E Enjte, 10.21.2021, 02:43pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

KINA DHE SHQIPTARËT

Nga FRANK SHKRELI


E Mërkurë, 08.17.2011, 09:02pm (GMT+1)

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Popullore të Kinës, Zang Jiechi javën e parë të këtij muaji u gjend për një vizitë dyditëshe në Shqipëri ku zhvilloi takime me udhëheqësit më të lartë të vendit. Ministri i Jashtëm kinez tha se gjëndej në Shqipëri i ftuar nga Zëvendës Kryeministri dhe ministri i Jashtëm shqiptar Edmond Haxhinasto, me të cilin zhvilloi bisedime. Zyrtari i lartë lartë kinez u takua gjithashtu edhe me Presidentin Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha dhe Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Edhe gjatë viteve të fundit ka patur shkëmbime vizitash të nivelit të lartë midis dy vendeve dhe marrëdhëniet midis Tiranës dhe Pekinit, sipas Ministrit të jashtëm kinez karakterizohen si ‘’një bashkpunim i ngushtë praktik në fusha të ndryshme’’. Kryeministri Berisha, në takimin e tij me zyrtarin e lartë kinez, sipas faqes së Këshillit të Ministrave në internet, ‘’vlerësoi se Partia Komuniste Kineze dhe Partia Demokratike e Shqipërisë kanë qenë dhe janë promotorët e zhvillimit epokal në dy vendet tona.’’ Presidenti Topi e cilësoi vizitën e ministrit të jashtëm kinez në Tiranë si ‘’një tregues domethënës i marrëdhënjeve tradicionale’’ midis Shqipërisë dhe Kinës. Ndërsa Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli vlerësoi ‘’marrëdhënjet e shkëlqyera politike’’ midis dy vendeve.

Ndërkaq, të dy palët trumpetuan me një krenari historike, për të mos thënë me nostalgji, faktin se këjo vizitë po zhvillohej me rastin e 40-vjetorit të pranimit të Kinës Komuniste në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, kur Shqipëria komuniste e asaj kohe luajti rolin kyç në këtë proces duke u bërë zëdhënse dhe mbrojtëse e Kinës së revolucionit kulturor. Shqipëria, fatkeqsisht ishte i vetmi vend komunist në botë që zbatoi tmerrsisht këtë politikë shkatrruese të Mao Tse Dunit, pasojat e të cilit ishin mjerueshme për Shqipërinë. Megjithëse kanë kaluar dekada ç’prej atëherë dhe Kina ka bërë korrektime të mëdha në sistemin e saj, prapseprap, sipas ekspertëve, reformat politike në Kinë janë shumë mbrapa ndryshimeve që janë ndërmarrë në fushën ekonomike. Sidomos mos-zbatimi i të drejtave të njeriut në Kinë, bazuar në standardet universale, sipas të cilave çdo qënje njerëzore ka të drejtë të trajtohet me dinjitet, ndershmërisht dhe me drejtësi, vazhdon të jetë një shqetësim i madh për Shtetet e Bashkuara dhe për Përendimin në përgjithësi.

Ajo që vihet re nga deklaratat zyrtare të palës shqiptare mbi vizitiën e ministrit kinez në Tiranë është fakti se një ndër çështjet kryesore të këtyre bisedimeve, që sipas mendimit tim duhej të ishte njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Pekinit, u prek vetëm në kuadër të situatës në rajon – ndërsa deklaratat zyrtare kineze mbi këtë vizitë përmendin, vetëm si në kalim, se çështja e Kosovës duhet të ‘’zgjidhet’’ në kuadër të rezolutave të Kombeve të Bashkuara dhe asgjë më shumë. Nuk është e qartë se pse çështja e Kosovës nuk zinte një vend më të rëndësishëm në rendin e ditës të takimeve shqiptaro-kineze, pasi të dy palët folën me një entuziazëm, pothuaj të papërmbajtur, për nivelin e marrëdhënjeve midis dy shteteve. Ka mundësi të jetë biseduar pë Kosovën prapa dyerve të mbyllura, por është e rendësishme që -- gjatë vizitës së zyrtarit kinez në Tiranë -- pala shqiptare të shprehte publikisht shqetsimet e saj në lidhje me qendrimin kinez ndaj Kosovës, qendrim ky që është i njëjtë me atë të Serbisë dhe Rusisë, e që historikisht,dhe në thelb ka qenë dhe është anti-shqiptar. Bile bile, ka shënja se në lidhje me këtë ekziston një koordinim midis Kinës, Rusisë dhe Serbisë.

Shenjë e marrëdhënjeve të pjekura e miqësore midis vendeve të ndryshme është gjithmonë fakti se ato mund të bisedojnë haptas dhe sinqerisht, ndershmërisht dhe hollësisht mbi ndryshimet në qendrimet e kundërta midis tyre. Fatkqesisht, duket se këjo nuk ndodhi në takimet e Ministrit të Jashtëm kinez, më heret këtë muaj në Tiranë, në lidhje me qendrimin e Kinës kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Pekini.

