E Martë, 10.04.2022, 09:38pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
DHJETË VJET LUMTURIM - NËNË TEREZA
Nga FRANK SHKRELI

E Djelë, 10.20.2013, 07:23am (GMT+1)





Dhjetë vjet më parë, pikërisht më 19 tetor 2003, Papa Gjon Pali i dytë njoftoi botën për vendimin që kishte marrë për të shpallur lumturimin – hapi i parë drejtë shënjtërimit -- të Nënë Terezës, bijës së kombit shqiptar, Gonxhe Bojaxhiut dhe nënës së botës, për punën dhe veprat e saj në shërbim të më të varfërve të botës. Duke përfshirë Nënë Terezën në rreshtin e të bekuarve për lumturim, Papa Gjon Pali i dytë pat thënë me atë rast se, "edhe në ditët e sotëme Perëndia frymëzon modele të reja shënjtërimi për radikalizmin e tyre, siç është Nënë Tereza e Kalkutës." Ish-udhëheqsi i Kishës Katolike dhe mik i ngushtë i Nënë Terezës dhe i kombit shqipta, tha 10-vjetë më parë, ndërsa shpalli lumturimin e Nënë Terezës se, "në personin e saj shohim një urgjencë që na shtynë të vendosim veten tonë në shërbim të tjerve, sidomos të atyre që janë më të varfërit dhe më të harruarit", e shoqërisë.

Nënë Tereza, për dashurinë e saj në veprim dhe në jetë të pa kushtëzuar për më të varfërit dhe më të harruarit e kësaj bote, mori lëvdata dhe çmime nga më të dalluarat e kësaj bote, përfshirë edhe Çmimin prestigjoz më të lartë botëror Nobel për Paqë. Gjatë jetës së saj dhe pas amshimit, për Nënë Terezën është shkruar dhe shkruhet gjtihnjë aq shumë sa që është vështirë të shënohet diçka e re. Por fjalët e saja, fjalimet dhe prononcimet e pasqyruara gjatë viteve dhe dekadave të fundit në median botërore dhe në qindra libra e botime të lloj lllojshme dhe dokumentarë, ato mbeten gjithnjë aktuale, të freskëta dhe të përhershme. Është me vend dhe tepër e nevojshme që përballë kërkesave të jetës moderne, materializmit, qejfit e defrimit, të ndalohemi, nga kohë në kohë, dhe të përqëndrohemi mbi mesazhet domethënse që na ofrojnë përvjetorët siç është 10-vjetori i lumturimit të Nënë Terezës dhe fjalëve të saj, e të cilat duket se rezonojnë për të gjithë brezat.

Një ndër këto mesazhe që është gjithnjë aktual, është mesazhi i Nënë Terezës mbi rëndësinë e familjes – që sot duket në krizë kudo -- dhe për rolin e saj në shoqëri -- mesazh ky që ajo i drejtoi Konferencës së 4-të të Grave, organizuar nga Kombet e Bashkuara më 1955, në Pekin. "Në vend të vdekjes dhe mjerimit" u tha Nënë Tereza grave të botës, "le të sjellim në botë paqë, gëzim e kënaqësi duke iu lutur Perëndisë për dhuratën e paqës dhe për dhuratën për të dashur dhe për të pranuar njëri tjetrin si vëllezër e motëra, si bijë e bija të Perendisë. Ne e dimë se vendi më i mirë dhe atmosfera më e përshtatshme ku fëmijtë mund të mësojnë se si të dashurojnë njëri tjetrin është pikërisht familja, ku ata shohin prindërit e tyre duke dashur njëri tjetrin dhe duke iu lutur Perendisë. Kur familjet shkatërrohen dhe nuk janë të bashkuara, shumë fëmij rriten duke mos ditur të dashurojnë të tjerët”. Nënë Tereza vazhdoi duke thënë se, “një vend ku shumë familje janë shktatërruar në këtë mënyrë, do të ketë shumë probleme.”

“Por kur familjet janë të forta dhe të bashkuara”, përfundoi Nënë Tereza mesazhin e saj drejtuar grave të botës në vitin 1995 në Pekin, “Fëmijtë shohin dashurinë e veçantë të Perëndisë në çfaqjen e dashurisë midis prindërve të tyre, dhe si të tillë rriten që të ndërtojnë dhe të zhvillojnë vendin e tyre në një shoqëri më të mirë dhe më të dashur për të gjithë. Fëmija, tha ajo, “Është dhurata më e çmueshme që na ka falë Perëndia dhe si i tillë ai ka nevojë për të dy prindërit.”

