E Enjte, 10.21.2021, 03:04pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

E "SHKRETA" KOSOVË!

Nga REDAN BUSHATI


E Mërkurë, 08.24.2011, 07:16am (GMT+1)

 

Të shkretë e mjerane ty të bënë! Sot ti mbyll veshët dhe gojën. Sot ti ke frikë nga gjithçkaja, e ndonëse thonë që «shkjau ndodhet matanë kufirit», vetëm unë dhe ti, o Kosovë, e dimë që ai ndodhet mu në zemrën tënde. Ndoshta po e vlerësoj si shumë veten, por sigurisht ka edhe intelektualë, shpirtmirë e patriotë që ty o Kosovë ta dinë hallin. Këto nuk janë vargje poetike, as thirrje «derdimenësh» dhe «sharlatanësh» politikë. Këto janë fakte, këto janë dëshmi, këto janë pikërisht ato që ti mban mbi supe, problemet e tua që vijnë, pikërisht nga ti. (Mos m’u zemro o Kosova eme e dashtun, nuk e kam me ty drejtazi, e kam me «spordhjakët» që po lozin me fatin tënd, e fatkeqësisht ato janë djemtë e tu!)

Kush më shumë e kush më pak, që të gjithë jemi të vetëdijshëm se «të zitë e ullirit» ke hequr, e dimë luftën tënde të gjatë, plagët e tua ende të hapura, shumë jetë të vdekura e të zhdukura etj., që mos qofshin përmendur, pasi vështirë të ndalemi. Vuajtjet e tua janë një listë e gjatë dhe historia do të mbesi përherë borxh me ty, pasi «historinë e shkruan fituesi», ndërsa humbësi dëgjon pallavrat të thuhen. Ne jemi dëshmitarë të historisë sonë dhe të vlerave tona kombëtare, por si gjithmonë për ne kanë shkruar të tjerët si kanë dashur. Edhe sot politika është ajo që po bën çdo gjë dhe brezat që pasojnë ndjejnë të mirën apo të keqen që paraardhësit e tyre kanë bërë. A nuk kemi klane serbe apo greke brenda spektrit tonë politik?! A nuk ndikojnë shpesh këto në hartimin e politikave sipas planeve të tyre duke dëmtuar nacionalitetin tonë kombëtar?! Mos më thoni që nuk është e vërtetë! Ose nëse ke ni frikë ta deklaroni, më mirë heshtni!

Objekti i kësaj analize nuk është trajtimi historik, por aktualiteti politik në Kosovë, i cili nuk po arrin të njohë ato nivele që kosovarët dhe ne shqiptarët matanë kufirit kemi dashur. Sinqerisht, me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës jemi kënaqur që të gjithë, sa kaq shumë ishim të dehur nga gëzimi derisa nuk na bënte fare përshtypje ai flamur, që do të përfaqësonte nesër shtetin e ri të Kosovës. Asokohe, edhe deklaratat e sulmet që bënte lëvizja «Vetëvendosje» kundrejt qeverisë për një fakt të tillë nuk na bënin edhe aq përshtypje, si të thuash nuk e vrisnin veshin tonë. Por po e fillojmë me atë pankartë të madhe m’u në mes të Prishtinës, ku mes lotësh e ndjenjash të zjarrta atdhetare thërriste zemra e secilit prej nesh «Bac, u Kry!». Do të kalonin ditët dhe sa shtohej numri i atyre, të cilët pas emrit madhështoro-hyjnor «Bac» do të vendosnin edhe pjesëzën mohuese «nuk», pra saktësisht «Bac, nuk u k ry!». Në dukje lojë fjalësh, shumë syresh nuk iu bëhet vonë, e ndërkohë që ndërkombëtarët mes jetës së tyre luksoze nuk e dinë kalvarin e gjatë të vuajtjeve të kosovarëve, e në përgjithësi të mbarë shqiptarëve anëkënd, nuk arrijnë të deshifrojnë historikisht këtë shprehje, e cila saktëson aktualitetin mbarëshqiptar dhe i vendos «vulën» serbe Kosovës!

(FAKT! Më 16 shkurt 2011, një ditë para takimit me liderin dhe deputetë të «Vetëvendosje» duke shëtitur në Kosovë vizituam veçmas veri-lindjen e saj për të mbërritur në Llap dhe aktualisht në pikën kufitare me Serbinë, Përpëllac. Me sytë tanë kemi shikuar tre ushtarë serbë të fshehur pas një shkurreje dhe që afroheshin drejt nesh të armatosur për të hyrë në territorin e Kosovës). Sikur vetëm kaq, a nuk lind e nevojshme të shtrohet pyetja «A ka siguri në Kosovë?», «Nga kush kontrollohet veriu i vendit?», «Ç’duan forcat serbe të shkelin edhe brenda territorit shqiptar?», fundja «Kjo është pavarësia e Kosovës?!». Nga këtu dhe mes të tjerash arrihet qartë të kuptohet se në Kosovë nuk ka siguri. Sigurisht, kjo vjen nga një pavarësi e cunguar dhe e diktuar nga të tjerët. A për këtë u bë gjithë ajo luftë e UÇK-së, që të vendosin të tjerët edhe njësinë territoriale, edhe formën e pavarësisë?! Për çdo gjë ka një shpjegim dhe një arsye, e kjo situatë arsyen e gjen tek politika kosovare, tek këta «djem» të Kosovës, të cilët kanë marrë përsipër t’i shërbejnë Beogradit, gjoja për fqinjësi të mirë. Ngjyrat e kombit pas disa vitesh do të humbasin, vlerat dhe traditat do të fillojnë të shuhen e luftëtarët idealist të UÇK-së të treten nën dhé. Një shtet, i cili tjetërson flamurin, nesër do ta bëjnë të tjetërsojë çdo gjë. A nuk e diktuan ndërkombëtarët çështjen e dialogut me Serbinë?! Pikërisht ky dialog i ka dhënë edhe një goditje tjetër Kosovës, pasi ajo futet në bisedime me një shtet, i cili nuk e dërgon në mendje që ta njohin. Kështu arrihen marrëveshjet?! Në gjuhën diplomatike në tryezë ulesh i barabartë dhe fiton konsensusi, fiton bashkëpunimi, fitojnë të dyja palët. Këtu, përveçse nuk hyhet në bisedime si të barabartë edhe fituese është Serbia, pasi ajo po zbaton një nga pikat e vendosura nga bashkësia ndërkombëtare, ulja në tryezë me palën kosovare.

