E Enjte, 10.21.2021, 02:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

BIJTË E TOKËS SË SHQIPEVE NË AMERIKË DHE ËNDRRA "SHQIPËRI"

Nga ARTUR VREKAJ


E Djelë, 01.08.2012, 09:41am (GMT+1)

Shqiptarët e Amerikës që vunë të parët këmbën në Botën e Re nuk rendën të bëheshin amerikanë apo të silleshin si amerikanë, sepse ata vuanin me zemër dhe shpirt se vendlindja e tyre, Shqipëria e viteve të para të 1900-ës, ishte shesh beteje dhe provincë lakmie nga fqinjët grabitqarë, sepse Shqipëria ishte në prag të fshirjes nga harta fizike për të kenaqur fqinjët që kishin më shumë influencë me kulisat e tyre në kancelaritë europiane dhe patjetër ruse.

Kështu, Bostoni do të kthehej në një shpresë kombëtare jo vetëm në Amerikë por edhe në qarqet shqiptare në Europë dhe Shqipëri për një Shqipëri të Pavarur. Kot nuk i thonë Amerikës Toka e Premtuar! Ndaj edhe këtu në Amerikë u përqëndrua truri dhe vetëdija kombëtare shqiptare në dekaden parapërgatitore në prag të pavarësisë së Shqipërisë.

Mendoni qe emigrantet ne Amerike jetonin shume keq ne fillimet e tyre, benin punet me te renda, fitonin shume pak, por vetem pse dinin te ndanin pergjegjesite per jetese ata mbijetuan dhe u bene te suksesshem. Te ndodhur ne nje situate te ngjashme konfliktuale me çka ndodhte ne Jugun e Shqiperise me shume se ne pjeset e tjera (Vilajetin e Janines) edhe ne Amerike greket i urrenin dhe perbuznin shqiptaret vetem e vetem se ishin flamurtare dhe veprimtare te çeshtjes kombetare shqiptare.

Diskriminimi i shqiptareve nga greket ne Amerike arrin kulmin pas refuzimit te kishes greke t'i bente sherbesen funeralit te djaloshit Kristaq Dishnica pse ishte veprimtar i çeshtjes kombetare shqiptare. Patriotet nuk ndjenjen duarkryq. U bashkuan dhe u mirorganizuan.

Koha thiri ne skene Nolin, Rilindasin autoritar, shqiptarin me te shkolluar te te gjithe koherave, shenjtin e shqiptareve etnike, nje nga baballaret e kombit shqiptar qe ende Shqiperia nuk i ka dhene vendin qe i takon ne tempullin e Pavaresise se Shqiperise, te Autonomise se Kishes Shqiptare nga Patriarkana Greke duke shpetuar keshtu greqizimin e Jugut te Shqiperise, te anetaresimit te Shqiperise ne Lidhjen e Kombeve si dhe prezantimit te demokracise perendimore ne Shqiperi!

Shqiptaret e Amerikes diten te bashkohen rreth Nolit si nje Perendi e vertete edhe pse greket e Unionit Vorioepirot bene te pamunduren. Dhe nuk gabuan.

Prej 1905 deri 1912 shqiptaret e Amerikes guxuan e bene enderr ato qe ne Shqiperi ishin te pamundura. Bene nje kishe autonome qe fliste shqip ne Boston, u organizuan ne shoqata me baze komuniteti si ne Boston, Worcester, Buffalo, New York, Saint Luis etj.

Me 1905 emigron ne Amerike Rilindasi Sotir Peci qe themeloi ne qershor 1906 gazeten KOMBI te shoqerise Dardhare ku shkruanin e punonin bashke Noli, Mihal Grameno, Nuci Naci, Kristo Dako etj

Filloi botimi ne shqip i librave. Me 1906 u hap shkolla e pare ne Amerike ku Petro Nini Luarasi i perndjekur nga greket u be mesonjes i Gjuhes Shqipe ne Natik, te shtetit Masschusetts, SHBA bashke me Kristo Daken.

Me 1907 per here te pare autoriteti shteteror i New England u lejoi ngritjen e flamurit kombetar edhe pse shqiptaret e Amerkes zyrtarisht klasifikoheshin me nenshtesi turke. Pra, Amerika ua njohu kombesine! Dhe kjo s’eshte pak.

