E Enjte, 10.21.2021, 03:02pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
100 VJET PAVARËSI: KËSHTU DO TË FLISTE LUIGJ GURAKUQI
Nga FRANK SHKRELI

E Mërkurë, 08.22.2012, 07:32am (GMT+1)



Ndërsa po bëhen përgatitje dhe ndërkohë që po mbushet kalendari i veprimtarive për të nderuar figura të shquara historike të kombit shqiptar me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, të kujtojmë Luigj Gurakuqin, bashkëpunëtorin më të ngushtë të Ismail Qemalit, njëri prej figurave më të mëdha të kombit shqiptar, për të cilin Stefanaq Pollo ka shkruar se ''Nuk ka ngjarje të madhe politike, shoqërore e kulturore në këtë çerek-shekulli ku të mos ketë qenë prania e tij, ku të mos jetë ndier fjala, urtësia e vullneti i tij, ku të mos ketë spikatur patriotizmi e demokratizmi i tij.'' Figura e Luigj Gurakuqit, sipas tij, bëhet edhe më e madhe dhe më madhështore, ''po të kemi parasyshë armiqtë e shumtë që duheshin përblluar, vështirsitë e mëdha që duheshin kapërcyer, komplotet dhe intrigat e kobshme që thureshin kundër atdheut, rreziqet e panumërta që i kanoseshin jetës së tij në çdo hap.''

Megjithëse është shkruar shumë për kontributet e mëdha të Luigj Gurakuqit, jo vetëm si njëri prej figurave udhëheqse politike më të shquara të kombit, por edhe si poet, shkrimtar, linguist e mësues -- Ernest Koliqi, i cili thotë se në vitin 1924 në Tiranë ka shërbyer si sekretar privat i Luigj Gurakuqit, në një artikull shkruar në vitin 1965 në revisten ''Shëjzat'', pasi e kishte njohur nga afër atë, nenvijon për lexuesin fuqinë frymëzuese dhe tërheqse të Gurakuqit: ''S'kam pa ndër Shqiptarë..... nji tjetër që të kishte lidhje miqsore e politike aqë të shumta e të ndryshme sa Gurakuqi. Gegë e Toskë, qytetarë, katundarë, malësorë, priftën, popa e hoxhallarë, analfabeta dhe eksponenta të intelektualizmit, arbëreshë, të huej që interesoheshin për Shqipëni, qinda e qinda vetësh, i drejtoheshin atij me një frymë të çuditshme besimi.... besojshin në përpjekjet e tij të çdo lloji....''

Në artikullin e tij përkujtimor me rastin e dyzet vjetorit të vrasjes së Luigj Gurakquit, Ernest Koliqi, si bashkpuntor i ngushtë dhe sekretar privat i kësaj figure të madhe të kombit shqiptar, shkruante se Luigj Gurakuqit i Madhi Zot i kishte falur aftësi e zotësi si rrallë ndonjë njeriu tjetër, por sipas Koliqit, vetia që e dalllonte Gurakuqin nga të tjerët e kohës së tij, ''Ishte ajo që me bashkue e me miqasue ndër vedi gjindën me mendesi, prirje, rritje në kundërshtim. Përhapej nga zemra e Tij nji fuqi vëllaznuese e tillë sa me tubue rreth vetes burra me idena mesjetare, doktora te rij plot hov modernizues, anëtarë kleresh të ndryshme, bashkatdhetarë visesh të ndryshme, të rij rrymash të ndryshme. Mbretnonte harmonia aty ku Ai qindronte. ''

Luigj Gurakuqi e konsideronte detyrën e deputetit si të rëndë e me përgjegjësi të madhe , të një rëndësie kombëtare dhe si detyrë e shënjtë që ia kishte besuar populli. Mbi rolin e Luigj Gurakuqit në kuvendin shqiptar, Koliqi sjellë kujtimet e tija duke thënë se ndërsa “në parlamentin shqiptar kumbojshin zane si ato të Fan Nolit, Ali Klisurës, Stavro Vinjaut e Bahri Omarit, të dënja me jehue në Dhomën e Komuneve (të Anglisë), Gurakuqi, kryetar i njoftun i opozitës kundërshtonte me matuni: bashkë me kolegët që përmenda, përpiqej të jepte shembullin e nji kritike të fortë por jo fyese, ndërtuse jo rrënuese….’’

