E Enjte, 05.13.2021, 06:27am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

NJË REVOLUCION KUNDËRKOMUNIST I MBYTUR NË GJAK

Rreth ngjarjeve tronditëse në Hungari 23-tetor -11 nëntor 1956 - Me rastin e 55 vjetorit

Nga SKIFTER KËLLIÇI


E Enjte, 11.10.2011, 11:04am (GMT+1)

"Për dashurinë jap jetën,
Për lirinë fal dashurinë.
"

Shandor Petëfi, poet i madh hungarez

Viti 1956 për mua, atëherë djalosh 18-vjeçar, student i vitit të dytë të fakultetit histori-filologji të Institutit të Lartë Pedagogjik, i cili një vit më pas, së bashku me institutet e tjera të larta do të shndërrohej në universitet, ka mbetur në kujtimet e mia si vit i veçantë: së pari, në aspektin e sportit, pasionit më të madh që kisha deri atëherë, (pasioni për të shkruar letërsi artistike do të më lindte 10 vjet më vonë), sepse në nëntor të atij viti, në Melburn të Australisë u zhvilluan Lojërat e 16-ta Olimpike, të cilat i ndoqa çdo ditë duke dëgjuar lajmet sportive të Radio Rai-t dhe duke lexuar gazetën "Sovjetskij Sport", që vinte dy herë në javë në "Librin Sovjetik",diku pranë Sahatit të Tiranës.

Por kujtime edhe më të forta lanë atëherë tek unë edhe tri ngjarje të mëdha tragjike: Konferenca e Tiranws, për të cilën në faqet e kësaj gazete në muajt e fundit të vitit të kaluar kam shkruar dosierin "Enver Hoxha, Konferenca e Tiranws, (6-10 prill 1956), Ramiz Alia dhe Peco Kagjini", revolta antikomuniste që shpërtheu në qershor në Poznan të Polonisë, ku në përleshje me forcat e Sigurimit dhe të ushtrisë polake u vranë rreth 80 vetë, u pushkatuan 8 të tjerë dhe burgosën mbi 250 qytetarë dhe punëtorë, dhe, veçanërisht, i ashtuquajturi, atëherë "Kundërrevolucioni hungarez", (23 tetor-11 nëntor 1956), që në fakt ishte revolucion i mirëfilltë kundërkomunist, ku pati mbi 25 mijë të vrarë, dhe mbi 250 mijë të burgosur e të internuar në kampe përqëndrimi.

Për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore, këto ngjarje dëshmuan katërcipërisht para tërë botës se regjimet komuniste të vendosura në vendet e Lindjes ishin totalitare, antidemokratike dhe se premtimet për të krijuar një shoqëri pa klasa, me mirëqenie dhe bollëk, nuk ishin veçse dogma.

Rreth këtyre ngarjeve atëherë diskutoja në shtëpi, kryesisht me babain, i cili, i zhgënjyer si shumë të afërm dhe miq të tjerë nga regjimi komunist, dëgjonte çdo mbrëmje Radio Londrën dhe Zërin e Amerikës. Veçanërisht zuri të dëgjonte si asnjë herë tjetër lajmet që u kushtoheshin ngjarjeve që në fund të tetorit dhe fillim të nëntorit të vitit 1956 ndodhën në Hungari dhe që patën fund të tmerrshëm tragjik. Dhe pikërisht këtyre ngjarjeve, duke u bazuar në kujtimet e mia, shtypin e kohës, të dhëna të tjera historike, si dhe kujtimet e një hungarezi të quajtur Nandor, që kishte përjetuar ditët e ankthshme të revolucionit kundërkomunist dhe pastaj ishte detyruar të arratisej dhe të vendosej në SHBA, po u kushtoj këtë dossier.

Ç'dija unë për Hungarinë deri më 1956

Në verë të vitit 1949 motra ime, Lili, u kthye nga Budapesti, ku kishte marrë pjesë në festivalin e rinive të vendeve të botës që organizohej çdo dy vjet. Dhe ishte kthyer e lumturuar. Jo vetëm se ishte hera e parë që dilte jashtë shtetit, por edhe sepse ishte njohur me një qytet të mahnitëshm, krahasuar me Tiranën dhe, madje, edhe me qytete të tjera të Evropës, sic i kishin thënë disa nga pjesëtarët e delegacionit shqiptar në këtë festival, që kishin parë deri atëherë një çikë botë me sy.


Motra na foli edhe për nivelin e jetesës, për dyqanet që ishin plot me mallra dhe na solli edhe disa dhurata, midis të cilave paketa të vogla ëmbëlsirash, djathërash e sallamesh të lakmueshme në ato vite për ne. Dhe kjo sepse, për shkak të refuzimit të ndihmave të UNRRA-s, (Administrata e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Rindërtim), nga qeveria komuniste, se gjoja drejtoheshin nga imperialistët anglo-amerikanë, dhe të prishjes së marrëdhënieve një vit më parë me Jugosllavinë e Titos, të cilit diktatori ynë, Enver Hoxha i kishte falur çdo gjë, gjendja ekonomike, sidomos ushqimore e shqiptarëve të gjorë ishte katandisur si mos më keq.


Kështu, dalëngadalë, edhe nga mësimet në shkollë, u njoha me Hungarinë e begatë, ndonëse vetëm me fusha e fusha të pamata, me Danubin që can përmes tij, me të vetmin liqen të quajtur Balaton, u njoha me Hungarinë, që bënte pjesë në të ashtuquajturin bllok të vendeve socialiste, të varur tërësisht nga Bashkimi Sovjetik dhe që drejtohej nga stalinisti Matiash Rakoshi, që e kujtoj ende nga koka tërësisht e rruar dhe, që ajo ishte shumë më e zhvilluar se Shqipëria.

Mësova më vonë se gjatë Luftës së Dytë Botërore, Hungaria u bë aleate e Gjermanisë naziste, se në shtator të vitit 1944 trupat ruse e çliruan këtë vend të vogël dhe krijuan një qeveri të përkohshme, se në zgjedhjet e nëntorit të vitit 1945 fitoi Partia Agrare, në një kohë që Partia Komuniste u rendit e gjashta, se pushtuesit sovjetikë imponuan formimin e një qeverie koalicioni, ku Rakoshi u bë zv. kryeministër dhe shoku i tij, Rajku, ministër Brendshëm.

Mësova gjithashtu se në zgjedhjet e vitit 1947 në Hungari, gjithnjë në trysninë e sovjetikëve, fituan social-komunistët, që filluan të shtrinin kontrollin e tyre në tërë vendin, se më 18 gusht të vitit 1949 u krijua Republika Popullore e Hungarisë, që ra tërësisht në sferën sovjetike, me Rakoshin stalinist sekretar të Parë të PK Hungareze, se për të eleminuar të ashtuquajturit amiq të atdheut dhe të komunizmit, ai, ashtu si komunistët shqiptarë me Enver Hoxhën në krye, falë Sigurimit Hungares ndërmori një fushatw të egër spastrimesh, që solli mbi 2000 të vrarë e të zhdukur dhe mbi 100.000 të burgosur dhe të internuar. Por mësova se niveli ekonomik i Hungarisë së atëhershme, gjithsesi, ishte ku e ku më i mirë se në Shqipëri. Këtë e dëshmonin edhe studentë që nisën të studionin në këtë vend të vogël, por me tradita të mëdha, deri në fund të Luftës së Parë Botërore (1918) pjesë përbërëse e Perandorisë e famshme Austro-hungareze.


