E Enjte, 09.16.2021, 09:48pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

BAROMETRI DIPLOMATIK

"SIMBOLIKA" UTOPISTE E BASHKIMIT TË SHQIPËRISË SË BAMIR TOPIT ME KOSOVËN!!!

Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI


E Premte, 10.14.2011, 06:56am (GMT+1)

*** Së pari, koha provoi se Bamir Topi nuk qe në gjendje të bashkohej me kryeministrin Sali Berisha (ta pajtojë pozitën me opozitën politike në Tiranë), e lëre më, ta bashkojë Shqipërinë me Kosovën në Bruksel!? – Kjo është një utopi e zhveshur politike, së cilës nuk i beson askush, as në Shqipëri, as në Kosovë, e as në Evropë.

*** Bamir Topi (presidenti aktual i Shqipërisë) gjatë vizitës së tij në Ankara të Turqisë, në një konferencë shtypi, deklaroi se " Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën do bëhen vetëm në Bruksel të Belgjikës. Unë e kam thënë dhe shumë herë të tjera, sepse gazetarët, pavarësisht nga njëri-tjetri, e bëjnë gjithnjë këtë pyetje, por nga unë kanë marrë gjithnjë të një përgjigje, pavarësisht se kur është bërë pyetja. Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete, të cilat kanë një aspiratë. Edhe Shqipëria edhe Kosova dëshirojnë të jenë pjesë e Bashkimit Evropian dhe në kuptimin simbolik bashkimi, unë e kam thënë vazhdimisht këtë, ndodh në Bruksel, siç do të ndodhë për të gjitha vendet e tjera. Dhe ju e dini simbolikën e Brukselit. Është edhe qendra administrative e Evropës së Bashkuar, por atje është dhe selia e NATO-s. Kështu që në të dy simbolikat Shqipëria dhe Kosova në perspektivë do të takohen, në vijim të pyetjes suaj, në Bruksel".( http://www.zeri.info/artikulli/1/1/36108/bashkimi-i-shqiperise-me-kosoven-vetem-ne-bruksel/12/10/2011)//).

-Nuk befason fare përmbajtja boshe dhe astrologjike e kësaj deklarate, sepse, tanimë, qe njëzet vite(1990-2011), na kanë bindur shtetarët e Shqipërisë se, jo vetëm që janë alergjikë, frikacakë por edhe oponentë të ashpër të bashkimit të Kosovës me Shqiërinë, përkatësisht të bashkimit të të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë natyrale. Ata mendojnë dhe luftojnë vetëm për ruajtjen e pozitave të tyre karrieriste në pushtet, jo assesi për mirëqenien e populllit as brenda, e as jashtë kufijve të Shqipërisë londineze.

Mirëpo, kur është fjala për bashkimin kombëtar shqiptar, as Sali Berisha, as Bamir Topi, as Edmond Haxhinasto, nuk kanë të drejtë morale dhe ligjore,që ta kundërshtojnë atë, sepse shkelin të drejtën historike të shqiptarëve mbi Shqipërinë, si dhe Kushtetutën në fuqi të Republikës së Shqipërisë, të cilën e kanë votuar dhe aprovuar vetë, në mënyrë të vullnetshme.

Pra, derisa shkruan në Kushtetutë se, populli shqiptar gëzon të drejtën që të luftojë për identitetin dhe për bashkimin e tij, atëherë as Bamir Topi, as Sali Berisha e as Edmond Haxhinasto, nuk e kanë atë drejtë të diskrecionit, që ta shpërfillin Kushtetutën e theksuar në fuqi.

-Na erdhi mirë, apo keq! U pajtuam, apo nuk u pajtuam me mesazhin politik antibashkim të kësaj deklarate të presidenitit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, të pohuar në konferencën e theksuar të gazetarëve në Ankara, me rastin e vizitës së tij zyrtare Turqisë, sa të ketë në krye të Shqipërisë bamirë topë të tillë, që për hir të interesave të huaja, si dhe të luftës së tyre për pushtet, bashkimi i shqiptarëve dhe çlirimi i tyre antikolonial nga sllavët imperilaistë dhe kolonialistë fqinj të Ballkanit, vërtet është i largët dhe i diskutueshëm, pavarësisht nga gjaku ynë i derdhur në luftrat dhe në kryengritjet shekullore të derisotme ( 1878 -2011) për liri, për pavarësi dhe për bashkim kombëtar, territorial dhe shtetëror të Shqiërisë Etnike.

