VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Një kontribut gramatikor i Hahnit për dialektin jugor shqiptar J. G. HAN, NJË NDËR THEMELUESIT E ALBANOLOGJISËNga MARTIN MATO

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 02:02pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

Një kontribut gramatikor i Hahnit për dialektin jugor shqiptar

J. G. HAN, NJË NDËR THEMELUESIT E ALBANOLOGJISË

Nga MARTIN MATO


E Enjte, 12.29.2011, 09:47am (GMT+1)

 

 

Mund të themi se Hani qe i pari që hartoi një gramatikë mjaft të mirë të gjuhës shqipe mbi bazën e toskërishtes" (Historia e gramatologjisë shqiptare, (1635 1944), Prishtinë, 1980, f.43.). Kjo vepër e Hanit ka shërbyer më vonë si bazë e studimeve gramatikore dhe e hartimit të gramatikave të tjera.

Shumë studiues të historisë së kulturës shqiptare dhe veçanërisht të albanologjisë janë të mendimit se Johan Georg von Han është një ndër themeluesit e albanologjisë. Dihet se kjo degë e diturisë mbi kulturën shqiptare përfshin studimet për gjuhën, historinë, folklorin due në tarsi kulturën shpirtërore të popullit shqiptar. Në të gjitha këto degë të albanologjisë J..G.Hani dha një ndihmesë të shquar, mbasi ai jo vetëm u muar me të gjitha këto fusha, si me historinë e lashtë, të mesjetës dhe të mevonëshme, me gjuhësinë , folklorin, korografinë (përshkrime gjeografike të Shqipërisë), por la edhe vepra të rëndësishme në çdo fushë të studimeve shqiptare .Në këtë shkrim do të hedhim një vështrim studimor për një gramatikë të dialektit jugor shqiptar.

Deri në vitin 1854 kur Hani boti vëllimin e dytë të librit Studime shqiptare (Albanische Studien), në vëllimin e dytë të të cilit përfshiu librin Kontribut për një gramatikë të dialektit toskë (Baitrage zur einer Grammatik), veç gramatikës së Ksilandrit (J.Rihter von Ksilander) të vitit 1835, të tjerat kanë qenë vetëm skica fragmentare gramatikore ose fragmente nga gramatika e gjuhës shqipe. Kështu Frano Bardhi kishte bërë disa shënime gramatikore. Andrea Bogdani, xhaxhai i Pjetër Bogdanit, në shekullin XVII pati shkruar një gramatikë të shqipes por ajo nuk u bë e njohur mbasi humbi, që në dorëshkrim.Në të dhëna të ndryshme përmendet edhe një Sprovë gramatikore e Nilo Katalanos, e shkruar para vitit 1694, por edhe kjo gramatikë ka humbur. Mario Da Leçe shkroi Vërejtje gramatikore mbi gjuhën shqipe dhe mbi drejtëshkrimin e saj (1716). Më vonë në vitin 1801 Jani Vellarai shkroi Shënime gramatikore greqishte e re shqip, ndërsa Vangjel Meksi., por për të vetëm është përmendur në ndonjë lajm dhe nuk dihet fati i saj.. Udhëtarë të huaj kanë lënë shënime të shkurtëra e fragmentare për gjuhën dhe gramatikën shqipe, por ato s'përbënin ndonjë vlerë në fushën e gramatikës. i mbështetur në gramatikën e DaLeçes J.R.Ksilandër, më 1835 botoi librin Gjuha e shqiptarëve, që ishte një gramatikë jo shumë e zgjeruar dhe e paplotë.

Vetëm më 1853 /54 u botua gramatika më e plotë dhe më të pasur në materiale gjuhësore. Filologu Jup Kastrati për këtë gramatikë jep këtë vlerësim:" Mund të themi se Hani qe i pari që hartoi një gramatikë mjaft të mirë të gjuhës shqipe mbi bazën e toskërishtes" (Historia e gramatologjisë shqiptare, (1635 1944), Prishtinë, 1980, f.43.). Kjo vepër e Hanit ka shërbyer më vonë si bazë e studimeve gramatikore dhe e hartimit të gramatikave të tjera.

