi përmbyll sa të duash njëmendja shqiptare. Dhe këta heronj e këto tragjedi në asnjë mënyrë nuk duhen harruar. Ato janë pjesë e jetës së këtij vendi. Një pjesë e dhimbshme, e thertë, e përgjakur, por ngushtësisht e jona. Është edhe një element që ndan dy botë: Atë të mizorit që shkreton e vret dhe të atij që thotë, bashkë me Horkmeier-in se e drejta është hakmarrja që heq dorë. Dhe kjo e drejtë nuk është dobësi, por shpirtmadhësi: Në daç ta kuptojnë në daç jo ata, që kanë përfituar nga kjo gjë. Nuk mund të ketë faj pa fajtorë dhe drejtësia, para së gjithash, lyp kthjelltësi. Të mos e harrojmë këtë! Siç e kanë një emër ata që u vranë, e kanë edhe ata që i vranë.

Janë të trishta përkujtimet, por pa to nuk mund të vlerësojmë drejt periudhën që përjetojmë. Dhe ma kënda të përsëris këtu vargjet e Henri Melville-it:

Lavdi trimave,

që çanë përpara e u kthyen me nder:

kurrfarë nderimi varrit

ku dergjet kush mbas turmës shkoi.

Ditën kur do të veprohet kështu, mund të thuhet se shoqëria jonë ka nisur rrugën, ku kulti i kujtesës merr vlerën e një prove qytetërimi të njëmendët dhe të pakthyeshëm. Dhe midis kujtimeve të largëta, do të gjejmë gjithmonë tiparet e njerëzve tanë dhe të të gjithë atyre që iu bënë fli dhe lirisë. Asaj të plotë dhe të njëmendët.

Nuk ka si të jetë ndryshe. Nuk është vetëm një detyrë kjo, por edhe një borxh. Dhe jo vetëm i këtij brezit tonë.

AMIK KASORUHO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPENga SKËNDER BUÇPAPAJ (07.16.2011)
POLITIKA RUMUNE SI "ALTER EGO" E POLITIKËS ANTISHQIPTARE SERBENga FRANK SHKRELI (07.14.2011)
BOTA SIPAS RUPERT MURDOCHNga DAVID IGNATIUS, Washington Post (07.14.2011)
SI TË PËRBALLEMI ME TË KALUARËNNga SADIK BEJKO (07.13.2011)
RIKTHIMI UTOPISË AMERIKANENga Dr. ALBAN DACI (07.12.2011)
Mërgimtarë, kujdes nga urdhëresa e re!?!FATI I NJË TË HUAJIT (jo të huajit përnjëmend, por të huajit me dokumente të huaja që ende flet shqip)Nga AVDYL GËRVALLA (07.12.2011)
THJESHT NJË TJETËR SKANDAL I TABLOIDEVE BRITANIKENga ANNE APPLEBAUM, Washington Post (07.12.2011)
NDALONI SË KËRKUARI NJË DOKTRINË OBAMANga FAREED ZAKARIA, Washington Post (07.10.2011)
PSE JEMI KUNDËR KËTIJ REGJISTRIMI?Nga SHPËTIM IDRIZI (07.10.2011)
KOSOVA LETRARE DHE PREZENCA E SAJ NË VERI TË DANUBITNga BAKI YMERI (Bukuresht) (07.09.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2022  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]