Efektet negative të politikës antibashkim

Nuk ka dyshim se një politikë e tillë antibashkim e shtetarëve të Shqipërisë (1992-2011), ka dhënë, edhe "rezultatet e para shkencore" negative në Kosovë ngase erdhi në shprehje edhe "zbulimi epokal" i "kombit kosovar", si dhe fillloi "hajka" në prishjen e standardit të gjuhës letrare shqipe, të krijuar në Kongresin e Tiranës, më 1972.

Prandaj, nëse edhe më tej vazhdon një politikë e tillë me përmbajtje antibashkim e Tiranës zyrtare, nuk është e çuditshme, që një ditë, të shpërfaqen edhe grupe të ndryshme "rrobele" ekstremiste kundër aspiratës dhe kërkesës historike legjitime dhe të drejtë të popullit shqiptar për çlirim antikolonial dhe për bashkim gjithëkombëtar. Mirëpo, atëherë përgjegjësia do të bjerë mbi ato forca politike dhe shtetërore të Shqipërisë, të cilat, qe dy dekada resht, ia kanë zënë frymën bashkimit kombëtar shqiptar.

Nolens volens, duhet të pranojmë faktin se, jemi "duke rrahur ujë në havan" ( sepse përveç Beogradit, Shkupit, Podgoricës dhe Athinës, edhe Tirana zyrtare botërisht po e kundërshton bashkimin kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë etnike), kur është fjala për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë (si hap i parë drejt zgjidhjes së çështjes koloniale shqiptare në Ballkan), sepse drejtuesit e sotëm të Shqipërisë, Bamir Topi (president) dhe Sali Berisha (kryeministër), si dhe Edmond Haxhinasto, disa herë, botërisht, janë deklaruar kundër bashkimit të Shqipërisë me Kosovën.

Atëherë, me arsye shtrohet pyetja, pse ne shqiptarët e Kosovës, të Anamoravës, të Iliridës, të Malësisë së madhe dhe të Çamërisë po ngulmojmë me çdo kusht, që të bashkohemi me Shqipërinë e Bamir Topit dhe të Sali Berishës, kur politika zyrtare shtetërore e Tiranës, është kundër bashkimit të Kosovës, si dhe të trojeve të tjera etnike me Shqipërinë? !

Nuk ka dyshim se, kundërshtimi dhe refuzimi i bashkimit të Shqipërisë me Kosovën nga ana e bamirë topëve, e sali berishëve dhe e edmond haxhinastove, është një gabim i madh historik, politik, diplomatik, kombëtar dhe ndërkombëtar, sepse bie ndesh me të drejtën historike, me të drejtën e vetëvendosjes së kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, si dhe me Kushtetutën e sotme të Shqipërisë, të miratuar me referendum në vitin 1998, ku thuhet se shqiptarët kanë të drejtën e mbrojtjes së identitetit dhe të bashkimit të tyre.

Ajo që e bën edhe më iracional dhe më të papranueshëm refuzimin e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë nga ana baimrë topëve dhe e sali berishëve, është fakti se tezat, qëndimret dhe pikëpamjet e filozofisë politike të mjerimit të tyre antibashkim, përputhen me tezat, me qëndrimet dhe me konceptet e politikës, të diplomacisë, të propagandës dhe të kuazishkencës serbomadhe, të cilat, njëkohësisht e mohojnë dhe e kundërshtojnë verbërisht bashkimin kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

Brukseli, "simbolika" e bashkimit të Bamir Topit me Kosovën!

- Së pari, Tirana, duhet të bashkohet me vetëvetën (pozitë – opozitë), pastaj me Brukselin. Ndryshe, nuk do të ndodhë kurrfarë bashkimi i Shqipërisë me Kosovën në Bruksel-simbolikën e Bashkimit Evropian(BE). Ky është vetëm një vetëmashtrim dhe spekulim politiko-propagandistik në dëm të bashkimit realist të Kosovës me Shqipërinë.

Për t’u realizuar kjo ëndërr e bukur fantastike e presidentit aktual të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, së pari, është e domosdoshme , që virtualisht dhe praktikisht, Prishtina të bashkohet me Tiranën, pasatj, të nxirret bileta e përbashkët për të fluturuar në drejtim të Brukselit-simbolikës së integrimit, edhe të vendeve të "Ballkanit Perëndimor" në kuadrin e BE-së.

