E Martë, 10.04.2022, 08:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
TERRORIZMI KTHEHET NË AMERIKË
Nga FRANK SHKRELI

E Enjte, 04.18.2013, 07:18am (GMT+1)



Të hënën e kësaj jave dy bomba shpërthyen në Boston të Shteteve të Bashkuara duke shkaktuar vdekjen e tre personave -- përfshirë një djal 8-vjeçar -- dhe plagosjen e rreth 180 të tjerëve, 19 prej të cilëve janë në gjëndje të rëndë. Autoritetet federale, shtetërore dhe vendore kanë intensifikuar hetimet për dy shpërthimet në Maratonën e Bostonit, duke premtuar se hetimet do të zhvillohen anembanë botës për të gjetur personin ose personat që kanë kryer këtë akt terrorizmi. Autoritetet thonë gjtihashtu se deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm dhe shtojnë se nuk janë në dijeni se cili mund të ketë qenë motivi për këtë akt të shëmtuar kundër njerëzve të pafajshëm dhe nuk mund të thonë ende me siguri nëse kriminelët që kryen këtë akt të tmershëm, janë terroristë të huaj apo të mbrendshëm.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama vuri në dispozicion, "të gjitha burimet e qeverisë federale për të ndihmuar autoritetet shtetërore dhe vendore për të mbrojtur popullin nga sulme të tilla dhe sipas nevojës, për të shtuar masat e sigurisë anë e mbanë Shteteve të Bashkuara dhe për të hetuar se çfarë ndodhi", në Boston. Ai e siguroi popullin amerikan se ndonëse do të marrë kohë për të vendosur se çka me të vërtetë ka ndodhur, "ne do të zbulojmë, do i kapim dhe do i sjellim para drejtësisë kushdo qofshin ata që kanë sulmuar bashkombasit onë."

Ndërsa ai vuri në dukje heroizmin e burrave dhe të grave të FBI-ës, policisë së Bostonit dhe agjencive të tjera që shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, Presidenti Obama lavdëroi “mirësinë, zemërgjërsinë dhe dashurinë” e treguar nga banorët e Bostonit pas shpërthimit të bombave, duke thënë se nëqoftse "dëshironi të dini se kush jemi ne, se cila në të vërtetë është Amerika dhe si ne i përgjigjemi së keqes dhe keqbërsve -- aty në Boston e gjeni përgjigjën: vetmohues e vetflijues, të mëshirshëm dhe të patrembur", tha presidenti Obama, në deklaratën e tij drejtuar kombit nga Shtëpia e Bardhë.

Edhe Kryetari i Dhomës së Përfaqsuesve të Kongresit Amerikan, John Boehner, reagoi ndaj sulmit në Boston duke thënë se, “fjalët nuk mund e përshkruajnë pikëllimin që ndjenë Kongresi për familjet që kanë humbur të afërmit e vet….Këjo është një ditë e vështirë për Amerikën, por ne do të vazhdojmë në frymën amerikane duke u bashkuar në lutje dhe guxim.”

Shtëpia e Bardhë njoftoi dje se presidenti Obama do të shkojë sot (të Ënjtën) në Boston për të marrë pjesë në një shërbim ndërfetar kushtuar të vrarërve dhe të plagosurve nga sulmi terrorist, i cili prishi atmosferën festive të Maratonës së famshme të atij qyteti dhe solli dënimet ndaj këtij akti nga e mabrë bota. Zyra e presidentit Obama njoftoi se ai do të flasë gjatë shërbimeve fetare në Katedralën e Kryqit të Shënjtë në Boston dhe shtoi se ai ka udhëruar uljen e flamujve në gjysëm shtizë, në nder të viktimave.
Sulmi terrorist në Boston, si edhe sulmi terrorist famkeq kundër kullave të larta në New York më 2001, nuk ishte një akt vetëm kundër Amerikës, por ishte një sulm kundër gjithë botës, pasi ndër 25.000 vrapuesit në Maratonën e Bostonit merrnin pjesë mijëra vrapues nga e mbarë bota dhe ku fituesi i Maratonës ishte, jo një amerikan, por një etiopian.

