E Mërkurë, 06.16.2021, 08:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

GENOCIDI KOMUNIST NUK MUND DHE AS DUHET HARRUAR

Nga AMIK KASORUHO 


E Shtunë, 10.29.2011, 08:21am (GMT+1)

Ende nuk ka një përmendore për kujtim dhe në nder të atyre që vuajtën terrorin e kuq. Është kjo një harresë?

Edhe do të pranohej një gjë e tillë, që kemi të bëjmë me një pakujdesi. Nëse nuk do të shikonim në rrugët e Tiranës emra të tjerë, të vënë aty për të përjetësuar atë pjesë të historisë së gjysmëshekullit të fundit të shekullit të kaluar, kur mbi vendin tonë rëndoi pabesia dhe frika, kur ligji u zëvendësua nga plumbat e skuadrave të pushkatimit, kur fjala e lirë u ndry brenda hekurave të burgjeve, kur toka shqiptare u spërkat me gjakun e mijëra të vrarëve, një pjesë e të cilëve ende sot e kësaj dite janë pa varre.

Ka ardhur koha të bëjmë atë që s'është bërë deri më sot. Të heshtësh për atë që qe një terror i parreshtur i ngritur në sistem dhe i zbatuar ditë pas dite me gjak të ftohtë, me urrejtje, me ligësi do të ishte po aq e pafalshme sa dhe vetë krimi.

Ne po ndërtojmë një shoqëri ku nuk duhet ta mendojmë veten vetëm si ata që do të jemi në të ardhmen, por edhe ç'kemi qenë. Vazhdimësia e vetëdijshme, përkatësia ndaj historisë së këtij vendi, vetë e kaluara jonë nuk ndahen dot nga shpresat për të ardhmen. Kjo është dialektika që duhet të na udhëheqë. Neve dhe ata që do të vijnë pas nesh.

Nuk është thjesht një çështje kujtese që nuk duhet lënë të shuhet. Është, në radhë të parë, një detyrim moral. Ndaj atyre që ranë nën plumbat e vrasësve ende të panjohur, që vuajtën burgjeve e kampeve, por edhe ndoshta edhe më shumë, ndaj atyre që do të vijnë pas nesh në këtë tokë të martirizuar. U duhet lënë atyre detyra për të njohur historinë e këtij vendi, për të mos harruar, për të ndërtuar një shoqëri që në themel të jetës së saj të ketë kujtesën.

Tomorr Aliko e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë. Me librat e tij dëshmi, me këmbënguljen e tij për të dokumentuar heshtjen e qëllimshme rreth një periudhe që, nga njëra anë është një njollë turpi për ata që ushtruan dhunën dhe krimin, por që nga ana tjetër na mbush edhe me krenari për ata që u flijuan në luftën e pabarabartë midis krimit shtetëror dhe dëshirës për të qenë të lirë.

Tomorr Aliko dhe shokë të tij, me guximin e të drejtëve, na kanë dhënë në dorë instrumentat për ta fiksuar të vërtetën historike në kujtesën e kombit tonë. E ka bërë Aliko, e kanë bërë edhe shokë të tjerë të tij - dëshmitarë të drejtpërdrejtë të krimit komunist - edhe pse kjo punë e tyre nuk mund të quhet kurrsesi e kryer, ne u jemi mirënjohës.

"Genocidi gjysmëshekullor në Shqipëri", i Tomorr Alikos, në është i kursyer në fjalë e komente, është i pasur në dokumentacion. Pa retorikë, pa protagonizëm, troç, duke u mbështetur në një dokumentim që të rrëqeth ai vjen e u bashkohet punimeve të Ajazit, Butkës, Çelës, Çobës, Fatos Lubonjës, Kalakulës, Lekë Tasit, Mustës, Pllumit, Repishtit, Velajt, Velos, Zhitit, Katit, e të tjerëve për të mbushur me të vërteta të pakontestueshme atë pjesë të jetës shqiptare për të cilën mund të thuhet se nuk është folur sa duhet.

Ajo galeri fotografish që na jepet në librin e tij - fotografi të mbledhura anekënd Shqipërisë me merakun e atij që qëmton të vërteta të heshtura - të krijon përshtypjen se para nesh kalojnë ata që u vranë sepse ishin trima apo ata që vuajtën në Vloçisht e në Beden, në Burrel e në Spaç sepse nuk u nënshtruan. Ato fotografi janë një aktakuzë, jo vetëm një dëshmi, janë një thirrje e fortë për të kujtuar.

