E Shtunë, 10.16.2021, 12:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

BAROMETRI DIPLOMATIK

"TRAMB" I KEQ "MBATH GJOGUN, DATH DORINË"

Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI


E Martë, 02.07.2012, 06:29pm (GMT+1)

 

*** Shqiptarët në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë, janë në truallin e tyre autokton shqiptar, kurse serbët në Kosovë, janë në truallin e huaj. Kjo është arsyeja kryesore, pse nuk duhet të bëhet kurrfarë "trampi" i keq "mbath gjogun, dath dorinë" , ashtu si ka kërkuar Riza Halimi, duke u mbështetur në propozimin e diplomatit austriak, Erhard Busek.

*** "Polaniku" me stazh shumëvjeçar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi "është pajtuar me propozimin e diplomatit austriak, Erhard Busek për shkëmbim territoresh…Nëse serbët e Veriut të Kosovës i bashkohen Serbisë, kjo gjë duhet të ndodhë edhe me shqiptarët e Luginës së Preshevës, t’i Bashkohen Kososvës, sepse janë në numër shumë më të madh sesa serbët në Veriun e Kosovës." (www.botasot.info/6/02/2012).

E drejta historike, legjitime dhe juridike ndërkombëtare e shqiptarëve të "Luginës së Preshvës" alias të Anamoravës së Shqipërisë, është e pamohueshme, që ata t’i bashkohen Kosovës, përkatësisht Shqipërisë, sepse janë pjesë e trungut të tyre, qëkur njihen shqiptarët dhe Shqipëria në Ballkan.

Kjo e drejtë dhe kërkesë shekullore e shqiptarëve të Anamoravës (pjesët e tjera të saj, Serbia i ka serbizuar dhe spastruar etnikisht me terror dhe me gjenocid (1878-2012), jo që nuk janë të kontestueshme nga këndvështrimi historik dhe nga interesi i përgjithshëm kombëtar, territorial dhe shtetëror shqiptar, por janë të ligjshme dhe të domosdshme, që sa më parë, të vihen në "rend dite" për shqyrtim të politikës dhe të diplomacisë shqiptare të aksit Tiranë-Prishtinë.

Mirëpo, kërkesa e "posllanikut" të Parlamentit të Serbisë, Riza Halimit, e krahasuar me  statusin e mirotitetit serb të Veriut të Kosovës, është e papranueshme ngase ne nuk mund të japim territor shqiptar për territorin shqiptar të "Luginës së Preshevës"!

"Poslaniku" Riza Halimi gabon kur bën krahsimin e minoritetit 5% në Kosovë me statusin e shqiptarëve mbi 90" në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë, si dhe mbi dy millionë sish, të shërngulur me dhunë, me terror, me gjenocid dhe spastrim etnik (1878-2012).

Pavarësisht nga e drejta dhe nga kërkesa e drejtë dhe e ligjshme e shqiptarëve të Anamoravës (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë), që  përfundimisht të zgjidhej statusi i tyre politik, duke u bashkuar me Kosovën, përkatësisht Shqipërinë,  Prishtina e as Tirana zyrtare nuk duhet të pranojnë kurrfarë shkëmbimi të territorit të veriut të Kosovës për territorin shqiptar të Anamoravës, sepse si Veriu, ashtu edhe Lindja e Kosovës (Presheveë, Bujanoc dhe Medvegjë), janë pjesë të tërësisë së territorit integral të Shqipërisë, jo të Serbisë, në asnjë kuptim qoftë historik, qoftë juridik ndërkombëtar.

 

Është i papranueshëm krahasimi banal i elementit autokton shqiptar në Anamoravë me atë kolon serb në Kosovë!

Në asnjë aspekt, nuk mund të krahasohet statusi i shqiptarëve dhe i territorit të tyre nën Serbi (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë) me statusin e serbëve në Veriun e Kosovës, sepse shqiptarët në Anamoravë janë autoktonë në tokat e tyre të Shqipërisë etnike, kurse serbët, jo vetëm në Veriun, por në gjithë Kosovën, janë kolonë, të ngulitur me dhunë, me terror, me gjenocid dhe me spastrim etnik (1912-2012).

Si "posllaniku" Riza Halimi, ashtu edhe të gjithë liderët politikë të Anamoravës (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), duhet të ngulmojnë në kërkesën e tyre historike dhe të lgijshme, që t’i bashkohën Kosovës, por jo, në asnjë mënyrë, duke kërkuar "TRAMP" të copëtimit të territorit të Kosovës në favor të Serbisë, sepse ajo do të ishte gabim, siç thotë populli "mbath gjogun, dath dorinë", prapë humbës nën sundimin kolonial të Serbisë.

