E Enjte, 05.13.2021, 06:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

PAFUQIA TRUPËRUESE E NATOs PARA BARRIKADAVE

Nga AUGUSTIN PALOKAJ, Koha ditore


E Mërkurë, 11.09.2011, 08:22am (GMT+1)

Serbët lokalë në veri të Kosovës, të financuar dhe të mbështetur politikisht dhe me logjistikë nga Beogradi, kanë filluar edhe të tallen me ushtarët e NATO-s. "Arbajt, arbajt –shvabe" dëgjohen në një video në Youtube, duke u thënë ushtarëve gjermanë, të cilët, sikur në ndonjë film vizatimor, me lopata largojnë dhe nga një barrikadë pranë së cilës serbët ngrenë një sosh katër herë më të madhe. Kjo maratonë me barrikadat po shndërrohet në një dështim edhe të NATO-s, e cila, duke pritur zgjidhje politike, ka sjellë veten në një situatë që në Kosovë nuk mund ta garantojë as lëvizjen e lirë për ushtarët e vet e lëre më për qytetarët

Situatën në veri të Kosovës sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, e ka quajtur si "të qetë, por të tensionuar", duke shprehur keqardhje pse situata është e tillë. Vërtet situata në atë pjesë të Kosovës është e qetë. Në mënyrë krejtësisht të qetë serbët vazhdojnë të ngrenë barrikadat dhe këtë e bëjnë edhe kur ushtarët e NATO-s fillojnë t’i heqin disa nga to. Por kjo situata e qetë është duke u bërë një situatë e turpshme për NATO-n, e cila, së pari, me operacionin e sulmeve ajrore, i dha fund represionit të forcave të Milosheviqit në Kosovë e pastaj me misionin e KFOR-it për 12 vjet solli paqe dhe stabilitet të dukshëm në Kosovë. NATO-ja vazhdon të jetë prania më e besueshme ndërkombëtare në Kosovë dhe padyshim prania më e suksesshme. Të gjitha sfidat e derisotme në Kosovë dhe problemet nuk kanë qenë të natyrës ushtarake, por më shumë policore. Prandaj edhe NATO-ja nuk ka përgjegjësi as për krimin e organizuar, as për manipulim të zgjedhjeve, as për dështimet e EULEX-it dhe të Qeverisë së Kosovës në fushën e rendit dhe të ligjit. Por në kohën kur ka zvogëluar dukshëm numrin e ushtarëve të saj, kredibiliteti i NATO-s në Kosovë është vënë para një sfide të madhe. Si aleanca më e fuqishme e botës sot (që dëshmoi edhe duke ndihmuar rrëzimin e Gadafit në Libi), komandantët e NATO-s në terren në Kosovë kanë ardhur në situatë që duhet të negociojnë me "kauboj" lokalë në veri të Kosovës për t’u mundësuar lirinë e lëvizjes, në mënyrë që të furnizohen më mirë ushtarët që shërbejnë në atë pjesë. Kjo nuk flet mirë për "vendosmërinë" e KFOR-it, për të cilën është folur aq shpesh në Bruksel dhe për seriozitetin e vërejtjeve që shefat e NATO-s u kanë dërguar më parë të gjithë atyre në Kosovë, të cilët duan të sfidojnë lirinë e lëvizjes.

Serbët lokalë në veri të Kosovës, të financuar dhe të mbështetur politikisht dhe me logjistikë nga Beogradi, kanë filluar edhe të tallen me ushtarët e NATO-s. "Arbajt, arbajt –shvabe" dëgjohen në një video në Youtube, duke u thënë ushtarëve gjermanë, të cilët, sikur në ndonjë film vizatimor, me lopata largojnë dhe nga një barrikadë pranë së cilës serbët ngrenë një katër herë më të madhe. Madje për organizatorët e barrikadave loja me ushtarë të NATO-s dhe nervat e tyre është bërë sikur sport. Nëpër forume serbe mund të gjenden edhe thënie si: "Nuk mund të heqë NATO-ja aq shumë barrikada sa serbët mund të ndërtojnë". Kjo maratonë me barrikadat po shndërrohet në një dështim edhe të NATO-s, e cila, duke pritur zgjidhje politike, ka sjellë veten në një situatë që në Kosovë nuk mund ta garantojë as lëvizjen e lirë për ushtarët e vet e lëre më për qytetarët.

Kanë të drejtë ata diplomatë në NATO të cilët thonë se problemet me barrikada kanë prapavijë politike. Natyrisht, sepse asnjëherë në territorin e ish-Jugosllavisë vetë qytetarët, në mënyrë "spontane", nuk kanë ndërtuar barrikada pa udhëzime politike. Mjafton të shihen mjetet e rënda me të cilat serbët ndërtojnë barrikada, ato janë edhe më të përsosura sesa të vet KFOR-it. Mjafton të dëgjohen dhe lexohen deklaratat e zyrtarëve nga Beogradi, të cilët haptas mbështesin ngritjen e barrikadave, ndërsa heqjen e tyre do ta quanin si provokim të situatës së sigurisë. Kështu në logjikën e Beogradit është bërë legjitime ngritja e barrikadave dhe pengimi i lirisë së lëvizjes, ndërsa heqja e tyre do të konsiderohej si një veprim ekstremist.

