E Martë, 12.07.2021, 06:52am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

KOMUNITETI NDËRKOMBËTAR DHE SIRIA

Nga FRANK SHKRELI


E Martë, 01.31.2012, 07:53pm (GMT+1)

Udhëheqësit e Komunitetit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara i bënë dje thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht Rusisë dhe Kinës, që të përkrahin rezolutën e Lidhjes Arabe që do të paraqitet sot në këtë organ të Kombeve të Bashkuara dhe e cila ka për qëllim dhënien fund të gjakderdhjes në Siri. Presidenti i Këshillit të Evropës, Zoti Herman Van Rompoy, u bëri ''thirrje të gjithë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit që të ushtrojnë përgjegjësitë e veta në lidhje me situatën në Siri dhe të miratojnë marrjen e masave për t'u dhënë fund shtypjeve'', në atë vend ndaj të cilave ai shprehu zemërimin e tij të thellë, duke shtuar se ''është urgjente nevoja e një reagimi të shpejtë nga Këshilli i Sigurimit''.

Drejt Nju Jorkut është nisur sot edhe Sekretarja e Shtetit Zonja Hillari Klinton për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Para se të nisej, ajo e bëri të qartë seriozitetin e gjendjes në Siri me pjesëmarrjen e saj në këtë takim duke deklaruar për median se ajo po shkon në Kombet e Bashkuara për të vënë në dukje përkrahjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për popullin sirian, me mesazhin, ''se ne jemi me ju''. Zonja Klinton, në emër të Amerikës u shpreh se, '' Shtetet e Bashkuara dënojnë, në mënyrën më të rreptë që është e mundur, përkeqësimin e dhunës dhe të sulmeve brutale që regjimi i Sirisë ka ndërmarrë kundër popullit të vet''.

Është i rëndësishëm përfaqësimi në nivel ministrash në Nju Jork, pasi kjo me të vërtetë ve në dukje shqetësimin ndërkombëtar në rritje e sipër, në lidhje me përkeqësimin e gjendjes në Siri. Sekretarja Klinton dhe homologët e saj nga Evropa do të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork me qëllim për të treguar pëkrahjen e tyre për rezolutën e Lidhjes Arabe, e cila bën thirrje për largimin e udhëheqësit sirian Bashar al-Assad-it nga pushteti, për t'u zëvendsuar me një qeveri të bashkimit kombëtar.

Dhuna e regjimit të Presidentit Bashar al Assad kundër popullsisë civile – që pasoi revoltat kundër despotëve të tjerë anembanë Lindjes së Mesme -- ka filluar në Siri para pothuaj një viti dhe ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 5 000 vetave, anembanë vendit, përfshirë edhe 80 veta të dielën që kaloi. Sipas Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijtë (UNICEF) në këtë numër të vrarësh përfshihen të paktën edhe 384 fëmijë dhe një numër i njëjtë fëmijësh janë burgosur, një situatë kjo, që, sipas zëdhënses së UNICEF-it Marixie Mercado, ‘’bota nuk duhet ta injorojë’’. Siria, tha ajo, si çdo vend tjetër në botë ka detyrim moral për të mbrojtur fëmijët në bazë të ligjit ndërkombëtar.

Por megjithë zemërimet e botës perendimore ndaj masakrave që regjimi në Damask po kryen kundër popullit të vet, Rusia e cila vazhdon të furnizojë me armë regjimin sirian ka thënë se si anëtare e Këshillit të Sigurimit, do të përdorë veton kundër një rezolute të tillë siç është ajo që do të paraqitet sot për shqyrtim në Këshillin e Sigurimit nga Lidhja Arabe. Edhe Kina, gjithashtu anëtare e Këshillit të Sigurimit, kundërshton rezolutat e këtij Këshilli mbi Sirinë duke thënë se ato përbëjnë ‘’ndërhyrje në punët e mbrendshme të një vendi sovran‘’. Edhe regjimi i Sirisë në Damask ka hedhur poshtë propozimet e Lidhjes Arabe duke thënë se ato prekin sovranitetin e vendit.

