E Enjte, 09.16.2021, 10:19pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

SHTËPIA E SHENJTË ME SHPIRTIN E DJALLIT

Mendime për ambasadorin e Shqipërisë në Bukuresht dhe jo vetëm

Nga BAKI YMERI*


E Premte, 10.14.2011, 09:02am (GMT+1)

Pas disa javësh mbushet një vit nga dita që ka mbërritur në këtë post diplomatik, diplomati më i dobët që ka parë historia e marrëdhënieve diplomatike midis Rumanisë dhe Shqipërisë! Sa lekë derdh për çdo ditë Qeveria shqiptare për Ty, shoku ambasador?! Cilat janë rezultatet e këtij njeriu në këtë detyrë! Cili është roli i tij në këtë post drejtues!? Çfarë veprimtarie konkrete ke kryer zoti Ambasador! Një Ambasador ka për detyrë të kryejë përfaqësimin, informimin, negociatat. Ka tre të dhëna jashtë të cilave nuk mund të ekzistojë një zyrtar diplomat. Kur njëra prej tyre mungon, suksesi i një diplomati është i dështuar. Kur një diplomat nuk është në gjendje të përfaqësojë vendin që përfaqëson, kur nuk arrin të bëhet vizibil në median e vendit, ne shtypin e vendit të akredituar, kur nuk di asnjë gjuhë të huaj, për pasojë nuk mund të informojë dhe negociojë.

Sa ansamble folklorike nga Shqipëria dhe Kosova ke prurë në Bukuresht! Sa marrëveshje të realizuara, sa aktivitetet të ndërmarra, sa studime dhe analiza janë kryer, sa është përmirësuar imazhi i vendit, sa është shkalla e aktivizimit të diasporës shqiptare dhe numri i iniciativave diplomatike etj.? Kur një diplomat nuk e njeh gjuhën e vendit ku shkon, dhe të paktën një gjuhë tjetër internacionale (anglisht, frëngjisht) nuk ka çfarë kërkon në atë detyrë, pasi dihet që në start se mossuksesi i tij është i garantuar. Një diplomat i cili nuk ka nivelin e kulturës së nevojshme për të përfaqësuar në mënyrë dinjitoze vendin e vet, nuk ka pse të ngatërrohet me diplomacinë. Një diplomat konsiderohet si një intelektual, pra puna e tij imponon krijimtarinë.

Çfarë po bën për figurat e mëdha që kanë kontribuar për Shqipërinë dhe kulturën shqiptare, për Akademikun Grigore Brënkush apo Dr. Xhelku Maksutin? Sa herë e ke ftuar diasporën shqiptare në ambasadë që të njihesh me bijtë dhe bijat e rilindësve tanë? Asnjëherë! Po të isha gojëprishur do të të thoja "Turp të të vijë"’, por unë s’të them ngase më njeh e të njoh, siç e njihnin shqiptarët e Bukureshtit në kohën e Asdrenit, Petro Goxhamanin, që mënjanë gëlltiste lekët e Qeverisë shqiptare, ndërsa në anën tjetër nuk pat bërë asgjë për lobimin e Shqipërisë në këtë vend. Goxhamani nuk ishte as ambasador, e as konsull, por një korrespondent dhe një butak i dështuar për të cilin Nikolla Jorga theksonte se ka surrat spiuni, jo i Qeverisë shqiptare apo të asaj rumune, por i shërbimeve të fshehta të djallit, prej nga buron edhe titulli i pamfletit respektiv: Shtëpia e Shenjtë me djallin brenda. Po shkojmë më tej, respektivisht, ja edhe një fragment bubullimash bukureshatare për mbrojtjen e interesave shqiptare!

