E Hënë, 07.04.2022, 09:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

ZANAFILLA E DITËS SË FALËNDERIMEVE DHE SI E FESTOJNË SHQIPTARËT E AMERIKËS

Nga ARTUR VREKAJ


E Mërkurë, 11.23.2011, 04:16pm (GMT+1)

Historikisht festa kombëtare e Ditës së Falënderimeve (Thanksgiving Day) në SHBA e ka zanafillën në Plymouth të shtetit Massachusetts 390 vjet më parë në ditën e fundit të vjeshtës së vitit 1621. Në këtë ditë rreth pesëdhjetë britanikë që kishin ardhur që një vit më parë, më 1620, në Botën e Re (kështu e quanin europianët Amerikën e banuar nga indianët) vendosën të festojnë së bashku me komshinjtë e tyre, vendasit indianë të fisit Wampanoag.

Tavolina e kësaj darke, sipas dorëshkrimeve, kishte mish gjeli, pate të egër, peshk etj. krahas prodhimeve të vjeshtës së parë në Amerikë nga duart e tyre.

Më shumë vihet theksi ne rendesine qe pati kjo feste per t'i dhene nje kujtim kesaj dite ne emer te shpetimit te njerezve qe erdhen nga Britania e Madhe nga te ftohtit e zones poshte Bostonit ( Cape Cod, Massachusetts) qe shkon edhe minus 20 grade celsius ne dimer (janar-shkurt); ne miresjelljen e vendasve indiane qe i ndihmuan te ardhurit me gjithçka munden per te filluar jeten e re si dhe si nje feste per prodhimet e bollshme te vjeshtes e lidhur kjo me lutjet dhe falenderimet per Zotin!

Dy vjet me vone me 1623 Autoriteti Civil i New England ku perfshihet sot shteti i Massachusetts e njohu si feste rajonale pas prodhimeve te bollshme te vjeshtes se atij viti. Pra, nuk u pa si nje feste fetare edhe pse perpara se te fillohej ngrenia zinin vend lutjet per Zotin per çka u dha ne Boten e Re, ne Amerike.

Dhe me 1863 u deklarua si feste kombetare e Amerikes pikerisht te enjten e katert te muajit nentor.

Edhe shqiptarët e Amerikës e festojnë Ditën e Falënderimeve. Gjeli i detit është simboli i ditës dhe kryefjala e pazareve që bëhen sot në Amerikë edhe nga shqiptarët. Nga disa familje shqiptare shihet si një zhvendosje ne kohe me nje muaj tradita e gatimit te gjelit te detit te shoqeruar me pershesh me ereza per Diten e Falenderimeve. Sepse siç e dime edhe sot gjeli i detit eshte popullor per tavolinen e Vitit te Ri ne Shqiperi.

Dreka ose darka e Ditës së Falënderimeve konsiderohet si festë familjare edhe nga shqiptarët. Por nuk perjashtohen rastet kur Tavolina e Dites se Falenderimeve mbledh per te gezuar familje shqiptare qe shkojne me njeri-tjetrin pa ndonje lidhje te afert miqesore ( gjak ose krushqi).

Tavolina shqiptare e Ditës së Falënderimeve në Amerikë bie erë kuzhine shqiptare me të vërtetë. Është e bollshme edhe për faktin se shumë shqiptarë kanë si pije tradicionale rakinë e sjellë nga Shqipëria, Birren Korça apo dhe verën e Kalifornisë të bërë po nga vetë shqiptarët, një risi që tashmë ka hyrë në rrugën e traditës.

Shqiptaret ne Amerike kultivojne perime ne bahçet e tyre dhe i konservojne ato ne forme turshie te cilat pa dyshim kane nje shije te veçante ne darka festash. Por me teper vazhdimi i tradites shqiptare te kujdesit ndaj bahçeve me peme frutore apo dhe perime te llojeve te ndryshme prane shtepive te tyre shihet si nje mbajtje gjalle e tradites shqiptare por qe eshte kuptimplote me festen e Dites se Falenderimeve.

Zakonisht kompanite ku punojne shqiptaret afrojne falas gjel deti per darken e Dites se Falenderimeve. Me shume interes paraqesin grupimet e shqiptareve qe angazhohen me gatime tradicionale siç jane pjekja e bukes se grurit apo dhe e embelsirave te llojeve te ndryshme per tua dhuruar atyre amerikaneve qe nuk kane shtepi apo edhe familjeve ne nevoje.

Shume shqiptare ne Amerike e shohin kete dite feste si nje mundesi per te uruar miqte e tyre ne Amerike por edhe per te dhuruar me çka munden per familjet ne nevoje.

ARTUR VREKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ROMANTIKËT E MËRZITSHËM MIZORËNga PAUL KRUGMAN, New York Times (11.23.2011)
RËNDËSIA E DIPLOMACISË PUBLIKE -- SHQIPËRIA DHE KOSOVA Nga FRANK SHKRELI (11.23.2011)
HAPJA E SHESHIT "SKËNDERBEJ"Nga MUJË BUÇPAPAJ (11.22.2011)
NJË POPULL MERITON ATË LETËRSI QË KANga Prof. As. Dr. ANTON PAPLEKA (11.21.2011)
MAKTHI TEKNOKRATIKNga DAVID BROOKS, New York Times (11.20.2011)
JOSEPH DIOGUARDI - MISIONAR I SHQIPTARISËNga ARTUR VREKAJ (11.19.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIKZGJIDHJA NË SHTETËSINË E KOSOVËS, JO TË RUSISË!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (11.19.2011)
Ambasadori Naim Malaj keqpërdori funksionin e tij të lartë shtetërorNJË ÇMIM I DIASPORËS PA DIASPORËN DHE I PËRVETËSUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ (11.18.2011)
GAZETA MAPO CENSURË, AUTOCENSURË APO KONFORMIZËM –  GJITHSESI KOMPROMETUESE PËR LIRINË E SHPREHJES!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (11.17.2011)
PJETËR ARBNORI I ANASHKALUARNga TONIN GJURAJ (11.17.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2022  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]