E Martë, 12.07.2021, 07:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
BLOFI DIPLOMATIK RRETH PROJEKTIT TAP
Nga SHABAN MURATI

E Hënë, 08.13.2012, 01:48pm (GMT+1)




Shqipërisë po i luhet, me një dinamikë në rritje, një blof diplomatik lidhur me projektin e gazsjellësit TransAdriatik, TAP, i cili parashikohet të sjellë gazin azerbajxhanas në Europë, duke kaluar nga Turqia, Greqia dhe Shqipëria, me destinacion Italinë. Blofi diplomatik po synon të krijojë në Tiranë idenë e gabuar dhe kushtin iluzor sikur: 1- Shqipëria si vend tranzitor varet nga vendet tranzitore; 2- Sikur Shqipëria ka nevojë t’u bëjë koncesione strategjike dhe integriteti vendeve tranzitore në shkëmbim të pjesëmarrjes në këtë gazsjellës; dhe 3- Sikur TAP është një çështje aq jetike për Shqipërinë, saqë ajo duhet ta përkufizojë si një projekt strategjik të sajin.

Shqipëria parashikohet të jetë një vend tranzitimi i këtij gazi dhe natyrisht kjo paraqet një rrethanë pozitive, nga e cila vendi ynë ka dhe do të ketë përfitime. Mirëpo statusi i vendeve tranzitore nuk krijon supremacinë e njërit shtet ndaj tjetrit në zinxhirin e shteteve, që bëjnë pjesë si tranzitues në gazsjellës, dhe as nevojën e nënshtrimit të njërit shtet tranzitues ndaj tjetrit, por është ndërvarësia reciproke e njërit ndaj tjetrit. Shqipëria nuk mund të varet në këtë mes nga Greqia, e cila është shteti pararendës tranzitor i këtij gazi, dhe as Greqia nuk mund të varet nga Turqia, që është për të shteti pararendës i gazit.
E theksojmë këtë element, sepse po përhapet një interpretim i gabuar diplomatik dhe politik, sikur përfshirja e Shqipërisë në projektin e gazsjellësit TAP është ekskluzivitet i Greqisë. Kjo është kaq naive, sa që edhe njohësit më të përciptë të tematikës së gazsjellësve e kuptojnë se qëndron shumë larg së vërtetës. Çelësin e vendimmarrjes së projektit dhe të trajektores së tranzitimit nga do të kalojë gazsjellësi e kanë gjithmonë shtetet dhe kompanitë, që furnizojnë gazin, pra shteti që prodhon gazin dhe zotëron burimet e gazit. Në rastin konkret të projektit të gazsjellësit TAP, çelësin kryesor e ka Azerbajxhani, dhe konsorciumi, që zotëron pellgun gjigant të gazit, Shah Deniz 2, ku kompania britanike “BP” dhe “Statoil”-i norvegjez zotërojnë 25.5 për qind të aksioneve, dhe kompanitë azere “SOCAR”, ajo ruse “Lukoil”, ajo franceze “Total” dhe kompania iraniane e naftës nga 10 për qind, dhe kompania “Turkish Petroleum” 9 për qind. Aktorët shtetërorë, industrialë dhe financiarë të zotërimit të gazit, janë vendimmarrësit se nga do të kalojë gazi dhe jo njëri apo tjetri shtet tranzitues. Edhe në rastin e gazsjellësit tjetër, që kalon nëpër Ballkan, “South Stream”, është Gazpromi rus dhe Rusia, që kanë përcaktuar trajektoren. Nuk është aq Bullgaria, as Serbia, as Kroacia, as Hungaria e as Austria, që i diktojnë Rusisë se nga duhet të kalojë gazi, e aq më pak të kushtëzojnë njërin apo tjetrin shtet tranzitues. Të gjitha shtetet, që janë përfshirë në projektin “South Stream” i drejtohen Rusisë t’i përfshijë në rrugën e gazsjellësit dhe nuk ia kërkojnë e as varen nga shteti pararendës në këtë trajektore.