Por Hungaria u bë e njohur për mua veçanërisht në fushën e sportit, sidomos të futbollit. Në verë të vitit 1950 ajo mundi skuadrën tonë përfaqësusese në Budapest me rezultatin: 12-0 dhe lojtarët e saj të mëdhenj, Pushkash, Kocish, Budai e të tjerë, e më pas Groshic, Bozhik, Lorant, Hudegkuti, Cibor, Tot, të cilët në Olimpiadën e vitit 1952 në Helsinki fituan medaljet e arta dhe dy vjet më pas habitën botën pasi arritën në finale të botërorit të luajtur në Zvicër, ku, megjithëse humbën papritur në finale me RF Gjermane, u cilësuan më mirët e atyre viteve në botë.


Dija, gjithashtu, se Hungaria ishte një vend ku qysh nga viti 1944 ndodheshin trupa sovjetike. Dhe ja, në tetor të vitit 1956, u njoha me një Hungari tjetër, krejt të ndryshme, u njoha me popullin e saj me shpirt të madh liridashës, të frymzuar edhe nga poezitë atdhetare të Petëfit dhe të rapsodive të famshme të Listit, dy prej figurave më të mëdha të popullit hungarez.

6 tetor 1956 - në ceremoninë përkujtimore të rehabilitimit të Laslo Rajkut

Tregon hungarezi Nandor, dëshmitar i disa ngjarjeve te Revoluvionit hungarez:


"Rajku ishte ndër viktimat e para të drejtuesve staliniste në udhëheqjen komuniste hungareze të viteve 40-të. Pas
intrigave djallwzore të Rakoshit, u akuzua si agjent i Titos dhe, si pasojë, i imperializmit amerikan, që kishte dashur kthimin e Hungarisë në një vend kapitalist. U dënua me vdekje më 1950. Me rehabilitimin e tij,nw mitingun e organizuar me kwtw rast mw 21 tetor tw vitit 1956 njw nga sheshet qendrore tw Budapestit, udhëheqësit stalinistë shpresonin që punëtorët, të cilët ishin frymëzuar nga protestat e punëtorëve në Poznan të Polonisë, do të mbeteshin të kënaqur me këtë funeral "riparues" dhe nuk do të ngrinin më zërin për rehabilitimin e viktimave të tjera staliniste. Vec kësaj, ata kishin shpresë se ky funeral do të kalonte si pa u vënë re. Mirëpo atje u grumbulluan turma që i kalonin të 200 mijë vetët.


Pas ceremonisë, unë pashë me qindra e qindra punëtorë që, duke mbajtur në duar flamurë kombëtarë, u drejtuan nga qendra e kryeqytetit dhe zunë të thërrisnin me të madhe: "Nuk ndalemi kurrë! Stalinizmi duhet të shkatërrohet me themel!". Pas tyre vinin studentë që kërkonin që rusishtja të mos ishte e detyrueshmë më në shkolla e universitete.Ishin kwrkesa pwr tw cilat kishte filluar tw diskutohej nw rrethe tw ngushta dhe tw gjera qw nw shtator tw atij viti.Me kalimin e ditëve ndjehej që Budapesti po ziente, se njerëzit tashmë flisnin më hapur duke shprehur pakënaqësi jo vetem për kushtet e jetesws që po bëhej e vështirë, por edhe për ato që i shqetësonte edhe më shumë krerët stalinistë-për lirinë e fjalës. Forcat e Sigurimit AVH, (Autoriteti për Mbrojtjen e Shtetit), nisën të shumëfishoheshin, ndonëse ato ende nuk ndërhynin".

23 tetor, në Budapest shpëthejnë papritur protesta

Ishte mbrëmja e 23 tetorit të vitit 1956 dhe unë, duke studiuar me pasion italishten ndiqja, veç emisoneve muzikore e sportive, edhe lajmet e emisionit të njohur Xhornale Radio (Radiogazeta), të orës 19.30. Dhe ja, befas, folësi nisi të njoftonte se protesta që kishin nisur në Budapest disa ditë më parë, ishin bërë më të ashpra, sidomos nga studentë të Institutit të Lartë Teknik. Budapesti po hapte sytë tashmë i bindur se diktaturës komuniste po lëkundeshin këmbët.

Nga rrëfimi e hungarezit Nandor:


"Atë mëngjes të ftohtë vjeshte pashë se si brigjeve të Danubit, që ndan Budën me Peshtin, po dyndeshin qindra e pastaj mijëra njerëz. Dukej se gjithçka që kishte ndodhur në Poznan të Polonisë disa muaj më parë, do të përsëritej edhe në Budapest-tubime, revolta, paqësore e pastaj përleshje me forcat e rendit. Në Poloni këto revolta kishin sjellë në fuqi Gomulkën, dënuar me burgim më 1948 për deviacionizëm nacionalist. Rehabilitimi i Gomulkës, pranuar nga udhëheqësit komunistë rusë, dukej se ishte edhe preludi i rehabilitimit të Imre Nagit, ish-kryeministër, shkarkuar dhe përjashtuar pastaj nga Byroja Politike, madje nga Partia se ishtë treguar "shumë liberal".


Për ne, hungarezët, Nagi ishte shëmbëlltyrë e Gomulkës. E kam parë nga afër këtë njeri me shtat të shkurtër, fytyrë të fisme, ku binin në pah mustaqet e dendura. Nuk kishte prejardhje aristokratike austro-hungareze, ose nga borgjezia e vogël, e, aq më tepër, nuk ishte filozof i moderuar marksist si Gjeorgi Lukash, siç mendohej. Përkundarzi, vinte nga fushëtira perëndimore e Hungarisë fshatare. Pas kthimit të Gomulkës në Poloni, ne shpresonim që kjo gjë të ndodhte edhe me Nagin, pra, që të dënonte stalinizmin, që të terhiqeshin trupat sovjetike nga vendi ynë, që të fillonin proceset e demokratizimit, që të bëheshin reforma ekonomike.Nagi i dwnuar mw parw pwr pikwpamjet tij liberale,tashmw ishte pwrswri kryeministwr.Por vetwm nga 23 tetori deri mw 4 nwntor 1956."


Po, le të tregojmë më gjatë për Nagin. Duke qenë kryeministër me pikwpamje properendimore, ai brakisi politikën e industrializimit të sforcuar dhe të kolektivizimit të bujqësisië, të ndjekur nga Rakoshi, imitues fanatik i Stalinit. Nga shtatori i vitit 1953 dhe deri në mars të vitit 1954, arriti të ulte çmimet e artikujve ushqimorë dhe të ngrinte ndieshëm pagat. Veç kësaj, Nagi synonte që të kufizonte rolit e Sigurimit famëkeq të shtetit (AVH), dhe më 31 tetor të vitit 1953, shpalli amnisti tw pwrgjithshme për të burgosurit politikë.
Me lirimin e mijërave prej tyre filluan tw bwheshin tw njohura publikisht krimet e Rakoshit dhe u zbuluan proceset e kurdisura gjyqësore, me anë të të cilave qenë dënuar njerëz krejt të pafajëshm, ashtu si në proceset staliniste të viteve 1936-38 në Bashkimin Sovjetik...

Mirëpo këto masa të Nagit hasën kundërshtim të rreptë nga forcat burokratike dhe konservatore, që kontrollonin shtetin dhe Partinë, të mbështetuara dhe nga Sigurimi i Shtetit. Kjo solli që forcat prodhuese të bllokoheshin dhe niveli jetës të binte. Si pasojë, Nagi u thirr në Moskë dhe u akuzua se ishte shkaktar i rrënimit të ekonomisë.

I kritikuar ashpër edhe për ide të rrezikshme të së djathtës, ai më 22 mars 1955 u shkarkua si kryeministër dhe u përjashtua nga Komiteti Qendor i Partisë. Dhe ja tani rehabilituar ishte përsëri kryeministër. Por ndërkohë në Budapest që nga 24 tetori ndodheshin trupa të ushtrisë sovjetike, vërtet "me veprim të kufizuar" por sidoqoftë hasën rezistencë nga populli kryeqytetas, ndaj u tërhoqën për të respektuar pavarësinë kombëtare të Hungarisë, aq më tepër që Nagi kishte kërkuar tërheqjen e tyre të menjëhershme. Por më 1 nëntor duke parë që trupat sovjetike po përgatiteshin të riktheheshin, Nagi u takua me ambasadorin sovjetik në Budapest, Andropov dhe protestoi ashpërsisht ndaj këtyre veprimeve. Ndërkohë ai shpalli edhe neutraliterin e Hungarisë dhe për këtë qëllim iu drejtua me një deklaratë edhe OKB-së, që çuditërisht nuk e mbështeti.

