E Martë, 10.04.2022, 08:40pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
POEZIA - TOKA QË NA USHQEN BUKURINË E ARDHMËRIMIT
Esé nga ARTUR VREKAJ

E Djelë, 10.20.2013, 08:07am (GMT+1)


Të shkruash poezi është pasion dhe sakrificë. Është një ndjenjë frymëzuese që lind vetvetiu më së shumti në dekadën e dytë të jetës së njeriut. Si një lule që sfidon botën përreth kur rrënjet në shkëmb. Si një filiz shprese, se edhe atje ku jeta është e vështirë shpirti nuk jepet aq lehtë.

Përmbushja e një ëndërrimi të pastër për të nesërmen është mision për të sendërtuar më mirë jetën edhe nëpërmjet vargjeve poetike. Gjuha e poezisë nëpërmjet figurave letrare e pasuron këtë krijesë duke përndjellë që në pamjen vizuale të saj sy e mëndje, zemra e shpirtra për ta lexuar e rilexuar këtë mesazh kaq të menjëhershëm.

Evolucioni i jetës në Tokë ka bashkërendur së fundi edhe me fuqinë e vargut ritmik dhe atij modern . Nuk është thjesht rrëfim gjeografik, astronomik, autobiografik apo shoqëror, nënvizimi në vargje i emrave të Tokës, Diellit, Hënës, maleve, vëndlindjeve, vëndmërgimeve, vëndtakimeve të dashurive, rrugëve, lumenjve, burimeve, liqeneve, shtëpive, ngjarjeve apo dhe njerëzve që lënë gjurmë në kohën që jetojnë, por është një shprehje krijuese e atij mendimi të kthjellët, largpamës, shumëfunksional, përnxitës për talentet e reja, pasurues për vetë letërsinë, motivim për prurje më cilësore, pasurim i gjuhës së poezisë pa e lënduar gjuhën e nënës, rirrëfim i historisë e prejardhjes sonë (si familje, fis dhe komb), mundësi për një analizë bashkëkohore për të krijuar vargje sa më të arrira dhe përkushtim për të ecur e plotësuar edhe pasaktësitë e këtij krijimi të ri, me qëllim që të përsosim talentin, vetveten dhe pse jo të edukojmë me mesazhin që përcjellim bashkësinë e poezisë, për ta perceptuar më mirë të nesërmen, për të shtegtuar të lirë rrugëve të pashkelura më parë që na e përmbushin më shpejt ëndrrën duke respektuar hapësirën e gjithësecilit.

Kushdo që krijon e sheh botën edhe i ndikuar nga vëndi ku jeton, nga natyra që ka përditë para syve të tij edhe pse poetët kanë një shqisë më shumë - imagjinatën. Por kjo imaginatë ka më shumë forcë kur vërtet rendja për ta kërkuar vargun e pashkruar edhe përtej horizontit që duket sikur fle është e pandërprerë.

Jo çdo krijim i bukur merr udhë nga të jetuarit në izolim ( në kuti - dhoma, shtëpi).

Natyra është bujarja më e madhe që jo vetëm ngacmon këdo që e sheh me syrin e krijuesit, sepse edhe nëse trupi fle, neuronet nuk flenë.

Të jetosh me poezinë do të thotë të pararendësh me ndryshimin. Me të renë e saçelur para syve të tu që mundohesh ta përkëndosh me një mesazh kuptimplotë. Të bëhesh njësh me vargun, të pikosh në të, të stërmundohesh për të, të qëmtosh fjalën e pashkruar, përfund të krijosh.

Dhe vërtet nëse vargu ka bukë do shohësh e do dëgjosh që vërtet mbetet në kujtesën e njerëzve për muzikalitetin që ka, për ngjyrat e padukshme që ka, për bukurinë e ndërtimit, për më shumë për atë mendim filozofik që përzgjon interes tek lexuesi që edhe krijon, por edhe për një audiencë më të gjerë, që vargu i sa dalë në botim a publikim mund të formësojë një krijim në një fushë tjetër të artit sikundër ndodh edhe me poezinë që merr shkas edhe nga fusha të tjera të artit.

