E Djelë, 12.04.2022, 08:55pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
MINISTRI EMIGRACIONI - 'Ç'NE DHE PSE?'
Nga RAFAEL FLOQI

E Shtunë, 08.03.2013, 09:26am (GMT+1)


Diaspora e Amerikës si në kohën e Nolit e Konicës edhe sot instiktivisht ka zbatuar instiktivisht domethënien e fjalës së J.F. Kenedit “nuk ka rëndësi çka bën Atdheu për ty, por çfarë bën ti për Atdheun”. Ajo si gjithnjë do ta vazhdojë ta kryejë këtë rol. Por ka ardhur koha të themi, diaspora jo vetëm ndihmon, jo vetëm mbush buxhetin me remitancat, por ka nevojë edhe për ndihmë. E cila është përgjigja e politikës shqiptare.

Ministri Emigracioni? Ç’ne…U përgjigj kryeministri i ardhshëm, Edi Rama gjatë paraqitjes së kabinetit qeveritar, ku binte në sy mungesa e një ministrie të tillë. Madje ai tha se nuk e ka premtuar asnjëherë krijimin e një ministrie të tillë dhe me stilin “Të fala Sandrit” u përgjigj dy ditë pasi qe kthyer nga Selaniku se “Nuk e di të kem bërë ndonjë premtim elektoral për ministrinë e Emigracionit. Mos e ngatërroni me partinë e çamëve!”..

Edhe pse nuk ishte shumë e gjetur përqasja që kryeministri i ardhshëm i bëri çështjes së emigrantëve me partinë e çamëve, e sigurt është se qindra-mijëra shqiptarë të cilët jetojnë jashtë vendit, kanë mijëra probleme që presin zgjidhje. Mashtrimi elektoral i Ramës këtu u shfaq ashiqare, kur nga një kërkim i thjeshtë, Gazeta Shqiptare konstatoi se në një intervistë për “Plus Gazeta Athina” më datë 15. 2. 2013, Edi Rama pat thënë: “Kemi premtuar ngritjen e një ministrie të veçantë për emigracionin, ministri në të cilën do të punësohen elementë të spikatur prej emigracionit si dhe një përfshirje të drejtpërdrejtë të emigrantëve në strukturat diplomatike të shtetit shqiptar, pra në ambasada dhe konsullata”. Gazeta në fjalë botohet në Athinë për shqiptarët e Greqisë, por Rama ndoshta s’e di se gjendej edhe në Tiranë.

Kur u interesojnë autobusët e emigracionit për të marrë votat, politikanët i bëjnë qefin atij me deklarata boshe, si të drejtë votimi apo ministri, po kur vjen puna për qeverisje e harrojnë një të tretën e kombit shqiptar. Diaspora shqiptare edhe për faktin se është e ndarë si pasojë e ardhjes nga pjesë të ndryshme të trungut shqiptar dhe në kohë të ndryshme, ka bërë më shumë punë për çështjen kombëtare sesa gjitha qeveritë, apo firmat e PR që kushtojnë miliona. Ato i kanë gjetur lidhjet me Tony Blair, para Ramës dhe e kanë nderuar figurën e tij para Ramës (kujtojmë mirënjohjen e KKSHA “duart e Shpresës” vitin e kaluar)….

Siç duket shteti shqiptar, si ai i demokratëve dhe ai i socialistëve, tani dhe nesër do të mbeten larg diasporës, pasi nuk i duhet ajo për të siguruar pushtetin, edhe pse ajo është lobuesi më i mirë i interesave kombëtare. Kjo shpjegon atë pse Berisha kujtohet në zgrip të jetës së tij si kryeministër të miratojë ligjin e Shtetësisë shqiptare. Megjithatë, ai bëri një ligj si kofini pas të vjeli edhe pse u kritikua, Shqipëria ishte e fundit nga vendet e rajonit që e bënte këtë, dhe pse është e rrethuar vetëm me troje shqiptare.

Po të ndalemi tek qeveria. Nevoja e bashkëpunimit me diasporën është imperative. Për çfarë duhet një ministër i bashkëpunimit me Parlamentin, kur bashkëpunimi sigurohej nga ministrat deputetë, dhe në vend të një ministri pa portofol të kishte një ministri Emigracioni me portofol. Fondet mund t’i grumbullonte vetë diaspora si kontribut anëtarësimi.

