E Martë, 10.04.2022, 09:54pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
A DUHET TË KETË MORAL NË POLITIKËN E JASHTME
Nga FRANK SHKRELI

E Shtunë, 08.10.2013, 07:18am (GMT+1)


Shkak për këtë shkrim u bënë vizitat e fundit të Kryeminstrit të ardhshëm të Shqipërisë, Z. Edi Rama në Turqi, Greqi dhe Itali, ku sipas deklaratave të tija për median, gjatë dhe pas vizitave, qëllimi i tij ishte për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet me këto vende që ai i cilësoi si ''partnerë strategjikë'' të Shqipërisë.

Në një intervistë me Top Channel, Kryeministri i ardhëshëm shqiptar, deklaroi se “Ne jemi të gatshëm që të ngremë në një nivel të panjohur deri tani marëdhëniet me Turqinë që e konsiderojmë një partner strategjik”. Edhe për Greqinë, Z. Rama tha se megjith problemet e së kaluarës me fqinjin në jug, u shpreh i gatëshëm, siç tha ai, të “Hapë një kapitull të ri’’, në marrëdhënjet midis Tiranës dhe Athinës.

Shqipëria dhe shqiptarët, përfshirë edhe Republikën e Kosovës, kanë nevojë për miqë të afërm e të largët, pasi si numër, shqiptarët janë një komb i vogël dhe i shtypur, i harruar dhe i nepërkëmbur për shekuj, kryesisht dhe pothuaj ekskluzivisht nga këto kombe, tani “partnerë strategjikë” të Shqipërisë, duke mos lënë jashtë kësaj liste edhe Serbinë, që kanë bërë kërdinë mbi shqiptarët. Janë ekzaktërisht këto vende që gjatë historisë së kombit shqiptar, jo vetëm u kanë mohuar shqiptarëve lirinë, bashkimin dhe pavarësinë e plotë të tyre, por janë përpjekur me mish e me shpirt t’i zhdukin ata nga faqja e dheut si komb dhe të ndajnë trojet shqiptare midis tyre. Por etja për liri, bashkim dhe pavarësi e shqiptarëve, bëri që kombi shqiptar të mbijetojë sado i vuajtur e i përgjysmuar.

Është shumë me vend që Zoti Rama i bëri këto vizita në Turqi, në Greqi dhe Romë para se të fillojë zyrtarisht nga detyra e kryeminsitrit , ndonëse si për çdo vend tjetër, marrëdhënjet me fqinjtë – megjith historinë e hidhët të shqiptarëve me fqinjtët e tyre--duhet të jenë prioritare, për nga vet natyra dhe afërsia gjeografike dhe pragmatizmi politik, por edhe për nga interesat ekonomike. Si të tilla, marrëdhëniet e Shqipërisë dhe të shqiptarëve me këto vende tani të “partneritetit strategjik”, sipas Z. Rama do të jenë në favor të, “një Shqipërie më të fortë politikisht, ekonomikisht dhe shoqërisht”.

Por, ky “partneritet strategjik’’ me këto tri shtete, pa dyshim me rëndësi për politikën kombëtare dhe ndërkombëtare të Shqipërisë, nuk mund të realizohet në një zbrazëti morale dhe në mungesë të konsideratave historike dhe të politikave aktuale të këtyre tre vende ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sepse, qëllimi i kësaj politike të “partneritetit strategjik”, duhet të jetë diçka më tepër se vetëm një proces. Duhet patjetër të ketë qellime për arrijtjen e disa rezultateve të caktuara. Si “partnerë strategjikë”, të Shqipërisë, nën kuptohet se me ta ndahen vlerat madhore të njerëzimit, siç janë zbatimi dhe resepktimi i të drejtave bazë të njeriut, lirisë së fjalës, lirisë së shtypit e të tjera, për vet shtetasit e këtyre vendeve dhe më gjërë. Në qoftë se këto vende nuk respektojnë dhe nuk zbatojnë këto të drejta për popujt e vet, atëherë si do respektojnë ata këto të drejta dhe norma ndërkombëtare për shqiptarët kudo. Nuk mund të mos binte në sy deklarata e Z. Rama gjatë vizitës në Turqi, kur tha se “Turqia do të shërbejë si shembull’’ për Shqipërinë, ndërsa në të njëjtën kohë, në sheshet turke, policia dhe forcat e sigurimit rrahnin me shkopinjë dhe derdhnin gaz lotësjellës kundër protestuesve paqësorë. Edhe sjelljet e këqia të Greqisë me imigrantët, përfshirë edhe ata shqiptarë, njihen mirë nga të gjithë. Organizata të ndryshme europiane dhe ndërkombëtare kanë venë në dukje rregullisht, shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut në Turqi dhe në Greqi.

Natyra e këtyre regjimeve besimi i tyre në normat dhe standardet ndërkombëtare dhe se si ato i zbatojnë këto në sjelljet me popujt e vet, ka shumë rëndësi edhe për marrëdhënjet shtet me shtet, pra për marrëdhënjet edhe të Shqipërisë me këto vende.