Në të vërtetë, Nënë Tereza i kushtoi gjithë jetën dhe veprimtarinë e saj mbrojtjes së jetës së njeriut kudo në këtë botë. Ajo fliste me një pasion pothuaj të papërmbajtur në mbështetje të jetës së njeriut kudo e kurdo që i jepej rasti e mundësia, në konferenca ndërkombëtare dhe në takime me udhëheqsit dhe personalitetet më të dalluara të kësaj bote. Në një deklaratë që ajo i dërgoi Konferencës Ndërkombëtare mbi Popullësinë dhe Zhvillimin në vitin 1994 në Kajro, Nënë Tereza tha se, “Secili prej nesh është këtu sot sepse na ka dashur Zoti i cili na ka krijuar dhe prindërit që na kanë pranuar.” Këjo është arsyeja, shtoi ajo, se pse është aq trishtues fakti se në aq shumë vende të botës, jeta e njeriut po shkatërrohet me qëllim nga luftërat, nga dhuna dhe nga aborti. Perëndia na ka krijuar të gjithëve me të drejta të barabarta dhe për gjëra më të rëndësishme dhe më madhështore.” Askush, tha ajo, as ndonjë vendim konference ndërkombëtare dhe asnjë qeveri nuk ka të drejtë të shuaj jetë njerzish, përveç Zotit, autorit që ka krijuar jetën. “Sa bukur do të ishte sikurë fondet që përdoren për të vrarë njerëz do të përdoreshin për t’i ushqyer, për t’i strehuar dhe për t’i edukuar ata”,ka thënë Nënë Tereza në mesazhin e saj Konferencës Ndërkombëtare mb Popullsinë dhe Zhvillimin më 1994 në Kajro.

Në fillim të shtatorit, në Katedralën Nënë Tereza në Prishtinë u mbajt një ceremoni madhështore ku u shënua 10-vjetori i lumturimit të Nënë Terezës dhe njëherazi edhe 1700-vjetori i ediktit të Milanos, sipas të cilit qytetarët e Perandorisë romake fituan të drejtën e ushtrimit të fesë së krishterë. Përveç udhëheqsve të ndryshëm fetarë, në ceremoni morën gjithashtu pjesë edhe udhëheqsit më të lartë politikë të Republikës së Kosovës. Presidentja e Kosovës Zonja Atifete Jahjaga tha me atë rast se -- 1700-vjetori i Ediktit të Milanos dhe shëmbëlltyrës së autorit të tij, Konstantinit të Madh me origjinë ilire -- “përputhet me 10-vjetorin e lumturimit të Nënë Terezës, duke e vlerësuar këtë si një gjest shumë simbolik, por njëherit edhe përmbajtësor të kontributit që ka dhënë Kosova, si vazhdimësi e Dardanisë së shënjtë antike, në mirëkuptimin dhe në tolerancën ndërmjet besimeve dhe ndërmjet popujve”. Presidentja e Republikës së Kosovës, përfundoi fjalën e saj duke thënë se, “Shënimi i manifestimit të Ediktit të Milanos të punës së Kostantinit të Madh, që ishte nga këto treva, më së miri sublimohet në shëmbëlltyrën e Nënës Tereze, misionares që gjithë jetën ia kushtoi të varfërve, duke përhapur dorën e mirësisë e të dashurisë, duke forcuar besimin në njerëz dhe duke u shkrirë në bindjen se njeriu bartë vlerat më të mëdha humane brenda shpirtit të vet dhe se dashuria e mirësia si dhunti dhe si angazhim janë të paskajshme dhe janë të pashterrshme”.

Edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Zoti Hashim Thaçi mori pjesë në këtë manifestim të përvjetorësh të dyfishtë dhe në fjalën e rastit ai përshëndeti të pranishmit duke i lidhur këto dy përvjetore të rëndësishme për kombin shqiptar, me ç’rast tha se, “Kryqi që e kishte frymëzuar perandorin Konstantin dhe feja e thellë në Zotin, janë elemente që kanë formuar edhe jetën dhe veprën e së lumës sonë Nënë Terezës. Zoti është pasuri, dashuri për çdo njeri pa dallim feje dhe kombi”, tha kryeminsitri Thaçi. “Nëna Terezë dhe vepra e saj”, vazhdoi udhëheqsi i Kosovës, “kanë dëshmuar shpresën dhe dashurinë me tërë qenien e saj. Atë e kanë kuptuar të gjithë dhe e kanë njohur dhe e kanë quajtur me emrin e ëmbël dhe të bukur, Nënë….Vlerat shpirtërore dhe humaniste të Nënës Terezë janë sintezë e vlerave më të mira të civilizimit shqiptar”, u shpreh kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në 10-vjetorin e lumturimit të Nënës Terezë.