Varfëria, ulja e mirëqënies sociale, korrupsioni, krimi i organizuar po e dëmtojnë edhe më shumë të ardhmen e vendit. Nepotizmi, kleptokracia dhe klientelizmi po qëndrojnë këmbëkryq në sferën politike të vendit. Gjithashtu parashikimi që bën Roberto Saviano për Kosovën si «Kolumbi e dytë» dhe një «hambare» e korriere e drogës në Europë e më gjerë dëmton shumë integrimin e vendit. Makutëria politike për të monopolizuar çdo gjë ka fshirë nga kujtimi edhe vuajtjet e luftës, të paktën për aao deputetë që kanë qenë pjesëmarrës. Normalisht, ata që e deshën atdheun nuk janë më, pasi «ata shkuan në luftë dhe luftuan», çka do të thotë që kur kanë shkuar e kanë ditur se ndoshta edhe nuk do të kthehen më dhe jetën e tyre nuk e kanë pasur pishman. Si gjithmonë në luftë ka edhe prej atyre që, kur kalonin plumbat serbë, fluturonin të fshiheshin sa më parë, paçka se shokët ishin në vijën e parë të frontit. Këta «dallkaukë» e «brinjështazë» do t’i gjeni edhe në radhët e politikës kosovare. Çdo shtet ka nevojë për politikë, por për një politikë e cila mendon për atë që e ka votuar, pra popullin. Dhe populli kosovar dëshiron e meriton një jetë më të mirë, më të qetë, më me pak halle a probleme, me mirëqenie më të lartë sociale, me një rritje të shkallës së punësisë, me respektim territoresh dhe sovraniteti, e në përgjithësi me një politikë, e cila është e konsoliduar dhe ka plane afatgjata të shtetndërtimit të Kosovës, duke forcuar kështu edhe jetën ekonomike të vendit.

Së fundi, Kosova ka nevojë për kosovarët. Ajo ka nevojë për orientim kombëtar dhe në gjuhën e popullit duhet të flitet dhe këndohet vetëm shqip, mbi çatiat e shtëpijave duhet të valëvitet vetëm flamuri «kuq e zi» dhe çdo pjesë e territorit duhet të kontrollohet nga ne. Kjo duhet të fillojë nga një zgjim kombëtar, i cili duhet të reformojë dhe të nisë nga e para ndërtimin e një shteti demokratik dhe atdhedashës. Përrallat me mbret që «në Europë nuk ka nacionalizëm» nuk kanë sens. Në çdo shtet të Europës kur të dëgjojnë duke folur gjuhën e tyre të «përkëdhelin», kur të shikojnë se ti admiron kulturën e tyre (më falni për shprehjen) «shurrohen» nga gëzimi, e kur shikojnë se ti punon dhe kontribuon në vendin e tyre të thonë «ti je prej nesh». A thua kjo nuk quhet nacionalizëm?! Mirë pra, provojeni t’ia djegni flamurin serbit apo grekut?! Ndërkohë që flamurin tonë ato… nejse! Gjithsesi, sot ka nevojë at y ku flitet shqip edhe të vendoset po shqip, ajo shqipja jonë e dashur. Kosova ka nevojë për ndërtim, ka nevojë për orientim, ka nevojë për fjalën e popullit.

(Redan BUSHATI - Kryetar i Këshillit Studentor të Universitetit të Shkodrës, K.S.U.SH; Anëtar i Senatit Akademik të USH "Luigj Gurakuqi"; Anëtar i Këshillit të Fakultetit të Shkencave të Edukimit, FSHE; dhe analist politik në gazetën Nacional Albania)

REDAN BUSHATI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
IKJA E VEHBI SKËNDERITNga AGIM SHEHU, shkrimtar, Gjenevë (08.20.2011)
NJËZET VJET MË VONË, PASOJAT E KOMUNIZMIT MBETENNga MASHA LIPMAN, Washington Post (08.19.2011)
PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËSRibotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBANga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.18.2011)
NGA ATATURKU TEK ERDOGANI, RIMODELIMI I TURQISËNga SONER CAGAPTAY, Washington Post (08.18.2011)
KINA DHE SHQIPTARËTNga FRANK SHKRELI (08.17.2011)
NJË TEORI PËR GJITHÇKA (GJITHFARE)Nga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (08.16.2011)
NDËRROI JETË HYSEN BIBERAJNga FRANK SHKRELI (08.15.2011)
NJË DITË MË PAS E Ç'DO TË THEMI PËR KASEM TREBESHINËN?Nga VISAR ZHITI (08.14.2011)
KTHIMI I PËRJETSHËM I TEKI DERVISHITNga VELI KARAHODA (08.13.2011)
GABIMI I BERLINIT I JFKNga GEORG F. WILL, Washington Post (08.13.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2021  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]