E Martë, 10.04.2022, 09:16pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
25 VJET NGA VRASJA E POETIT HAVZI NELA DHE PAFUQIA PËR T'U NDARË NGA E KALUARA
Nga AFRIM KRASNIQI

E Shtunë, 08.10.2013, 03:20pm (GMT+1)


Një mësues, poet dhe njeri rebel, Havzi Nela, e varën në litar publikisht në Kukës më 10 gusht 1988. Ishte koha kur regjimi në ikje donte të tregonte forcë, fliste për demokratizim dhe ndërkohë kryente akte terrori ndaj çdo lëvizje liberale. Varje publike, denigrim publik të kufomës, siç bëri në Korçë dhe Shkodër me disa të rinj të vrarë në kufi duke ikur, siç bëri në Kukës me Nelën, sic bëri në Sarandë e ndonjë qytet tjetër. Kohë për t’i kujtuar, nderuar dhe për të mos harruar sa kriminal dhe stalinist ishte regjimi që lamë pas 23 vjet më parë!

Përvjetori i vrasjes së H.Nelës tregon njërën anë: sistemin, dhe lihet pas një anë tjetër po me kaq rëndësi: reagimi ynë shtetëror e shoqëror. Emri i tij është përmendur shpesh, dhe në shumicën e rasteve, jo për të nderuar atë, por për të kritikuar dhe sulmuar politikisht emra politikë që lidhen direkt apo indirekt me vrasjen e tij! Në rastin e emrave të përfshirë direkt është e drejtë përmendja, madje edhe gjykimi historik, por është e padenjë ndarja e një emri nga një tjetër në varësi nga pozita e sotme e ndonjërit prej tyre apo pinjollësve të tyre. Në rastin e emrave të përfshirë indirekt është e drejtë kur jepet informacion dhe kërkohet një reflektim moral, por është e padrejtë kur përdoret për të denigruar në funksion të politikës së ditës, apo duke veçuar një emër nga 12 të tjerë të përfshirë në të njëjtën formë. Fatkeqësisht kjo ndodh, sepse vdekja, nderimi, rivlerësimi dhe gjithçka tjetër vijojnë të kenë vlerë, vetëm nëse kanë lidhje politike!

Le të marrim H.Nelën: edhe pse u përdor kaq shumë në retorikë politike, e di publiku se familja e tij nuk ka përfituar asnjë trajtim dhe kompensim financiar, për shkak se akti i tij hyn në kategorinë e terrorit dhe ligji i kompensimit të ish përndjekurve e përjashton nga e drejta e trajtimit? Është në dijeni publiku se familja e tij jeton në kushte minimale jetese dhe vetë bashkëshortja ishte një votuese publike kritike me qeverinë aktuale (në ikje), ndërkohë qëata që e dënuan, sot përfitojnë trajtime speciale financiare nga qeveria dhe shteti “demokratik”?Është në dijeni publiku se një pjesë e madhe e atyre që keqpërdorin sot emrin dhe aktin e tij disident në vitin 1988 kanë qenë anëtarë apo funksionarë të PPSH në Kukës dhe rrethet rreth tij, kanë qenë punonjës në zyrat e Komitetit Ekzekutiv apo strukturën e lartë të propagandës së regjimit? Ata kanë të drejtë të ndryshojnë mendim, por jo të shndërrohen nga avokatë të vlerave të disidencës kundër të cilës punuan një jetë të tërë, përfshirë edhe verën e nxehtë të vitit 1988. Është në dijeni publiku se krijimtaria e Nelës është botuar falë përkushtimit të një personi të vetëm (P.Palushi) dhe jo të një projekti rehabilitues të qeverive që keqpërdorën emrin e tij? Është në dijeni publiku se ata që sot bërtasin në podiume parlamentare e FB për Nelën edhe më 1990, pra dy vjet pas pushkatimit të tij, bënin thirrje publike nderimi për R.Alinë, më 1992 propozonin për deputet kreun e trupit gjykues që dënoi atë, dhe dy zyrtarë të tjerë të përfshirë në arrestimin e denoncimin e tij u bënë zyrtarë “demokratikas” pas ndryshimit të sistemit? Etj, etj.