Pra, si shqiptarët e Anamoravës (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë) nën sundimin kolonial të Serbsisë, shqiptarët nën sundimin kolonial të IRMJ-së, shqiptarët nën sundimin kolonial nën Mal të Zi, ashtu edhe shqiptarët në sundimin kolonial të Greqisë, të drejtën e tyre të ligjshme dhe historike për t’iu bashkuar Shqipërisë, duhet ta kërkojnë përmes së drejtës ndërkombëtare, dialogut demokratik dhe paqësor, me qëllim të shkolonizimit të tyre shekullor, që nënkupton realizimin e së drejtës së tyre historike, etnike, legjitime, legale dhe të vetëvendosjes, jo përmes formulave të huaja të sugjeruara, të diktuara dhe të imponuara politike, që thërrasin për ricopëtimin dhe për rindarjen e territoreve etnike shqiptare, kinëse në emër të ndonjë "shkëmbimi territoresh"(!)

Në këtë kontekst, rolin parësor dhe imediat, duhet ta luajnë politika dhe diplomacia zyrtare e Tiranës dhe e Prishtinës, duke braktisur " dogmatizmin"  dhe jorealizmin e tyre të deritashëm, të fokusuar vetëm në "një Plan-integrimin evropian", duke injoruar dhe kundërshtuar bashkimin kombëtar dhe të Shqipërisë.

Ky plan, sipas Dr. Koço Danajt, autor i Platformës së Shqipërisë Natyrale dhe kryetar i Listës së Shqiërisë natyrale, duhet të ndryshojë sa më parë të jetë e mundur, dhe, në vend të tij, të hartohen"Plani B apo edhe Plani C, që sipas bashkësisë ndërkombëtare, është bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, shkëmbimi i territorit të Veirut të Kosovës me Luginën e Preshevës. Ndërsa Plani C është zhvillimi i Referendumit në Maqedoni nga shqiptarët për bashkimin e tyre me Shqipërinë."(www.shqiperianatyrale.com/7/02/2012).

Këtë konkluzion të vlefshëm, K. Danaj e ka nxjerrë, duke u mbështetur, edhe në disa parametra të bashkësisë ndërkombëtare, që sheshit reflektojnë "Planet B dhe C" për  bashkimin e e territoreve shqiptare me Shqipërinë."

Në këtë kontekst flet edhe analiza studimore e "Institutit Gjerman për Politikë Ndërkombëtare dhe për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare në Berlin, e cila parashikon se harta e Ballkanit, do të ndryshojë shumë shpejt në trekëndshin Kosovë-Shqipëri-Maqedoni, ku shtrihet shumica dërrmuese e kombit shqiptar." (Po aty).

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPËRIA TA REFUZOJË NISMËN E RE TË SERBISËNga SHABAN MURATI (02.06.2012)
SHQIPTARËT NË MAL TË ZI NUK KANË PËRKRAHJEN E DUHUR TË SHTETIT TË TYRE AMËNga XHELADIN ZENELI (02.06.2012)
SIRIA, BULLGARIA DHE VIKTIMAT E KOMUNIZMIT NË SHQIPËRINga FRANK SHKRELI (02.06.2012)
KTHIMI I SHQIPTARËVE NGA GREQIA ËSHTË REALITET. A ËSHTË SHQIPËRIA GATI?Nga ARTUR VREKAJ (02.06.2012)
PSE EVROPA E KA HARRUAR KOSOVËN!(Përgjigje Ministrit te Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës z Enver Hoxhaj lidhur me shqetësimin tij se: pse Evropa e ka harruar Kosovën)Nga Mr. sc. NUE OROSHI (02.05.2012)
"JU FLET ZËRI I AMERIKËS’’ ME RASTIN E 70-VJETORIT TË THEMELIMIT Nga FRANK SHKRELI* (02.02.2012)
DEFANSIVA E FAKTORIT POLITIK SHQIPTAR NË MAQEDONINga XHELAL ZEJNELI (02.02.2012)
POLITIKA E DINJITETITNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (02.01.2012)
KOMUNITETI NDËRKOMBËTAR DHE SIRIANga FRANK SHKRELI (01.31.2012)
PRIFTËRINJ DHE SPIUNËNga SHABAN MURATI (01.30.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2021  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]