Keshtu, "Kombi" nenvizonte me 1907 se vetem ne Massachusetts numeroheshin 1700 shqiptare, ndersa censusi federal i SHBA-se tre vjet tme vone me 1910 identifikonte vetem 625 pasi Shqiperia ishte ende nen Turqine dhe identifikimi i shqiptareve si shqiptare ishte i veshtire kur nga shoqeria amerikane identifikoheshin si turke dhe greke.

Me 1908 Bashkesia e shqiptareve te Rumanise i jep si dhurate Nolit nje flamur kombetar shqiptar qe eshte edhe sot ne Kishen e Shen Gjergjit (Kisha e Nolit) ne Boston.

Pra kishin nje komunitet me dinjitet e krenari kombetare te paster shqiptare.

Me 1909 Noli me patriotet themeloi gazeten Dielli si vazhdim i KOMBI qe u be lajmetare levizjes kombetare per Pavaresine e Shqiperise.

Me 1909 me ftese te patrioteve shqiptare vjen ne Amerike Faik Konica qe punon per Dielli. Dhe aksioni kombetar u be me i plote. Rralle gjen nje dyshe diplomatesh qe te mbledhe rreth vetes me mish e me shpirt mijera e mijera shqiptare jo vetem ne Amerike po kudo ne Diaspore edhe ne Shqiperi per te percuar kushtrimin e ngritjes se ndergjegjes kombetare shqiptare. Pra, nje aksion ne unitet megjithe presionin e madh turk, grek, serb, malazez e bullgar ne veçanti, shtuar ketu dhe refuzimin e Fuqive te Medha per te ndalur copetimin e Shqiperise ne dhjetevjecarin e pare te 1900-es kur Turqise i kishte pjelle halli me vetveten dhe me Rusine.

Ku tjeter veç Amerikes, ne Boten e Re shqiptaret do te gjenin ne Europe (ne Boten e Vjeter) kaq civilizim dhe dashuri, kaq respekt per ate çka manifestonin e krijonin mes tyre per endrren "Shqiperi"? Askund. As dhe ne Shqiperi, per fat te keq. Brenda tyre po rritej endrra e nje kombi te neperkembur qe duhej bere pa kushte!

Nuk mund te mos nenvizosh ndikimin e madh te lirise dhe demkokracise Amerikane qe perfshiu gjithe shqiptaret e Amerikes ne Levizjen kombetare te shqiptareve per Liri e Pavaresi, per nje shtet te tyre ne territoret e banuara nga shqiptaret. Ndikuan shume dhe vajtje ardhjet e tyre dhe duke bere krahasimin me ate çka shihnin e jetonin ne Amerike ata u bene me te ndergjgjeshem se pergjegjshmeria ishte e madhe kur behet fjale te mbeshtesnin kombin e tyre ne nevoje, Shqiperine e tyre ne PragLindje!

Nje fe ushqenin dhe besonin se bashku te gjithe shqiptaret: Shqiptarine! Edhe pse Noli shqiperonte ortodoksine.

Me 1910 Konica shkendijon Bashkimin e Madh te organizimeve shqiptare te Amerikes!

Dhe nuk vonoi ne krishtlindjet e 1911 Bashkimi u be realitet. Tashme endrra "Shqiperi" ishte me afer berjes.

Ne pranvere te 1912 shqiptaret e Amerikes kishin tashme nje ze, Panfederaten "VATRA", nje organizim perkeft me aksion te vertete shpirteror dhe human, politik dhe luftarak vetem e vetem per kauzen e Shqiperise, te shpetimit te saj!

Vatra, kjo organizate shekullore sa pavaresia e Shqiperise per nga permasat e saj dhe aktiviteti euroatlantik shkundi me se shumti qeverine dhe nacionalistet greke qe e pane vertete si pengese serioze ne synimet e tyre grabitqare te Jugut te Shqiperise edhe pse shumica derrmuese e patrioteve per te mos thene Konica, Dako, Peci, Noli, Luarasi, Melani e shume te tjere vinin nga troje qe vinin ende ere gjak shqiptari kulluar nga thikat greke!

Ne fillim themilimi i Kishes Autoqefale Shqiptare (ndarja nga helenizmi shpirteror qe punonte per greqizimin e shqiptareve etnike) dhe se dyti ndergjegjesimi dhe aksioni kombetar i misheruar ne sturkturat e Vatres si nje lloj qverisje me program te qarte per ardhmerine e Shqiperise!