Rasti i abuzimit politik “Nela” nuk është i vetëm, është një nga dhjetëra paradokset e tranzicionit! P.sh, pak vite më parë drejtuesi i Kuvendit ekspozoi një foto me deputetët disidentë të vitit 1946-1947 në muret e parlamentit, por më parë ishin kujdesur të fshinin emrin e prokurorit dënues apo të hetuesit të çështjes, të dy emra fëmijët e të cilëve u bënë, njëri ministra e deputetë gjatë qeverisjeve të PD. Kur nderohen çifti i mësuesve që u vra në kufi në Shkodër më 1990 nuk përmenden emrat e ushtarakëve “vigjilentë” sepse njëri prej tyre ishte deri përpara pak kohësh drejtues i lartë i policisë dhe shërbimit sekret. Kur flitet për demonstratat antikomuniste në Shkodër 1989-1990 dhe dënimet ekstreme politike nuk përmenden emrat e prokurorit dhe as gjykatësve sepse ata pas vitit 90 u bënë deputetë e drejtues kryesorë të gjykatave“demokratike”. Kur flitet për arrestimin e grevistëve studentë më 1991 nuk përmendet emri i prokurorit që kërkoi vite të tëra burgim, sepse ai, prej vitesh vijon të jetë avokat i politikanëve kryesorë të qeverisë në ikje. Kur flitet për mbylljen e kishave dhe xhamive, nuk përmenden nismat rinore të një gjimnazi në Durrës dhe njërit në Tiranë ku dy prej protagonistëve kryesorë u bënë (dhe janë ende) deputetë apo politikanë të lartë të PD e PS! Kur flitet për demonstratën antikomuniste në Elbasan 1990 nuk përmenden zyrtarët e lartë që u përfshinë në dënimet e ashpra të tyre, sepse ata prej vitesh kanë veshur kostumin antikomunist! Kur flitet për dënime politike të figurave të njohura të kulturës dhe artit, sidomos në vitet 70, lihen mënjanë emrat e ekspertëve dhe dëshmitarëve denoncues, shumë prej të cilëve janë edhe sot, aktorë më rëndësi në jetën politike e publike. Kur flitet për gjyqet politike të viteve 60, siç përmend edhe Kadare, del një foto gjykatësish të rreptë ushtarakë, njërit prej të cilëve që sot nuk i përmendet emri në foto, në fakt sot i jepet titulli i krye-disidentit politik. Kur flitet për ngjarjet e ambasadave më 1990 dhe dhunën ndaj rinisë rebele antikomuniste, shumë prej protagonistëve të kësaj dhune vullnetare, janë sot kudo, në jetë politike, parlament, në media dhe vendimmarrje ekzekutive.....

Dhe së fundi, përpara rastit “Nela” patëm rastin “Popaj” familja kurajoze që hyri në ambasadën italiane. Kush u kujtua për ta, kush i kërkoi, kush i nderoi, kush shkroi historinë e tyre sa tragjike aq edhe hollivudiane?? Askush. Sepse politika e ditës nuk pati ndonjë interes. Dhe lamë në anonimitet diçka për të cilën do të duhet të ishim krenarë!....

Shkurt dhe shqip: nuk ishim dhe nuk mund të ishim të gjithë bashkëvuajtës dhe bashkëfajtor, por shoqëria shqiptare nuk e ka bërë asnjëherë ndarjen me të kaluarën, nuk ka treguar ende vlera morale që e distancojnë nga gabimet dhe fajet, nuk ka gjetur ende mekanizmin e vendosjes së drejtësisë dhe as të rehabilitimin e të vërtetave historike! Gjithçka ajo ka bërë ka qenë një lojë me maska, përdorimi ekstrem i ngjarjeve dhe emrave për qëllime politike të ditës, konsensusi për të mbetur peng i të kaluarës dhe paaftësia për të krijuar themele të forta morale drejt të ardhshmes! Ndaj përvjetori i H.Nelës sot më shumë sesa rast tjetër për gjueti shtrigash politike, vlen për ti thënë atij dhe brezit disident që ai përfaqësoi, se shoqëria shqiptare ende e mban litarin në grykë, ende nuk është çliruar, ende denigron vlera e virtyte dhe ende nuk ka forcë, kurajë dhe as vullnet për ndjesë publike, për katarsis moral dhe të paktën, për të mos përsëritur gabimet e fajet e të kaluarës. Përkundrazi.

AFRIM KRASNIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUKËSI, QYTETI JASHTË ORBITËS SË KUFIJVE TANË!Nga AHMET SHQARRI (08.10.2013)
A DUHET TË KETË MORAL NË POLITIKËN E JASHTMENga FRANK SHKRELI (08.10.2013)
STRUGA IME E BUKUR...Nga LEBIT MURTISHI (08.08.2013)
PA NDËRTIMIN E RRUGËS DEÇAN-PLAVË-SHKODËR NUK MUND TË FLASIM PËR NJË INTEGRIM TË SHQIPTARËVE NË BALLKAN (08.08.2013)
LUFTË E RE E FTOHTË NË MARRËDHËNIET MIDIS UASHINGTONIT DHE MOSKËSNga FRANK SHKRELI (08.08.2013)
KONTRAST - POLITIKANËT, PUSHIME FAMILJARE ME TAKSAT TONANga AFRIM KRASNIQI (08.07.2013)
Nisur nga skandalet më të fundit në diplomaciKUTËRBON NEPOTIZËM DIPLOMACIA E KOSOVËSNga ELIDA BUÇPAPAJ (08.06.2013)
MARTIRËT E 2 GUSHTIT 1967Nga RESHAT KRIPA (08.06.2013)
SERBËT NË SHQIPËRI???Nga FAHRI XHARRA (08.05.2013)
AMBASADORË KARRIERE VS. AMBASADORË POLITIKËNga SHABAN MURATI (08.05.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2022  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]