Libri Kontribute për një gramatikë të dialektit toskë hapet me një parathënie, të cilën autori e quan "Vërejtje paraprake". Nga kjo parathënie mësojmë se autori e shkroi këtë gramatikë gjatë kohës që mësonte gjuhën shqipe. "Metoda e tij, këtu, është e pastër teorike, sepse ai gjendej në Janinë, në vendqendrimet e tij të mëparshme, ku, si një qytet grek, kishte pak mundësi për një ushtrim praktik.Rruga që ai ndoqi ai në këto kushte ipër krijimin e një teorie të formës (morfologjisë), ishte si më poshtë: ai shkroi të gjithë emrat, mbiemrat përemrat dhe foljet që përfshiheshin në përmbledhjen e kavaljerit Ksilandër, i rregulloi ato sipas mbaresave të tyre,, në klasa të ndryshme, pastaj i lakoi apo i zgjedhoi ..." Më tej bën fjalë se në këtë punë e ka ndihmuar "mësuesi i tij" (ai që i mësonte shqipen), i cili vërtet e njihte shumë mirë shqipen, por vetëm praktikisht dhe jo teorikisht. Hani tregon se "mësuesi i tij" në fillim e ndiqte me një mosbesim të madh, por shkallë shkallë filloi të futet në idetë e autorit dhe të japë ndihmesën e tij. Si mësues të tij ishin Kostandin Kristoforidhi dhe Panajot Apostol Meksi. Ashtu si Ksilandri, edhe Hani për hartimin e Gramatikës shfrytëzoi materialin që jepte Dhiata e re, e përkthyer në shqip. Sipas autorit ky përkthim është bërë në dialektin tosk dhe ka shumë të ngjarë që të pasqyrojë ato ngjyrime siç flitet gjuha shqipe në zonën e Himarës, ndërsa format e kësaj të folmjeje shmangen nga ato të Tepelenës fare pak.Autori është mbështetur në dialektin toskë, siç flitet në qytetin e Janinës nga shqiptarët si edhe në fshatrat e krahinës së Riças, vendlindja e Apostol Panajot Meksit,njeri prej mësuesve të tij . Hani ka mendimin se në Riça gjuha e kësaj zone njihet si më e pastër. Autori e ndjen se kushtet në të cilat punoi dhe gjendja e studimeve gramatikore për gjuhën shqipe do të bëjnë që të tjerët të venë re edhe mangësi.Autori shpreson se, duke marrë poarasysh kushtet në të cilat ai punoidhe gjendjen e gjuhës (të studimeve gjuhësore) nuk do të kritikohet. Më tej autori sqaron se në këtë gramatikë nuk është marrë me ato raste që përbëjnë shmangie nga rregulli i përgjithshëm ose çështje të pjesëshme se këto më shumë do ta kishin dëmtuar kuptimin. Gjithsesi, siç pohon vetë dhe që përbën një fakt real, ai e ka paraqitur morfologjinë e toskërishtes me shumë kujdes, e ka dhënë me saktësi.dhe me plotëri.. Përsa i përket sintaksës ai nuk e quan veten të aftë ta paraqesë në mënyrë sistematike, nga materiali i grumbulluar por i papërpunuar. Ai konstaton se në sintaksë shmangiet nga sintaksa greke janë më të pakta se ngjashmëritë e tyre "sepse, rregullisht shqiptari mendon dhe flet, sidomos toska, pikërisht si një grek i ridhe këndej është i mundur një transmetim besnik i mendimevedhe i mënyrave të shprehjes, bile edhe i renditjes të fjalëve të një gjuhe në një tjetër" (f. VI) Kështu edhe në fushën e sintaksës Hani hodhi i pari idenë e studimeve krahasimtare, ndonëse nuk i zhvilloi ato. Gjithsesi autori është i ndërgjegjshëm se edhe në fushën e morfologjisë ka zbrazëti. Kështu , për të dhënë vetëm një shembëll, ai përmend se nuk ia ka dalë mbanë që të japë rregulla të qarta për përdorimin e trajtave të shquara dhe të pashquaratë lakimit.

