E Enjte, 09.16.2021, 10:28pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Barometri diplomatik
STUPID DIMPLOMACY NOT ALBANIAN PROTESTERS!
Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

E Djelë, 10.06.2013, 06:35am (GMT+1)


*** Shqiptarët në Malin e Zi, si dhe në gjithë disporën shqiptare asgjë nuk kursyen që Kosova të jetë shtet i pavarur dhe sovran (17.02.2008). Mirëpo, sot, politika dhe diplomacia e Kosovës, ashtu sikurse ajo e Shqipërisë, fare nuk e vrasin mendjen se shqiptarët në territorin e tyre autokton në Mal të Zi, ende nuk gëzojnë kurrfarë të drejtash kombëtare, individuale as kolektive.

*** Me gjithë këtë gjendje të vështirë dhe të padurueshme shumëvjeçare (1912-2013) të shqiptarëve nën Mal të Zi, deri tani, as diplomacia e Tiranës, as ajo e Prishtinës, nuk kanë kërkuar nga faktorët relevantë ndërkombëtarë, të paktën, që minoritetit shqiptar në Mal të Zi, t’u njihen të njëjtat liri dhe të drejta sikurse minoritetit serb në Kosovë, edhe pse shqiptarët (8%) janë autoktonë në trojet e tyre të Shqipërisë Etnike.

-Eh, kjo është "stupid and unjustified diplomacy", jo protestat e arsyeshme legale, demeokratike dhe paqësore të protesuesve shqiptarë në Nju-Jork, që absolutisht me të drejtë po luftojnë për njohjen dhe realizimin e të drejtave dhe lirive të bashkëkombësve të tyre të shtypur dhe të terrorizuar nën aparteidin e regjimit aktual të Podogoricës së Milo Gjukanoviqit.

Këtë e dëshmojnë edhe këto kërkesa të brohoritura (kundër diskriminimit dhe aparteidit të regjimit shtetëror malazez) në demonstatën e shqiptarëve, bërë në Nju-Jork, më 27 shtator 2013, nën drejtimin dhe organizimin e këtyre shoqatave dhe organizatave të mërgatës PATRIOTIKE [[“me origjinë nga trojet shqiptare nën Mal të Zi: “Ana e Malit” dhe “Ded Gjo Luli”, Fondacioni “Dom Simon Filipaj”, Fondacioni “Plavë-Guci”, Fondi Humanitar “Malësia”, Shoqata“Malësi e Madhe” (Detroit) si dhe shoqata “Kraja”, me seli e veprimtari në SHBA”]], edhe në takimet e tyre të përbashkëta në Detroit dhe në Nju-Jork, edhe në demonstartën e theksuar të përbashkët, njëzërit e apeluan politikën dhe diplomacinë shqiptare (Tiranë – Prishtinë), si dhe atë evropiane dhe amerikane (Brukselin dhe Uashingtonin se qeveria e Malit të Zi me në krye Milo Gjukanoviq, po zbaton politikën e aparteidit ndaj shqiptarëve, me qëllim të : (1) “Spastrimit etnik të shqiptarëve dhe të trojeve të tyre etnike; (2) Ndalimit të përdorimit të lirshëm të simboleve kombëtare; (3) Ndryshimit të ligjit për përfaqësimin e popullatës shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi; (4) Arrestimeve dhe burgosjeve gjatë aksionit famëkeq e terrorizues "Fluturimi i Shqiponjës"; (5) Shkurtimit dhe mohimin të së drejtës për komunën e Tuzit; (6) Ndryshimit të strukturës demografike, duke sjellë ardhacakë nga veriu i Malit të Zi në Tuz; (7) Arrestimit të 23 shqiptarëve në fshatin Martinaj të Plavë-Gucisë;(8) Shpronësimit të pronës private në emër të krijimit të parqeve nacionale në pronat private të shqiptarëve të Plavë-Gucisë; (9) Uzurpimit të kompetencave në mënyrë arbitrare për pasuritë detare të komunës së Ulqinit, si dhe për konfiskimin e pronave private të shqiptarëve në Gjirin e Valdanosit.”(http://www.kohaditore.com/?page=1,15,159780).

Sa më sipër, shtrohet kjo pyetje e pashmangshme: - Shkurtimi dhe mohimi i të gjitha këtyre lirive dhe të drejtave jetike të popullit shqiptar nën Mal të Zi, nuk po u jepka të drejtë shqiptarëve atje dhe në diasporë, që të ngrihen në protesta kundër politikës dhe terrorit apartheid të qeverisë së Malit të Zi?

