VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BAROMETRI DIPLOMATIK

POLITIKA, RRIH SHQIPTARËT, MBRO TADIQIN, ËSHTË POLITIKË E BEOGRADIT!

Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI


E Shtunë, 01.07.2012, 10:25pm (GMT1)

*** Presidenti i Serbisë Boris Tadiq (me leje të qeverisë së Kosovës) vjen në Kosovë, dhe deklaron se "Kosova është tokë serbe". Ndërkaq, presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë Bamir Topi dhe Sali Berisha ende nuk kanë guxuar të deklarojnë në Tiranë, as në Prishtinë se Kosova është e Shqipërisë!

*** Prandaj, nuk ka faj presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, që e ka vizituar Manastirin e Deçanit me rastin e kërshëndellave ortodokse, por ata që ende heshtin se Kosova është e Shqipërisë, si dhe ata në Prishtinë, që ia kanë dhënë "vizën" për të hyrë në Republikën e Kosovës. Nuk kanë faj shqiptarët që kanë protestuar paqësisht kundër vizitës politiko-fetare të Boris Tadiqit, bërë Kosovës më 6- 7 janar 2012, por ata që e kanë legalizuar atë.

Tadiqi, shembull i pakrahasueshëm antishqiptar!

Nolens volens, duhet të pranohet fakti se presidenti i Serbisë Boris Tadiq, me politikën dhe me deklaratat e tij zyrtare, sa herë ka dëshmuar se është antishqiptar (ashtu sikurse të gjithë kryetarët e mëparshëm të Serbisë), por në anën tjetër, ka provuar se është edhe president i guximshëm. Ndryshe, nuk do të vinte Kosovë, kur gjaku i dëshmorëve shqiptarë ende nuk është tharë, kur ende nuk janë zbuluar të gjitha varrezat masive në Kosovë dhe në territorin e Serbisë, kur ende nuk është zbardhur fati i mbi 1800 viktimave të zhdukura shqiptare, kur Serbia ende nuk ka paguar reparacionet për dëmet e shkaktuara njerëzore dhe materiale, kur Serbia ende mban peng pjesën veriore të Kosovës, duke e konsideruar si "territor të vetin". Dhe, jo vetëm pjesën veriore, por gjithë Kosovën. Këtë Tadiqi e përsëriti edhe në ceremoninë e meshës së kërshënellave në Manastirin e Deçanit, më 7 janar 2012, duke pohuar se "Kosova është tokë serbe".

 

-A nuk është kjo antishqiptari, por njëherit edhe trimëri e presidentit serb Boris Tadiq? – Të vete në një shtet të huaj, e zyrtarisht dhe botërisht (para qeverisë, para kuvendit, para presidencës së Republikës së Kosovës, para të gjithë faktorëve ndërkombëtarë, të pranishëm në Kosovë, në rolin e supervizorit të pavarësisë së mbikëqyrur ahtisariane, si dhe para mbarë popullit të dëmtuar shqiptar të Kosovës, si rrjedhim i gjenocidit të Serbisë), të pohojë se "Kosova është tokë jonë"! – Bravo i qoftë për guximin antishqiptar dhe antindërkombëtar! Mirëpo, këtë guxim dhe këtë liri të shprehurit politik të Boris Tadiq në Kosovë, ia ka garantuar vetë politika drejtuese e Republikës së Kosovës, e cila pas mbarimit të luftës (10 qershor 1999), disa herë ia ka dhënë "vizën" ligjore, që ta vizitojë Kosovën(!)

Vërtet, ky shembull i Boris Tadiqit (pozitiv për serbët, negativ për shqiptarët) , është i pakarahueshëm me politikën dhe me politikanët shqiptarë. Në lidhje me këtë, shtrohet kjo pyetje e pashmangshme: " Po, në 100 vitet e fundit, kur ka ndodhur në historinë e Shqipërisë, që një president a kryeministër i qeverisë së saj, të ketë ardhur në Kosovën e Shqipërisë (1912-2012) për të kremtuar festën e Bajramit a të Krishtilindjeve, e t’u ketë thënë shqiptarëve të shtypur dhe të kolonizuar: " Kosova është Shqiëri! Kososva është toka jonë!"

