E Martë, 10.04.2022, 09:43pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
PA NDËRTIMIN E RRUGËS DEÇAN-PLAVË-SHKODËR NUK MUND TË FLASIM PËR NJË INTEGRIM TË SHQIPTARËVE NË BALLKAN

E Enjte, 08.08.2013, 03:29pm (GMT+1)


Sadri Mehaj nuk është i qetë. Brenga më e madhe e tij është që shqiptarët në Ballkan nuk po mund të lidhen me njëri-tjetrin për mungesë të rrugëve. Rruga që lidh Kosovën me Shqipërinë, e quajtur si “Rruga e Kombit” është një hap i mirë për integrimet brenda shqiptare, po kjo nuk mjafton. Mehaj propozon ndërtimin e rrugës që do të nxirrte nga izolimi shqiptarët e Plavës dhe Gucisë. Sipas tij, pa ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë-Shkodër nuk mund të flasim për një integrim të shqiptarëve në Ballkan.

“Ndërtimi i kësaj rruge gjatë fushatave është përmendur nga zyrtarët shqiptarë, por asgjë nuk është bërë. Po të ndërtohej kjo rrugë e gjatë rreth 170 kilometra, shqiptarët nga Deçani në Shkodër do të shkonin për rreth 2 orë”, thotë Mehaj, i cili gjatë vizitës së tij të fundit në vendlindje, Hoti i Plavë– Gucisë, erdhi në përfundimin se mungesa e kësaj rruge tani për tani është arsyeja kryesore që shqiptarët vazhdojnë të shpërngulen nga kjo trevë tani në Mal të Zi.

“Nëse nuk ndërtohet rruga, këto troje do të zbrazen”, thekson Mehaj, ish i burgosur politik më 1983.

Ai vizitoi vendlindjen për herë të parë, vitin e kaluar, pas 26 vjetësh dhe qëndroi aty për gjashtë muaj.

Mehaj është i njohur në New York për aktivitetin e tij për Çështjen Kombëtare, veçanërisht për pjesmarrjen e tij në Luftën e Kosovës më 1999 bashkë me ushtarët e Batalionit “Atlantiku”.

“Gjendja e shqiptarëve në Mal të Zi sot nuk krahasohet me të kaluaren. Ata janë në gjendje më të mirë, por atyre u mungojnë liderët. Mali i Zi, edhe nëse nuk do, është i detyruar të respektojë të drejtat e minoriteteve për t’u bërë antar i Bashkimit Europian”, thotë Mehaj.

As liderët shqiptarë e as ata malazezë, nuk po merren me përmirësimin e jetës së shqiptarëve. Gjatë fushatave ata premtojnë shumë, por realizojnë pak. Në vend që të ndërtojnë rrugë kryesore ata asfaltojnë rrugica fshatrash e qytetesh”, thotë Mehaj dhe shton se rruga nga Deçani deri në Plavë, të cilën e quan “damari i zemrës”, ka qënë në plan të ndërtohet qysh në vitet ‘70-të të shekullit të kaluar.

“I vetmi personalitet politik që ka shprehur dëshirën për ndërtimin e rrugës nga Shkodra deri në Vermosh, në kufirin me Malin e Zi, është Jozefina Topalli”, thotë Mehaj.
I shoqëruar nga ish ushtarakët e Batalionit “Atlantiku” ai ka takuar edhe Presidentin Topi, të cilit i ka paraqitur kërkesën për ndërtimin e kësaj rruge. Takimi u realizua para zgjedhjeve të fundit dhe Topi premtoi se, nëse partia e tij do të fitonte zgjedhjet, rruga do të ndërtohej.

Premtime kanë dhënë edhe liderët politikë të Kosovës.

“Sa herë kam takuar kryeministrin Hashim Thaçi, ai më ka thënë se nëse fitoj zgjedhjet, do të ndërtoj rrugën Deçan-Plavë. Kështu kanë premtuar edhe Fatmir Limaj e Ramush Hajradinaj”, thotë Mehaj.