Në këtë gjendje tepër të nderë Byroja Politoke e KQ të PK të Bashkimit Sovjetik në një mbledhje të shpejtë mori vendim që Hungaria të pushtohej nga forcat sovjetike, madje pa pjesëmarrjen e ushtrive të vendeve të tjera pjesëtare të Traktatit të Varshaves.


Ndërkohë, unë, duke ndjekur lajmet e Radio Rait, mësoja se zhvillimet e reja në Hungari nuk ishin vetëm vazhdimi i ngjarjeve në Poloni por, para së gjithash, edhe pasojw e raportit të famshëm sekret të Hrushovit në Kongresin e 20-të të PK të Bashkimit Sovjetk,¨(17-24 shkurt 1956), ku ai kishte dënuar rreptësisht kultin e Stalinit, vdekur tre vjet më parë dhe kishte nxjerrë në pah pasojat e sundimit të tij të egër në të parin vend komunist të botë.


Këto zhvillime ishin gjithashtu edhe si dhe kahje të politikës së re hrushoviane për t’u afruar me vendet perendimore pas Luftës së Ftohtë midis Lindjes dhe Perendimit. Dhe hapi i parë ishte afrimi me Jugosllavinë e Titos, dënuar nga Stalini si tradhtar i parimeve të marksizëm-leninizmit, si revizionist që ishte hedhur në prehrin e imperializmit amerikan.


Në Hungari, ashtu si edhe në Poloni, siç thamë më sipër, ku punëtorët e Poznanit më 27 dhe 28 qershor u ngritën në manifestime të cilat u mbytën në gjak, zhvillimi i punimeve të Kongresit të 20-të të Partisë Socialiste Hungareze thelloi ndarjen midis udhëheqjes konservatore staliniste dhe elementëve liberalë, (të quajtur revizionistë e reformistë). Këta të fundit ndërmorën hapa për të përshpejtuar procesin e rinovimeve në parti dhe, sa më shpejt që të ishte e mundur, për të ndërmarrë reforma, që do t’ia ndryshonin fytyrën vendit, veçanërisht në fushën ekonomike.


Diskutime të tilla bëheshin, ndërkohë, edhe në Lidhjen e Shkrimtarëve, në klubin "Petëfi" si dhe në mjediset studentore. Në klubin "Petëfi" filluan të organizoheshin debate publike, së pari për orientimet që do të merrnin punimet e Kongresit të 20-të të Partisë Socialiste Hungareze e pastaj për një sërë problemesh të karakterit filozofik, ekonomik, historik, debate në të cilat filluan të merrnin pjesë qindra e qindra punëtorë dhe të rinj.

Shpërthimi i shpirtit kryengritës

Hungarezi Nandor vazhdin tregimin e tij retrospektiv:


"Në ditët e fundit të tetorit dhe fillimit të nëntorit në Universitetin Teknik të Budapestit, u grumbulluan rreth pesë mijë studentë e shumë profesorë, të cilët diskutuan plot zjarr në një mbedhje e cila zgjati deri në orët e para të mëngjesit. Në këtë mbledhje u përvijuan tezat e një programi demokratik, në të cilin ekzaltohej shpirti i Revolucionit Demokratik të vitit 1848, që kishte pasur si simbol Petëfin dhe kërkohej tërheqja e trupave sovjetike nga Hungaria, rikthimi i Imre Nagit në qeveri, zbatimi i Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të Deklaratës së të Drejtave të njeriut.


Në atë kohë në krye të partisë ishte Ernest Gerw, një neostalinist më pak fanatik sa Matias Rakoshi, që ishte detyruar të largohej nga skena politike. Mirëpo hija e Rakoshit, këtij udhëheqësi të urryer, ndër dikatorët më të ashpër të vendeve komuniste, sidoqoftë më i butë se Enver Hoxha juaj, rëndonte ende mbi Hungarinë e sfilitur. Ky Rakoshi, pas ngjarjeve të Poznanit, duke pasur frikë nga intelektualët reformistë, ishte rrekur t'i kundervinte ata kundër "agjentëve të borgjezisë", siç quante ata "të mallkuar" që grumbulloheshin në Klubin "Petëfi". Mirëpo manovrat e Rakoshit nuk përputheshin më me politikën e destalinizimit që kishte nisur Hrushovi. Ja përse në 17 qershor të vitit 1956, me porosi të tij, Mikojani dhe Suslovi, të ardhur enkas në Budapest, kishin zëvendësuar Rakoshin me Gerën, proces që ndodhi edhe me disa nga udhëheqësit stalinistë të vendeve të tjera të ashtuquajtura të kampit socialist. Mirëpo ishte një zëvendësim i pamjaftueshm për gjendjen që po krijohej".


Por le të kthehemi të ngjarjet që po zhvilloheshin në sallën e Universitetit Teknik të Budapestit, këtë radhë sipas kronikës të gazetës italiane "La Republika" të datës 3 tetor të vitit 2006:


"Mbledhja mbyllet me një komunikatë në të cilën studentët ftohen të mblidhen sërishmi të nesërmen.Qw mw 23 tetor, në orën 14.30 në rrugën "Gorki", pjesëmarrësit shkojnë parpara selisë së Bashkimit të Gazetarëve, për të arritur pastaj te përmedorja e gjeneralit Jozef Bem, në sheshin Palfi, përpara të cilit vendosin kurora me lule, në shenjë solidariteti me studenëtë polakë të keqtrajtuar në Poznan,të cilët kishin protestuar pas masakrave të policisë sekrete kundër tyre.

Citohen pjesë nga komunikata që përfundojnë me thirrjen drejtuar punëtorëve të fabrikave që të bashkohen me studentët. Përplasja nuk fillon me nismën e tyre. Manifestimi studentor, më parë i ndaluar e pastaj, në castet e fundit, i autorizuar nga qeveria e mbërthyer nga paniku, përfundon me të shtëna parpara godinës së Radios, ku fortafolësit transmtojnë një fjalim të ashpër të Gerës. Studentët kërkojnë që nga mikrofonët e Radios të transmetohet komunikata e tyre, por drejtori i saj e hedh poshtw me përbuzje këtë kërkesë. Reparte të ushtrisë hungareze të dërguara në atë vend për të vendosur rendin, nuk binden që të qëllojnë mbi turmat dhe shpesh u japin atyre armë.Ndwrkohw po mw 23 tetor nw orwn 21.30 masat popullore rrwzojnw përmendoren e Stalinit.".

Vazhdon tregimi retrospektiv i hungarezit Nandor


"Janë më qindra budapestianë të çdo moshe që e tërheqin zvarrë këtë përmendore duke e copëtuar si mundin. Midis tyre edhe unë. Me t'u informuar për këto përleshje që arrijnë deri te godina e Radios dhe Parlamentit, punëtorët e Cepelit, Ujpeshtit dhe lagjeve rrethinore zotërojnë si mundin automjete dhe arrijnë në qendër të Budapestit. Rrugët ndriçohen nga flakadanë me të cilët digjen simbolet e komunizmit sovjetik, ylli i kuq dhe drapëri me çekan, si dhe libraritë me libra në rusisht. Kështu gjatë natës midis 23 dhe 24 tetorit manifestimi i studentëve, ku marrin pjesë dhe mijwra banorë të Budapestit, shndërrohet në një revoltë popullore që më 28 tetor shtrihet në të gjithë Hungarinë. Para turmave tani ndodhen forca të AVH-së, pra, Sigurimi i Shtetit, i lidhur me shërbimet e Sigurimit Sovjetik, që përpiqet të mbrojë si mundet selinë e KQ të Partisë, të Parlamentit dhe të Centralit Telefonik.


