E Enjte, 08.18.2022, 11:54pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
PROTAGONISTË TË POLITIKËS JANË TË NJËJTAT FYTYRA
Nga ILIR HYSA

E Djelë, 04.28.2013, 07:04am (GMT+1)



Zhvillimet politike tё ditёve tё fundit nё Shqipёri nuk kanё sjellё ndonjё risi, pёrveҫ faktit qё informacioni i pёrditshёm ndihmon nё ravijёzimin e asaj fotoje qё ka qenё krijuar nё mendjet tona pёr klasёn politike nga pazaret e vazhdueshme tё ndarjes sё “tortёs” sё pushtetit, pazare tё cilat mjerisht, nё pjesёn mё tё madhe tё kohёs, kanё patur si protagonistё tё njёjtat fytyra. Ndёrkohё ka edhe lajme tё mira. Nё pёrpjekje pёr tё siguruar vota, partitё kopjojnё sllogane, bёhen qesharake dhe ne, pasi kasta e hajdutёve na grabiti gjithҫka dhe nuk na ndёrtoi shtet, siҫ e dёshironim, pasi qarjet dhe ankesat nuk i dёgjoi kush, na mbetet vetёm tё qeshim.

Kёshtu pёr shembull, sa mё shumё ditё qё kalojnё nga momenti kur u bё publik sllogani i Partisё Demokratike “Ne Jemi Ndryshimi - Pёrpara”, aq mё qesharak bёhet kuptimi i tij. PD-istёt kanё huazuar fjalёn NDRYSHIM pёr t’ju kujtuar shqiptarёve fushatёn e sukseshme nё SHBA nё vitin 2008 (pёr nё Shtёpinё e Bardhё) tё (atёherё) Senatorit Barak Obama, mesazhi i sё cilёs ishte ndryshim nga politikat e ndjekura nga administrata e Presidentit Bush. Pra qё tё kёrkosh ndryshim duhet tё jesh nё opozitё. Ka edhe njё mundёsi tjetёr, mund tё jesh nё pozitё dhe tё pranosh qё ke qeverisur keq, gjё qё nuk ndodh me “demokratёt” tanё. Pra, sllogani i PD-sё ёshtё slogan kundёr PD-sё dhe si i tillё ёshtё qesharak. Ai ёshtё po aq qesharak sa edhe Rilindja e socialistёve. Socialistёt janё pjesё e sofrёs sё pazareve. Edhe pse nё opozitё, kur e kanё kёrkuar interesat e tyre janё mbledhur kokё mё kokё me Berishёn dhe kanё ndryshuar Kushtetutёn, kёtё dokument tё shenjtё tё shqiptarёve. Kur bёhet fjalё pёr cёshtje jetike pёr tё gjithё ne, si vota e emigrantёve, etj., ata qё kanё zaptuar sofrёn thonё se ёshtё vёshtirё tё ndryshohet Kodi Zgjedhor apo Kushtetuta.
Duhet kuptuar mirё se pazaret 1 Prillit kanё vulosur gjithҫka qё lidhet me rezultatin e zgjedhjeve tё 23 Qershorit, por pavarёsisht rezultatit, Shqipёria ka rrugё tё gjatё pёr tu bёrё vend vёrtet demokratik, nёse do tё bёhet ndonjёherё. Megjithatё, NDRYSHIMI I VЁRTETЁ fillon me refuzimin ndaj kriminelёve tё kastёs PD+PS+LSI dhe bishtave greke tё tipit Dule. Ҫfarё alternativash mbeten pёr votuesin? Alternativa nё kёtё rast, mё tepёr sesa njё votё pro dikujt ёshtё votё kundёr pazareve tё dy tё ashtuquajturave kualicione tё cilat nuk janё gjё tjetёr vetёm dy grupe hajdutёsh tё sprovuar dhe qё janё gati tё vjedhin sёrisht. Pёr tё qenё tё qartё, ka edhe tё tjerё jashtё kёtyre bandave qё kanё gjynahe. Pёr shembull, gjynahe pёr ҫfarё ka ndodhur gjatё tranzicionit ka edhe ish-Presidenti Topi, i cili dekoroi edhe spiunё tё ish-sigurimit tё shtetit dhe tani kёrkon viktimat e tё dekoruarve, tё pёrndjekurit politikё si elektorat. Pa gjynahe nuk ёshtё as ish-nёnkryetari i Kёshillit tё Lartё tё Drejtёsisё Kreshnik Spahiu (i njohur ndryshe si avokati i tё pandehur Berisha kur e arrestonte Kryeministri i dikurshёm Ilir Meta ose ortaku nё biznes i Ilir Rusmajlit (sot kryetar i Komisionit tё Ligjeve nё Parlament), i biri i Ҫajup Rusmajlit, njёrёs nga veglat mё tё bindura tё regjimit komunist). Pёr mё tepёr, ky mban mbas vetes Lisienin e Bashkurtёve, i cili ulej nё krah tё Ramiz Alisё nё takimin historik me studentёt tё Dhjetorit 1990 dhe sot ka nerva tё na tregojё se si duhet tё jetё demokracia nё Shqipёri. Ai gjithashtu mban pas vetes Myslym Pashajn, i cili pa ndjesinё mё tё vogёl njerёzore pёr krimet e bёra, e vlerёsoi Mehmet Shehun si njёrin nga kryeministrat mё tё mirё qё ka patur ndonjёherё Shqipёria. Lisieni dhe Myslymi e kanё treguar qartё kёto ditёt e fundit qё ata nuk pёrfaqёsojnё asgjё tё re kur kanё shprehur pakёnaqёsinё me kryetarin e tyre pёr refuzimin e sofrёs ku edhe ata do tё mundnin tё hanin nga ҫorba qё dijnё t’a gatuajnё vetёm kualicione me 45 parti si ai i Ramёs.