Si rrjedhim, reagimet ndërkombëtare ishin të shpejta dhe ngushëlluese për viktimat, në solidarizim me familjet e tyre dhe me popullin amerikan dhe njëkohësisht duke dënuar këtë akt brutal dhe të pakuptueshëm kundër civilëve dhe njerëzve të pafajshëm, ndërkohë që udhëheqsit botërorë ofruan edhe ndihma për hetimet dhe kapjen e personit ose personave që kryen këtë akt barbar.
Edhe udhëheqsit shqiptarë dërguan mesazhe ngushëllimi për sulmin terrorist në Boston. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, në mesazhin e tij dërguar Presidentit Obama, shkruan se, ”Ky sulm terrorist ndaj jetës së qytetarëve të thjeshtë e të pafajshëm, i bërë gjatë zhvillimit të një prej manifestimeve më popullore dhe sportive, siç është Maratona e Bostonit, ka prekur thellë gjithë zemrat e popullit shqiptar dhe mbarë njerëzimit përparimtar.” Udhëheqsi shqiptar, vazhdon mesazhin e tij dërguar Presidentit Obama dhe popullit amerikan, duke thënë se, “Si aleatë e miq besnikë të SHBA-së në luftën kundër terrorizmit, dënojmë me forcë këtë akt dhe jemi të bindur se shumë shpejt personat përgjegjës do të dalin para drejtësisë dhe do të marrin dënimin e merituar.”

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i dërgoi gjithashtu Presidentit Obama një mesazh ngushëllimi në emër të popullit të Kosovës, duke thënë se, “Institucionet e Republikës së Kosovës dënojnë këto akte të dhunshme që morën jetët e qytetarëve të pafajshëm amerikanë, me besimin e plotë se sulmet e tilla nuk do t'i zbehin vlerat dhe idealet e shtetit dhe shoqërisë suaj, që mbesin inspirim për tërë botën, e cila synon ndërtimin dhe realizimin e demokracisë dhe lirisë së mirëfilltë. Lutjet tona janë me ju, me popullin amerikan dhe familjarët e viktimave në këto momente të vështira”, përfundon mesazhin e saj Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Megjithse ky akt ishte shokues, Presidenti Obama tha të Martën se populli amerikan refuzon të terrorizohet dhe bëri thirrje që të mos arrihen përfundime të ngutëshme dhe pa bazë në lidhje me personin ose personat ose mbi qëllimet e këtij sulmi – se kush dhe pse e bëri -- për derisa të zbulohen të gjitha faktet, duke shprehur besimin e tij se heret ose vonë, autoritetet e hetuesisë amerikane do të zbulojn ë të gjitha faktet e këtij “akti të shëmtuar prej frikacakësh”, dhe do të sjellin para drejtësisë personin ose personat që kryen këtë sulm terrorist.


Foto e Shtëpisë së Bardhë
Këshilltarët e Sigurimit Kombëtar të Marten në Shtëpinë e Bardhë përfshirë Drejtorin e FBI-ës, Robert Mueller, duke informuar Presidentin Obama mbi sulmin terrorist në Boston.


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHPRESË PËR REFORMIMIN E EMIGRACIONIT NË AMERIKËNga FRANK SHKRELI (04.16.2013)
VIZION PËRBASHKUES PËR DIASPORËN SHQIPTARE SI VLERË KOMBËTARENga ARTUR VREKAJ, WORCESTER,MA (SHBA) (04.15.2013)
KOSOVA NJË PLANET I PANJOHUR PËR EDI RAMËNNga REXHEP SHAHU (04.15.2013)
NJË THËNIE ME DOMETHËNIE E MESIÇITNga SKËNDER BUÇPAPAJ (04.14.2013)
AMERIKA BOJKOTOI JEREMIÇIN NË OKBNga FRANK SHKRELI (04.12.2013)
KQZ NJË INSTRUMENT POLITIK DHE PA INTEGRITET I ABSOLUTIZMIT PARTIAK (UPDATED)Nga ELIDA BUÇPAPAJ (04.12.2013)
MARGARET THATCHER - KAMPIONE E LIRISË - NDËRROI JETËNga FRANK SHKRELI (04.10.2013)
FENIKSAT E RILINDURNga RESHAT KRIPA (04.09.2013)
Libër i ri nga SavianoKOKAINA ARI I BOTËSNga ROBERTO SAVIANO (04.09.2013)
JO VENDNUMËRO PËR BASHKIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE TË AMERIKËSNga ARTUR VREKAJ WORCESTER, MA (04.09.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2022  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]