Sot mbushen 67 vjet që nga dita e vrasjes, në mes të Tiranës të atyre që do të ishin vetëm të parët e mijëra e mijëra të vrarëve me ose pa gjyq nëpër kthina të errëta, buzë lumenjve, nëpër prozhme e zaje, në të gdhirë apo natën. Krimi i trembej dritës.

28 tetori i 1944 i Tiranës është vetëm një datë simbolike. Është vetëm fillimi i një vargu vrasjesh që reshtën më 2 prill 1991 në Shkodër. Është hallka e parë të krimeve që ngërtheu shqiptarët. Këtu nis rrëfimi dokumentar i Tomorr Alikos, për të vijuar më tej me një galeri fotografish pa komente, por njësoj elokuente. I është dashur shumë punë autorit për të grumbulluar atë dokumentacion aq sa njeriu e ka të vështirë të realizojë sa përpjekje i janë dashur për ta kryer. Por e ka një shpjegim që duhet kërkuar në dëshirën e tij të patrandur për të çuar deri në fund atë që autori e ka menduar si një detyrë, si një mision.

Dhe sot ne kemi në dorë një punim ndryshe, ndoshta jo të plotë në gjininë e tij (dhe mangësitë kuptohen lehtë), një punim që do plotësuar me dëshmi të tjera vizive, por që shërben si një pikënisje për të dokumentuar çka s'duhet të harrojmë.

Nuk është ky libri ia parë i punuar nga Tomorr Aliko. Mund të themi se është më i veçanti në llojin e vet. Por është i dobishëm dhe i domosdoshëm. E kaluara e një populli është shkalla e parë drejt të ardhmes së tij. Këtë na e ka thënë dhe bukur mirë, Tomorr Aliko me punimet e tij.

Ata që kanë kaluar nëpër kalvarin e burgjeve, të kampeve të punës dhe të internimeve e ndiejnë veten midis miqsh e të njohurish, duke shfletuar librin dokumentar "Genocidi gjysmëshekullor në Shqipëri". Të tjerët, do të ndiejnë respekt për ata që ngritën krye kundër tiranisë komuniste.

Dhe për këtë shërbim qytetar të gjithë, së pakut, i janë mirënjohës Tomorr Alikos dhe dëshirojnë punime të tjera nga ky kultivues i palodhur i kujtesës, me bindjen se, sot për sot, edhe nëse nuk ka një përmendore për kujtim dhe në nder të atyre që vuajtën terrorin e kuq, edhe nëse nuk ka një rrugë që të mbajë emrin e nderuar të ndonjë martiri të lirisë, edhe nëse pse nuk ka një shkollë me kësi emrash, mund të themi me plot gojën se ai - duke perifrazuar Virgjilin - ka ngritur një përmendore më jetëgjatë se bronzi në kujtim të atyre që flijuan jetën apo një pjesë të saj për lirinë e kombit.

Dhe për këtë i jemi mirënjohës.

AMIK KASORUHO


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BAROMETRI DIPLOMATIKVETËVENDOSJA NUK ËSHTË LËVIZJE FASHISTE, POR DEMOKRATIKE EVRO-PERËNDIMORENga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (10.28.2011)
HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËMNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.27.2011)
KUSH E SHËMTON MALËSINË ME GJAKMARRJENga REXHEP SHAHU (10.27.2011)
TË GJITHË SHKAKTARËT DHE JETËZGJATËSIT E TRAGJEDISË JETOJNË MË MIRË SE NË PËRRALLËKujtesë Kryetares së ParlamentitNga ILIRJAN BLLOSHMI (10.26.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIKZGJIDHJA POLITIKE PAQËSORE-SANKSIONET EKONOMIKE, JO KANDIDIMI I SERBISË PËR NË BE!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (10.23.2011)
GJERGJ FISHTA – ÁTË NË LETRAT SHQIPENë 140 vjetorin e lindjes nga VISAR ZHITI (10.22.2011)
LAMTUMIRË IRAKNga FRANK SHKRELI (10.22.2011)
NJË KUVEND SHQIPTARO-AMERIKAN PËR ARDHMËRINË E SHQIPTARISË NË AMERIKËNga ARTUR VREKAJ (10.21.2011)
E KRITIKOJ TOPALLIN, PO JAM PROGEGE, PROSHKODËR, PROSHQIPËRI E PRODEMOKRACINga ELIDA BUÇPAPAJ (10.20.2011)
LETËR E HAPUR PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PROF. DR. BAMIR TOPI -SHQIPËRIA DUHET TË NDAHET NGA E KALUARA KOMUNISTE - Nga ILIR HYSA, New York (10.18.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Qershor 2021  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]