Në parathënien e gramatikës autori shtron edhe një ide të rëndësishme. Sipas tij, dashuria e autorit që lindi duke u marrë për një kohë të gjatë me të njëjtin objekt nuk është shuar. Pikëpamjet e tij për thesarin për të cilin ofron gjuha shqipe,zakonet, arkeologjia dhe kultura popullorenuk janë një iluzion i pastër, "kështuqë një paraqitje e saktë dhe shteruese e marrëdhënieve të gjuhës shqipe me greqishten e re, paraqet një interes shumë të madhdhe nga shumë gjasa mund të hamendësohetqë të dyja gjuhët në tërësitë jenë zhvilluar sipas ligjeve të njëjta, ose të jenë prishur po kështugjë që do të çonte në përfundime të rëndësishme për trajtat e herëshme të shqipes, për të cilat tek ne nuk kanë ardhur gjurmë." (f.VI)Më tej autori thekson se në këto krahasime duhet marrë parasysh edhe gegërishtja, e cila me sa kupton ai, ruan trajta më të lashta.

Në katër faqet e para të gramatikës autori jep sqarime për shkronjat e gjuhës shqipe, Për të dhënë shkronjat e gjuhës shqipe ai përdor alfabetin e greqishtes, por disa herë i duhet të përdorë edhe shëmbuj nga latinishtja dhe anglishtja. Në pjesën për fonetikën i kushton një vëmendje të posaçme ndryshimit shndrrimit të zanoreve dhe bashkëtingëlloreve në dy dialektet kryesore toske dhe gege (ajo e Elbasanit) Kështu, ai përshkruan, me shëmbuj të shumtë shndërrimet që marrin vokalet në dy dialekte. Konkretisht: shënon ndryshimin e a gege në ë.toske ( ambëlë (geg.) ëmbëlë (tosk.), baj bëj, gërshanë gërshërë, gja gjë, i gjanë i gjërë,gjylpanë gjëlpërë, dhandërr dhëndërr,) Me fjalët që shënon dhe ndryshimet që tregon, Hani dëshmon se e njihte mjaft mirë shqipen. Kështu ai për dialektin tosk shënon trajtën dërkujlëvdoj,llagëm, llërë, lërushk,nëmë etj. Eshkë, dekikë,herr, . për fjalët që ai është i sigurtë se janë turke vë shënimin përkatës.Ai vë në dukje edhe ndryshimin e a (geg) në je (tosk) duke sjellë shembujt:karrë, në kjerre, shkjes shkas. Më poshtë tregon se a e toskërishtes kthehet në o në gegërishte ( vaj voj, i vakëtë i vokëtë, varr vorrkakërdhok kokërdhok). Të njëjtin shndërrim të a në o e vë re edhe në të kundërtën, nga gegërishtja në toskërisht (patkua potkuapambuk pumbak. Ndryshime të tjera që vëren janë këto: toskërisht ë, gegërisht e (vënd vend, drë dren,ëmër emën, qëngj - qengj), e në i: dëgjoj digjoj, qëroj qiroj,qeras qiras); e (tosk.) në o (geg) : Ve vo (për vezë)sëpatë sopatë). Ai shënon se disa fjalë shqiptohen me tinguj të ndryshëm, në të dy dialektet, duke e kthyer ë në u: lavdëroj lavduroj, ngazëlloj, ngazulloj). ë në i (gjëlpërë gjilpërë)..Ndryshime të tjera të tingujve midis dialekteve, që vë re autori janë: tosk. ë geg. u: (këllëf kulluf, mëllagë mullagë), tosk. ie, geg i: diell dill; ziej zij; Në këtë rrugë autori shënon edhe shumë ndryshime të tjera. Duke bërë fjalë për likuidet ai shënon ndryshimin e ll (Elbasan) në dh në Shkodër, si: filloj fidhoj) apo ullë gegërisht, udhë toskërisht (ndonse ndryshimi i ll në dh ndodh edhe në dialektin tosk, si në Gjirokastër). Autori vë re ndryshime edhe brenda të njëjtit dialekt, si fjala toske llallë dhe dhallë, Shënon më tej ndryshimet, brenda një dialekti, si e l në r: bilbil birbil, të l në j: valj vaj, biljë bijë. Në fushën e bashkëtingëlloreve, gjithashtu shënon një varg ndryshimesh, që vërehen midis dialekteve ose në nëndialekte. Kështu shënon se m zëvendësohet nga një b : mësoj bësoj, mrrenda brenda, , p zëvendësohet nga një p, si: mësoj pësoj, n në r: kunorë g. kurorë t., r në h : ryj, m me f: mshij fshij, th në f: thellë fellë; ç në sh: çkul t. shkul g.; k në ng: kadalë g. ngadalë t. Kështu vazhdon autori të tregojë edhe ndryshime fonetike midis gegërishtes dhe toskërishtes, ose brenda të njëjtit dialekt. Ai gjen 70 raste alternimesh të tilla. Në këtë mënyrë Hani bëhet gjurmuesi i parë inë fushë të dialektologjisë shqiptare..Ndonse ai mbështetet në dy dialektet kryesore, me bazë atë të Elbasanit dhe të zonës së Tepelenës (Riçës) jep edhe të dhëna të tjera për të folme të Shkodrës, të Dibrës edhe të Vlorës, Labërisë etj.