Zyra e diasporës pranë MPJ, në gjendjen aktuale ka vetëm pesë nëpunës që regjistrojnë aktivitetet që bën diaspora, kryesisht të vjela nga komunikimet me ambasadat, që i rrëfehen ministrit të Jashtëm ato sa për protokoll dhe i fusin letrat në dosje dhe kaq.(?!) . Kjo është një punë krejtësisht e kotë, pasi me një kërkim në Google mund të shohësh të gjithë shtypin dhe median e diasporës si në SHBA, Greqi , Itali, Angli, Zvicër apo Itali. Nga ana tjetër, a mund ta bëjë një ambasador apo një personel ambasade i limituar, me fonde të limituara, lidhjen e qenësishme me diasporën, që të mbajë lidhje të drejtpërdrejtë me këtë masë të madhe shqiptarësh? Besoj se jo. Një herë, në konfidencë, një ambasador i yni në një vend të madh mik, më thoshte se kapte telefonin dhe fliste me një zë femre, duke imituar një sekretare që s’e kishte sa herë kishte telefonata, pasi nuk është normale në diplomaci që ambasadori të përgjigjej drejtpërdrejt në telefon. Sot sipas shifrave jo fort të sakta, jashtë Shqipërisë ka mbi 1million e 300 mijë shqiptarë nga Shqipëria, por duke llogaritur edhe diasporën e vjetër dhe atë të trojeve shqiptare bëhen mbi 3 milionë shqiptarë.

Disa ditë më parë Artur Vrekaj, kryetar i Shoqatës Atdhetare Kulturore ‘Kombi’ në Worcester, Massachusetts, i drejtohej me një letër të hapur kryeministrit të ardhshëm, z. Rama, duke i parashtruar domosdoshmërinë e një ministrie diaspore dhe koordinimin e saj me Ministrinë e Diasporës në Kosovë, duke shtruar pyetjen: “Përse i duhet Shqipërisë dhe shqiptarëve që jetojnë në diasporë, Ministria e Diasporës?” – dhe duke u përgjigjur po  vetë me të drejtë: “Mbi të gjitha për hartimin dhe vënien në funksion të një Strategjie Kombëtare për vëmendjen që duhet t’i kushtojmë diasporës si pjesë vitale dhe integrale e kombit shqiptar. Ministria e Diasporës do të na ndihmojë edhe për bashkërendim dhe udhëheqje të punës atdhetare e kulturore”. Kështu e kupton diaspora këtë domosdoshmëri.

Por ja që politikanëve shqiptarë iu intereson më shumë pushteti i vet dhe nuk e mendojnë diasporën si “pjesë vitale dhe integrale e kombit shqiptar”. Këtë po e ilustroj me dy fakte nga dy krahët e politikës shqiptare. Paradokohe, drejtuesi i Lëvizjes “Atdheu na Bashkon”, Gjon Lulgjuraj, gjatë një pritjeje me kryeministrin Berisha, ku ai në emër të Lëvizjes po i parashtronte atij gjendjen e malësorëve të Malësisë së Madhe në Tuz, Berisha shihte vazhdimisht orën. E kuptova, thotë Lulgjuraj, se atij nuk i interesonte shumë ajo çka ne po i paraqisnim dhe ishte koha për t’u ngritur. Një rast tjetër që flet për përkushtimin e liderit të opozitës ndaj diasporës, është edhe fakti se Rama ka ardhur të takojë disa herë të vëllain e vet, që është emigrant në Michigan, por nuk ka gjetur aspak kohë për të takuar diasporën e këtushme që është më shumë se 120 000 vetë. I pyetur për këtë nga ALBTVUSA, Rama u përgjigj se këto ishin thjesht vizita private”.

Për të qenë më konkret se si duhet vepruar me diasporën, po përmend masat e marra nga shteti kroat mbi diasporën e vet, e cila përbëhet nga mbi 4 milionë vetë. Këto ishin disa  prej masave që u miratuan, nga të cilat mund të merret shembull:

Së pari, Ligji i shtetësisë. Në vitin 1991 u miratua një ligj që u jepte shtetësi kroate të gjithë kroatëve dhe pasardhësve të tyre, pavarësisht se ku ata jetonin. Nëpërmjet neneve 11 dhe 16 të ligjit, kushdo që mund të provonte origjinën kroate i jepej dyshtetësia dhe një pasaportë. Edhe pse nuk ka statistika zyrtare, sipas disa vlerësimeve thuhet se deri në 1,15 milion njerëz (në një popullsi prej rreth 4,4 milionë qytetarësh) e fituan shtetësinë kroate në këtë mënyrë.