Athua, vallë, mohimi i këtyre të drejtave, nuk paska qenë arsye e mjaftueshme dhe racionale e justifikimit të protestës së 27 shtatorit 2013 para godinës së OKB-së?!
Përgjigja është kjo:- Plotësisht ka qenë “Raisonable”, jo “Stupid”, ashtu siç i ka cilësuar pa të drejtë dhe, pa asnjë zor diplomatja kosovare Xhela Alijaj : “ The Stupid Albanians Protesting For No Reason”.(Shih në: http://www.albaniapress.com/lajme/18877/Profiteret-.html).

Nëse nuk i ndihmoni, të paktën mos i ofendoni shqiptarët!

*** Askush nuk ka të drejtë t'i provokojë, t'i ofendojë, t'i rrezikojë, t'i shtypë dhe t'i denoncojë protestuesit paqësorë, nëse ata luftojnë për njohjen, respektimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave elementare të tyre qoftë si individ apo si kolektivitet, sepse një të drejtë të tillë e gëzojnë pikësëpari, duke u mbështetur në Deklaratën Universale të Drejtave të Njeriut të OKB-së, të miratuar më 10 dhjetor 1948, si dhe në rezolutat, protokollet, deklaratat dhe në konventat e tjera ndërkombëtare, që janë në funksion të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut.


Prandaj, si shtetarët, ashtu kryeliderët politikë (djathtistët dhe majtistë) të Kosovës së sotme të lirë dhe sovrane, nuk duhet harruar kurrë se, shqiptarët e Malësisë së Madhe nën Mal të Zi, sidomos në diasporën amerikane, kanë meritat e veçnta historike për pavarësimin e Kosovës.
Këtë e kanë dëshmuar me dekada, gjithnjë duke vepruar në mbrojtjen e interesit të përgjithshëm kombëtar shqiptar, jo vetëm të Shqipërisë londineze dhe të Kosovës, por të gjithë Shqipërisë Etnike, edhe shqiptarët nën Mal të Zi, edhe këtu në Amerikë, vazhdimisht dhe pakursyer asgjë e kanë dhënë kontributin e tyre për njohjen dhe për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive individuale dhe kolektive të shqiptarëve në atdheun tonë të shtrenjtë. Posaçrisht me rastin e çlirimit dhe të pavarësimit të Kosovës (1989-2013), si dhe të demokratizimit të Shqipërisë (1990-2013).

Mirëpo, me kalimin e viteve (1990-2013) gjendja e përgjithshme, si dhe statusi politik i shqiptarëve të Malësisë së Madhe nën Mal të Zi, nuk ka ndyrshuar fare, por ka ngelur po ai që ka qenë edhe nën APARTEIDIN e regjimeve të mëparshme serbo-malazeze jugosllave (1912-2013).
 
Këtë status quo e dëshmon edhe regjimi i sotëm diskriminues apartied i qeverisë së Podgoricës nën drejtimin e Milo Gjukanoviqit, cili, edhe pse në saje të votës së shqiptarëve, bëhet herë president e herë kryeministër i Malit të Zi, të shkëputur nga Serbia më 2005.

Pse politika diskriminuese antishqiptare e qeverisë së Malit të Zi nuk ka bërë asnjë ndryshim ligjor, as kushtetues në përputhje me ligjet dhe me standardet e Bashkimit Evropian (BE) për njohjen, respektimin dhe zbatimin e lirive të drejtave elementare të njeriut të minoritetit shqiptar, duke përfshirë në radhë të parë decentralizimin dhe rajonizimin territorial të Malit të Zi, ku shqiptarëve do iu bëhej e mundur realizimi i të drejtave të tyre sikurse serbëve të minoritetit serb në Kosovë.
Pse të mos zbatohej i njëjti standard i BE-së, edhe ndaj minoritetit shqiptar në Mal të Zi, as më pak e as më shumë sesa ai serbëve në Kosovë, kur të gjithë e dimë se minoriteti serb në Kosovë, është me bagazh kolonial pushtues (1912-2013) në një truall të huaj, kurse shqiptarët nën sundimin e aparteidit të egër të Podgoricës, janë në truallin e tyre autokton, që historikisht i përket vetëm Shqipërisë Etnike, jo kursesi Malit të Zi e as kryeministrit aktual Milo Gjukanoviq.

Derisa pjesëtarët e minoriteti serb në Kosovë i kanë të të gjitha drejtat dhe liritë, edhe më shumë sesa u takojnë me Kushtetutën e Kosovës, si dhe me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, atëherë pse Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Shqipërisë, deri më sot, nuk nuk e panë të arsyeshme dhe të drejtë, që të ngrejnë zërin e tyre të përbashkët në institucionet përkatëse të Bashkimit Evropian (BE), që edhe shqiptarëve minortarë nën Mal të Zi, t’u njihen të njëjtat liri dhe të drejta sikurse serbëve në Kosovë (2000-2013)?

