E Enjte, 10.21.2021, 04:44pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
SHQIPTARËT NË MAL TË ZI, NË VITIN JUBILAR, PA FLAMURIN E TYRE KOMBËTAR
Nga XHELADIN ZENELI

E Mërkurë, 08.22.2012, 04:59pm (GMT+1)



Për nder  të 100 - vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, viti 2012 si vit jubilar, është shpallur vit i manifestimeve të ndryshme që po organizohen pothuajse në të gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë.

Mirëpo, një pjesë e popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve administrativë të Shqipërisë, respektivisht shqiptarët në Mal të Zi, po iu privohet e drejta e përdorimit të lirë të flamurit kombëtar falë Ligjit të ashtuquajtur për rendin dhe qetësinë, aprovuar kohë më parë nga Parlamenti i Malit të Zi, saktësisht më 23 dhjetor të vitit 2011.

A ishte  koinçidencë që Ligji në fjalë u aprovua në prag të vitit jubilar për shqiptarët, apo ishte akt i paramenduar me qëllim që të prishet festa e madhe për këte pjesë  të popullit shqiptar (pra,për shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi) duke ndaluar pérdorimin e simbolit të tyre kombëtar!? Rikujtojmë lexuesit se diçka e ngjajshme ndodhi edhe në ditën kur Kosova shpalli pavarësinë,pra me 17 Shkurt 2008.Në  këte ditë të shënuar historike ,pushteti malazez i pat shpallur të ndaluar manifestimet publike,me ç'rast  shqiptarëve në Mal të Zi nuk iu lejua që të ndanin gëzimin bashkë me vëllezërit e tyre në Kosovë!?

Nga ana e tjetër, Ligji në fjalë ishte një sprovë për shqiptarët në aspektin e vendosmërisë së tyre në mbrojtjen e vlerave të veta kombëtare, respektivisht në mbrojtjen e flamurit kuq e zi. Derisa në fillim , pati reagime të ashpëra nga ana e shqiptarëve ndaj këtij Ligji, megjithate më vonë sikurse u harrua apo u hesht për këte çështje dhe  si rezulltat ,sot, tetë muaj pas miratimit të tij,me keqardhje mund të themi që  Ligji "kundër flamurit"  është ende në  fuqi dhe shqiptarëve edhe më tutje iu ndalohet  përdorimi publik i simbolit të tyre kombëtar.Nga ky vështrim, del që shqiptarët,respektivisht faktori i tyre politik, nuk u angazhua më  fuqishëm dhe në mënyrë të pandërprerë dhe të vendosur në eleminimin e nenit 23 të Ligjit për rendin dhe qetësinë,nen ky i cili parasheh gjobë apo burgim me rastin e shpalosjes së flamurit në vende publike.

Është mirë  që protestohet për kthimin e pronave, por njikohësisht duhet të ngrihet zëri  fuqishëm dhe të demonstrohet mospajtim i vazhdueshëm  ndaj politikës që ka për qëllim  mohimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve.Është për tu habitur fakti që gjatë tërë kohës që ky Ligj famëkeq është në fuqi, nuk pati as një protestë të mirëfilltë të organizuar vetëm me një qëllim: mbrojtjen e përdorimit të lirë të simbolit tonë të shenjtë kombëtar, mbrotjen e identitetit dhe krenarisë tonë kombëtare !?

Si duket,gjithashtu , kjo çështje nuk po brengos apo shqetëson Tiranën  dhe Prishtinën zyrtare të cilët faktikisht nuk po  shfrytëzojnë  autoritetietet e tyre qeveritare si dhe kanalet diplomatike për të bërë presion tek Qeveria malazeze , në mes tjerash, edhe për përdorimin e lirë të flamurit kombëtar.

Na ndajnë vetëm disa muaj nga momenti final i Ditës së Pavarësisë- 28 Nëntor 2012, ditë kjo kur flamuri kuq e zi,flamuri i Skënderbeut, flamuri i Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Dedë Gjo Lulit dhe i shumë të tjerëve që dhanë jetën dhe sakrifikuan për lirinë e popullit shqiptar, do të valvitet shumë lart dhe shqiptarët do të festojnë si asnjëherë me parë, që nga Tirana, Vlora e Prishtina , që nga  New York-u , Berlini e deri te Sydney-ji i Australisë. Ndërkaq, në Ulqin, Anë të Malit, Krajë, Malësi, Plavë-Guci e Rozhajë, po i njëjti flamur do të qëndrojë i palosur në sirtarë dhe shqiptarëve të këtyre trevave nuk do t'ju mundësohet të kremtojnë me dinjitet festën e tyre kombëtare.

Ky 28 Nëntor,për  shqiptarët në Mal të Z, në njërën anë do të sjell gëzim sepse shënon një shekull të tërë i formimit të shtetit të parë shqiptar në Ballkan por në anën tjetër do të sjell edhe hidhërim, sepse në trevat e tyre autoktone, ata nuk do të mund të festojnë me shkabën dykrenare të ngritur lartë në shtizë.

Ndërsa sa i përket Malit të Zi edhe një herë dëshmoj se jo vetëm është një shtet që nuk i respekton të drejtat e shqiptarëve,por njiherit abuzon në mënyrë flagrante me të gjitha Kartat dhe Konventat  Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave  të Njeriut  dhe Lirive  Themelore  për Popujt Pakicë.



 22 Gusht 2012


XHELADIN ZENELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
100 VJET PAVARËSI: KËSHTU DO TË FLISTE LUIGJ GURAKUQINga FRANK SHKRELI (08.22.2012)
ARDHMËRIA E SHQIPTARISË NË AMERIKËNga ARTUR VREKAJ (08.21.2012)
TË SAKRIFIKOSH BEnë PËR ASADINNga SHABAN MURATI (08.20.2012)
Barometri diplomatikSERBIA T’I GJUNJËZOHET KOSOVËS PËR PAQE, JOANASJELLTAZI!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (08.19.2012)
PËR RUSËT KORRUPSIONI ËSHTË THJESHT NJË MËNYRË JETESENga MISHA FRIEDMAN, New York Times (08.19.2012)
REPLIKË ME TË GJITHË ATA QË I KONSIDEROJNË LIDERËT SHQIPTARË TË PAGABUESHËM!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (08.17.2012)
TË KUNDËRSHTOHET POLITIKA E BANALIZIMITNga ANATOL KALETSKY, Reuters (08.16.2012)
VIKTIMAT E KOMUNIZMIT, MBETUR PA VARR E DREJTËSI, AKUZOJNË KLASËN POLITIKE SHQIPTARENga ELIDA BUÇPAPAJ (08.15.2012)
ÇFARË KA TË BËJË KONSTANDINI ME VIKTIMAT E KOMUNIZMIT NË SHQIPËRI?Nga FRANK SHKRELI (08.15.2012)
Barometri diplomatikTRAKTAT PAQËSOR ME SERBINË, PASI OKB-JA TA NJOHË KOSOVËN!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (08.14.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2021  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]