Autori jep sqarime edhe mbi theksin, si ai zakonisht vihet mbi rrokjet parafundore dhe mbete në të njëjtën rrokje gjatë lakimit ose zgjedhimit. Vë në dukje gjithashtu se në disa fjalë ndryshon theksi në dialektin gegë me atë tosk, siç ndosh te fjala veri. Po ashtu autori trajton edhe shumë dukuri të tjera fonetike, si hiati, ndryshimet e diftongjeve, rotacizmi,metateza, umlauti etj. Në morfologji, fillimisht, trajton disa çështje të nyjës, pastaj kalon te emri. Ai ka dalluar tre lakime: Në grupin e parë vendos emrat, femërorë të cilët në të shquar mbarojnë me a, si: urë ura, dhomë dhoma, hënë hëna.Në lakimin e dytë vendos emrat që, në të shquarën mbarojnë me i, si:mal mali, qen qeni; kurse në të tretinvendos emrat që në të shquar mbarojnë me u, qofshin këta emra që në rrënjë kanë një bashkëtingëllore k,g,h, si mik, shteg, ose të tjerë që kanë në rrënjë një i të theksuar, si njeri njeriu, ari ariu. Pastaj trajton nyjet në togje fjalësh si nuses së shtëpisë,vendit të Jeruzalemit. Këtu bën vërejtjen interesante se në të folur nyja zakonisht bashkohet me fjalën e parë, si: Venditë Jeruzalemit. Mbiemrat i dallon sipas mbaresave: i (ri), gë (largë), q (keq)th ( math), shë ( trashë), më (njomë)llë (hollë). Për të treguar ndryshimet që pëson nyja e përparme e mbiemrave dhe si lakohen mbiemrat ka bërë edhe lakimin e tyre.Duke shënë një pasqyrë të përemrave vetorë, dëftorë, pronorë dallon edhe nyjën e përmrave të fundit.