Zotrote, përveç dështimeve madhore e ke edhe një meritë minore: se e ke transportuar bustin e Naum Veqilharxhit me limuzinën e ambasadës në Brailë. Bravo të qoftë për këtë sakrifikim kohe, dhe jazëk të qoftë për mënyrën se si u paraqite para shqiptarëve, nxënësve, studentëve dhe autoriteteve të Brailës me rastin e shpalimit të përmendores së këtij shqiptari të madh! Të kujtohet kur e nxore nga xhepi një tufë letrash për t’i bezdisur të pranishmit me belbëzime të paartikuluara, derisa ta tërhoqi vërejtjen drejtori i Bibliotekës së Rrethit që të jesh sa më i shkurtër dhe sa më i qartë, e jo të na lexosh raporte komuniste, që as t’i lexosh nuk di? Të gjithë miqtë që më rrethuan, rumunë e shqiptarë, më thanë "Po ku e kanë gjetur këtë! Me këtë njeri ndihemi të fyer!" Po si s’t’u kujtua pas gjithë asaj ceremonie t’i ftosh autoritetet e Brailës në një drekë solemne, këta dashamirë të sinqertë të Shqipërisë që dhanë vend dhe kontribut për inaugurimin e Naum Veqilarxhit në atë lulishte të bukur? Apo mos ndoshta të vinte keq të ndash 100 euro nga paga prej 2 mijë eurosh në muaj!

Kjo ishte e para, e dyta, e treta, e pesta apo e shtata, nuk më kujtohet, por më kujtohet edhe një fakt tjetër që të turpëron! Të kujtohet kur para 3 muajsh, gjatë një periudhe prej 4 javësh, herë përmes Internetit, herë përmes telefonit, madje edhe zyrtarisht, të ftuan autoritetet e qytetit të Devës të vish në përurimin e revistës "Carmina Balcanica" kushtuar shqiptarëve dhe Shqipërisë? Të kujtohet kur të thashë ditën e përurimit (15 qershor 2011), se po qe se s’vjen do ta kesh një minus të madh nga organizatori dhe redaksia e revistës "Shqiptari"? Dhe jo vetëm që s’erdhe (mund të arsyetohesh gjoja se paske patur ndonjë delegacion nga Shqipëria), por as Dr. Luan Topçiun nuk e dërgove në këtë manifestim të denjë kushtuar Shqipërisë, në këtë qytet mikpritës, ku të gjitha gazetat lokale kishin botuar në faqen e parë lajmin se vjen ambasadori i Shqipërisë në Devë, si i ftuar i nderit, dhe se do të gëzojë mikpritje edhe nga ana se sekretarit të Rrethit të kësaj komune? Pse e anashkalove këtë rast konkret, kur mund të krijoje ura të shëndetshme kulturore dhe ekonomike ndërmjet Rrethit të Hunedoarës dhe Shqipërisë? Krimi i organizuar, ekonomia e dobët, varfëria sociale dhe korrupsioni ndikojnë që Kosova ende të kundrohet me dyshim nga autoritetet europiane për pranimin e saj në BE. Kosova ka nevojë për njohje edhe nga pala rumune, ndërsa Bukureshti ka nevojë për një ambasador të zotë nga pala shqiptare, një ambasador ideal, me moral ideal dhe pregatitje të mirëfilltë diplomatike, demokratike dhe profesionale, e jo parazitë që kanë menduar të kalojnë disa vite në komfort për veten e tyre dhe familjet e tyre.

Roli i ambasadës në këtë kontekst është i jashtëzakonshëm. Një gazetar nga Kosova thekson në një koment të tij se nuk na thonë më kot "Asdreni i ri i Bukureshtit plak": "Ti dhe Zemra Shqiptare me bashkëpunëtorët dhe lexuesit e saj, jeni ajo dritë hyjnore që ua hapni sytë atyre që nuk shohin mirë! Por ata që nuk shohin mirë dhe që shikojnë vetëm interesin e vet, siç është edhe "shoku" ambasador, nuk kanë kohë dhe kanë frikë ta shfletojnë shtypin shqiptar dhe Zemrën Shqiptare, sepse në vend të zemrës kanë nje kërcu me gjak të prishur." Bukureshti ka patur ambasadorë të shkëlqyer, madje edhe në kohën e diktaturës antishqiptare të Enver Hoxhës. Shqiptarët e këtij vendi nuk e harrojnë kurrë Hasan Alimerkon që i tuboi 300 shqiptarë në Sallën e Mermertë të Qarkut Ushtarak Kombëtar për kremtimin e Ditës së Flamurit në Bukuresht, apo të një ambasadori tjetër që e porositi sekretarin e ambasadës t’i vizitojë në orët e mëngjesit të gjithë shqiptarët e Bukureshtit për t’i ndihmuar nëse dikush prej tyre ka qenë i dëmtuar nga tërmeti katastrofal që e sulmoi Bukureshtin më 1977. Edhe Ju e keni një pjesë të meritës në këtë kontekst, gjatë mandatit Tuaj të pafatshëm, por faktet nga tereni flasin se në vend të vizitave miqësore, Ju keni bërë vizita informative, për t’u interesuar se kush çka bën e me se merret, e jo për të t’i njohur apo përkrahur konkretisht shqiptarët e këtij vendi të njohur për mikpritje dhe bujari, jo vetëm në kohën e Rilindjes.