Roli patriotik, ndërtues dhe bashkpunues i Gurakuqit për të mirën e Shqipërisë njihej dhe respektohej nga shumë patriotë shqiptarë të asaj kohe. Mihal Grameno i shkruante atij me 24 Korrik 1919 se “Shqiptarët kanë simpati dhe besim tek juve’’, dhe më 15 Tetor, 1919, Pandeli Cale i shkruan Gurakuqit, duke pasqyruar në këtë mënyrë, besimin e tij të plotë në veprimtarinë patriotike të tij, duke I shkruar Gurakuqit me një vendosmëri bindëse se ‘’Kini në dorë fatin e Shqipërisë… bëni detyrën patriotike si ju thotë ndërgjegja’’.

http://imageshack.us/http://imageshack.us/

Tre të Mëdhej të Kombit Shqiptar – Dom Ndre Mjeda, At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi

Megjithëse fjalët e të tjerëve për Gurakuqin dhe veprimtarinë e tij hedhin dritë mbi këtë figurë të madhe të kombit shqiptar, janë fjalët e tija, ato që në të vërtetë pasqyrojnë vlerat dhe idealet e larta njerëzore të këtij patrioti dhe njeriu të madh, e të cilat sikurë dëgjohen edhe sot si tepër aktuale. Në mbledhjen e parë të parlamentit shqiptar me 21 Janar 1924, i frymëzuar nga nevoja e madhe për ndryshime politike, shoqërore dhe ekonomike, Gurakuqi iu drejtua anëtarve të kuvendit duke thënë se si përfaqsues të popullit, ‘’populli na ka tregue edhe udhën që do të ndjekim. Populli na thotë: Ky jam, këto nevoja kam, pra mbas dëshirës sime, mbas nevojave të mia, mbas zakoneve që kam, bani ligjet themelore që të mund të rroj i lirë dhe i lumtur si shqiptar.’’

Për më tepër, në këtë 100-vjetor të pavarësisë së Shqipërisë, fjalët e tija edhe sot tingëllojnë si largpamse e bujare dhe si të tilla duhet të shërbejnë sot dhe në të ardhmen, për të mbajtur gjallë kujtimin e veprës së tij të madhe në dobi të kombit shqiptar. Po të ishte gjallë në këtë 100-vjetor të pavarësisë, Luigj Gurakuqi do të këshillonte kështu:

''...Nuk asht sot dita të përmendim nepër sa të liga ka shkuar Shqipënia në këtë mot të gjatë e sa ka vuar e po vuan akoma; dua vetëm të shtoj se ne këtë ditë fatbardhë, që do të mbetet e paharrueshme në kujtimet e shënjta të kombit tonë, lipset që zemrat e të gjithë shqiptarëvet të lidhen, të bashkohen, të bahen një.


Duke kujtuar e duke kremtuar ditën e sotshme duhet të përsëritim prapë besën që i dhamë shoqishoqit vitin që shkoi; e duke sjellun përpara sysh rreziqet e tmerëshme, që i vareshin Atdheut përmbi krye, e shpëtimin tonë të çuditshëm, t'a forcojmë dashuninë e vëllezëninë e t'i japim dorën njëni tjatrit për të mbajtun, për të rritun, për të shtuar mvehtësiën e Shqipënisë sonë të dashun.


“Ta dijmë mirë se çarjet, zihjet, anmiqësitë tona na turpërojnë përpara Evropës, e cila vitin që shkoi nxitoi duke njohun me një herë mvehtësiën tonë; u shtojnë rreziqet vëllëzënvet tanë të mjerë, që ditë më tjatrë po presin të lirohen nga zgjedha greke e të bashkohen me ne; e ma tepër u thyejnë zemrën atyne fatzesve, që patën rrezikun e math të mbeten jashtë Shqipënisë së lirë.''

