VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KUNDËR RACIZMIT - PROJEKT ME TIFOZËT E FUTBOLLIT NË DYSELDORF

                                                                                      

E Martë, 05.14.2024, 06:40pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
KUNDËR RACIZMIT - PROJEKT ME TIFOZËT E FUTBOLLIT NË DYSELDORF
E Mërkurë, 12.14.2011, 02:46pm (GMT+1)

Tifozët kundër racizmit

Fortuna e Dyseldorfit është kampione në kategorinë e dytë të futbollit gjerman. Edhe projekti i bashkëpunimit me tifozët e klubit, po jep frytet e pritura. Në Dyseldorf nuk ka trazira mes tifozëve të klubeve të ndryshme.

Dhuna në stadiume - ky fenomen ka ekzistuar më parë edhe në Dyseldorf. Nga fundi i viteve 80-të në këtë klub ka nisur një projekt i tifozëve dhe prej atëherë gjendja është qetësuar. Projekti me fansat angazhohet për evitimin e dhunës, pohon bashkëpuntori Benjamin Belhadj. "Prandaj shpesh përpiqemi që gjërat t'i zgjidhim para se të shkaktohet ndonjë problem. Puna jonë kryesore është që në ditët e ndeshjeve të zgjidhim, për shembull, situatat e mundëshme të konfliktit mes policisë dhe tifozëve - para se të ndodhë ndonjë problem më i madh."

Benjamin Belhadj

Kjo punë kryhet kryesisht mirë. Situata ishte e qetë madje edhe kur erdhën tifozët e Dinamos së Dresdenit, të njohur për gatishmërinë e tyre për akte të dhunshme. "Kur Dresdeni ishte mysafir në stadiumin tonë, nuk ka ndodhur asgjë. Duhet thënë se Dyseldorfi është një vend shumë i hapur. Fansat janë të sjellshëm këtu, sepse klubi u lejon të bëjnë shumë gjëra. Shpesh ndodh që klubet të ndalojnë futjen e gjërave të ndryshme apo flamujve në stadiume, që natyrisht sjell deri tek mosmarrëveshjet."

Fortuna e Dyseldorfit dikur ka qenë në kategorinë e parë, por ka rënë dy kategori më poshtë. Tani është në ligën e dytë ku ka siguruar titullin e kampionit vjeshtor. Kjo ka bërë që stadiumi të jetë gati gjithmonë plot. "Tani po vjen një gjeneratë e re. Fëmijët me dëshirë bartin ngjyrat e klubit të Fortunës dhe jo të Bajernit të Mynihut. Tani në stadium mblidhen 30.000 njerëz në garat e ligës së dytë, që është e mrekullueshme."

Paul Tenckhoff është një tifoz i zjarrtë i Fortunës. Ai ka blerë biletën vjetore për të gjitha ndeshjet, si edhe shoku i tij Daniele Cioli. "Njeriu këtu takon gjithmonë shokë, ndërsa orari i ndeshjeve për ne është një obligim. Fortuna na gëzon dhe kemi vendosur të futemi në klubin e fansave të saj."

Tifozët kundër racizmit

Atmosfera në stadium është emocionale, por paqësore. Me Fortunën më lidhin ndjenjat e klubit nga vendlindja, thotë Elmar Fischer. "Fortuna për mua është e rëndësishme... - është qyteti im, vendlindja ime. Nuk mund ta paramendoj që të jem fans i ndonjë klubi tjetër. Kur mendoj për futbollin, mendoj për Fortunën. Gjërat tjera nuk më interesojnë."

Si këta tre studentë mendojnë edhe shumë të rinj të tjerë. Futbolli është për ta pika qendrore e organizimit të jetës. Përmes futbollit zhvillohen edhe projekte të ndryshme sociale me të rinjtë, pohon Belhadj. "Pa këtë punë shumë të rinj do të mbeteshin në rrugë ose do të futeshin në grupe të ndryshme të gabueshme. Ne këtu e ndjejmë veten si përgjegjës për pranimin e të rinjëve."

Projekti punon me tre bashkëputorë të përhershëm dhe tre bashkëpuntorë me honorarë. Ai financohet prej Federatës Gjermane të Futbollit, bashkisë dhe landit. Projekti ka filluar punën në vitin 1993. Ai u ofron të rinjëve edhe një restaurant kur mblidhen dhe shikojnë së bashku futboll, flasin dhe përgatisin koreografitë për ndeshje.

"Ne kemi nevojë edhe për një hapsirë ku mund të lëmë gjërat që nuk na duhen. Në qoftë se dikush është i pakënaqur kjo manifestohet edhe në stadium, e pakënaqësia shpejt shndërrohet në agresion. Ne përpiqemi të shtendosim gjendjen. Kur shohim se dikush ka ndonjë problem, ne ofrojmë ndihmë për rrugën të cilët duhet të ndjekë ai."

Tifozët kundër racizmit

 

Tifozët kundër racizmit

Në këtë vend nuk lejohet pirja e duhanit apo alkoholit. Njeriu mund të kënaqet duke shikuar futboll, pa gjëra të tjera, shpjegon Paul Tenckhoff. "Unë e pres me padurim çdo ndeshje, sepse Fortuna për momentin luan shumë mirë. Shpresoj se kjo do të ndodhë edhe në pjesën pranverore të kampionatit. Në qoftë se startohet me sukses, shpresoj se në fund të kamionatit ne në Dyseldorf sërish do të shikojnë ndeshje të kategorisë së parë."

Autor: Olivia Fritz/ Bahri Cani

Redaktoi: Aida Cama

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHAQIRI VLERËSOHET NDËR FUTBOLLISTËT E RINJ MË TË SHTRENJTË (12.11.2011)
NBA ZYRTARISHT FILLON SEZONIN PËR KRISHTLINDJE (12.09.2011)
LINDSEY VONN: NË JETËN TIME NUK KA BURRA TË TJERËSot atletja do të jetë në garën e Supergjigantit (12.07.2011)
NDESHJA VLADIMIR KLITSCHKO- MORMECK U SHTY PËR VITIN 2012Do të jetë më 3 mars në Düsseldorf (12.06.2011)
KA VDEKUR LEGJENDA BRAZILIANE SOCRATES (12.05.2011)
BOKS: VLADIMIR KLITSCHKO NË SPITALPor konfirmohet sfida 10 dhjetor me francezin Mormeck (12.03.2011)
KIEV: U CAKTUAN GRUPET E KAMPIONATIT EVROPIAN TË FUTBOLLIT (12.02.2011)
POETËT FUTBOLLISTË - SKUADRA E FUTBOLLIT E SHKRIMTARËVE GJERMANË (11.29.2011)
VICTORIA REBENSBURG FITUESE NË KUPËN E BOTËS NË SLLALLOM (11.27.2011)
MASTERS: NADAL JASHTË GARËS, TSONGA NË GJYSMËFINALESpanjolli jep lamtumirën në tri sete, francezi iu shtohet Federerit dhe Ferrerit (11.25.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]