E Martë, 12.07.2021, 06:28am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

FJALIMI I PRESIDENTIT OBAMA MBI GJENDJEN E KOMBIT DHE REAGIMI I PARTISË REPUBLIKANE

Nga FRANK SHKRELI


E Premte, 01.27.2012, 09:00am (GMT+1)

Presidenti Obama mbajti fjalimin vjetor mbi gjendjen në vend, një detyrim ky kushtetutor, që presidentët e Amerikës mbajnë çdo Janar, duke thënë se gjendja e kombit amerikan është duke u përmirësuar dhe se nuk ka kthim mbrapa. Tradicionalisht në këtë fjalim nënvijohen arritjet e vitit që kaloi dhe shpalosen programe dhe plane të reja për vitin e ardhshëm. Për Presidentin Obama ky vit është ndryshe pasi është një vit zgjedhjesh presidenciale dhe fjalimi përmbante çështje dhe politika të cilat ka gjasë të jenë pjesë e fushatës së tij për t'u rizgjedhur edhe për katër vjet të tjera president i Amerikës. Ai e filloi fjalimin e tij duke përmendur takimin që kishte pasur me ushtarakët e kthyer kohët e fundit nga Iraku, si dhe suksesin e forcave amerikane në kapjen dhe vrasjen e Osama Bin Ladenit. Ushtarakët, tha ai, duhet të shërbejnë si shembull për bashkëpunim në Kongresin amerikan, duke shtuar se ata nuk janë të konsumuar nga ambicjet personale dhe nuk i preokupojnë ndryshimet politike midis tyre. ‘’Ata fokusohen në realizimin e misionit. Ata bashkëpunojnë ngusht me njëri tjetrin. Imagjinoni se çfarë mund të arrinim ne, në qoftë se do të ndjekim shëmbullin e tyre,’’ tha ai.

Ashtu siç sugjeron edhe titulli i fjalimit, fjalimi ishte mbi gjendjen e mbrendshme të vendit, kryesisht mbi ekonominë, që është edhe preokupimi kryesor i shumicës së amerikanëve, por Zoti Obama preku edhe disa çështje të politikës së jashtme. Presidenti Obama foli mbi krizën financiare të viteve të fundit e cila ka prekur Amerikën dhe botën duke siguruar Kongresin dhe amerikanët se situata ka filluar të përmirësohet. Ai foli mbi ringjalljen e fabrikave dhe të industrisë së automjeteve, dhe për uljen e taksave për firmat dhe kompanitë që krijojnë punë të reja në Amerikë. Në një përpjekje për të qetësuar shqetësimete e klasës së mesme, që është shumica e popullsisë amerikane, Zoti Obama theksoi planet e tij për të pakësuar mosbarazitë në të ardhura duke e bërë ekonominë, siç tha ai, më të kënaqshme dhe më të drejtë për të gjithë.

Duke bërë thirrje për bashkëpunim midis dy partive kryesore për zgjidhjen e problemeve të mëdha me të cilat përballet Amerika, Zoti Obama tha se për derisa është president, ai është gati të bashkëpunojë me cilindo anëtar të Kongresit për të rimbkëmbur ekonominë e vendit dhe në nisma të tjera, duke theksuar mungesën e besimit dhe zhgënjimet e qytetarëve amerikanë mbi punën që bëjnë politikanët në Uashington. Në një deklaratë që shumë kritikë të tij e cilësojnë si një shprehje ‘’lufte klasash’’, Presidenti Obama foi edhe për ndryshimet në rritje e sipër midis amerikanëve, të ardhurat e të cilëve sa vijnë e shtohen dhe atyre të ardhurat e të cilëve janë në rënie. Si shembull, ai tha se në qoftë se dikush ka të ardhura mbi një milion dollarë në vit, nuk është e drejtë që të paguajë më pak se 30 për qind në taksa. Si një burim kryesor për rimëkëmbjen ekonomike, presidenti foli edhe mbi inovacionet në lëmin energjetik, duke shtuar se ka urdhëruar administratën e tij që të hapë më shumë se 75 për qind të burimeve të reja energjetike, naftë e gaz natyror në det, me theksin tek energjia e’’pastër’’, si një masë për të mbrojtur ambientin.