Pavarёsisht nga tё gjitha kёto, nё kёto zgjedhje, mesa duket ne do tё vazhdojmё tё bёjmё atё qё kemi bёrё gjatё 23 vjetёve tё fundit: Mes dy tё kёqijave tё zgjedhim mё tё voglёn. Vetёm me ndryshimin qё ato klane, qё quhen parti, nga tё cilat kemi zgjedhur deri tani, ka ardhur koha tё hiqen nga opsionet e njё votuesi tё ndershёm dhe qё e do Shqipёrinё. Nёse ndёrgjegjia e votuesit nuk duron papastёrti, ai/ajo e sheh pothuajse tё pamundur identifikimin e njё subjekti politik tё cilit do t’ia besonte votёn. Sidoqoftё, nё kёto zgjedhje mё shumё se ndonjёherё deri tani, pritet njё numёr i madh votash proteste ndaj atyre qё kanё marrё peng, keqmenaxhuar dhe abuzuar me Shqipёrinё. Refuzimi ndaj partive kriminale do tё provojё kapacitetet e partive mё tё reja dhe nё varёsi nga ecuria e tyre do tё pёrcaktojё konfirmimin ose jo tё aktorёve tё rinj nё jetёn politike shqiptare qё do tё kёrkojnё votёbesimin e popullit pas katёr vitesh. Ndёrsa ndryshimet e nevojshme kёrkojne kohё, ritmet e kёtyre ndryshimeve do tё pёrcaktohen nga shkalla e aktivizmit qytetar dhe natyra e pjesёmarrjes nё jetёn publike tё mbarё shoqёrisё shqiptare. Kemi humbur shumё kohё por serisht ёshtё rasti tё zgjohemi pёr tё ndryshuar kursin e hisorisё qё fёmijёt, nipёrit dhe mbesat tё mos thonё “Heshtёn dhe ia lanё Shqipёrinё peng njё grushti hajdutёsh.”


ILIR HYSA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ÇFARË I BASHKON TADIÇIN, QOSEN DHE RAMËNNga REXHEP SHAHU (04.27.2013)
TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËNNga SKËNDER BUÇPAPAJ (04.26.2013)
XHORXH BUSH BASHKON PRESIDENTËTNga FRANK SHKRELI (04.26.2013)
RAPORTI I DASH – TEMË TABU E CENSURË NË TIRANË – SIDOMOS KUR PËRMENDET ILIR METANga ELIDA BUÇPAPAJ (04.25.2013)
SHTATË FJALË PËR POLITIKANIN REXHEP QOSENga REXHEP SHAHU (04.25.2013)
GJENDJA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË BOTË - KORRUPSIONI PROBLEM KRYESOR NË SHQIPËRI DHE NË KOSOVËNga FRANK SHKRELI (04.24.2013)
POETI REBEL PANO TAÇINga RESHAT KRIPA (04.22.2013)
DEPRESIONI EXCELNga PAUL KRUGMAN, New York Times (04.21.2013)
PRIORITETET: NEUTRALIZIM DUETIT RAMA-META, FORMULA 3 ME 3, I SHTATI ME KONSENSUS DHE PERSPEKTIVA E KQZ LARG KTHETRAVE TË PARTIVE - Nga ELIDA BUÇPAPAJ (04.19.2013)
POROSI PËR EDI RAMËN -Nga ELIDA BUÇPAPAJ (04.18.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2022  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]