Shqipëria me doemos duhet të zhvillojë e të kultivojë marrëdhënje në të gjitha fushat, me të gjitha vendet e botës, e sidomos me një vend si Kina, influenca e së cilës sa vjen e rritet në skenën botërore. Por këjo nuk duhet në asnjë mënyrë të pengojë ose të ngurrojë ngritjen e çeshtjeve me rëndësi historike e kombëtare me Kinën ose me cdo vend tjetër në botë, siç është njohja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës nga sa më shume shtete që të jetë e mundur, por sidomos nga shtete me influencë si Kina, që është edhe anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Edhe Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Evropian kanë marrëdhënje të ngushta, sidomos lidhje ekonomike me Pekinin dhe si fuqi të mëdha me interesa të ndryshme, ato përballen shpesh me sfida bilaterale, rajonale e globale në marrëdhënjet dy-palëshe e shumë palëshe midis tyre dhe Kinës. Megjithëse marrëdhënjet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës – megjithëse me sisteme krejtsisht të ndryshme politike -- konsiderohen si shumë të mira sidomos në fushën ekonomike, prapseprap nuk ka asnjë takim të nivelit të lartë midis Pekinit e Uashingtonit që nuk bisedohen cështjet që Shtetet e Bashkuara i konsideorjnë si të rëndësishme, e për të cilat interesohet Amerika, por për të cilat Kina nuk dëshiron të bisedojë, çështje siç janë shkelja e të drejtave të njeriut dhe të drejtave fetare, liria e të shprehurit dhe të drejtat e punëtorve në Kinë, Tibeti, Tajvani, e tjera. Sidomos, dialogu amerikano-kinez përfshinë gjithmonë angazhimin amerikan në mbrojtje të të drejtave të njeriut kudo në botë, duke përfshirë edhe Kinën, publikisht dhe nepërmjet kanaleve diplomatike, si një bazë morale në marrëdhënjet ndërkombëtare.

Kështu duhet të jetë edhe në marrëdhënjet e Shqipërisë me Kinën, përsa i përket qendrimit kinez ndaj Kosovës. Nuk duhet të ketë ngurrim e hesitim, që për hir të ndonjë përfitimi ekonomik të përkohëshëm -- marrëdhënjet e mira midis Tiranës dhe Pekinit të mos përdoren për avancimin e interesave kombëtare. Sot për sot nuk ka interes më madhor kombëtar se njohja e Kosovës si shtet sovran e i pavarur nga shtete si Kina, ashtuqë të behet i mundur antarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe në organizma të tjera ndërkombëtar, përfshirë edhe antarësimin e saj në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Drejtë këtij objektivi duhet të punohet, të pakën, me të njëjtin zell siç vepronte Shqipëria për antarësimin e Kinës komuniste në Kombet e Bashkuara, 40-vjetë më parë, përvjetor ky që u shënua me rastin e vizitës së Ministrit të jashtëm kinez në Tiranë, në fillim të këtij muaji. Kina u ka borxh shqiptarëve dhe tani është koha për të paguar atë borxh me njohjen e Kosovës si shtet sovran e të pavarur, ashtu që edhe Kosova të zejë vendin që i takon si anëtare e plotë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara me të gjitha të drejtat dhe përgjegjësitë përkatëse.

Në një intervistë me një gazetë shqiptare gjatë vizitës së tij në kryeqytetin shqiptar, Ministri i Jashtëm kinez nënvizoi atë që ai quajti parimin e rëndësishëm të ‘’etikës tradicionale’’ kineze sipas të cilit ‘’mos u bëni të tjerëve atë që nuk dëshironi që të tjerët t’ua bëjnë juve’’. Zoti Ministër, a do të donit që vendi juaj të trajtohej si po trajtoni ju sot Kosovën?

Është kritike që në takimet dypalëshe e shumëpalëshe, Shqipëria të angazhojë -- publikisht dhe diplomatikisht -- Kinën dhe vende të tjera që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur --në një dialog të vazhdueshëm dhe rigoroz si pjesë e pandshme dhe jetike në marrëdhënjet midis dy vendeve.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË TEORI PËR GJITHÇKA (GJITHFARE)Nga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (08.16.2011)
NDËRROI JETË HYSEN BIBERAJNga FRANK SHKRELI (08.15.2011)
NJË DITË MË PAS E Ç'DO TË THEMI PËR KASEM TREBESHINËN?Nga VISAR ZHITI (08.14.2011)
KTHIMI I PËRJETSHËM I TEKI DERVISHITNga VELI KARAHODA (08.13.2011)
GABIMI I BERLINIT I JFKNga GEORG F. WILL, Washington Post (08.13.2011)
KONKLUZIONET QË MUND TË NXJERRIM NGA TRAZIRAT E LONDRËSNga ANNE APPLEBAUM, Washington Post (08.12.2011)
RREZIKU I MADH ËSHTË EVROPANga ROBERT J. SAMUELSON, Washington Post (08.09.2011)
EDITORIALET NUK LIDHEN ME FILLIM TË RI TË ED RAMËS- JANË REMINISHENCA,HISTORI E INERCI TË VJETRA -BASHA E DEBUNKERIZON BASHKINË, SI DO TË REAGOJË ED RAMA ?- Nga ELIDA BUÇPAPAJ (08.09.2011)
ALEANCA KUQEZI TA DËRGOJË NË GJYKATËN KUSHTETUESE LIGJIN ANTIKOMBËTAR TË REGJISTRIMIT TË POPULLSISËNga Prof. dr. ESHREF YMERI (08.07.2011)
LETËR E RRALLË QË TRONDITI DIKTATURËN KOMUNISTE (8 korrik 1978)!...ME ANE TE SAJ FADIL KOKOMANI, VANGJEL LEZHO IU KUNDERVUNE ENVER HOXHËS, PAS TYRE DHE XHELAL KOPRENCKANga SKIFTER KËLLIÇI (08.07.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2021  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]