E Martë, 12.07.2021, 07:31am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

Barometri diplomatik

TIRANA DHE PRISHTINA ZYRTARISHT PROMOVUAN DHE MBROJNË IDENË E BASHKIMIT MBARËKOMBËTAR SHQIPTAR

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


E Premte, 05.18.2012, 07:16pm (GMT+1)

 

*** Me gjithë vuajtjet dhe shkatërrimet e gjenocidit serb mbi Kosovën shqiptare, në dy dekadat e fundit (1989-2012) përjetova tri gëzime më të mëdha në jetën time: (1) Lindjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), (2) Pavarësinë e Kosovës nga Serbia (17/02/2008) dhe (3) Nxjerrjen në dritë të ABETARES GJITHËSHQIPTARE, të përuruar në Prizrenin historik të Lidhjes Shqiptare (1878), më 17 maj tëvitit 2012.

*** Siç bënë të ditur masmediat shqiptare, më 17 maj 2012 , " NëQendrën Sportive të Prizrenit, u bë promovimi i Abetares së përbashkët, kupërveç pjesëmarrësve të tjerë, ishin të pranishëm edhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, kryeministriHashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha."(www.botasot.info/17/05/2012).

Kryeministri Sali Berisha përmes fjalimit të tij të rastit, në orën e shënuar historikegjithëkombëtare të Prizrenit, ua tërhoqi vërjetjen të gjithë armiqve të brendshëm dhe të jashtëm të shqiptarëve,duke u shprehur me të drejtë, në mënyrën urdhërore: "-Çlirohuni ngashqiptaro-fobia. Shqiptarët janë një komb, por gaboni rëndë nëse vazhdoni t’ishquani shqiptarët me skena si ato të Preshevës të cilat faktojnë se shumë prejjush janë në stadet primitive..." (www.botasot.info/17/05/2012).

Promovimii Abetares gjithëkombëtare shqiptare, para gjithë botës, përtrollisi paragjykimet, pohimet dhe tezat e gabuara dhe të trilluara, shpifjet dheanatemat agjenturore dhe armiqësore kundër bashkimit kombëtar shqiptar, si dhevulosi të vërtetën e pakundërshtueshme se bashkimi kombëtar shqiptar dhe iShqipërisë Etnike, nuk është folklorizëm, nuk është utopi, nuk ështëanakronizëm, nuk është primitivizëm, as nacionalizëm negativ, por është vetëdije e lartë dhe vizion gjithëkombëtar shqiptar, është realitet,domosdoshmëri, përparim,qytetërim dhe përmbushje e amanetit historik e tëgjithë gjeneratave shqiptare, që kanë sakrifikuar dhe luftuar me pushkë dhe mepenë për jetësimin e idesë dhe të së drejtës së bashkimit kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, që ngaepoka e lavdishme heroike e Skënderbeute deri në ditët e sotme, në fillimin e dekadës së dytë të shekullit XXI(viti2012).

Abetarja-themelii bashkimit kombëtar shqiptar!

Si rregull e pashkruar, kur flasin veprat konkrete sikundër dalja në dritë e ABETARES gjithëshqiptare,fjalët janë të tepërta. Mirëpo,përkundër këtij parimi universal, duhet t’i themi ca fjalë për rëndësinë dhepër efektin historik, politik, kombëtar,kulturor dhe edukativo-arsimor të ABETARES GJITHËSHQIPTARE, sepse kjo ështëthemeli i çelikt për edukimin dhe për arsimimin e drejtë dhe të shëndoshë të brezave tanë më tërinj, të cilët, që në fëmijëri, do të kenë fatin të mësojnë se të gjithëshqiptarët kanë NJË ABETARE, NJË GJUHË, NJË GJAK, NJË KOMB, NJË FLAMUR dhe NJË ATDHE të përbashkët të Skënderbeut,që quhet ARBËRIA-SHQIPËRIA ETNIKE.

Së fundi, ABETARJAGJITHËSHQIPTARE, zgjoi nga gjumi dhe bashkoi edhe politikën zyrtare të Tiranësdhe të Prishtinës, të cilat pranuan se, pa bashkim nuk ka Shqipëri e as Kosovë.

Rëndësinë ekësaj ngjarjeje të madhe historike mbarëkombëtare shqiptare, e provoi edhepjesëmarrja e kryeministrit të Qeverisë së Shqipërisë, Sali Berisha, ekryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidentja e Kosovës,Atifete Jahjaga.

Abetarja-vlerëgjithëshqiptare

1.