Duket si nje Rilindje e Lidhjes se Prizrenit e frymezuar nga Liria dhe Demokracia Amerikane.

Duke pare me vizion te qarte ardhmerine e nje Shqiperie te Pavarur bijte e Tokes se Shqipeve ne Amerike u bene mbeshtetes te flakte me cdo gje per levizjen kombetare shqiptare me bashkimin e madh, me diplomaci, me para, me botime, me tubime deri edhe ne pjesemarrje vullnetare me arme ne dore apo dhe ne organizimin e ndihemn e çetave kryengritese.

Ndryshe nga shtetet e tjera apo kombesite e tjera ne Ballkan Levizja Kombetare Shqiptare per Liri e Pavaresi ishte teresisht levizje me ndergjegje kombetare e painfektuar nga rrymat fetare. Kete fakt ua kane shpjeguar per vite me radhe edhe shtetareve amerikane patriotet shqiptare ne Amerike!

Dhe Amerika i mbeshteti per ta Njohur ne sy te Fuqive te Medha paprekshmerine e Pavaresise se Shqiperise fale edhe punes dhe veprimtarise se shqiptareve ne Amerike. Ndaj dhe vargjet e Nolit: "Mbahu, neno, mos kij frike, se ke djemte n’Amerike" jane domethenese edhe sot pas 100 vjetesh kur ende endrrat grabitqare te fqinjeve tokesore jane permanente!

Bashkimi i shqiptareve ne Shqiperi e kudo eshte nevoje kombetare per ta çuar perpara Shqiperine me me se shumti punen per mireqeverisjen e tyre. Hemoragjia e madhe kombetare e ketyre dy dekadave ne Shqiperi eshte e pakuptimte kur jemi 100 vjet Pavaresi. Shqiptaret meritojne me shume se kaq. Pse kjo ishte endrra "Shqiperi" e shqiptareve te Amerikes per ta boshatisur Shqiperine? Jo dhe kurre. Shqiperia ka mendje te ndritura ne Shqiperi, ka potenciale natyrore, ka mbi te gjitha zotin dhe Ameriken ne krah per tu bere Enderr e VERTETE! Vetem se shqiptaret e Shqiperise ne drejtim duhet ta duan me shume Shqiperine duke bere me shume per te pa pare fronin por vetveten ne syte e vegjelise shqiptare! Ashtu siç e deshen dhe e duan shqiptaret e Amerikes – Shqiperine! Zonje per sot e mot se eshte vendlindja jone, Meka e Shqiptarise!

ARTUR VREKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BAROMETRI DIPLOMATIKPOLITIKA, RRIH SHQIPTARËT, MBRO TADIQIN, ËSHTË POLITIKË E BEOGRADIT!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (01.07.2012)
SY ME SY ME JETËNNË MERGIM, DUKE BREDHUR ME NOLIN: "ANËS LUMIT, ANËS DETIT..."!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (01.06.2012)
MONARKIZIMI I POLITIKËS NË SHTETIN NJËSHEKULLORNga Dr. GËZIM ALPION, Universiteti i Birmingamit, Angli (01.06.2012)
HISTORIA E GAZETËS QË BËRI HISTORINga MUJË BUÇPAPAJ (01.06.2012)
NGA SKENA POLITIKE AMERIKANE: LE TË FILLOJË BETEJANga FRANK SHKRELI  (01.05.2012)
OEDIPUS REX COMPLEXNga MAUREEN DOWD, New York Times (01.05.2012)
KRYELAJM DUHEJ TË ISHTE SOT PERFORMANCA E ERMONELA JAHOS NË ROYAL OPERA - INSTITUCIONET NË SHQIPËRI NË VEND TË VLERAVE ME TË CILAT IDENTIFIKOHET KOMBI LANCOJNË ANTIVLERAT DHE ANONIMATIN!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (01.02.2012)
NJË VIT HARRAKATNga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.31.2011)
MIRË SE VJEN VITI I SHQIPTARËVENga FRANK SHKRELI (12.29.2011)
NË GJURMËT E NJË SKANDALI TË AMBASADORIT RUS NË BEOGRADÇ’NDODHI ME AMBASADORIN RUS NË SERBI?Nga Prof. Dr. ESHREF YMERI (12.28.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2021  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]