VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NË PRITJE TË GJYKATËS ADMINISTRATIVENga BLERINA ROSHI

                                                                                      

E Shtunë, 05.18.2024, 08:10am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

NË PRITJE TË GJYKATËS ADMINISTRATIVE

Nga BLERINA ROSHI


E Hënë, 12.12.2011, 08:03am (GMT+1)

 

Të mund të renditësh numrin e problemeve që hasim apo të flasësh për fenomenin e përsëritur, ku shumë vetë ankohen sistematikisht e në mënyrë të pavarur, pikerisht për të njëjtin shqetësim, është një ndërrmarje vërtetë e vështirë.

Për më tepër sa i larget mund të na duket çasti që do gjendemi pré e një veprimi arbitrar e të padrejtë administrativ, i çfarëdo natyre qofte ai ,aq dhe i afërt, mund të jetë në të vërtetë ai, për të gjithë ne.

E pastaj të përjetosh kohën e përpjekjeve, për të zgjidhur këtë padrejtësi, do të thotë të jesh duke jetuar një makth të vërtetë, e mbase dhe makthi në këtë rast, do ishte më mirë.

Të jesh subjekt i një veprimi arbitrar e të padrejtë administrativ apo, më qarte shpjeguar, personazh i skenareve që lidhen dendur me faturimin e pasaktë të energjisë, ujit a telefonit, apo personazh i konflikteve të punës, nuk përbën aspak çudi.

E kotë të revoltohesh apo të përpiqesh të gjesh alternativa të thjeshta për kontestimin e vendimit, apo, më tepër akoma, të diskutosh një zgjidhje të shpejtë të problemit.

Ka vetëm një alternative zgjidhjeje: t'i drejtohesh gjykatës.

Nëse gjykata do të konsiderohet si alternative, atëherë përpara se të entuziazmohemi le të kryejmë më parë llogaritë.

Të konsiderosh së pari alternative gjykatën, e cila nga ana e saj është e zhytur në një oqean procesesh gjyqësore, civile edhe penale, do të thotë që nuk kemi konsideruar aspak kohën shumë të gjatë që do të na rrëmbejë ajo...

E pastaj të konsiderosh alternative gjykatën, pa marrë parasysh shpenzimet e larta që do të perplasen tek ne, e që mbase do të kapërcenin edhe vlerën e asaj për të cilën ne luftojmë, do të thotë të kesh gjetur dështimin që nga pika e nisjes

Për të mos harruar më tej faktin shumë të rëndësishëm se këto gjykata, duke qenë të mbingarkuara nga proceset gjyqësore, së bashku me njerëzit e stresuar nga vonesat e tyre, do të orientohen më së thjeshti drejt veprimeve korruptive .

E sikur e gjithë kjo të mbaronte këtu .....

Për ironinë e fatit, titullari apo përfaqësuesi ligjor i institucionit publik, që ne padisim, ndërkohë problemet tona nuk i mbart aspak.

Titullari i institucionit publik ka juristë në institucionin e tij, të cilët nuk i duhet as t'i paguajë e as të shqetësohen për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor.

Por ajo që është më paradoksale dhe që qëndron në top list është fakti se pala nga ne e paditur nuk interesohet aspak për rezultatin e këtij procesi e as për pasojat e aktit të padrejtë administrativ që vetë ka nxjerrë.

Kjo do të thotë që nëse ne, pas shumë e shumë kohësh do të kemi fituar çështjen në gjykatë, nuk do të ketë humbës, sepse humbësi vendoset përballë rregullave e detyrimeve ligjore, dhe për më tepër zbatimit të tyre, e jo përballë ndonjë përgjegjësie.

Si konkluzion duket se të drejtat tona jo vetëm nuk janë të mbrojtura, por ato janë të cenuara e në rrezik. Palët nuk janë as minimalisht në pozita të barabarta dhe ligji duket se ka humbur epërsinë e vet.

Por këtu bëhet fjalë për interesat tona. Ato nuk mund të tregtohen, as të mbrohen nga bindjet dhe frymëzimet boshe politike, por si fillim nga gjykimi e arsyeja.

Ndalemi tek kjo e fundit, sepse është arsyeja ajo që dëgjon të kumbojë sirenën e emergjencës,duke paralajmëruar ardhjen e gjykatës administrative.

BLERINA ROSHI


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GJENOCID!Opinion nga SHPËTIM IDRIZI (12.11.2011)
21 vjet nga Lëvizja studentore në Universitetin e ShkodrësFLAMUR BUÇPAPAJ, LIDER I LËVIZJES STUDENTORE ANTIKOMUNISTE  (12.11.2011)
BESIM KABASHI, DHIMBJA DHE KRENARIA E SPORTIT TË KOSOVËS (12.10.2011)
PIKTORI FATMIR VELAJ MERR ÇMIMIN "EUROPIAN CITIZEN" (12.10.2011)
"Koha ditore": SHQIPTARËVE TË VRARË E TË VARROSUR NË BATAJNICË U JANË MARRË ORGANET? (12.10.2011)
KOLONEL XHAVIT GASHI, ATASHEU I PARË I KOSOVËS NË SHBA (12.08.2011)
MË 5 DHJETOR KALENDARI PËRKUJTOI SHËN PELININ, IPESHKËV E MARTIR NGA DURRËSI (12.07.2011)
SI U BË MALËSIA, MALI I ZI?Nga FADIL XHARRA (12.07.2011)
ILIR IKONOMI: KONICA NË SHËRBIM TË ITALIANËVE? SYNIMI I VËRTETË ISHTE KTHIMI I ÇAMËRISË (12.07.2011)
FSK BËHET GATI PËR USHTRI TË KOSOVËS (12.05.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]