Edhe pse sot jetojmë në një botë më virtuale, ende ka poetë të pashpallur që krijojnë se e ndjejnë poezinë duke punuar më vete. Edhe pa u ndikuar nga të tjerët. Kjo është edhe bukuria që jep poezia. Jo për të konkuruar për çmim, por për të përmbushur një mision fisnik që i ke vënë vetes ashtu pa përbetime.

Sepse mishërimi i vetvetes me poezinë me misionin për të drituar diçka është një cilësi njerëzore, humane; është një sintezë e mendimit me individualitetin që krijon për të qëndruar gjatë në radhën e krijuesve; është një përballje e asaj që krijon për tu matur si vlerë nëse vërtet qëndron e fiton një status që vërtet e meriton. Dhe kur e meriton patjetër që ka në të bukën e ndryshimit.

Përthirrja e ardhmërimit të jetëve tona në poezi pavarësisht ku jetojmë nuk është përsëritje. Është thjesht një shprehje e krijimit që na përdritëson Dielli me lindjen rilindjen e tij. Kështu ndodh edhe me natyrën, me lulet. Sepse ne e dimë që luleshqerra e ka ngjyrën e petaleve të bardha, por ajo çel prapë e prapë çdo pranverë për të na rrëfyer rilindjen e stinës, të ëndrrave tona të bardha. Ashtu siç nuk mund ta përfytyrosh një qiell të braktisur, pa Diell dhe pa zogj, ashtu edhe jetën tonë nuk mund ta përfytyrosh pa poezi. Sepse sikundër burimet edhe shpirtrat janë ujëvara që na vlagërojnë mendimin jo vetëm poetik.

Zbukurimi i vëndit ku jetojmë, ngarendja pas të bukurës dhe dijes për të përsosur vetveten janë elementë që gjallin sythin e ndryshimit brenda nesh. Është ndryshe të shohësh një lule që ka çelur në lëndinë dhe mund të shkruash për të dhe ndryshe kur e mbjell vetë me farë dhe e sheh se si rritet e lulëron para teje dhe nuk ka se si të mos të të mbushë me frymëzim të shkruash jo vetëm për të.

Të qënit i lidhur me Tokën dhe natyrën të bën më të përgjegjshëm në krijim, përse jo dhe më të besuar. Ndaj edhe ndryshimi zë vënd në vargun tënd dhe në mëndjet e lexuesve. Përfund, poezia është Toka që na ushqen bukurinë e ardhmërimit. Këndojeni atë dhe do të ndjeheni më të qetë e më të gëzuar pasi patjetër keni ndjerë magjinë e ndyshimit të saj në gjakun dhe mendimin tuaj.

Vjeshtë 2013

ARTUR VREKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DHJETË VJET LUMTURIM - NËNË TEREZANga FRANK SHKRELI (10.20.2013)
PËR AKADEMIK MARK KRASNIQIN Reagim i ELIDA BUÇPAPAJ (Marrë nga libri Akademik Mark Krasniqit – Kujtime e Përjetime – Shënime Biografike 1920-2012 -e ribotojmë me rastin e 93 vjetorit të lindjes) (10.19.2013)
S'I KA FAJET BRUMI, POR DORA QË GATUAN!..Nga LEBIT MURTISHI (10.16.2013)
AMANETI I ÇUAR NË VEND! - KATOVICA - ËSHTË ZBATUAR SI NJË SKENAR PA NDRYSHUAR PIKË E PRESJE Nga FRANK SHKRELI (10.15.2013)
NË METROPOLIN SHQIPTAR KURBAN BAJRAMI FESTOHET PRAPË NËN QIELL TË HAPUR Nga ELIDA BUÇPAPAJ (10.15.2013)
ÇËSHTJA ÇAME NË REND TË DITËSNga ARTUR VREKAJ, Worcester, MA SHBA (10.15.2013)
GJEOPOLITIKA TREGTARE E RUSISËNga SHABAN MURATI (10.14.2013)
GOJA TË RRJEDHTË MJALTË, PO PUNA ËSHTË BËRË BALTËNga RAMIZ LUSHAJ (10.14.2013)
TË NDËRTOJMË SHTETIN APO TË JETOJMË ME RREZIKUN MAJTAS SHILA DJATHTAS KARIBDA?!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (10.13.2013)
SHUMË ZHURMË NË TIRANËNga AFRIM KRASNIQI (10.12.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2022  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]