“Rruga nga Deçani deri në Plavë duhet të vazhdojë për Guci, Vermosh, Tamarë deri në Han të Hotit në kufi me Shqipërinë për të vazhduar deri në Shkodër. Ajo nuk kushton aq shumë, sepse ekziston si rrugë, por është shkatërruar. Nuk është një rrugë që duhet bërë gjithçka nga fillimi”, tregon Mehaj.

Sipas tij, Malit të Zi nuk i intereson ndërtimi i kësaj rruge, por shqiptarët duhet të bëjnë ç’është e mundur që ajo të ndërtohet për të ndërprerë, në radhë të parë, shpërnguljen e tyre, por edhe asimilimin.

“Kur ata të lidhen me shqiptarët në Kosovë e Shqipëri dhe lidhja më e mirë është pikërisht kjo rrugë, edhe ata që janë asimiluar do të fillojnë të flasin shqip”, thotë Mehaj dhe tregon se ka ndërtuar një shtëpi në vendlindje dhe ka blerë një motel bashkë me vëllezërit, siç thotë ai, vetëm që të japë një ndihmë në pengimin e shpërnguljes së shqiptarëve. Gjatë takimit me zyrtarët lokalë në Mal të Zi ai është treguar tejet kritik për shkak të mungesës së rrugëve në Plavë e Guci.

“Gjatë një takimi në komunën e Plavës me zyrtarët malazezë ua thashë hapur: fshati im, Hoti, nuk është territor i Plavës. Si flet ashtu, foli me habi një zyrtar. I thashë se kur nuk keni ndërtuar rrugë deri në këtë fshat, që e keni lënë të izoluar, domethënë se e keni konisderuar si të mos ishte pjesë e kësaj komune”, tregon Mehaj.
Për të shkuar nga Plava në fshatin e tij, Mehajt i duhet të udhëtojë me makinë deri në Haxhaj e prej këtu duhet të ecë një orë në këmbë deri në Hot.

“Ndërtova shtëpinë në fshat që të mos mbetet shkret”, përserit Mehaj, dëshirë e të cilit është që shqiptarët t’i shohë të bashkuar, kudo që janë, por për të qënë ata të bashkuar, kushti i parë është që të lidhen me anë të rrugëve që u ka munguar gjithherë. (Illyria)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LUFTË E RE E FTOHTË NË MARRËDHËNIET MIDIS UASHINGTONIT DHE MOSKËSNga FRANK SHKRELI (08.08.2013)
KONTRAST - POLITIKANËT, PUSHIME FAMILJARE ME TAKSAT TONANga AFRIM KRASNIQI (08.07.2013)
Nisur nga skandalet më të fundit në diplomaciKUTËRBON NEPOTIZËM DIPLOMACIA E KOSOVËSNga ELIDA BUÇPAPAJ (08.06.2013)
MARTIRËT E 2 GUSHTIT 1967Nga RESHAT KRIPA (08.06.2013)
SERBËT NË SHQIPËRI???Nga FAHRI XHARRA (08.05.2013)
AMBASADORË KARRIERE VS. AMBASADORË POLITIKËNga SHABAN MURATI (08.05.2013)
Nëpërmjet krijimtarisë së Astrit XhaferitNJË LIBËR PËR LULET DHE JETËNNga RESHAT KRIPA (08.04.2013)
MINISTRI EMIGRACIONI - 'Ç'NE DHE PSE?'Nga RAFAEL FLOQI (08.03.2013)
100 VJETORI I COPËTIMIT TË SHQIPËRISËNga FRANK SHKRELI (08.02.2013)
Barometri diplomatikKOSOVA 'ATDHE I PËRBASHKËT SERBO-SHQIPTAR' - IDE E RREZIKSHME PËR SHQIPËRINË ETNIKE!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (08.01.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2022  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]