Ushtarët e NATO-s në terren dhe dinjiteti i tyre nuk duhet të mbetet më pengesë e mospajtimeve në Bruksel se çfarë duhet bërë në veri të Kosovës. Ka shumë shtete të NATO-s, të cilat mendojnë se krejt kjo situatë në veri të Kosovës është shkaktuar për shkak të dërgimit të njësitit special të Policisë së Kosovës në fund të korrikut në atë pjesë dhe për shkak të pranisë (për të cilën nuk jemi më as të sigurt) të dy apo tre doganierëve të Kosovës në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. Kështu ka shtete në NATO të cilat fajësojnë "veprimet unilaterale të Prishtinës" dhe në këtë mënyrë, me dashje ose pa të, bëhen aleatë të atyre të cilët vendosin barrikada dhe bllokojnë edhe lëvizjen e lirë të vet ushtarëve të NATO-s. Mendime të tilla kanë kryesisht shtetet të cilat as që kanë më ushtarë të tyre në Kosovë. Por fakti është se askush më mirë se Gjermania nuk e di se çfarë po ndodh në veri dhe kush ka faj për të gjitha. Gjermania ka komandën e KFOR-it dhe i ka ushtarët në atë pjesë të Kosovës. Prandaj në vend që të dëgjojnë porositë diplomatike nga Beogradi, disa diplomatë të disa shteteve të NATO-s do të ishte më mirë që të mbështesnin aleatët e tyre, vendet ushtarët e të cilëve po turpërohen sot në veri të Kosovës. Natyrisht se ideja për zgjidhjen paqësore të problemeve dhe për një zgjidhje të negociuar të problemit të barrikadave në veri të Kosovës është prioritet. Por po ashtu duhet pyetur se a është dashur ndonjëherë fare të bëhet e negociueshme liria e lëvizjes së ushtarëve të NATO-s dhe e policëve të EULEX-it në një pjesë të Kosovës. Nëse ky problem shikohet si problem politik, atëherë çështjen duhet ngritur në nivelin më të lartë politik, duke ia bërë të ditur kreut shtetëror në Beograd se nuk mund të fshihen më prapa porosive të dyfishta, në njërën anë duke mbështetur, stimuluar dhe paguar ata që vendosin barrikada dhe në anën tjetër duke thënë se Beogradi nuk ka ndikim tek ata. Ndoshta angazhimi rreth Libisë ka bërë që NATO-ja të mos merret shumë me Kosovën dhe tash duhet pritur një vëmendje më të madhe të NATO-s. Nëse situata nuk ndryshon, së shpejti humbja e lojës nga ana e atyre që vendosin barrikada do të bëhet dështimi i dytë i rëndë i NATO-s, që 12 vjet sa është në Kosovë, pas dështimit në vitin 2004, kur ushtarët e NATO-s u gjetën të befasuar me shpërthimin e dhunës. Suksesi i madh i Aleancës deri më tani duhet të shërbejë si motiv që operacioni i KFOR-it të vazhdojë të jetë sukses dhe mision me kredibilitet të palëkundur.
(http://www.koha.net)

AUGUSTIN PALOKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ÇËSHTJA ÇAMENga FRANK SHKRELI (11.08.2011)
NDARJA E MADHE FETARE E ZGJEDHJEVE TË VITIT 2012Nga E.J. DIONNE Jr., Washington Post (11.08.2011)
SHPIRTI I ISH KRYEKUVENDARIT BËN DRITË NGA PARAJSA...Nga KËZE KOZETA ZYLO (11.06.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIKKISHA ORTODOKSE SERBE, FATEKQËSIA SHEKULLORE E BALLKANIT!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (11.05.2011)
GREQIA - SHERRI I EVROPËS - NË PRAG TË NJË KATASTROFENga FRANK SHKRELI (11.04.2011)
DIKTATORËT KANË VDEKJEN QË MERITOJNËNga SIMON SEBAG MONTEFIORE, New York Times (11.03.2011)
PABARAZIA E GABUARNga DAVID BROOKS, New York Times (11.01.2011)
AT GJERGJ FISHTA DHE TË DREJTAT E SHQIPTARËVE(Me rastin e 140-Vjetorit të Lindjes)Nga FRANK SHKRELI (10.30.2011)
GENOCIDI KOMUNIST NUK MUND DHE AS DUHET HARRUARNga AMIK KASORUHO  (10.29.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIKVETËVENDOSJA NUK ËSHTË LËVIZJE FASHISTE, POR DEMOKRATIKE EVRO-PERËNDIMORENga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (10.28.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2021  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]