Konsideratat gjeografike, ekonomike dhe kulturore për një fillim të ri në marrëdhënjet me këto tre vende, të cilat pa dyshim janë në interesin kombëtar, duhet të kenë si bazë një politikë të jashtme të bazuar në moral dhe në zbatimin e standardeve të njohuara ndërkombëtarisht ndaj respektimit të lirive dhe të të drejtave bazë të njeriut. Shqipëria dhe shqiptarët duhet të ngulin këmbë për këto standard, pasi ata vetëm përfitojnë nga zbatimi i normave ndërkombëtare në mbrojtje të të drejtave të njeriut që tani janë bërë pjesë e pa ndarë e marrëdhënjeve shtet me shtete dhe ë nivel ndërkombëtar. Merre me mendë se çdo të kishte ndodhur një dekadë më parë në rastin e Kosovës, nëse bota perëndimore në krye me Shtetet e Bashkuara, nuk do të kishte si barometer moral këto standarde ndërkombëtare në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe të drejtës së kombeve për vetvendosje. Pa këtë bazë morale në politikën e jashtme dhe në marrëdhënjet ndërkombëtare nuk do të kishte as 14 pikat e Uodrou Uilsonit, njëra prej të cilave garantoi vetvendosjen dhe pavarësinë e shteteve ballkanike, përfshirë pavarësinë e Shqipërisë.

Kështuqë, liria dhe siguria e Shqipërisë dhe e shqiptarëve në trojet e veta, siç është provuar edhe historikisht, varen shumë nga karakteri dhe morali, nga vlerat, etika dhe pranimi i parimeve universale nga ana e regjimeve që qeverisin vendet tani, “partnere strategjike” të Shqipërisë.

Politika e Tiranës zyrtare ndaj këtyre vendeve duhet të jetë me doemos strategjike dhe praktike për kohën, por ama gjithmonë e bazuar në standardet më të larta morale të njerëzimit dhe mbi të gjitha duhet të jetë një politikë që është në interesin afat-gjatë të kombit. Gjithmonë duke patur në mend fjalët pragmatike të Ministrit të Jashtëm britanik, (1848) Lord Palmerston-it, se, “Ne nuk kemi as aleatë dhe as armiq të përhershëm. Por interesat tona kombëtare janë të vazhdueshme dhe të përhershme. Janë këto interesa, pra, që e kemi për detyrë t’i ruajmë dhe t’i mbrojmë.”

Është e natyrshme që vende të ndryshme kanë interesat e veta kombëtare, si dhe rrugën e zhvillimit, të traditave dhe kulturave të ndryshme. Secili vend gjithashtu do të ndjekë rrugën e vet në zhvillimin e demokracisë dhe të reformave shoqërore, por e drejta e njerëzve për të pasur një zë në shoqërinë ku jetojnë, është jetësore për krijimin e një shoqërie të qendrueshme dhe të begatë – gjë që çon drejtë një shoqërie më të hapur e më transparente dhe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut anë e mbanë botës dhe më në fund në një botë më të mirë për të gjithë. “Partnerë strategjikë’’ nënkupton miq të ngushtë, pothuaj si në familje, ku bisedohen e diskutohen gjërat haptas. Marrëdhëniet me “partnerë strategjikë” nënkuptojnë respekt dhe mirëkuptim të përbashkët dhe nuk janë marrëdhënie bazuar në leksione për mohimin, rishkimin ose ndryshimin e historisë në marrëdhënjet me këto vende.

Shqiptarët gjatë gjithë historisë së tyre kanë kërkuar miqësi me fqinjtë dhe me të tjerët, kanë kërkuar marrëdhënje të ngushta me popujt dhe institucionet e Ballkanit dhe më gjërë. Kështuqë nuk mund të fajësohen shqiptarët për mungesën e një partneriteti më të madh në të kaluarën midis Shqipërisë dhe shqiptarëve me këto vende, tani, “partnere strategjike”. Tani lindë pyetja: nëse Turqia, Greqia dhe Italia, do e konsiderojnë Shqipërinë dhe shqiptarët si partnerë strategjikë, apo si vëlla i vogël? Zoti Rama u ofroi atyre jo vetëm miqësi dhe solidaritet, por “partneritet strategjik”. Cila do të jetë përgjigja e Athinës, Romës dhe Ankarasë?

Nga vizita e delegacionit shqiptar në Turqi

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
STRUGA IME E BUKUR...Nga LEBIT MURTISHI (08.08.2013)
PA NDËRTIMIN E RRUGËS DEÇAN-PLAVË-SHKODËR NUK MUND TË FLASIM PËR NJË INTEGRIM TË SHQIPTARËVE NË BALLKAN (08.08.2013)
LUFTË E RE E FTOHTË NË MARRËDHËNIET MIDIS UASHINGTONIT DHE MOSKËSNga FRANK SHKRELI (08.08.2013)
KONTRAST - POLITIKANËT, PUSHIME FAMILJARE ME TAKSAT TONANga AFRIM KRASNIQI (08.07.2013)
Nisur nga skandalet më të fundit në diplomaciKUTËRBON NEPOTIZËM DIPLOMACIA E KOSOVËSNga ELIDA BUÇPAPAJ (08.06.2013)
MARTIRËT E 2 GUSHTIT 1967Nga RESHAT KRIPA (08.06.2013)
SERBËT NË SHQIPËRI???Nga FAHRI XHARRA (08.05.2013)
AMBASADORË KARRIERE VS. AMBASADORË POLITIKËNga SHABAN MURATI (08.05.2013)
Nëpërmjet krijimtarisë së Astrit XhaferitNJË LIBËR PËR LULET DHE JETËNNga RESHAT KRIPA (08.04.2013)
MINISTRI EMIGRACIONI - 'Ç'NE DHE PSE?'Nga RAFAEL FLOQI (08.03.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2022  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]