E Mërkurë, 06.16.2021, 08:08am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

LAMTUMIRË IRAK

Nga FRANK SHKRELI


E Shtunë, 10.22.2011, 08:09am (GMT+1)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama njoftoi të Premten se forcat amerikane do të tërhiqen nga Iraku brenda këtij viti, duke thënë se ‘’forcat tona ushtarake do tërhiqen dhe të kthehen në atdhe’’, për Krishtlindje dhe Vit të Ri. Një Janari, do të shënojë mbarimin zyrtar të luftës në atë vend. Presidenti Obama tha se ky vendim u mor me pëlqimin e Kryeministrit të Irakut, Nuri-al Maliki dhe shtoi se pas tërheqjes ushtarake amerikane nga ai vend, marrëdhëniet amerikano-irakiane do të fillojnë një fazë të re, në bazë të interesit dhe të respektit të përbashkët.

Presidenti Xhorxh Bush dërgoi forcat ushtarake amerikane në Irak më 2003, ndërkohë që kjo luftë konsiderohet si konflikti më i gjatë ushtarak në historinë e Shteteve të Bashkuara, konflikt ky i cili shkaktoi vdekjen e më shumë se 4.400 ushtarëve amerikanë dhe mbi 30.000 të plagosur. Shtëpia e Bardhë njoftoi se para se të mbante fjalimin dje, Presidenti Obama i telelefoni ish-presidentit Bush për ta njoftuar atë në lidhje me vendimin që kishte marrë. Asnjëra palë nuk dha hollësi se për çfarë u bisedua midis ishpresidentit që dërgoi forcat ushtarake në Irak dhe këtij që po i tërheq ato forca.

Megjithë marrëveshjen për tërheqjen e forcave amerikane nga Iraku, të dy palët, ndërkohë, kanë zhvilluar negociata për vazhdimin e mundësisë të pranisë së një force amerikane prej 3000 deri në 5000 edhe pas tërheqjes, por Uashingtoni e Bagdadi nuk arritën në marrëveshje për këtë gjë, sepse Iraku refuzoi t’u garantonte atyre imunitet ligjor në gjykatat irakiane.

Presidenti Obama arsyetoi vendimim amerikan për tërheqjen e frocave ushtarake, duke thënë se Iraku është gati për këtë tranzicion, por në të njëjtën kohë, ai u kujtoi amerikanëve se tërheqja e forcave amerikane nga Iraku ishte gjithashtu një premtim që ai kishte bërë gjatë fushatës për president më 2008, dhe se tani është koha që vendi të përqëndrohet në ri-ngjalljen e ekonomisë së turbullt amerikane.

Zoti Obama tha në fjalimin drejtuar bashkombasëve të tij se ‘’pas një dekadë luftë, vendi që duhet të ndërtojmë dhe vendi që do të ndërtojmë është vendi ynë – një Amerikë e cila do të rivendosë fuqinë e saj ekonomike, ashtu siç kemi rivendosur lidershipin tonë anë e mbanë globit’’.

Vendimi i Presidentit Obama për tërheqjen e rreth 40.000 ushtarëve amerikanë nga Iraku u prit mirë nga përkrahësit e tij demokratë në Kongresin amerikan, por u kritikua ashpër nga disa prej kundështarëve politikë në Partinë Republikane.

Senatori John Kerry, kryetar i Komisionit të Senatit për Punë të Jashtëme tha se, me këtë vendim, ‘’Shtetet e Bashkuara janë duke zbatuar një marrëveshje me qeverinë irakiane, e cila dëshiron të vendosë vetë të ardhmen e saj’’.

Mirëpo, duke gjykuar nga reagimet e para, republikanët e kritikuan ashpër vendimin e Presidentit Obama për të tërhequr forcat ushtarake amerikane nga Iraku. Senatori Xhon Makejn, që ishte kundërshtar i Zotit Obama në fushatën për president më 2008, e cilësoi njoftimin e Presidentit Obama si një ‘’dështim me pasoja serioze’’ për Shtetet eBashkuara, duke thënë se tërheqja do të shikohet si një fitore strategjike e armiqve të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, veçanërisht nga qeveria e Iranit. Edhe Zoti Mit Romni, kandidat i Partisë republikane për president më 2012, e cilësoi vendimin e Presidentit Obama si një ‘’dështim të pakuptueshëm’’, dhe shtoi se ‘’populli amerikan duhet të dijë se cilat ishin rekomandimet e komandantëve tanë ushtarakë në Irak’’, në lidhje me këtë vendim.

Sidoqoftë, presionet politike e diplomatike sa kanë ardhur e shtuar gjatë viteve, këtu në Shtetet e Bashkuar por edhe në Irak, për tërheqjen e forcave amerikane. Gazeta Nju Jork Tajms citon ish-ambasadorin amerikan në Irak, Zotin Kris Hill se ka thënë se ‘’Iraku është një vend me ndjenja të forta nacionaliste dhe ne nuk mundëm të bindnim atë se duhej të kishte një prani forcash të huaja në vendin e tyre’’.

Vendimi që u njoftua të premten nga Presidenti Obama, do të debatohet dhe do të diskutohet në muajt dhe vitet e ardhshëm, për meritat, për dështimet dhe për pasojat ndoshta të rënda për Irakun, për rajonin dhe për sigurinë amerikane. Por një gjë është e qartë, se Shtetet e Bashkuara nuk duan as nuk dëshirojnë që të kenë prani të forcave të tyre ushtarake në një vend që nuk do as nuk e dëshiron praninë e tyre. Në këtë frymë, shumica e amerikanëve u janë mirënjohës forcave ushtarake amerikane dhe familjeve të tyre për shërbimin dhe sakrificat që kanë bërë dhe i dëshirojnë Irakut fat të mirë në të ardhmen.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË KUVEND SHQIPTARO-AMERIKAN PËR ARDHMËRINË E SHQIPTARISË NË AMERIKËNga ARTUR VREKAJ (10.21.2011)
E KRITIKOJ TOPALLIN, PO JAM PROGEGE, PROSHKODËR, PROSHQIPËRI E PRODEMOKRACINga ELIDA BUÇPAPAJ (10.20.2011)
LETËR E HAPUR PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PROF. DR. BAMIR TOPI -SHQIPËRIA DUHET TË NDAHET NGA E KALUARA KOMUNISTE - Nga ILIR HYSA, New York (10.18.2011)
SHKOLLAT SHQIPE NË GREQI SI SHKOLLA DYGJUHËSHE - NEVOJË E DITËSNga ARTUR VREKAJ, SHBA (10.17.2011)
VATRA PANSHQIPTARE MBUSH 100 VJETNga FRANK SHKRELI (10.17.2011)
SHTOHEN FAQEZINJTË, DERGJEN KUQEZINJTË!Nga REDAN BUSHATI *  (10.15.2011)
GEORGE CLOONEY LE TË BËHET SERB, POR KONSTANDINI I MADH ËSHTË DHE DO TË MBETET ILIRNga ELIDA BUÇPAPAJ (10.14.2011)
SHTËPIA E SHENJTË ME SHPIRTIN E DJALLITMendime për ambasadorin e Shqipërisë në Bukuresht dhe jo vetëmNga BAKI YMERI* (10.14.2011)
NJË PRESIDENT NGA DIASPORA SHQIPTARENga ARTUR VREKAJ, SHBA (10.14.2011)
NË KUJTIM TË DOM SIMON FILIPAJNga FRANK SHKRELI (10.14.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Qershor 2021  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]