(Marrë tekstualisht nga Luigj Gurakuqi: ''Mvehtësia e Shqipëniës'', 1913)




Në një artikull që Gurakuqi kishte shkruar në Paris në prag të 28 Nëntorit 1919, e në të cilin duket se ai i bën thirrje pikëspari vetvetes por dhe të tjerëve që të reflektojnë, por këjo është edhe një thirrje e sinqertë vëllazërore, nga ana e tij, që fatet e Atdheut të jenë mbi të gjitha, një thirrje që çuditërisht është gjithnjë aktuale. Ai shkruante:

''E kremtja e 28 Nandorit duhet të jetë për ne të gjithë, jo vetëm një ditë gëzimi e dëfrimi, por edhe një ditë pendimi në të cilën të mbledhim mendjen e të bajmë shqyrtimin e vetdijes sonë. Në këtë ditë, duhet të vemë të gjithë dorën në zemër e të pyesim veten tonë nëse e kemi bamun gjithkund e gjithmonë detyrën që kishim përpara Atdheut. T'i tregojmë pa turp e t'i njohim fajet tona, të harrojmë hidhnimet e anmiqësitë që na ndajnë, t'i japim vëllaznisht dorën njani-tjetërit e të betohemi mbi besën e gjyshave tanë se sot e mbrapa do të përpiqemi me të vërtetë për të mirën e Atdheut, për lulëzimin e kombit, për nderin e flamurit tonë.''

Vet Luigj Gurakuqi, kishte shkruar se, “Një popull që nderon burrat e vet, një popull që pavdekëson kujtimin e tyne, jo vetëm ndër faqet e historisë, por edhe mbi rrasa e në monumente, ai popull tregon se ka ndërgjegje, se ka ndiesi të holla, se njeh miradijen e ka dëshirë me u sjellun e me u drejtuem mbas shembullit të të Mëdhejvet të vet.’’

Luigj Gurakuqi ishte dhe mbetet njëri ndër të Mëdhejtë e kombit shqiptar. Fjalët e Luigj Gurakuqit flasin vet, jo vetëm për periudhën që ai jetoi, por mund dhe duhet të shërbejnë si një fuqi frymëzuese për të gjithë në këtë 100-vjetor të pavarësisë.







 

 


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ARDHMËRIA E SHQIPTARISË NË AMERIKËNga ARTUR VREKAJ (08.21.2012)
TË SAKRIFIKOSH BEnë PËR ASADINNga SHABAN MURATI (08.20.2012)
Barometri diplomatikSERBIA T’I GJUNJËZOHET KOSOVËS PËR PAQE, JOANASJELLTAZI!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (08.19.2012)
PËR RUSËT KORRUPSIONI ËSHTË THJESHT NJË MËNYRË JETESENga MISHA FRIEDMAN, New York Times (08.19.2012)
REPLIKË ME TË GJITHË ATA QË I KONSIDEROJNË LIDERËT SHQIPTARË TË PAGABUESHËM!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (08.17.2012)
TË KUNDËRSHTOHET POLITIKA E BANALIZIMITNga ANATOL KALETSKY, Reuters (08.16.2012)
VIKTIMAT E KOMUNIZMIT, MBETUR PA VARR E DREJTËSI, AKUZOJNË KLASËN POLITIKE SHQIPTARENga ELIDA BUÇPAPAJ (08.15.2012)
ÇFARË KA TË BËJË KONSTANDINI ME VIKTIMAT E KOMUNIZMIT NË SHQIPËRI?Nga FRANK SHKRELI (08.15.2012)
Barometri diplomatikTRAKTAT PAQËSOR ME SERBINË, PASI OKB-JA TA NJOHË KOSOVËN!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (08.14.2012)
UNË JAM PRIFTI ORTODOKS I KOMBIT SHQIPTAR!Nga AT NIKOLLA MARKU (08.14.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2021  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]