AVH-ja e sheh se nuk mund të mbështetet te forcat e rendit dhe aq më tepër te ushtria që bashkohet tashmë tërësisht me popullin. Madje, vë re ushtarë që furnizojnë gjindjen me armw e ushqime e pastaj ka nga ata që vihen në ndjekje të agjentëve të dyshuar se kanë qëlluar mbi turma.Një grup punëtorësh futet ne parlament, duke depërtuar edhe në radhwt e njerëzve të AVH-së.(Për ata më pas nuk u mor vesh se ku përfunduan
). Turmat në pritje që ata të kthehen, nis e shqetësohet.Fillojnë përleshje me forcat e rendit që kanë rrethuar Parlamentin.Dhe papritur nga dritaret dhe catia e saj agjentw tw AVH-së nisin të qëllojnë më mitrolazë.Turmat u kundwrpërgjigjen me armë që ua rrëmbejnë forcave të rendit.Sidoqoftë, ka plot të vrarë-një masakër e vërtetë".


Ndërkohë, unë nuk i ndahem lajmeve të Radios italiane, që përsërit në mënyrë të përmbledhur kronikën e atyre ditëve: Sipas tyre Komiteti Qendror i Partisë, në panik e sipër, merr vendime kontradiktore. Nga një anë rikthen Imre Nagin në Komitetin Qendror dhe e emëron kryetar të qeverisë dhe, nga ana tjetër, kërkon ndërhyrjen e trupave sovjetike që të stabilizojnë gjendjen dhe për këtë të vendosin shtetrrethimin dhe ligjin e luftës që dekretohen me ngut.


Imre Nagi është rehabilituar si Gomulka në Poloni. Mirëpo, sipas lajmeve, zhvillimet politike po shkojnë drejt një zgjidhjeje të tensionuar.Komente të Radios theksojnë se 23 tetori nuk wshtw vecse akti i parë i një revolte që, siç shihet, do të jetë një kryengritje kombëtare kundër pushtimit rus, kundër një regjimi totalitar, për vendosjen e një demokracie të vërtetë".

Nga gazeta italiane "La Republika", 3 tetor 2006:


"Një nga studiuesit më të njohur të ish-demokracive popullore në Evropë, profesori hungarez Fransua Fejto, thotë se në këtë tetor të vonuar aspiratat e hungarezëve u shprehen me një shpërthim të crregullt si një fishekzjarre spontane ëndrrash, pasioneësh, dobësish. Pesha e shtypjes u thërmua duke i dhënë një shpëthim të vrullshën të gjitha shtresave të një shoqërie që komunizmi real nuk kishte mundur ta mposhte.


Nagi u pa se ishte në një pozicion të vështirë.Komunist leal e patriot realist ai kërkoi të respektonte kompromisin e arritur me sovjetikët, (Suslovi dhe Mikojani ndwrkohw kishinarritur me një frymë në Budapest).


Sipas këtij kompromisi Hungaria nuk do të dilte nga blloku sovjetik. Por kryengritja ishte shndërruar tashmë në
revolucion e Nagi nuk kishte mjete për ta udhëhequr dhe përmbajtur. Kështu, kur drejtuesit e kryengritjes kërkuan që të denoncohej Pakti i Varshavës, të respektohej pavarësia totale dhe neutraliteti i Hungarisw.

Unë pas dëgjimit të komenteve të Radio Rait bisedoja më babanë në shtëpi dhe me ndonjë shok të ngushtë, me dëshirën që këto ngjarje të shpinin në përmbysjen e regjimit komunist në Hungari. Shtypi dhe Radio Tirana jepnin lajme të thata rreth këtyre ngjarjeve që kishin tronditur Hungarinë dhe që ndiqeshin me vëmendjen më të madhe nga opinioni publik botëror.Hungarezët, sipas komenteve, prisnin ç'veprime do të ndërmerrrte Perendimi dhe kryesisht SHBA-ja. Por që andej nuk vinte veçse një heshtje e nderë.

Ditë tragjike të revolucionit

Pas ngjarjeve që shpunë në shpërthimin e revoltave dhe përleshjeve me forcat e AVH-së (Sigurimit të Shtetit), ku pati dhe qindra e qindra të vrarë, qeveria e Nagit, i rehabilituar me ngut nga burokratët stalinistë, i kishte u përjashtuar ata nga të gjitha postet ministrore. Në qeveri ishte futur edhe filozofi Lukash si dhe elementë të tjerë të moderuar. Por, sidoqoftë, sekretar i partisë u zgjodh Kadari,filohrushovian që zëvendësoi Gerën, edhe ai, ashtu si Rakoshi, dishepull i Stalinit.


U fol atëhërë se masakrat e 23 -25 tetorit, ishin vepër e ushtarëve rusë. Por nuk ishte kështu, siç rrëfen edhe hungarezi Nandor, ashtu si e kam vënë në dukje mw sipwr, arratisur nga Hungaria më 1956 dhe sot banues në SHBA, dëshmitar i disa prej këtyre ngjarjeve tw cilave ai u kthehet edhe njw herw pwr t’i bwrw edhe mw tw qarta:


"Forcat ushtarake ruse të vendosura në Budapest, nuk ndërhynë në këto raprezalje që filluan të kishin përmasa të mëdha. Madje edhe më 28 tetor kur, me urdhër të komandws sw ushtrisw ruse filloi sulmin masiv i trupave tw tyre nwpwr rrugwt e Budapestit
, i cili u mbështetej nga forcat filostaliniste. Dhe të tërë ne mbetëm të shtangur, kur pamë që ushtarët rusë, jo vetëm nuk qëlluan mbi popull, por, madje, pati nga ata qw u bashkuan me të. Kështu ndodhi edhe me një pjesë të policisë së drejtuar nga komandanti i tyre, Maleter. Ishin me të vërtetë pamje tronditëse dhe mallëngjyese, që u jepnin zëmër kryengritësve me të cilët qenw bashkuar edhe fëmijë 15-16 vjeçarë, aq sa isha unë asokohe dhe të cilëve nuk iu bënte fare përshtypje vdekja. Ata që qëlluan mbi turma, bile, pabesisht, ishin, si, gjithnjë forcat e AVH-së, disa nga tw cilwt u vendoswn mbi çatinë e Ministrisë së Bujqësisë. Nga plumbat e tyre ranë të vrarë shumë njerëz, pa ditur nga vinin breshëritë vdekjeprurëse. Megjithatë, kryengritësit arritën t'i pikasnin, të luftonin kudo me ta, t'i kapnin e t'i vrisin në vend, madje edhe kur përpiqeshin të fshiheshin për të shpëtuar kokën, qoftë edhe nëpër shtëpitë e tyre. Gjak lahej me gjak".

Ndërkohë, duke dëgjuar Radio Rain, unë me babanë mësoj se në Budapest lindin këshillat e punëtorëve, që kërkojnë tërheqjen e menjëhershme të trupave ruse. Madje, edhe në stacione radiosh vendore, që ngrejnë peshë shpirtin kryengritës të popullit. Rilindin sindikata, gazeta e shoqëri kulturore, të ndaluara nga Rakoshi.
Stalinistët, duke parë që po u lëkundet toka ndër këmbë, kërkojnë të ngjallin gjithnjë e më shumë panik me anë të forcave të Sigurimit, AVH.


Tani pritet sulmi i dytë i ushtrisë ruse.