Presidenti Obama preku edhe çështjen e emigracionit ilegal në Amerikë duke folur për reformat që ai ka propozuar në këtë fushë, përfshirë sigurinë në kufirin me Meksikën dhe mundësinë e dhënes, eventualisht, të shtetësisë amerikane atyre ilegalëve që jetojnë në Amerikë me vite, si edhe fëmijëve të tyre që shkojnë në universitet ose që bëhen pjesëtarë të forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara. Ai i bëri thirrje Kongresit që të aprovojë më shumë fonde për kolegjet dhe universitetet, duke e bërë arsimin e lartë një prioritet më të madh për vendin. Zoti Obama mbrojti dy arritjet kryesore të administratës së tij: ligjin për përkujdesjen shëndetësore dhe miratimin e ligjeve për rregullimin e aktiviteteve financiare në Uoll Strit, duke thënë se ai nuk dëshiron të imponojë rregulla të panevojshme por përkrah rregulllore që do të mënjanonin një përsëritje të krizës financiare të viteve të fundit. Ai propozoi gjithashtu edhe ligje të reja për rifinancimin e borxheve për pronarët e shtëpive që, për arsye të krizës ekonomike, kanë hasur në vështirësi të paguajnë hipotekat. Ai ka propozuar shkurtime në buxhetin e Pentagonit, por i tha Kongresit se ushtria amerikane do të vazhdojë të jetë e fortë dhe bëri thirrje për të ndihmuar veteranët që kthehen në atdhe nga Iraku e Afganistani.

Në një referencë të shkurtër mbi politikën e jashtme, Presidenti Obama foli mbi ato që ai cilësoi si suksese të politikës së jashtme të administratës së tij të vitit që kaloi duke përmendur kapjen dhe vrasjen e kryeterroristit Osama Bin Laden, duke thënë se ai nuk përbën më një kërcënim për këtë vend; tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku, përparimet e shënuara në Afganistan si edhe arrritjet e të ashtuquajturës ‘’pranverë arabe’’. Megjithëse ai u shpreh se nuk është i sigurt se si do të përfundojnë transformimet e filluara në Lindjen e Mesme, Presidenti Obama tha se ndërsa është në dorë të popujve atje të vendosin vetë fatin e tyre, Shtetet e Bashkuara, tha ai, do të ‘’mbrojnë të drejtat dhe dinjitetin e të gjithë njerzëve, burra, gra e fëmijë – të krishterë, myslimanë apo hebrej. Ne do të mbështesim, tha ai, një politikë që çon në demokrcai të fortë dhe të qëndrueshme si edhe në tregje të hapura tregtare dhe ekonomike për rajonin, pasi, sipas tij, ‘’tirania nuk mund t’i bjë ballë lirisë.’’ Ai përmendi gjithashtu edhe gjendjen në Siri, Libi e gjetkë në Lindjen e Mesme, ndërkohë që paralajmëroi Teheranin se ‘’Amerika është e vendosur që të mos lejojë Iranin të ketë armë bërthamore, dhe për arritjen e këtij qëllimi, nuk do të heqë asnjë opcion nga tavolina’’, tha presidenti amerikan.

Ai përfundoi fjalimin e tij duke thënë se lidershipi i Amerikës po ndjehet anembanë botës dhe se Shtetet e Bashkuara kanë rivendosur imazhin dhe influencën e tyre në arenën ndërkombëtare. ‘’Kushdo që thotë ndryshe, kushdo që thotë se influenca e Amerikës është në rënie, nuk di se ç’flet ‘’, tha presidenti Obama.