Kjo nuk ka ndodhur kurrë! Fatkeqësisht, kjo nuk po ndodhë as sot, pas pavarësimit të Kosovës, që ndonjë president, kryeministër apo ministër i Shqipërisë (1990-2012), të ketë pohuar (qoftë në Tiranë, qoftë në Prishtinë, qoftë në Bruksel, qoftë në Nju-Jork, qoftë në Uashington, qoftë në Vienë) se "Kosova është tokë-pjesë e Shqipërisë"(!)

 

- T’i besohet popullit, jo politikës që mbron Tadiqin!

 

- Të mos i besohet qeverisë së Kosovës, e cila po lëmon dhe po kruan Serbinë, duke e lejuar Tadiqin që me eskortën e tij politiko-fetare, të vijë lirshëm në Kosovë për t’i kërëcnuar shqiptarët se "Kosova është Serbi". T’i besohet popullit, i cili po rrahet nga qeveria e vet, pse po proteston kundër një politike të tillë të gabuar antishqiptare dhe antiserbe. Pra, duhet besuar popullit, duhet mbështetur popullin, jo politikën e Beogradit që e rrah popullin për të mbrojtur Tadiqin dhe interesat e shtetit dhe të kishës serbe të tij në Kosovë.

Pse të paguajë populli me "lëkurën" e vet për "faturën" e politikës së keqe të Kosovës? Pse të rrihet populli, e të mbrohet Tadiqi? – Kur populli nuk e ka ftuar Tadiqin në Kosovë, por këtë e ka bërë vetë qeveria e Kosovës. Meqë kompetentët e qeverisë së Kosovës, e kanë konsideruar dhe jusitifkuar si të drejtë lejimin e vizitës së presidentit B. Tadiq, në Kosovë, atëherë, logjika politike e thotë se, dikush nga përaqësuesit e qeverisë, të kuvendit apo të presindecë së Kosovës, është dashur ta shoqërojnë Boris Tadiqin në ceremoninë e tij në Manastirin e Deçanit. Mirëpo, pikërisht për shkak të një gabimi të tillë, është plotësisht e arsyeshme pse shqiptarët, janë dalë në rrugë për të protesuar paqësisht kundër vizitës politiko-fetare të Boris Tadiqit.- Si të mos kenë protesuar dhe reaguar protestuesit shqiptarët, kur Tadiqi shkel në tokën shqiptare dhe kërcënohet se "Kosova është tokë serbe"?!

Protestat e organizuara të popullatës shqiptare në Deçan dhe në Pejë kundër vizitës së presidentit Boris Tadiq në Kosovë, me rastin e kremtimit të kërshëndellave ortodokse (6-7 janar 2012) janë barometri më i saktë se politika e brendshme dhe e jashtme e Kosovës është plotësisht e gabueshme, sidomos kur është fjala ndaj Serbisë, e cila, edhe pse nuk e ka njohur si shtet më vete Kosovën, qeveria e Kosovës ia ka hapur rrugën asaj, që gradualisht të rikthehet në Kosovë. Për këtë nuk duhet fajësuar politika as diplomacia zyrtare e Beogradit, por ajo e Prishtinës, që është vënë në dispozicion të koncesioneve Serbisë, edhe pse kjo, deri tani, nuk ka dhënë asnjë sinjal pozitiv për njohjen e Republikës së Kosovës, si dhe të normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore me të.

Këtë politikë të gabuar të krerëve drejtues të Kosovës, para së gjithash e dëshmoi edhe dialogu i filluar "teknik" me Beogradin (mars 2011), i cili brenda një kohe shumë të shkurtër (me prëfundimin e marrëveshjeve Edita-Stefanoviq), jo vetëm Boris Tadiqit, por të gjithë serbëve të Serbisë, do t’ua hapë të gjitha rrugët tokësore, vijën e transportit hekurudhor, vijën e fluturimeve ajrore Beograd-Prishtinë, që të vijnë lirshëm dhe pa asnjë pengesë në Kosovë, edhe pse Beogradi nuk e njeh Republikën e Kosovës, ashtu siç e ripërsësriti, edhe Boris Tadiq në Manastirin e Deçanit (me të përfunduar liturgjia në shenjë të ceremonisë së Kërshëndellave ortodokse): " Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën, as nuk do t’i tërheqë strukturat shtetërore të saj nga Veriu i Kosovës, sepse Kosova është tokë serbe. Kjo është toka jonë. Gëzuar!...Edhe pse shumë shtete të fuqishme, anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së po bëjnë presion mbi Serbinë që t’i heqë institucionet nga Kosova, por kjo gjë nuk do të ndodhë."

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.