Nagi, për të mënjanuar pasojat e rënda, që mund të këtë shumë e shumë jetë të humbura, shkon në Moskë ku bisedon, së pari me Andropovin dhe Mikojanin, e pastaj edhe me vetë Hrushovin. Në këto bisedime udhëheqësit e lartë rusë, për nevojat e tyre, e konsiderojnë Nagin element të vlefshëm për të dalë nga gjendja e vështirë, e njëjtë si ajo në Paznan të Polonisë, duke zbatuar kwshtu politikën "tërhiq e mos këput".

Nga kujtimet e gazetarit anglez me origjinë hungareze, Viktor Sebestien, dësmitar i këtyre ngjarjeve, (sipas gazetës italiane, "La Republika", 3 tetor 2006).


"Më 30 tetor të vitit 1956 u rrethua godina e Komitetit Qendror të Partisë. Pas një beteje prej tri orësh funksionarët e lartë dhe të urryer, dolën nga godina me flamurë të bardhë në duar. U pushkatuan menjëherë e trupat e tyre u varën me kokë poshtë si Musolini në Milano, pastaj kufomave iu vu zjarr". Një ditë më pas në Kremlin anëtarët e Politbyrosë panë foto me disa skena të tilla dhe vendosën të vepronin. Por, besoj se arritën të merrnin një vendim si të gjitha perandoritë: e ndienin se, po të linin Hungarinë, edhe vendet e tjera satelite të Evropës Lindore, do të ngriheshin njeri pas tjetrit. Kështu Moska vendosi të dërgojë një numër të stërmadh
tankesh dhë trupash speciale."

Kjo ishte më se e vërtetë. Sipas komenteve të Radio Rait, sidomos pas shtypjes së revolucionit, dëgjoja se në tetor të vitit 1956 në Budapest ndodheshin 1500 tanke sovjetike. Luftëtarët e lirisë shkatërruan 150, vranë 600 ushtarë dhe disa qindra agjentë besnikë të Moskës. E vërteta është se shumë nga këto tanke ishin të modeleve të vjetra, të tjerët dolën shpejt jashtë përdorimit gjatë përleshjeve me kryenngritësit, ose për mungesë benzine.


Trupat ruse, të pranishme prej vitesh në Hungari, nuk ishin të specilalizuara dhe kështu u bënë pre e njësive revolucionare, që përbëheshin nga rreth 25 mijë vetë, midis të cilëve edhe gra e fëmijë, të gatshëm për të vdekur. Megjithatë, një ditë para dërgimit të forcave speciale, që përbëheshin nga rreth 150 mijë ushtarësh dhe rreth 4000 tanke, Kadarit u deklaroi rusëve se ndërhyrja e Ushtrisë së Kuqe do të reduktonte në hic besueshmërinë morale të komunistëve para popullit. Madje ai nw bisedw me ambasadorin sovjetik nw Budapest, Andropov,pati guximin t’i thoshte twrw mllef se nw rast tanket sovjetike do tw futeshin nw Budapest,ai do tw zbriste nwpwr rrugw dhe me duar do tw luftonte kundwr tyre.Si pasojë Maleteri, ministri i Mbrojtjes, kërkoi takim me udhehëqësit ushtarakë rusë më Moskë, ku tha me vendosmëri se trupat e tyre ushtarake duhej të tërhiqeshin përfundimisht nga Hungaria.


Mirëpo gjatë bisedimeve midis të dy delegacioneve, ai u arrestua me urdhër të gjeneralit Serov. Kjo ishte një ngjarje pa precedencë, një kurth, që e detyroi gjeneralin tjetër rus, Malinin, të protestonte, por pastaj të tërhiqej dhe të heshtte. (Sipas artikullit "I fatti d'Ungheria" ("Faktet e Hungarisë",ital., në internet.)

Nga dëshmia e hungarezit Nandor:


"Në agimin e 4 nëntorit trupat speciale ruse,të shoqëruara nga avionë e artileri të rëndë, arritën në portat e Budapestit, kurse sekretari i Partisë, Kadar,i kthyer me nxitim nga Moska, njoftoi nga qyteti Solik për krijimin e një "qeverie të re, revolucionare të punëtorëve dhe fshatarëve".Dhe pikwrisht ky Kadar qw, sic pwrmenda mw sipwr kishte kwrcwnuar Andropovin se po tw shihte tanket ruse nw rrugwt e Budapestit, do t’u sulej me duar,tashmw qw ka zwnw vendin e Nagit,pwrfundimisht tw mwnjanuar,deklaron pa pikw turpi se,meqw qeveria e tij nuk wshtw nw gjendje tw mposhtw trazirat kundwrrevolucionare qw kanw shpwrthyer nw vend,i bwn tjirrje qeverisw sovjetike qw tw dwrgojw trupa pwr tw rivendosur demokracinw e rrezikuar socialiste.C’e madhe hipokrizi!...Sidoqoftë,para tij Nagi ka kurajë të thotë në një mesazh drejtuar popullit nga Radio Budapesti, se ushtria hungareze do të luftojë për mbrojtjen e vendit qw po pushtohet nga ushtria sovjetike, se Hungaria duhet të dalë nga Traktati i Varshavës…Mirëpo është vonë. Kuptohet se rusët tani vendosin vetë për gjithçka në Hungari.Shumë nga tanket ruse para se të futen në Budapest,qëllojnë godinat rrethinore, për të dëshmuar se kjo do të ndodhë edhe në kryeqytet edhe me
qytetarët, nëse do të kundërpërgjigjen. Na vinë lajme se qyteti Cepel, rrënohet i tëri nga predhat e tyre. Atëherë Nagi, duke e parë se nuk e pret vecse plumbi, detyrohet të kërkojë strehim politik në ambasadën jugosllave. Bashkimi Sovjetik, ndërkohë, njofton botën se kjo ndërhyrje bëhet në bazë të vendimeve të Traktatit të Varshavës. C’ farsë e absurde…"

Nga lajmet e Radio Rait mësoja se tanket ruse po bëheshin gati të futeshin në Budapest. Filloi ngritja e barrikadave. Të gjithë ishin të përgatitur për luftë me cdo lloj mjeti, që nga gurët, shkopijtë e, doemos armët e municonet që vazhdojnë të vijnë nga fabrikat e prodhimit të arëmëve.

Janë tashmë më mijëra e mijëra që thonë se nuk janë vendimtare vetëm armët moderne për të zmbrapsur "proletarët rusë me yll të kuq në ballë", por edhe fjalët,mbi të gjitha, shpirti i vetë popullit.
Opinioni publik botëror nis e shqetësohet nga ashpërsimi i gjendjes në Hungari. 101 intelektualë të njohur italianë nënshkruajnë një thirrje në shenjë solidariteti me kryengritësit. (Pas shtypjes së revolucionit mbi 300 mijë komunistë italianë largohen të zhgënjyer nga partia. Edhe parti të të tjera komuniste janë në krizë, midis të cilave dhe Partia Komuniste Britanike).

Në këtë periudhë të tensionuar Hrushovi fluturon në Brioni për të biseduar me Titon rreth problemit hungarez. Punëtorët e fabrikave për prodhimin e armëve fillojnë të armatosin kryengritësit. Ushtarë e policë bashkohen gjithnjë e më shumë me ta. Në radhët e tyre bëjnë pjesë jo vetëm të rinj, por, madje,edhe fëmjë tshmë edhe 10-12-vjeçarë.


Megjithatë, ushtria sovjetike përparon, ndonëse me shumë vështirësi, ngaqë has rezistencën e e kryengritësve. Ushtarët rusë mpaken dhe nuk e marrin me mend që një popull i armatosur keq, ka mundur të hedhë në erë kolona tankesh.Ka nga ta që bashkohen vëllazërisht me kryengritësit, si shokë e tyre ditë më parë.Por agjentë e AHV-së përdorin dredhi. Nga catitë e godinave publike shtien mbi tanket ruse, për të provokuar kundërveprimine tyre. Një grup kryengritësish kërkon që nga godina e Parlamentit të hiqen simbolet e komunizmit, por vriten nga agjentë tw kwtij sigurimi.