E njëjta dinamikë veprimi është edhe për gazsjellësin TAP. Pellgu gjigant i gazit, Shah Deniz 2, nga i cili parashikohet të vijë gazi për TAP-in, i ka “zotërinjtë e gazit”, që vendosin se nga e si do të kalojnë tubacionet dhe këta zotërinj nuk janë në Ballkan. Edhe për projektin e njohur të gazsjellësit “Nabucco”, i cili gëzon mbështetjen e Bashkimit Europian, si një projekt për të pakësuar varësinë energjetike të Europës nga Rusia, ishin pikërisht Azerbajxhani dhe kompanitë e tjera aksioniste të pellgut të gazit azer, që vendosën të ndryshojnë projektin dhe të paraqesin një variant më të shkurtuar të quajtur tani “Nabucco West”. Pra nuk u pyetën vendet tranzituese, dhe aq me pak të lejonin vendet tranzituese të kërkonin dorën e njëri-tjetrit. Nga ana tjetër, financuesit e projektit TAP janë kompania zvicerane EGL dhe kompania norvegjeze “Statoil” me nga 42,5 për qind të aksioneve dhe kompania gjermane “Ruhrgas” me 15 për qind, - tre kompani jashtë Ballkanit. Është tjetër gjë dhe nuk duhet ngatërruar me mbështetjen politike, që konsorciumi i TAP-it i tre kompanive të mësipërme kërkon nga shtetet tranzituese, ku do të kalojë gazsjellësi. Por mbështetja politike jepet për gazsjellësin dhe nuk mund të shërbejë apo të përdoret si pretekst për nënshtrimin politik të një shteti tranzitor nga shteti tjetër tranzitor. Kjo do të thotë se Shqipëria as varet e as nuk mund të varet nga një shtet tranzitor pararendës.
Por drejt Shqipërisë po pompohet një mjegullnajë diplomatike, e cila synon të bindë qeverinë në Tiranë dhe opinionin publik shqiptar se për përfshirjen në projektin e gazsjellësit TAP vendimmarrja ndodhet në Athinë. Thelbi i blofit diplomatik qëndron në shpikjen e një ndërvarësie të rreme mes pjesëmarrjes në TAP dhe marrëveshjes detare me Greqinë, të përfunduar nga qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Greqisë në vitin 2009 dhe e firmosur në Tiranë nga ministri i Jashtëm, Lulzim Basha dhe ministrja e Jashtme, Dora Bakojanis. Në mënyrën më tipike bizantine po qarkullon në qarqet qeveritare dhe politike në Tiranë teza e ndërvarësisë mes këtyre dy çështjeve. Për këtë tezë ka nevojë qeveria greke, ministri i Jashtëm i së cilës deklaroi në 7 korrik në parlament se Greqia do të vazhdojë zbatimin e marrëveshjes për delimitimin e kufijve detarë, dhe shtihet sikur nuk e di që ajo marrëveshje është nul, dhe se një marrëveshje qeveritare dypalëshe nuk mund të zbatohet, nëse nuk e ka ratifikuar parlamenti shqiptar dhe ajo nuk ka asnjë vlerë, përderisa e ka hedhur poshtë si antikushtetuese Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Për tezën e ndërvarësisë mes pjesëmarrjes në TAP dhe lejimit të marrëveshjes së anuluar detare duket ka nevojë qeveria shqiptare, e cila në dollapin e saj të skeleteve ka mëkatin kombëtar të gatimit të marrëveshjes nënshtruese të detit dhe po manifeston një këmbëngulje prej rajaji për përsëritjen e mëkatit. Qëllimi diplomatik dhe politik është përgatitja e terrenit për një rivënie në skenë të së njëjtës marrëveshje të papranueshme, me të njëjtët regjisorë dhe me të njëjtët aktorë, por me një mizanskenë disi të retushuar. Retushimi del në formën e tezës absurde se Shqipëria duhet të japë detin me qëllim që të sigurojë përfshirjen e saj në gazsjellësin TAP.