Një vend të rëndësishëm në gramatikën e tij zenë foljet., ku ai dallon diatezën veprore me atë pësore. Pastaj i dallon ato sipas mënyrave të foljes, ku dallon mënyrën dëftore, lidhore dhe urdhërore. Në zgjedhimin e parë përfshin foljet që që mbarojnë në bashkëtingëllore ( hedh, shtyp, ftoh,thur, mbush, qes etj.Në zgjedhimin e dytë përfshin foljet që mbarojnë në j, si bëj, punoj, arrij, fshij, gatuaj, bëj,ndërtoj etj. Njëkohësisht ai jep edhe një pasqyrë të foljeve të parregullta. Ai dallon 18 folje të tilla, siç janë:bie, shtie, vij, lë, rri, dua, shoh, jap, thom, Për të treguar kohët përdor termat latine, si: Praesens, imperfektum, aorist, futurum,conditionnel, futurum, perfektum, plusquamperfectum, particip. Shihet se autori, pavarësisht nga termat foljet i shqyrton në të gjitha kohët që trajtohen edhe sot. Në pjesën, ku bën fjalë për parafjalët dhe ndajfoljet, ai jep ide interesante. Parafjalët i ndan sipas rasave që ato kërkojnë.Në parafjalët e rasës emrore përfshin: nga, tek, te; Në parafjalët e rasës dhanore ka rreshtuar: afër, veç, përveç, jashtë, dreq (jt_, brenda, kundrë, kundreq, mbanë, ndanë, pranë, pas,poshtë, prapa,prej, rëpara, përpara,rëpjetë, përpjetë, tatëpjetë, tutje.Ndërsa në parafjalët e rasës kallzorepërmend: më, mbë, ndë, ndër, mbi, me, ndënë, pa, për. Njëkohësisht parafjalët i ka shikuar edhe në rolin e tyre si ndajfolje kohe e vendi. Për këtë qëllim sjell edhe shembuj konkretë.. Në fund të gramatikës së tij Hani ka përfshirë edhe një sërë pasthirrma, betime (për besë, për sy të diellit,pr'atë qill, për bukë e për krypë, për atë bukë , si dhe shumë formula të tjera betimesh të njohura). Po ashtu ka përfshirë një sërë trajtash të përshëndetjeve, të nëmëve (mallkimeve, si të rëntë pika, të marrtë djalli. Ai shënon emrat e stinëve, të ditëve të javës dhe të muajve, emërtime njerëzish, si foshnjë, çilimi, kalama, gocë, çun,çupë, burri, gruaja,plaku i lashtë etj.Po ashtu shënon emërtime të kafshëve, si shelek-u, shtjerra të, dele-ja, mushtjerrë-a, ka-u, thi-u etj. Shënon një varg të madh emrash që tregojnë lidhjet dhe farefisninë. Këtu po përmendim disa që janë më pak të përdorshëm, në kohët e sotme, si: sua soi, bark-u, barqe-të,math (i madhi, madhe), Berat; gjyshëlja (Gjirokastër), tatë-a, joshe-a, lalë-a, momë-a, biljë-a, emtë-a (Përmet). Jep njësitë e masës, duke shënuar edhe disa të tilla, si: gisht-i, shuplakë-a,, pëllëmpë-a, pash-i, çereke-ja, terezi-a, kandar i randë g.kandar i lehtë g.. Shënon një numër thirrjesh, pastaj rrjeshton një varg emrash vetiakë.Kur përmend emrat katolikë ndalet edhe në format e shkurtuara të tyre, si Ndre (Andrea), Llesh (Aleksandër), Stas (Athanas, apo Anastas?), Sile (Vasil),Mitrë (Dhimitër), Mëhill (Mihael), Age (Agetinë), Noc (Antonio), Ded (Domenico), Frano (Françesko) etj.Përmend mbiemra familiesh në Elbasan, Brat dhe në Riça.Autori jep edhe disa fise nga Fani, Oroshi, Spaçi i Mirditës. Më tej jep shumë emra, që vijnë nga emrat e qyteteve ose të fshatrave, si Durrsaku, beratasi, elbasanasi, shkodrani, tetovasi etj.Në fund ai shënon disa emra si:lesh-i, qime-ja, çupë-a, perçe-ja, pleksidhe-a, mjekrë-a, mustaqe-ja, qerpik-u etj. Hani, në këtë vepër pasi përshkruan kategoritë gramatikore të morfologjisë, ai sqaron edhe kuptimet e formave të ndryshme që merr një emër gjatë lakimeve ose një folje gjatë mënyrave dhe kohëve, Ai përdor një material shumë të pasur ilustrues, të cilin e ka vjelur nga të folmet popullore por edhe nga Dhiata e re. Kështu vetëm për ndryshimet që pëson ndonjë tingull, nga toskërishtja në gegërishte, ka raste që ai jep shembuj deri në një faqe e gjysëm, duke synuar të tregojë të gjitha rastet, ku gjen zbatim ky rast. Në librin e tij Histori e albanologjisë, vëllimi i parë studiuesi Jup Kastrati, për Hnin si gramatolog, jep këtë vlerësim: "Karakteristikë e përgjithshme e veprës Kontribut për një gramatikë të dialektit toskë është saktësia. Hani dallohet për akribi shkencore.Megjithëse e hartuar 145 vjet më parë, shqipja e albanologut austriak është precize,e përpiktë. Gjuha e shkruar shquhet për koherencë. Ajo është e stabilizuar dhe e normuar. Tingëllon si të ishte hartuar ndër ditët tona.Nga ana tjetër, Gramatika e tij është e para vepër me karakter dialektologjik, brenda për brenda të folmeve tona kryesore. Shpesh herë bëhen përqasje me gjuhë të tjera indoevropiane...Autori ka paraqitur mirë pasurinë e mjeteve shprehëse të shqipes së mesit të shekullit XIX, sidomos të dialektit toskë, por pa lënë mënjanë edhe disa veçori themelore të gegërishtes, në plan krahasues" (f.780) Në këtë gramatikë Hani vendosi një lidhje dhe krahasim midis tingujve të gjuhës shqipe dhe të gjuhëve të tjera, Ai ndriçoi i pari një sërë ligjesh fonetike të dialekteve, dukehedhur disa gurë themeli në dialektologjinë shqiptare. Gramatika e tij i trajton më së miri të gjitha kategoritë morfologjike. Kështu ajo bëhet e vlefshme edhe për të njohur gjendjen e gjuhës një shekull e gjysëm më parë.. Me qenë se autori nuk e ndjente veten të aftë të jepte edhe një sintaksë të gjuhës shqipe, ai dha një varg shembujsh që dëftonin lidhjet e fjalëve në fjali. Në fund të gramatikës ai paraqiti edhe një sërë tekstesh folklorike,të dialektit toskë, por edhe të dialektit gegë. Për një njohës të gjuhës gjermane ky libër paraqet interes edhe për të shikuar si i interpreton autori disa kategori gramatikore, sidomos rasat, mënyrat dhe kohët e foljeve për të bërë edhe krahasime midis gjuhës shqipe dhe asaj gjermane.