Ku është java, apo ku janë ditët e kulturës shqiptare në Bukuresht, ishmiku im i ditëve të para kur s’të njihnin në dritën e së vërtetës, kur mendonim se Shqipëria ka dërguar një njeri të aftë, një shkëlqesi që do ta përfaqësojë me dinjitet atdheun e vet në këtë vend! Dikush nga lexuesit mund të krijojë përshtypjen se qenkam për tepër i ashpër, por e vërteta nuk ka të bëjë me ashpërsi shpirtërore apo publicistike, por misioni i këtij shkrimi ka të bëjë me mbrojtjen e interesave shqiptare në trojet rumune. Nuk na falet që në vitin 2011, kur janë mijëra shqiptarë që kanë studiuar në Universitetet e Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kur kemi kaq e kaq intelektualë të zotë. Jam i sigurt se janë me dhjetëra ata që punojnë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, që janë të zotë, që flasin fluent gjuhë të huaja, që dinë të përfaqësojnë, që dinë të informojnë, që dinë të negociojnë. Është e pafalshme që Shqipërinë dhe shqiptarët të përfaqësohen nga kasta e errët e komunizmit, nga hijet e zeza të regjimit më të egër diktatorial, që të vetmen gjë që dinë është të jenë vetëm të zinj, vetëm të pazotë, vetëm të parazitojnë.

Ku është lektorati i gjuhës shqipe në Universitetin e Bukureshtit, apo ku janë emisionet e gjuhës shqipe në valët e Radiodifuzionit rumun, zoti ambasador? Gjuha shqipe është e shenjtë, Shqipëria ekziston që nga krijimi botës, thonë disa intelektualë rumunë, kurse ambasadori shqiptar nuk ka as kapacitetin e një ambasadori të mirëfilltë, as sjelljen e një ambasadori të aftë, as prestancën e një ambasadori të mirë! Dhe jo vetëm kaq, por për të tjerat një herë tjetër!

_____________________

* Autori është kryeredaktor i revistave "Shqiptari" dhe "Kosova" në Bukuresht

BAKI YMERI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË PRESIDENT NGA DIASPORA SHQIPTARENga ARTUR VREKAJ, SHBA (10.14.2011)
NË KUJTIM TË DOM SIMON FILIPAJNga FRANK SHKRELI (10.14.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIK"SIMBOLIKA" UTOPISTE E BASHKIMIT TË SHQIPËRISË SË BAMIR TOPIT ME KOSOVËN!!!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (10.14.2011)
KONFERENCA FORUMI 2000 NË PRAGËMERR PJESË PRESIDENTJA JAHJAGANga FRANK SHKRELI (10.11.2011)
PANIKU I PLUTOKRATËVENga PAUL KRUGMAN, New York Times (10.10.2011)
STEVE (JOBS) I ARABISËNga ENRICO FRANCESCHINI, La Repubblica (10.09.2011)
IKJET E ISH DIKTATORËVE NUK SHKAKTOJNË BOSHLLËKNga ELIDA BUÇPAPAJ (10.08.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIKNUK KA RECIPROCITET ME TERRORISTËT KOLONIALISTË SERBË AS NË VERI, AS NË PRESHEVË, AS NË BUJANOC E AS NË MEDVEGJË!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (10.07.2011)
UNË JAM NDËR ATA QË E "TAKOVA" STEVE JOBS NË RININË TIMENga SALI BERISHA (10.07.2011)
FLET FRANK SHKRELI ME RASTIN E 20 VJETORIT TË RIHAPJES SË AMBASADËS AMERIKANE NË TIRANË Intervistoi Ëngjëll Musai, Drejtor i gazetës Telegraf (10.06.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2021  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]