Me gjithë vlerësimin dhe mendimin pozitiv për gazsjellësin TAP apo gazsjellësit e tjerë të korridorit europian të jugut, që mund të kalojnë nëpër Shqipëri, duhet theksuar me forcë rrethana se Shqipëria nuk është shtet që varet nga gazi, siç varen për shembull Ukraina apo Bullgaria, dhe ajo nuk do të vdesë pse nuk vjen gazi rus apo azerbajxhanas, dhe ajo nuk mund të bëhet objekt presioni strategjik me gazin. Por këtu nis elementi i tretë i blofit diplomatik rreth TAP-it, që po e paraqet si çështje jetike të madhe përfshirjen në TAP, ku vendi ynë po shfaqet më shumë i interesuar se të tjerët. Unë nuk mund t’i vë faj ministrit të ri të Jashtëm të Shqipërisë, i cili sapo është ulur në kolltukun e tij, por janë të habitshme tezat, që ia servirin në dosje këshilltarë mediokër ose dinakë, se Shqipëria e ka gazsjellësin TAP çështje të madhe të saj dhe ajo duhet t’i lutet e të bindë fqinjët e saj, që ta mbështesin. Një tezë e tille është ajo sipas së cilës, ne po i kërkojmë Athinës një lëshim të madh prej saj, duke na përfshirë në TAP. Duke folur për TAP-in, në një intervistë në 19 korrik, ministri deklaron se “Na mbetet të punojmë me Greqinë, por shenjat janë pozitive që edhe Greqia do të na mbështesë dhe krijohet si të thuash një masë kritike, konsensus, mbështetje politike e domosdoshme”.

Diplomacia shqiptare duhet sqaruar se mbështetja politike e qeverive të vendeve tranzit, nga do të kalojë gazsjellësi, është një kusht i gjeopolitikës së gazit. Në këtë kuadër konsorciumi i TAP-it ka kërkuar që të sigurohet mbështetja politike nga qeveritë e Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë. Por këtë mbështetje dhe siguri politike e kërkon shteti furnizues ose kompanitë, që financojnë projektin, dhe nuk mund të serviret si pretekst për ndonjë vartësi të shteteve tranzituese nga njëri-tjetri. Mbështetja politike nuk është hipotekë e njërit vend tranzitues tek tjetri shtet tranzitues. Përfshirja në TAP nuk është as hyrje në NATO e as hyrje në BE.

Bizantinizmi i blofit diplomatik rreth gazsjellësit TAP konsiston në strategjinë e trajtimit të Shqipërisë si një shtet i dorës së dytë, i cili nuk po gjen dinjitetin e vet dhe të cilin, jo vetëm zotëria, por edhe sejmenët e zotërisë mund ta trajtojnë me mospërfillje. Nuk thoshte kot Faik Konica, që të tjerët të japin çmimin sipas kapelës, që i vë vetes.


SHABAN MURATI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË FAZË E RE NË FUSHATËN PËR PRESIDENT TË SHTETEVE TË BASHKUARANga FRANK SHKRELI (08.12.2012)
Në 24 vjetorin e varjes së “Martirit të Demokracisë” Havzi NelaA VRITEN POETËT?Nga RESHAT KRIPA (08.10.2012)
SHKARKIMI I SHEFIT TË SHISH VEPRIM AUTODESTRUKTIV I SHEFIT TË EKZEKUTIVIT TË SHQIPËRISËNga ELIDA BUÇPAPAJ (08.10.2012)
Barometri diplomatikKOSOVA NUK KA NEVOJË PËR “LEKSIONE” TË TEHERANIT, AS TË SERBISTANIT, POR VETËM TË UASHINGTONIT!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (08.10.2012)
NJË TRIUMF TJETËR AMERIKAN NË HAPËSIRËNga FRANK SHKRELI (08.08.2012)
KA ARDHUR KOHA TË NDËSHKOHET KJO KLASË POLITIKE MIZERABËL!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (08.07.2012)
DOSJET E SERBISË - LITARI NË QAFËN E KOMBITNga SHABAN MURATI (08.07.2012)
MEDIA SOCIALE DHE LUFTA E RE E FTOHTËNga PHILIP N. HOWARD, Reuters (08.06.2012)
PO NUK VOTUAN MË 6 GUSHT, ED RAMA « OUTSIDER »- PS DEL NË PENSIONNga ELIDA BUÇPAPAJ    (08.04.2012)
VRITET EDHE NJËHERË AT ANTON HARAPINga FRANK SHKRELI (08.03.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2021  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]