Me veprat e saja, Nënë Tereza, nëna jonë dhe nëna e botës, ka tejkaluar kufijt njerëzor dhe andaj 10-vjet më parë, Papa Gjon Pali i dytë e radhiti atë midis të lumturëve, duke e vendosur përtej njerëzores, me shënjtërit dhe shënjëtëreshat e Kishës Katolike.

Ne shqiptarët kudo, me të drejtë mburremi shumë me Nënën tonë Tereze, bijë të një gjaku. Me krenari e themi, përfshirë edhe udhëheqsit e tanishëm më të lartë të kombit shqiptar, se Nëna Tereze, është simbol dhe bartëse e vlerave më të mira e më të bukura të kombit shqiptar. Por ama në këtë 10-vjetor të Lumturimit të Nënë Terezës – megjithë adhurimet dhe krenarinë që tregojmë në sipërfaqe për ‘të – duke marrë parasyshë gjëndjen politike dhe shoqërore në të gjtiha trevat shqiptare -unë nuk mund të durohem pa iu bashkuar cinizmit dhe skepticizmit të të ndjerit Profesor Peter Priftit, i cili disa vjetë më parë është shprehur për librin e Genc Lekës mbi Nënë Terezën duke bërë pyetjen: “A mos ishte lindja e Nënë Terezës në rrethin tonë një gabim, një devijim gjenetik ndofta, apo një sinjal hyjnor, një paralajmërim paraparak për një të ardhme madhështore për kombin shqiptar? Kur shoh gjendjen në Shqipërinë e sotme, mendoj të parën; por më pëlqen të besoj të dytën”, qe shprehur Profesor Peter Prifti dhe vazhdoi: “Pyes veten, kemi të drejtë si shqiptarë të mburremi me motrën tonë të bekuar? Mendoj se Nënë Tereza nuk nderohet me levdata, me konferenca shkencore, me shërbime përkujtimore, as edhe me lutje e pelegrinazhe te varri i saj. Sa kohë që neve nuk bëjmë ndryshim, asnjë përmirësim në marrëdhëniet tona shoqërore e politike, atëhere përsa na përket neve si shqiptarë, ajo jetoi kotë në këtë botë. Atëherë do jetë më mirë të mbyllim gojën dhe të mos guxojmë kurrsesi të themi se jemi njerëz të një gjaku e të një gjuhe me Nënë Terezën”, përfundon profesori i nderuar, i ndjeri Peter Prifti.



FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËR AKADEMIK MARK KRASNIQIN Reagim i ELIDA BUÇPAPAJ (Marrë nga libri Akademik Mark Krasniqit – Kujtime e Përjetime – Shënime Biografike 1920-2012 -e ribotojmë me rastin e 93 vjetorit të lindjes) (10.19.2013)
S'I KA FAJET BRUMI, POR DORA QË GATUAN!..Nga LEBIT MURTISHI (10.16.2013)
AMANETI I ÇUAR NË VEND! - KATOVICA - ËSHTË ZBATUAR SI NJË SKENAR PA NDRYSHUAR PIKË E PRESJE Nga FRANK SHKRELI (10.15.2013)
NË METROPOLIN SHQIPTAR KURBAN BAJRAMI FESTOHET PRAPË NËN QIELL TË HAPUR Nga ELIDA BUÇPAPAJ (10.15.2013)
ÇËSHTJA ÇAME NË REND TË DITËSNga ARTUR VREKAJ, Worcester, MA SHBA (10.15.2013)
GJEOPOLITIKA TREGTARE E RUSISËNga SHABAN MURATI (10.14.2013)
GOJA TË RRJEDHTË MJALTË, PO PUNA ËSHTË BËRË BALTËNga RAMIZ LUSHAJ (10.14.2013)
TË NDËRTOJMË SHTETIN APO TË JETOJMË ME RREZIKUN MAJTAS SHILA DJATHTAS KARIBDA?!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (10.13.2013)
SHUMË ZHURMË NË TIRANËNga AFRIM KRASNIQI (10.12.2013)
STOP FRIKËSIMIT DHE KËRCËNIMIT NDAJ SHTYPIT TË PAVARURNga FRANK SHKRELI (10.10.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2022  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]