Mirëpo, është e pabesueshme që të ndodhë një "simbolikë" e tillë e bashkimit të Bamir Topit me Kosovën, sepse, asnjë vend i "Ballkanit Perëndimor", që ka konteste territoriale me fqinjtë, nuk do të mund t’i " fryjë çorbës" integruese në BE, pavarësisht nga lista e dëshirave të bukura dhe e ambicieve të shkreta politike dhe reformatore.

-Si do të mund të hynin në BE, Kosova dhe Shqiëria, kur më se gjysma e shqiptarëve të tjerë, do të ngelinin nën sundimin kolonial të Serbisë (Presheva, Bujanoci, Medvegja), të "Maqedonisë" (Ilirida), të Greqisë (Çamëria) dhe të Malit të Zi (Malësia e Madhe)?!

Bamir Topi si Sali Berisha kundër bashkimit të Shqipërisë me Kosovën! Vetëm në këtë pikëvështrim kanë gjuhë të përbashkët politike!

-Shkelja Kushtetutës është vepër penale, jo kundërvajtëse!

- Ata shtetarë që e shkelin dhe, nuk e zbatojnë Kushtetutën, moralisht, ligjërisht, e as me Kushtetutë, nuk mund të jenë në krye të insitucioneve shtetërore! Mirëpo, praktika 20-vjeçare në Shqipërinë londineze, e provoi të kundërtën, pikërisht, ata që e shkelin kushtetutn dhe ligjin, ata edhe i drejtojnë institucionet kryesore të shtetit të Shqipërisë. Sipas një logjike të tillë të papraueshme, duket se kjo është rruga më oporotune dhe më e shkurtër për t’u integruar në BE!!!

-Si mund ta shkelin Kushtetutën në fuqi, Bamir Topi (president), Sali Berisha (kryeminsitër) dhe Edmond Haxhinasto(ministër i Jashtëm), duke deklaruar para botës se, janë kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, ndërsa në Kushtetutë, është shkruar e kundërta në favor të bashkimit gjithëkombëtar shqiptar?!

-Po, nëse ata janë të bindur në "drejtësinë" e tyre kundër bashkimit të Kosovës me Shqiprinë (në kuptim të ngushtë), përkatësisht kundër bashkimit të të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë natyrale, atëherë nuk ka nevojë që orë e ças, ta "bombardojnë" opinionin publik, duke përsëritur të njëjtën parullë demagogjike gabim historiko-politik, por le ta NDRYSHOJNË KUSHTETUTËN e Republikës së Shqipërisë!

Kjo nuk është kurrfarë befasie, as risie politike, diplomatike dhe propagadistike e shtetarëve të gjysmë Shqipërisë së lirë (1912-2011), porse vetëm një logjikë e filozofisë së mjerë të antibashkimit, që pikësëpari bie ndesh me të drejtën historike të bashkimit të popullit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

Gjithashtu filozofia politike e antibashkimit të krerëve të sotëm të gjysmë Shqipërisë, është në kundërshtim flagrant edhe me Kushtetutën në fuqi, ku thuhet: " me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar"(Preambula e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, hyrë në fuqi më 1998).

Të gjithë ata shtetarë dhe liderë politikë shqiptarë, të cilët, deri tani, janë deklaurar kundër bashkimit të kombit dhe të Shqipërisë Etnike, mund të vendosin vetëm për vetën e tyre se, ku dhe, kur do të takohen për të pirë whisky , në Bruksel, në Stamboll, në Beograd, në Athinë apo në Tiranë. Ajo është çështje e tyre private personale. Ndërkaq, asnjësri prej tyre nuk mund të thirret dhe të vendosë se, kur dhe ku do të bashkohet Shqipëria me Kosovën, me Çamërinë, me Anamoravën, me Iliridën dhe me Malësinë e Madhe, sepse për këtë do të vendosë vetëm populli shqiptar-sovrani, askush tjetër.

Sipas kritereve dhe standardeve të agjnedës së zgjerimit të BE-së, parashikohet se deri në vitin 2020, të gjitha vendet e "Ballkanit Perëndimor" (Serbia, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia, do të integrohen në kuadrin e saj. Mirëpo, çfarë, do të ndodhte, nëse në vitin 2020, do të shthurej BE-ja? – Atëherë, ku do të bashkohej Shqipëria e Bamir Topit me Kosovën e Hashim Thaçit, duke qenë se, sipas Bamir Topit, bashkimi i Shqipërisë dhe i Kosovës, qenka vetëm Brukseli (BE-ja), e jo Tirana?!

Derisa Tirana zyrtare është kundër bashkimit, nuk mund të fajësohen as Evropa e as bashkësia ndërkombëtare!