Së dyti, E drejta e votës. Qytetarëve kroatë jashtë vendit iu dha e drejta për të votuar (duke përfshirë edhe nënshtetasit e rinj të përmendur më lart), duke i caktuar një zonë të dedikuar zgjedhore (njësinë 11). Fillimisht, rreth 10% e ulëseve në Sabor në (Dhomën e Deputetëve) ishin të rezervuar për këtë zonë zgjedhore. Pas debateve të nxehta në mes të HDZ-së dhe partive opozitare, përqindja fikse u ndryshua në një përqindje të ndryshueshme llogaritur mbi bazën e votuesve.

Dhe së treti, një Ministri e veçantë në qeveri. Në fillim, në vitin 1991, u krijua një Ministri jetëshkurtër për Emigrimin (Ministarstvo za iseljeništvo), pastaj në vitin 1997 me Ministrinë për Kthim dhe Emigracion (Ministarstvo povratka i useljenišla). Kështu deri në vitin 1999), kroatëve jashtë vendit iu dha status special burokratik dhe simbolik. Duke pasur parasysh marrëdhënien e gjatë mes Jugosllavisë dhe më vonë (Kroacisë), dhe diasporën e saj, këto ndryshime shënuan një evolucion progresiv, duke siguruar statusin politik për diasporën.

Shembulli kroat, pra, ofron një përshkrim empirik në lidhje me mënyrat në të cilat formacionet transnacionale të identitetit kombëtar janë gjithnjë e duke u “riformatuar ” ose janë duke “riformatuar” vetveten si “diaspora”. Roli i shtetit amë në integrimin dhe mosintegrimin e tyre është mjaft domethënës në kushtet e kozmopolitizmit të sotëm. Por duhet bërë e qartë dhe ndryshimi mes emigracionit dhe diasporës. Diaspora si institucion social kolektiv do dhe ruan identitetin e saj kombëtar, për të mos u bërë “gjak i shprishur” dhe emigracioni është më i prirur drejt integrimit në vendin ku ndodhen dhe drejt asimilimit. Tani që po shkohet më shumë nga kombi e shteti monolit në shoqëritë multikulturore, gjuha e “diasporës” evokon lidhjet transnacionale, prish identitete kulturore diskrete, dhe i fuqizon ose i vartëson grupet e quajtura si diaspora me shtetet, në të cilat ata jetojnë. Lidhja kulturore dhe gjuhësore është elementi bazë që lidh diasporën me vendlindjen, ashtu si Salman Rushdie, në “Imaginary Homelands (Atdhetë imagjinarë, Ese dhe kritika, 1981-1991) shkruante: “Ndonjëherë ne ndjehemi se i ngërthejmë të dyja kulturat ashtu, sikur ulemi njëkohësisht në dy stola; por shpesh ndodh që shkasim në mes dhe rrëzohemi.”

Sot diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara është në limbo në mes së parës dhe së dytës, integrimit dhe ruajtjes së identitetit. Ndaj aspekti kulturor i ndihmës nga kombi amë, sidomos për diasporën e re është një kusht sine qua non, dhe është detyrë e politikanëve shqiptarë, me ministri apo pa ministri diaspore qoftë, ta japin këtë ndihmë. Të mos na harrojnë, që të mos i harrojmë.
--
 *Autori është kryeredaktor i TV të shqiptarëve të Amerikës me qendër në Michigan.
RAFAEL FLOQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
100 VJETORI I COPËTIMIT TË SHQIPËRISËNga FRANK SHKRELI (08.02.2013)
Barometri diplomatikKOSOVA 'ATDHE I PËRBASHKËT SERBO-SHQIPTAR' - IDE E RREZIKSHME PËR SHQIPËRINË ETNIKE!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (08.01.2013)
SFIDA E RAMËS DHE NJË FTESË PËR SHOQËRINË CIVILENga MENTOR KIKIA (08.01.2013)
CIRKUSI POLITIK NË NJU JORKNga FRANK SHKRELI (07.31.2013)
Barometri diplomatikKOSOVA NUK ËSHTË ATDHEU I SERBËVE, POR SERBIA!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (07.31.2013)
EDHE NJË PËRPJEKJE TJETËR PËR PAQË NË LINDJEN E MESMENga FRANK SHKRELI (07.30.2013)
SEKTI POLITIK ME EMRIN PDNga AFRIM KRASNIQI (07.30.2013)
TAP NUK ËSHTË ÇLIRIMI I DYTË I SHQIPËRISËNga SHABAN MURATI (07.29.2013)
LADORISHTI, NJË NDËRGJEGJE E NGARKUAR HISTORIKE...Nga LEBIT MURTISHI (07.28.2013)
PËR HERË TË DYTË DUA TË ZHDUKEM NGA KY VENDNga MENTOR KIKIA (07.28.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2022  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]