Nga burime historike ne internet rreth ngjarjeve të 4 nëntorit


"Në sulmin e dytë, të nisur më 4 nëntor, forcat sovjetike, përbëhej kryesisht nga ushtarërë të mobilizuar nga republikat e Azisë Qendrore, taxhikë, uzbekë, turkmenë", të cilëve u kishin thënë se do të luftonin për të thyer " trupat imperialiste që kishin pushtuar Egjiptin". Por shumë kuptuan shpejt të vertetën, kuptuan se po bëheshin mish për top për ambicjet e gjeneraleve rusomëdhenj. Pati nga ata që u carmatosën, që u dërguan në Rusi, në vagonë të kycur, sepse refuzuan të zbatonin urdhërët e komandantëve të tyre gjakatarë. Këto urdhëra qenë të qarta:të ndëshkohet klasa punëtore në Budapest. Ndaj tanket përparonin me kujdes nëpër rrugët e qytetit,duke goditur pallate, shkolla, vendstrehime për të plagosurit e të moshuarit. Luftimet qenë të ashpra në zonat punëtore të Budapesti, në Cepelin e kthyer ne gërmadhë, në Ujpest, Kelenfold, Amgiafold në Zuglo.

Punëtori Mark Molnar, i dëbuar nga ushtria gjatë regjmit stalinist të Rakoshit thoshte: "Jeta jonë është e thjeshtë: tetë orë luftime, tetë orë punë për të fabrikuar armë dhe tetë orë pushim".


Në mbrëmjen e 7 nëntorit,daja im, me rastin e martesës bënte dasmë në shtëpinë e tij. Dhe ja, në lajmet e orës 18.00 folësja e njohur, Vera Zheji, e cila pak mw shumw se njw vit më pas do të bëhej mësuesja dhe kolegia ime në mikrofonin e Radio Tiranës, lexoi lajmin e parë ngai cili ne mwsuam se trupat ruse në Budapest, tashmë e kishin plotësisht në dorë situatën dhe se kundërevolucioni i kishte ditët e numëruara. Disa nga dasmorët duartrokitën. Por dukej se secili nga ne ishte pushtuar nga trishtimi në ato çaste.


Çdo mbrëmje, duke ndjekur Radio Rain mësoja lajme edhe më të trishta:Mw 11 nwntor Revolucioni hungarez ishte mbytur nw gjak… Më 22 nëntor Nagi, i strehuar në ambasadën jugosllave, bëri një përpjekje për të ikur, por patrullat ruse ndalën makinën e tij dhe e arrestuan. Më pas u mor vesh se fati i tij ishte përcaktuar pas takimit midis Hrushovit dhe Titos në Brioni. Këtë radhë Titoja, ai që ishte treguar aq entuziast për ndryshimet në Hungari, iu nënështrua vullnetit të atij të cilit, si usta i kishte mësuar si të shkëputej nga kthetrat e dogmatizmit stalinian.


Thuajse dy vjet më pas, më 16 qershor të viti 1958, Nagi,qw sw bashku me bashkwpunwtoret mw tw ngushtw dhe familjen ishte izoluar diku nw rrethinat e Bukureshtit , u pushaktua për tradhti të lartë. Bashkw mw tw edhe gjenerali Maleter,qw,sic e kemi parw u ishte kundwrvwnw gjeneralwve rusw,tw cilwt kishin kwrkuar me cdo kusht qw Budapesti tw pushtohej. Edhe Mao Ce Duni nga Kina e largët nuk e ngriti zërin, ndonëse ishte në grindje të fshehtë me Hrushovin. Kurse Enver Hoxha ishte në kulmin e gëzimit për kthesën që po ndodhte në Hungari pas ndërhyrjes së trupave sovjetike.

Me afrimin e dimrit tw ashpër hungarez, qeveria e re kërkon dëshpërimisht të rifillojë prodhimi i qymyrgurit,i nevojshëm edhe për prodhimn e energjisë elektrike. Por punëtorët me anë të këshillavë që kanë ngritur, këmbëngulin në kërkesat e tyre: fabrikat t'u takojnë punëtorëve;drejtori të jetë një punonjës i fabrikës që duhet të zgjidhet nga këshilli me mandat të asamblesë së fabrikës, etj.


Jo vetëm kaq: megjithë shtypjen e kërcënimet e egra, Këshillli Qendror i Punëtorëve të Budapestit, që formohet vetëm disa ditë pas ndërhyrjes së dytë të trupave sovjetike,kërkon me këmbëngulje nga qeveria tërheqjen e trupave ruse nga vendi; liri fjale e shtypi, zgjedhje të lira etj.

Por qeveria e Kadarit, filosovjetik, zuri të merrte masa represive.Arrestoi drejtuesit e Këshillit të Punëtorëve të Budapestit dhe shpërndau me forcë të gjitha grevat që u organizuan me këtë rast.


Në këtë periudhë, vec trupit tonë dipomatik, në Budapest studionin shumë studentë shqiptarë, të cilët gjatë ditëve të stuhishme Revolucionit u strehuan në godinën e ambasadës sonë. Edhe ata u bënë dëshmitarë të kësaj lufte të pashembullt të banorëve të Budapestit kundër diktaturës staliniste dhe pushtimit rus.Disa prej kwtyre ngjarjeve i kam mwsuar edhe unw qw atwherw nga njeri prej tyre, qw ishte shok imi i ngusht.Më pas twrw studentwt tanw qw mwsonin nw Hungari, u dërguan të studionin në shkolla të larta të vendeve të tjera socialiste.

Pasojat tragjike pas nderhyrjes së trupave rusë në Budapest

Dëshmon hungarezi Nandor:


"Kështu,më 7 nentor, pas luftimesh të përgjakëshme që sollën mposhtjen e revolucionit antikomunist, rusët rivendosën sundimine tyre në Hungari me Kadarin, Sekretar të Parë të Partisë dhe krijimin e një qeverie tërësisht filosovjetike. Nisën të ndiqeshin si elementë kundërrevolucionarë, shumë e shumë kryengritës. Si pasojë, u pushkatuan mbi 10 mijë vetë. (Ka shifra shifra të tjera sipas të cilave numri i tyre arrin në rreth 50 mijë të, duke përfshirë edhe 5 mijë ushtare rusë të vrarë).


Stalinistët në të gjithë botën deklaruan atëherë me bujë se kjo kryengritje ishte një grusht shteti i tipit fashist. Por për çfarë fashistësh bëhej fjalë, kur të tillë nuk kishte pasur as në popull dhe as në udhëheqje të kryengritjes? Por duhej gjetur një kokë turku. Dhe na doli se ky ishte kardinali Mincenti. Pra, ky na qenkësh kapoja i kundërevolucionarëve. Dhe gjëja më e cuditshme në këtë situatë tragjike ishte se gjatë kryengritjes Mincenti u detyrua të kërkonte strehim politik në ambasadën amerikane në Budapest, i cilësuar si element reksionar, që po
vepronte në dëm të interesave të klasws punëtore, kur ai kishte mbrojtur pikërisht këshillat punëtore. Mirëpo ato quheshin reaksionare nga qeveritarët e Kadarit. Kardinali Mincenti ndenji për shumë vite në ambasadën amerikane dhe vetëm kur unë i arratisur nga Hungaria jetoja në SHBA, mora vesh se kishte fituar lirinë pas një amnistie të qeverisë komuniste. Kjo kishte ndodhur edhe me një "element kundërevolucionar" që, duke mos mundur të arratisej, ishte fshehur për vite të tëra nën çatinë shtëpisë së tij dhe ishte quajtur si i humbur...".