Nuk ka asnjë dyshim se, BE-ja, do ta ndryshonte kursin e saj politik ndaj çështjes koloniale shqiptare në Ballkan, ashtu sikurse e ndryshoi me rasin e njohjes së Republikës së Kosovës, mirëpo, pengesë kryesore është politika zyrtare e Tiranës, e cila, as në kuptim të ngushtë ( kur është fjala për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë) , e as në kuptim më të gjerë( kur është fjala për bashkimin mbarëkombëtar shqiptar), nuk e mbështet bashkimin kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë natyrale. Kjo është fatkeqësia dhe tragjedia për bashkimin e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë natyrale!!!

Derisa Tirana zyrtare të mos vihet në lëvizje drejt bashkimit të Shqipërisë me Kosovën, si dhe me pjesët e tjera të Shqipërisë natyrale, përpjekjet tona, do ngelin vetëm një shkronjë e shkruar në letër. Asgjë më shumë. Në atë moment, kur Tirana zyrtare, të ngrejë zërin botërisht se, ka ardhur koha për bashkimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, atëherë, edhe Bashkimi Evropian (BE), do ta ndryshonte kursin e deritashëm të saj në favor të shkolonizimit dhe të bashkimit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë natyrale. Ndryshe, opcioni i drejtë, i ligjshëm, demokratik dhe paqësor i bashkimit, do të mbetet vetëm një ëndërr e bukur, e realizueshme (ndoshta) në shekujt në vijim.

Vërtet, Evropa e vjetër e "Koncerit të Fuqive të Mëdha" "kishte të drejtë", ta kundërshtonte dhe ta mohonte bashkimin e shqiptarëve dhe të Shqipërisë natyrale, sepse ajo edhe pat investuar shumë në ndërtimin e strategjisë politike, ekonomike dhe ushtarake antishqiptare, duke e ndihmuar Serbinë, Malin e Zi dhe Greqinë për t’i copëtuar, kolonizuar dhe aneksuar territoret indigjene të shqiptarëve dhe të Shqipërisë(1878-1945)

Mirëpo, sot, në fillimshekullin XXI, Evropa e re integruese, reformuese, demokratike dhe paqësore, nuk ka asnjë të drejtë morale, ligjore as demokratike, që të kërkojë mosndryshimin e kufijve gjeopolitikë territorialë ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve fqinje të saj me bagazh kolonialist (Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia). Një politikë e tillë, është e padrejtë, joligjore, jodemokratike dhe, tërësisht diskriminuese ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë natyrale.

Pse, vetëm për shqiptarët e copëtuar, të koplonizuar dhe të aneksuar me agresion, me terror dhe me gjenocid shekullor nga Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe nga "Maqedonia", nuk mund të ndryshohen kufijtë gjeopolitikë në Ballkan?!

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KONFERENCA FORUMI 2000 NË PRAGËMERR PJESË PRESIDENTJA JAHJAGANga FRANK SHKRELI (10.11.2011)
PANIKU I PLUTOKRATËVENga PAUL KRUGMAN, New York Times (10.10.2011)
STEVE (JOBS) I ARABISËNga ENRICO FRANCESCHINI, La Repubblica (10.09.2011)
IKJET E ISH DIKTATORËVE NUK SHKAKTOJNË BOSHLLËKNga ELIDA BUÇPAPAJ (10.08.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIKNUK KA RECIPROCITET ME TERRORISTËT KOLONIALISTË SERBË AS NË VERI, AS NË PRESHEVË, AS NË BUJANOC E AS NË MEDVEGJË!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (10.07.2011)
UNË JAM NDËR ATA QË E "TAKOVA" STEVE JOBS NË RININË TIMENga SALI BERISHA (10.07.2011)
FLET FRANK SHKRELI ME RASTIN E 20 VJETORIT TË RIHAPJES SË AMBASADËS AMERIKANE NË TIRANË Intervistoi Ëngjëll Musai, Drejtor i gazetës Telegraf (10.06.2011)
KY ËSHTË ALBANIA'S 2011 CENSUS DHE JO BALLKAN'S 2011 CENSUS!Nga ARTUR VREKAJ (10.05.2011)
BALLKANI DHE KUNDËRTHËNIET E FUQIVE TË MËDHA RRETH TIJNga XHELAL ZEJNELI (10.04.2011)
LOJËRAT BALLKANIKE NË SYTË E NJË TETËVJEÇARI (Tiranë tetor 1946-tetor, 2006) Kujtime nga SKIFTER KËLLIÇI (10.03.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2021  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]