Në gjendjen e gjuhësisë së sotme krhasimete ketyre stadeve me prurjete sotme te dialekteve drejt qëndrës dhe hapjes së stilit gazetaresk drejt një auditori shumë më të gjërë përbëjnë një komponenete sa moderne aq edhe atraktive për vështrime rivlerësuese.

MARTIN MATO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËR VENDIMIN E GJYKATËS NDËRKOMBËTARE TË DREJTËSISË "Se i vogli e shtrin viganin", - Fan S. Noli, "Rent or Marathonomak"Nga AGRON ALIBALI (12.28.2011)
NDREK LUCA, MALËSOR POR MODERN, PA MENTALITETENga KOZETA KURTI (12.27.2011)
GËZOHU ME MUA PËR AUTOSTRADËN E KOMBIT Z. LUBONJA(reagim për shkrimin "Autostrada Rrëshen - Mars - Kalimash" të Fatos Lubonjës)Nga REXHEP SHAHU (12.27.2011)
DRITË - HIJET E SHQIPËRISË NË VITIN 2011 (12.26.2011)
"NJË MILION KUQEZI", NISMA E AK NË LONDËR (12.24.2011)
SHEH DRITËN E BOTIMIT ROMANI I PARË I LETËRSISË SHQIP - "SOFIA E KOMNIATËVE" SHKRUAR NGA FRANCESCO ANTIONIO SANTORIDërgoi për shtyp Prof. Doc. Italo Costante Fortino (12.23.2011)
KRYETARI I BASHKISË OFRON TRANSPARENCË DHE FITON ZEMRËN E KRYEQYTETASVENga BLERINA ROSHI (12.22.2011)
13 NJOHJE NË 2011n (12.22.2011)
ALEANCA KUQEZI NIS FUSHATËN "FOL VETËM SHQIP" (12.22.2011)
Ky 100-vjetor do të shndërrohet në një proces vlerësimi nga Lidhja e Prizrenit e deri më sotGJUHA, VEND QENDROR NË TË GJITHA PROGRAMET E SHKOLLAVE (12.22.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]