Hungarezët të tradhtuar nga Perendimi

Siç thamë më sipër, shpërthimi i revoltave masive në Budapest kundër regjmit komunist dhe pushtimit rus tërhoqi vemendjen e opinionit publik botëror.Ai u njoh me ngarjet e pwrgjakshme telegrafike,por edhe nwpwrmjet pamjeve filmike tw kanaleve televizive qw kishin filluar tw pwrhapeshin nw Evropw dhe Hungari.Por qeveritë përendimore nuk nderhynë në këtë konflit me përmasa apoliktike, që solli mbi 25 mijë të vdekur e mbi 250 mijë hungarezë të arratisur, pra, gati 3% e popullisë. U arratisën edhe futbollistët e "Honvedit", skuadrës së ushtrisë hungareze që ndodhej në një turne nëpër Evropë, midis të cilëve Pushkashi, Cibori, Kocishi, që luajtën për vite në kampionatin spanjoll.


Nga dëshmia e gazetarit anglez, Viktor Sebastienit, me origjinë hungareze, nw njw intervistw tw botuar nw gazetwn italiane "La Republika" mw 3 tetor tw vitit 2006, dwshmon:

"Po, hungarezwt e ndien veten tw tradhtuar nga Perendimi.Veçanërisht nga Amerika. Por presidenti Aizenhauer ishte në prag të zgjedhjeve presidentore dhe nuk e vuri fare në diskutim këtë cështje kaq rëndësishme, duke respektuar kështu, me sa dukej, marrëveshtjen e Jaltës për ndarjen e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore, ku Hungaria do t’i përkiste Lindjes, pra, sferës së Bashkimit Sovjetik. Kam lindur në Budapest,kam përjetuar ato ngjarje, sidoqë prindërit e mi nuk morën pjesë aktive në to,por vuajta shpirtërsht për ato që ndodhën në Hungari. Disa muaj me pas tërë familja jonë emigroi në Perendim, por, megjthatë, nuk e harroj kurrë vititn 1956, që për mua është një jetë e tërë".


(Përsa u përket vendeve të tjera perendimore, duhet thënë se tek ato ndikoi edhe kriza e Kanalit të Suezit në tetor të vitit 1956, ku forca të ushtrive anglo-franko-izraelite luftuan kundër ushtrisë egjiptiane").

Duke rikujtuar këto ngjarje në Budapest, më 1972

Në qershor të atij viti, si gazetar sportiv i RTVSH-së, shoqërova skuadrën tonë kombëtare në një ndeshje që ajo luajti në Helsinki me përfaqësuesen finlandeze. Në të kthyer me avion, u ndalëm një ditë në Budapest. Tërë mëngjesin patëm mundësi të shëtitnim më këmbë e autobus nëpër disa vende të këtij qyteti të mahnitshëm.
Duke ecur bashkë me futbollistët, ndërmenda ngjarjet tragjike të vitit 1956. Ishte fund qershori, por bënte fresk. Rrugët qenë të qeta. Kalimtarët shkonin e vinin, doemos pa i rënë kurrë ndërmend se ç'bluaja unë në mëndje. Me siguri midis tyre kishte plot nga ta që i kishin përjetuar ato ngjarje që shkurtimisht po i pasqyroj në këtë shkrim.

Kalova para godinës së Parlamentit e më shëmbelleu se që andej vinin britmat e mijëra qytetarëve që thërrisnn kundër diktaturës komuniste, kundër pushtimit sovjetik, qindra të tjerë që zvarisnin përmendoren e diktatorit Stalin,kurse nga catitë e godinave përreth dëgjoheshin të shtëna mitralozësh nga agjentë të policisë secrete, (AVH). Më bëhej sikur shihja trupa të gjakosur që shëmbeshim për tokë pa jetë,utërimat e tankeve ruse që shtinin mbi gjindjen, kundërveprimet e saj me armë, tanke të djegur, kufoma ushtërësh sovjetikë, sigurimas të copëtuar, një popull i paepur që lufton e nuk dorëzohet?


Një klithmë përdëlluese sa nuk m'u shqit nga buzët. Por u përmbajta. Edhe pas kaq vitesh gjendja në Hungari nuk kishte ndryshuar shumë. Vërtet diktatura e Kadarit nuk ishte si ajo e Rakoshit a e Enver Hoxhës, vërtet shihje njerëz të veshur mirë, vajza me minifunde, dëgjohej muzikë e bitëllsave e të rinj kërcenin rokenroll, vërtet tregoheshin edhe barceleta të kripura kundër udhëheqjes socialiste filoruse. Por, sidoqoftë, edhe atje kishte vetëm një parti që udhëhiqte, duke marrë gjithnjë urdhëra nga Moska, që të mos përsëriteshin më ngjarjet e vjeshtës së vitit 1956, që hungarezët nuk guxonin t'i zinin ende hapur me gojë.

Gusht 1990, përsëri në Budapest

Këtë radhë, madje me gruan dhe djalin, nisemi për vizitë te miq tanë në Suedi. (Ndërkohë të 5000 mijë shqiptarët e futur një muaj më parë nëpër ambasada, duke treguar urrejtjen kundër tiranisë dhe dëshirën për liri, janë vendosur nëpër vende të ndryshme të Evropës Perendimore).


Ndalemi, si atëherë, në Budapest. Por nuk është më Budapesti i 1972-shit. Eshtë rrëzuar muri i Berlinit, e në vendet e ish-demokracive popullore, veç Shqipërisë enverhoxhiste, ka nisur të fryjë flladi i lirisë. Tani hungarezët shprehen hapur, me dhëmbje dhe urrejtje për krimet e pushtuseve rusë dhe mercenarëeve të tyre hungarezë në ditët tragjike të tetor-nëntorit të vitit 1956. Jo vetëm kaq: Më 16 qershor të vitit 1989, në një ceremoni të madhe rehabilitohen të gjitha viktimat e kësaj kasaphaneje të mënxyrshme e bashkë me ta edhe Imre Nagi.


Mungon presidenti shqiptar, Ramiz Alia. Partia e Punës i qëndron ende besnike idealeve të Stalinit, përmendorja e të cilit vazhdon të kërcënojë këdo nga bulevardi "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë. (Vetëm në një natë dhjetori të vitit 1990, më së fundi, me urdhër të Ramiz Alisë kjo përmendore, e vetmja në Evropë, zhduket fshehurazi, për t’ia lënë radhën përmendores së Enver Hoxhës që rrëzohet në mënyrë spektakulare më 20 shkurt të viti 1990, nga rreth 100 mijë banorë të kryeqytetit, por 34 vjet pasi ishte rrëzuar këtu në Budapest).

Atë ditë presidenti rus, Gorbacov, pranon hapur krimet monstruoze në Hungari e Çekosllovaki. Edhe Napolitano, një ndër udhëheqësit kryesorë të P. Komuniste Italiane tw asaj kohe, pastaj senator i përjetshëm dhe sot president i Italisë, ai që i kishte quajtur atëherë kryengritësit hungareze rrugacë,banditë.Po kështu, kërkojnë falje ish-udhëheqës të tjerë të partive komuniste të Lindjes dhe Perendimit.


Shqipëria komuniste e Ramiz Alisw vazhdon të heshtë, gjithnjë besnike e Stalinit dhe Enver Hoxhës, i cili në librin e tij famëkeq, "Hrushovianët", si në të gjitha të ashtuquajturat "Vepra" të tij, duke u ndalur te Revolucioni i vitit 1956, (të cilin e quan me urrejtje shtazarake kundërevolucion), kur u drejtohej udhëheqësve të atëhershëm hungarezë,shkruante kwshtu:

"Ç'bëni, more kështu, si rrini duarkryq përpara këtij kundërrevolucioni që po ngrihet? Pse nuk merrni masa të mbyllni klubin "Petëfi", të arrestoni krerët turbullues, të nxirni kllasën punëtore të armatosur në bulevarde. Në rast se nuk arrestoni dot Mincentin, Imre Nagin nuk e arrestoni dot? Pushkaktoni disa nga krerët kundërrevoucionarë, që ta marrin vesh se ç'është duktatura e proletariatit?".