Pse? Deri kur do të heshtë ajo politikë, ajo diplomaci dhe ajo “drejtësi” e bushtit Tiranë-Prishtinë në favprin e mbështetjes së drejtave dhe lirive themelore të shqiptarëve nën Mal të ZI?!

-Ndoshta, pasi qeveria e Kosovës, t’ua njohë të gjitha të drejtat“minoritetit malazez”, ashtu sikurse që ua ka njohur vëllezërve të tyre serbë!

Por, jo, edhe në këtë rast, dyshojmë në sinqeritetin dhe në drejtësinë e qeverisë së Hashim Thaçit, e cila pranoi ekzistencën e “minoritetit malazez” në Kosovë (edhe pse kurrë më parë nuk kishte dhe, edhe sot, nuk ka kurrfarë minoriteti malazez në Kosovë) vetëm për vetëm që krijojë marrëdhënie diplomatike, politike, ekonomike dhe tregtare me Malin e Zi, në kurriz të minoritetit shqiptar.

Këtë politika dhe diplomacia e qeverisë së Kosovës e bëri pa asnjë kushtëzim dhe, pa asnjë reciprocitet ndaj Podgoricës, duke mos e zgjidhur asnjë kërkesë dhe, asnjë problem akut dhe jetik të shqiptarëve nën sundimin barabrik të Malit të Zi, i cili shqiptarëve ua mohon lirinë dhe të drejtën e shkollimit në gjuhën amtare në të gjitha nivelet deri në Universitet; të drejtën e mbrojtjes mjekësore dhe të sigurimit shëndetësor, duke mos siguruar kuadra mjekësore, duke mos ndërtuar ambulnaca dhe spitale të nevojshme; të drejtën e decentralizimit dhe të rajonizimit të vetëqeverisjes, të punësimit, të zhvillimit ekonomik, tregtar të vetëfinancimit dhe të zotërimit të mjeteve financiare dhe të pronave të tyre private dhe publike…etj.

Pse Plani i Ahtisarit për decentralizimin dhe për rajonizimin e Kosovës, të mos vlejë edhe për minoritetin shqiptar në Mal të Zi?

Pse, nuk po konsultoheni me Ahtisarin dhe me BE-në, që edhe shqiptarëve të diskriminuar nën Mal të Zi, t’u njihen të njëjtat standarde dhe e njëjta e drejtë, që të themelojnë komunat dhe bashkësitë e tyre, sikurse serbët në Kosovë sipas Planit të Marti Ahtisarit? –Pse, standarde të dyfishta vetëm për shqiptarët në Ballkan?!
 
Pse? –Deri kur qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës, do të heshtin para këtyre padrejtësive dhe aparteidit malazias ndaj shqiptarëve?!

Kjo është pyetja, e cila deri më sot nuk ka marrë kurrfarë përgjigjeje nga politika dhe nga diplomacia e“pashallarëve” despotikë të Tiranës dhe të Kosovës.

-Ndoshta po presin derisa t’i harmonizojnë pikëpamjet, qëndrimet, strategjinë dhe taktikën e tyre me autoritetet zyrtare shtetërore të Podgoricës për krijimin e një “Antante të re” jugosllave ballkanike, të sajuar dhe të propozuar nga Rusia, Mali i Zi dhe Serbia, hollësitë e së cilës, tanimë i ka të qarta edhe diplomacia dhe politika e jashtme e Shqipërisë, por për“finalizimin” e saj, po prêt reagimin e opinionit publik shqiptar!!!

Më pas, në frymën e kësaj politike dhe diplomacie sekrete dhe të hapur antishqiptare, shfaqet skandali i radhës, ku Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan me në krye Martin Shkrelin dhe të tjerë, me rastin e kremtimit të 17-vjetorit të themelitmit të tij, më 27 shtator 2013, krahas vëllezërve shqiptarë (president,kryeministra e ministra) dhe miqve të tjerë, në një darkë solemne, kishte ftuar edhe kryeaministrin aktual të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, i cili së bashku me qeverinë e tij antidemokratike, është fajtori dhe përgjegjësi kryesor për shkeljen dhe për mohimin e të drejtave dhe lirive të minoritetit shqiptar në Mal të Zi.

Si harruan kaq shpejt graniturat udhëheqëse shqiptarwe (Prishtinë dhe Tiranë se, po ky Milo Gjukanoviq dikur eksponent kryesor i “Jogurt Revolucija”, që në katër anët ia futi zjarrin ish-Jugosllavisë së Titos, për të rizgjeruar Serbinë e Madhe në kurriz të territorit të Kroacisë, të Bosnjës dhe të Kosovës, ish-aleat dhe ish-bashkëpunëtor i ngushtë i kriminelti të Serbisë, Slobodan Milosheviq dhe i bashkaleatit të tij malazias, Momir Bullatoviq, ishte ndër faktorë kryesorë politikë, që Mali i Zi e ndihmoi Serbinë për kryerejn e tre agresioneve dhe tre gjenocideve kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës.