Këtëfakt të pamohueshëm, e pohoi edhe Sali Berisha , kryeministër i Shqipërisë, dukefolur para të pranishmëve se ""Abetarja e njehësuar vjen sot këtu në këtëqytet si një bukuri e rrallë e shqiptarëve që ka rendur në shekuj për të ardhurtek ju fëmijë e Prizrenit, fëmijët e kombit shqiptar. Falenderoj dy ministratpër vendosmërinë, përkushtim që treguan në realizimin e abetares së parë të tëgjithë shqiptarëve. Faleminderit që zgjodhët kryeqytetin shpirtëror tëshqiptarëve Prizrenin,kryeqytetin eidealit kombëtar për promovimin e saj… Të dashur fëmijë! Libri qëju merrni sot është abetarja më e re që botohet në trevat shqiptare, por ajo sëbashku me gërmat, figurat e mrekullueshme mbart ëndrrën e dhjetra, qindragjeneratave të shqiptarëve që donin të kishin një abetare të përbashkët. Mbartsakrificat e shqiptarëve nga kohorat e Skënderbeut deri tek luftrat çlirimtaretë shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoni. Mbart idealin e përjetësisë kombëtare"shtoi më tej Berisha."(www.botasot.info/17/05/2012).

2.

Nëkëtë ton, u shpreh edhe kryeministri i Kosovës, HashimThaçi, i cili, ndër të tera deklaroi se ""Sot është një arritje historike. Nepo prezantojmë abataren e përbashkët të kombit tonë. Jo rastësisht jemimbledhur në Prizren ku çdo shqiptar do të donte të ishte. Por çdo shqiptar sotështë me zemër në Prizren ku po promovojmë abetaren e përbashkët. Jemi mbledhurnë qytetin historik, dhe qytetin mes kryeqyteteteve, Tiranës dhePrishtinës".(www.botasot.info/17/05/2012).

3.

Duke qenë se me plot të drejtë dhe arsye, të dy kryeministratshqiptarë, Sali Berisha dhe Hashim Thaçi, u dakorduan me rëmdësinë dhe mevlerën e paçmueshme të botimit të ABETARES GJITHËSHQIPTARE, e cila, në kohën esotme më të re, shënon hapin e parë konkret drejt bashkimit kombëtar shqiptardhe të Shqipërisë Etnike, më, askush nuk e gëzon atë drejtë arbitrare dhe të pakufizuar, që ta kritikojë dhe ta mohojë kërkesën e drejtë dhe të ligjshme historiko-politike të shqiptarëve për bashkimin kombëtar dhe të Shqipërisë Etnike.

 

Edhe pse me një vonesë të madhe njëqindvjeçare ("më mirë vonë sekurrë"), më 17 maj 2012 u promovuaABETARJA GJITHËSHQIPTARE, e cila, gjithësesi meriton nderim, përshëndetje dhembështetje të gjithanshme nga të të gjithë shqiptarët si brenda, ashtu edhejashtë trevave të Shqipërisë Etnike.

 

 

-URIME PËR ABETAREN GJITHËSHQIPTARE - HAPI I PARË KONKRET ZYRTAR IPRISHTINËS DHE I TIRANËS DREJT BASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR DHE SHQIPËRISË ETNIKE!

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SAMITI I 25-TË I ALEANCËS SË ATLANTIKUT VERIOR – NATO, NË ÇIKAGONga FRANK SHKRELI (05.18.2012)
SHQIPËRISË I DUHET NJË KRYETAR SHTETI SIPAS PROFILIT TË PRESIDENTIT TË GJERMANISË JOACHIM GAUCK-Nga ELIDA BUÇPAPAJ - (05.17.2012)
DEKLARATË E KISHËS KATOLIKE SHQIPTARE ME RASTIN E 100 VJETORIT TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISËNga FRANK SHKRELI (05.16.2012)
"RILINDJE SHQIPTARE" APO "RIPËRTËRITJE E SOCIALDEMOKRACISË"Nga PËRPARIM KABO (05.15.2012)
AZIA KUNDËR EUROPËSNga SHABAN MURATI (05.14.2012)
NËN NETANJAHUN IZRAELI ËSHTË MË I FORTË SE KURRËNga FAREED ZAKARIA, Washington Post  (05.12.2012)
Konferenca e 6-të Ndërkombëtare e EUCE-së — Dalhousie University, Halifax, Canada A KA NJË TË ARDHME PËR BALLKANIN PERËNDIMOR NË BE?Nga SHIRLEY CLOYES DIOGUARDI (05.12.2012)
DY FJALË PËR TAKIMIN E MBRËMSHËM TEK OPINION RAMA-FEVZIU ME DESTINACION ILIR METËNNga ELIDA BUÇPAPAJ (05.11.2012)
TRAGJEDIA GREKENga FRANK SHKRELI (05.11.2012)
APEL BOTËROR PËR LIRINË E SHTYPIT"Liria jonë varet nga liria e shtypit dheajo nuk mund të kufizohet pa u humbur fare’’ (Tomas Xheferson)Nga FRANK SHKRELI (05.09.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2021  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]