Në këtë mënyrë ishte gati të vepronte ky tiran, të cilit edhe perandori Neron, që i vuri flakët Romës, do t'ia kishte zili. Dhe do ta kishte bërë këtë pas Konferencës së Tiranës që u zhvillua disa muaj para ngjarjeve të Budapestit dhe Poznanit, në prill të vitit 1956, si dallëndyshe paralajmëruese e tyre, ku komunistë të ndershëm shqiptarë patën kurajë të kërkonin demokratizimin e jetës së partisë dhe, si pasojë, edhe të popullit dhe ngritjen e nivelit ekonomik tw tij. Por ai arriti ta shtypte që në zanafillë këtë pranverë të demokracisë sonë, duke burgosur e internuar të tërë ata që diskutuan në këtë konferencë.

Ramiz Alia dhe Revolucioni Kundwrkomunist Hungarez

Ramiz Alia më 1989 në cilësinë e presidentit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisw dhe Sekretarit të Parë të PPSH-së, siç shkruaj më sipër, nuk pati guximin të shkonte në Budapest dhe të merrte pjesë në ceremoninë e rehabilitimit të viktimave të regjimit komunist dhe çizmes sovjetike që shtypi Revolucionin antikomunist hungarez, më 16 qershor të vitit 1989, sepse nuk mund të dilte hapur kundër Enver Hoxhës, babait të tij shpirtëror, që ende kur ishte gjallë e kishte caktuar "trashëgimtar të fronit të tij". Por, në qoftë se nuk e bëri atëherë, kur e bënë tërë udhëheqësit e vendeve të Evropës Perëndimore dhe Lindore, duhej ta bënte në librin e tij të fundit "Jeta ime", (2010). Fatkeqësisht, jo vetëm nuk e bën, por, në një mënyrë ose në një tjetër, bën të kundërtën, kur, duke shkruar për gabimet, sipas tij, të Hrushovit në marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik, nënvizon:

" PPSH-ja pati divergjenca me Hrushovin edhe lidhur me ngjarjet e Hungarisw në vjeshtën e vitit 1956, ngjarje që i dhanë të drejtë edhe më shumë qëndrimit të rezervur të PPSH-së ndaj Kongresit XX …",(faqe 200).

Me fjalë të tjera Ramiz Alia edhe pas 55 vjetësh, nuk u luante asnjë presje pohimeve të mësipërme makabre të Enver Hoxhës, kur kritikonte udhëheqësit e atëhershëm hungarezë me tonin prej diktatori mendjemadh: "Në rast se nuk arrestoni dot Mincentin, Imre Nagin nuk e arrestoni dot? Pushkatoni disa nga udhëheqësit kundërrevolucionarë, që ta marrin vesh se ç’është diktatura e proletariatit".

Kjo bëhet edhe më e qartë, kur Ramiz Alia më poshtë shkruan:

"Ashtu siç u zhvilluan ngjarjet në Hungari, mund të sillnin pasoja serioze politike edhe në vendet e tjera tw Evropws Lindore, sepse "vija hungareze" vinte në diskutim disa parime të shoqërisë socialiste, të cilat kishin të bënin me politikën e brendshme dhe të jashtme të të gjithë bllokut lindor".(Po aty).

Pra, deri në fund të jetës Ramiz Alia dënon "vijën hungareze", thënë ndryshe, kwtw revolucion me tw vwrtetw popullor qw donte tw shkallmonte regjimin e urryer komunist nw Hungari, i cili sigurisht qw do tw ndikonte qw popujt e vendeve te tjera lindore qw vuanin nga diktatura komuniste,qw tw ngriheshin pwr ta pwrmbysur atw dhe pwr ta zevendwsuar me njw regjim tw vwrtetw demokratik.Nw kwtw mwnyrw Ramiz Alia injoron flijimin e mbi 25 mijw qytetarwve hungarezw, burra, gra dhe fwmijw qw humbwn jetwn gjatw ditwve tw pwrgjakshme tw kwtij revolucioni dhe rreth 250 mijw tw tjerwve, qw i pwrmenda mw sipwr, tw cilwt u dergjwn mw pas nw burgje ose kampe pwrqendrimi,sepse ai,si vetw si Enver Hoxha dhe si cilido diktator tjetwr komunist, kerkonin tw ruanin me cdo kusht tw ashtuquajturin sistemin sicialist nw vendet e tyre,pra tw ruanin sundimin e tyre totalitar.

Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe kur në faqet e fundit të librit të tij "Jeta ime" ai shkrua me krenari:

"Nga pikëpamja e bindjeve të mia unë kam deklaruar dhe ripohoj se i kam takuar dhe i përkas së majtës, idelaleve të socializmit marksist…".(faqe 504).

Pra, Ramiz Alia pranon edhe një herë se është përswri për vendosjen dhe forcimin e diktaturës së proletariatit, ose të diktaturës së shumicës mbi pakicën, të mbështetur në armën e saj më besnike, Sigurimin e Shtetit ose, meqë jemi te ngjarjet e Revolucionit Kundwrkomunist Hungarez, te AVH-ja, që mbrojti regjimin stalinist në Hungari, i cili u përmbys, më së fundi më 1990, jo vetëm në atë vend, por edhe në tërë vendet e Evropws Lindore, duke përfshirë edhe vendin tonë të cilin ai, si Enver Hoxha e katandisi keq e mos më keq, duke zbatuar këtë biçim "socializmi marksist" që, për fat të keq ai e ruajti në shpirtin dhe zemrën... e tij ai, i mbrami udhëheqës i Shqipërisë komuniste.

x x x

Duke lënë atë ditë gushti të vitit 1990 Budapestin, u ndala atë ditë para monumentit të poetit të madh hungarez, Shandor Petëfi, që me vështrimin e tij në pafundësi, dukej sikur përsëriste vargjet e tij të pavdekshme:

"Për dashurinë jap jetën/, Për lirinë fal dashurinë!"

Dhe ky rrëfim për ngjarjet rrënqethëse të vjeshtës së zymtë hungareze të vitit 1956,pra tw 55 vjetwve mw parw, është dhe dëshmia më e qartë se ç'mund të bëjë një popull për të ruajtur ose fituar lirinë.

Fund

Boston,tetor 2006-tetor 2011

SKIFTER KËLLIÇI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PAFUQIA TRUPËRUESE E NATOs PARA BARRIKADAVENga AUGUSTIN PALOKAJ, Koha ditore (11.09.2011)
ÇËSHTJA ÇAMENga FRANK SHKRELI (11.08.2011)
NDARJA E MADHE FETARE E ZGJEDHJEVE TË VITIT 2012Nga E.J. DIONNE Jr., Washington Post (11.08.2011)
SHPIRTI I ISH KRYEKUVENDARIT BËN DRITË NGA PARAJSA...Nga KËZE KOZETA ZYLO (11.06.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIKKISHA ORTODOKSE SERBE, FATEKQËSIA SHEKULLORE E BALLKANIT!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (11.05.2011)
GREQIA - SHERRI I EVROPËS - NË PRAG TË NJË KATASTROFENga FRANK SHKRELI (11.04.2011)
DIKTATORËT KANË VDEKJEN QË MERITOJNËNga SIMON SEBAG MONTEFIORE, New York Times (11.03.2011)
PABARAZIA E GABUARNga DAVID BROOKS, New York Times (11.01.2011)
AT GJERGJ FISHTA DHE TË DREJTAT E SHQIPTARËVE(Me rastin e 140-Vjetorit të Lindjes)Nga FRANK SHKRELI (10.30.2011)
GENOCIDI KOMUNIST NUK MUND DHE AS DUHET HARRUARNga AMIK KASORUHO  (10.29.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2021  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]