Si ndodhi që, disa vite më vonë, pas bombardimit të RFJ-së (Serbia+Mali i Zi) nga NATO-ja më 24 mars 1999, ky Milo Gjukanoviq (kryeministër aktual), të jetë aq i afërt dhe aq i besueshëm për politikën dhe për diplomacinë shqiptare si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, pavarësisht se Mali iZi e ka njohur Kosovën, kjo nuk do të thotë asgjë, derisa shqiptarët nën Mal të Zi (vujanë si “gjarpëri nën gurë”), janë të privuar nga të gjitha të drejtat e tyre si njerëzore, ashtu edhe nga aro nacionale?!
Si qe e mundur që Milo Gjukanoviq, të jetë i ftuar dhe i mirëseardhur në festimin e 17-vjetorit të KKSHA(NAAC), më 27 shtator 2013, derisa çizmja e politikës dhe e diplomacisë shtypëse dhe e aparteidit shkel pamëshirshëm mbi popullësinë tonë (motra, vëllezër, etër) dhe mbi vatarat tona të shkretnuara dhe të pambrojtura nga askush, edhe pse sot kemi dy shtete shqiptare (Shqipërinë dhe Kosovën) në Ballkan.

Për fund, edhe kjo pyetje, deri kur do të vazhdojë një politikë dhe diplomaci e tillë sterile, spekuluese dhe mashtruese për të mos thënë edhe tradhtuese shqiptare ndaj minoritet shqiptar nën Mal të Zi? Por jo vetëm ndaj shqiptarëve nën Mal të Zi, por edhe ndaj atyre në Anamoravë (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), në Iliridë dhe në Çamëri, sepse edhe në dy dekadat e shkuara (1990-2013) çështja kombëtare shqiptare dhe e Shqipërisë Etnike ka ngelur e pazgjidhur, pavarësisht nga këmbimi reciprok i lëvdatave, i deklaratave, i uratave dhe i dekoratave, duke e shpallur njëri-tjetrin “qytetar nderi” etj. për “kontribut” dhe për “merita të jashtëzakonshme”, që fatkeqësaisht, edhe në këtë fillimshekull (XXI), gjysmën e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, si këtu e 100 vite më parë, e kanë lënë “me të dy këmbët në akull” (1912-2013)!?

Ja, kjo është diplomacia “e hollë”dhe “moderne”, gjysma e kombit shqiptar në liri e gjysma tjetër në robëri!!!

Më gjerësisht për statusin e pandryshuar politik, juridik dhe kushtetues të shqiptarëve nën Mal të Zi, lexoni analizën e botuar më 26 Janar të vitit 2004 në : http://www.trepca.net/2004/01/040126-mh_shqiptaret_malesise.htm).
Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ç'DO BËJË EDI RAMA ME GAFAT E DITMIR BUSHATIT NË NEW YORK– ASSESI TË MOS IA GËLLTISË!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (10.05.2013)
KRIS HILL - DIPLOMATI QË HAPI AMBASADËN E PARË AMERIKANE NË TIRANË, 1 TETOR 1991Nga FRANK SHKRELI (10.03.2013)
RRUGA E MUNDIMEVE E NDËRAKADEMIKËVE 'TË PAPUNË'(Nëpër faqet e librit të prof.dr. Rami Memushaj “Gjuha shqipe në shtratin e Prokrustit”)Nga Prof. Dr. ESHREF YMERI (10.03.2013)
TREG PANSHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E EKONOMISË KOMBËTARENga ARTUR VREKAJ, WORCESTER,MA (SHBA) (10.03.2013)
SHENJTËRIA E FONDACIONIT PLAVË-GUCINga RAMIZ LUSHAJ (10.02.2013)
NJË SHKRIM PËR VETE DHE PËR TË TJERËTNga RESHAT KRIPA (10.02.2013)
Barometri diplomatikCILAT JANË ATO 'TROJE FILOOSMANE SHQIPTARE' NË BALLKAN?!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (10.02.2013)
GABOVE Z.KRYEMINISTËR Nga FRANK SHKRELI (10.01.2013)
HASANI KRYEN PUNË NË MANHATTANNga THOMAS FRIEDMAN, New York Times (10.01.2013)
DIPLOMACIA TELEFONIKE SHBA-IRANNga SHABAN MURATI (09.30.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2021  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]