Është traditë që fjalimi i Presidentit mbi gjendjen e kombit të pasohet nga një fjalim i një përfaqësuesi të partisë kundërshtare, që gjithashtu transmetohet anembanë vendit. Kësaj rradhe Partia Republikane kishte caktuar governatorin popullor republikan nga shteti Indiana, Zotin Mitç Daniels. Në përgjigjen e tij, governatori Daniels kritikoi politikat e administratës së presidentit Obama, duke i quajtur ato ‘’ekstreme’’ dhe akuzoi vet Presidentin Obama se është përpjekur të përçajë amerikanët, siç tha ai, ‘’duke sulmuar disa e duke përkrahur të tjerët’’. Zoti Daniels tha se megjithëse presidenti Obama nuk e ka shkaktuar krizën e tanishme ekonomiko-financiare, ai e ka keqësuar këtë me politikat e tij gjatë tre vjetëve të fundit. Ai shtoi se elektorati amerikan e zgjodhi atë tre vjet më parë për të rregulluar situatën, ashtu siç pat premtuar të bënte gjatë fushatës, e tani tha Governatori Daniels, Presidenti Obama nuk mund të pretendojë asgjë tjetër veçse që situata është keqësuar, duke theksuar papunësimin e lartë dhe deficitet buxhetore, si rrjedhim i shpenzimeve të larta e të shfrenuara të qeverisë federale gjatë tre vjetëve të kaluar. Zoti Daniels tha se nuk është e drejtë që Presidenti Obama të sulmojë republikanët në Kongres për të gjitha problemet e vendit, pasi ata e vetëm ata, sipas tij, kanë miratuar ligje për pakësimin e borxheve, për reforma financiare dhe krijimin e punëve të reja – duke u kundërshtuar here pas here nga Presidenti dhe aleatët e tij demokratë në Senat, tha governatori republikan Mitç Daniels.

Governatori Daniels tha se në këtë vit zgjedhjesh 2012, Partia Republikane do t'u paraqesë amerikanëve ‘’sugjerime pozitive me konfidencë të fortë, pasi e dimë se Amerikanët janë gjithnjë një popull i lindur në liri. Nuk ka asgjë të keqe me gjendjen e kombit tonë, që Amerikanët e lindur në liri dhe si qytetarë të pjekur, nuk mund të ndreqin dhe të përmirësojnë. Republikanët, përfundoi ai, mirëpresin të gjithë amerikanët që të marrin pjesë në një program ringjalljeje që përsëri do të bëjë realitet ëndërrën për të gjithë, e që e bën ‘’qytetin tonë në kodër’’ të shëndrisë përsëri.

Ndryshimet midis dy partive kryesore politike amerikane dhe debati në lidhje me gjendjen e kombit amerikan dhe mbi drejtimin dhe politikat që duhen ndjekur për të dalë nga kriza e tanishme ekonomiko-financiare -- si edhe mbi rolin që Amerika duhet të luaj në botë --janë aqë të theksuara këtë vit si ndoshta rrallë herë në historinë e Shteteve të Bashkuara. Mbetet për t’u parë se cilës parti votuesit amerikanë do t’ia besojnë udhëheqjen e vendit të tyre në zgjedhjet për president të Nëntorit 2012.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Reagim ndaj opinionit të Ardian Vehbiut botuar tek Shekulli dhe ribotuar tek MAPONDAL ÇDOLLOJ DIASPOROFOBIE QË KUTËRBON ANTISHQIPTARIZËM!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (01.26.2012)
DUHET THYER HESHTJANga DONIKA GËRVALLA (01.25.2012)
TË MBROHET FLAMURI I KOMBITNga FRANK SHKRELI (01.24.2012)
PAVARËSIA E DYTË NË KONGRESIN E LUSHNJËS- në nderim të 100-vjetorit të shtetit modern shqiptar -Nga VISAR ZHITI (01.21.2012)
QËNDRIMET E POLITIKËS SË JASHTME TË KRYEKANDIDATIT REPUBLIKAN PËR PRESIDENT TË SHTETEVE TË BASHKUARANga FRANK SHKRELI (01.19.2012)
NDËSHKIMI I KORRUPSIONIT NË AMERIKË DHE LULËZIMI I TIJ NË SHQIPËRINga ARTUR VREKAJ (01.19.2012)
BAROMETRI DIPLOMATIKPOLICIA TË JETË NË SHËRBIM TË POPULLIT, JO TË POLITIKËS SË FORCËS!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (01.16.2012)
14 JANAR 2012-ALBIN KURTI OSE RILINDJA E NJË LIDERI DHE VETËVENDOSJES!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (01.15.2012)
DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJESNga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.14.2012)
FAKTORI POLITIK SHQIPTAR NË MAQEDONI – PËRGJEGJËSI PARA HISTORISËNga XHELAL ZEJNELI (01.14.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2021  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]