Nuk është e qartë nëse rezoluta e tanishme e Lidhjes Arabe kundër presidentit të Sirisë do të miratohet ose jo nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit, përfshirë Rusinë dhe Kinën. Por shënjat nuk janë shpresëdhënse në qoftë se merret parasysh mosaprovimi i një rezolute pak a shumë të njëjtë tetorin që kaloi, kur Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dështoi në përgjegjësitë e tij për të mbrojtur popullin civil të Sirisë kundër një regjimi brutal dhe për të mundësuar në këtë mënyrë një tranzicion paqësor në atë vend. Me dështimin e miratimit të asaj rezolute në tetor, përfaqësuesja amerikane pranë Kombeve të Bashkuara, ambasadorja Suzanë Rajs dënoi ashpër veton e Rusisë dhe të Kinës në Këshillin e Sigurimit duke thënë se ‘’tani populli trim i Sirisë mund ta shohë qartë se cilët anëtarë të këtij Këshilli përkrahin përpjekjet e tij për liri dhe për të drejta universale të njeriut dhe kush nuk e përkrahë atë’’. Ajo vazhdoi duke thënë gjithashtu se, ‘’popujt e Lindjes së Mesme e shohin qartë tani se cilat shtete kanë vendosur të injorojnë thirrjet e tyre për demokraci dhe në vend të kësaj, përkrahin diktatorë brutalë. Ata që kundërshtojnë këtë rezolutë dhe përkrahin një regjim brutal, do t’i përgjigjen popullit sirian, si edhe popujve anembanë atij rajoni, të cilët janë duke u përpjekur të realizojnë aspiratat e tyre universale’’, tha Ambasadorja Rajs.

Duke marrë parasysh qëndrimet intransigjente të Rusisë dhe Kinës është vështirë të merret me mend se ato do të ndryshojnë pikëpamjet e tyre në lidhje me situatën në Siri. Si rrjedhim, ka të ngjarë që mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sot në Nju Jork të pasqyrojë edhe njëherë para botës qëndrimin e Moskës dhe të Pekinit se ata do të vazhdojnë të përkrahin një despot që i ka shpallur luftë popullit të vet duke vrarë e burgosur me mijëra gjatë dhjetë muajve të fundit, dhe jo aspiratat e popullit sirian për një sistem politik pa dhunë që do të bëjë të mundur të vendosë vetë të ardhmen e tij për një jetë më të mirë.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRIFTËRINJ DHE SPIUNËNga SHABAN MURATI (01.30.2012)
FJALIMI I PRESIDENTIT OBAMA MBI GJENDJEN E KOMBIT DHE REAGIMI I PARTISË REPUBLIKANENga FRANK SHKRELI (01.27.2012)
Reagim ndaj opinionit të Ardian Vehbiut botuar tek Shekulli dhe ribotuar tek MAPONDAL ÇDOLLOJ DIASPOROFOBIE QË KUTËRBON ANTISHQIPTARIZËM!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (01.26.2012)
DUHET THYER HESHTJANga DONIKA GËRVALLA (01.25.2012)
TË MBROHET FLAMURI I KOMBITNga FRANK SHKRELI (01.24.2012)
PAVARËSIA E DYTË NË KONGRESIN E LUSHNJËS- në nderim të 100-vjetorit të shtetit modern shqiptar -Nga VISAR ZHITI (01.21.2012)
QËNDRIMET E POLITIKËS SË JASHTME TË KRYEKANDIDATIT REPUBLIKAN PËR PRESIDENT TË SHTETEVE TË BASHKUARANga FRANK SHKRELI (01.19.2012)
NDËSHKIMI I KORRUPSIONIT NË AMERIKË DHE LULËZIMI I TIJ NË SHQIPËRINga ARTUR VREKAJ (01.19.2012)
BAROMETRI DIPLOMATIKPOLICIA TË JETË NË SHËRBIM TË POPULLIT, JO TË POLITIKËS SË FORCËS!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (01.16.2012)
14 JANAR 2012-ALBIN KURTI OSE RILINDJA E NJË LIDERI DHE VETËVENDOSJES!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (01.15.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2021  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]