E Enjte, 08.18.2022, 11:32pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
BRAZIL 2014 - SFIDAT MJEDISORE NË BOTËROR

E Enjte, 02.27.2014, 04:57pm (GMT+1)


Kampionati Botëror i Futbollit po rëndohet gjithmonë e më shumë nga dioksidi i karbonit, me FIFA-n që llogarit se aktiviteti i këtij viti në Brazil do të shtojë 2,72 milion tonë dioksid karboni në atmosferë – një milion më shumë se Botërori i vitit 2010 të Afrikës së Jugut.

Bordi i turizmit i Brazilit thotë se pret që turistët të shpenzojnë rreth 10,4 miliardë dollarë gjatë Botërorit të këtij viti. Por ato të ardhura do të kenë ndikimin e tyre në mjedis.

Shumica e dioksidit të karbonit do të çlirohet në atmosferë nga udhëtimet ajrore ndërsa spektatorët dhe skuadrat shkojnë nëpër qytetet e ndryshme të vendit të pestë më të madh në botë, në 12 stadiumet ku mbahen 64 ndeshje.

Këtë muaj, në Johanesburg, kryebashkiakët e disa prej qyteteve më të mëdha të botës u takuan për të diskutuar sfidat e ndryshme – sidomos ndryshimin klimatik – më të cilin përballen vendet urbane.

Kryetari i bashkisë së qytetit mikpritës të Botërorit, Curitibës, i tha Zërit të Amerikës se planifikimi i gjelbër ishte pjesë e përgatitjeve të aktivitetit.

Gustavo Fruet tha gjithashtu se ai ka mësuar nga eksperienca e qytetit të fundit mikpritës, Johanesburgut.

“Kishte probleme me financimet, dhe paqartësi në urbanistikë. Duhet të jetë trashëgimi për qytetin dhe jo vetëm për një aktivitet. Ajo që ne shohim si pozitive nga Johanesburgu është se e kthen vëmendjen te qyteti, dhe lejon një rritje në turizëm dhe në numrin e njerëzve të përgatitur për të ofruar shërbim më të mirë. Kështu që për mua kjo është arritja më e mirë – për të treguar cilësi, efikasitet, dhe mbi të gjitha gëzim në mikpritjen e të huajve.”

Kryebashkiaku i Johanesburgut Mpho Parks Tau thotë se ai beson se homologët e tij janë duke i kushtuar vëmendje çështjes së ndryshimit klimatik dhe Botërorit.

“Kjo do të na ndihmonte në lidhje me punën që bëjmë si qytete për sa i përket ndryshimit të klimës. Dhe ne kemi qenë në gjendje të ndajmë me ta praktikat tona më të mira në lidhje me energjinë, me transportin , dhe praktika të tjera që zbatuam në Johanesburg.”

Zoti Fruet ofroi gjithashtu opinionin e tij se kush mund ta fitojë Kupën FIFA të Botërorit këtij viti.

“Shpresoj se Brazili, patjeter!”

Organizatorët po mësojnë se fitorja e trofeut të artë është vetëm një pjesë e fitores. Organizimi i një aktiviteti të gjelbër është bërë tashmë pjesë e triumfit.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ATLETËT RUSË STIMULOHEN ME GAZIN KSENON - ZBULON WDR (02.25.2014)
KANADAJA FITON MEDALJEN E ARTË NË HOKEJ PËR FEMRA (02.21.2014)
DISA SPORTISTË UKRAINAS LARGOHEN NGA SOÇI (02.21.2014)
BJOERNDALEN - OLIMPIKU MË I SUKSESSHËM DIMËRO (02.20.2014)
TINA MAZE MERR MEDALJEN E DYTË NË SOÇI (02.18.2014)
SHTYHEN DY GARA NË OLIMPIKET E SOÇIT (02.17.2014)
SHBA MUND RUSINË NË HOKEJ NË AKULL (02.15.2014)
SOÇI - GJERMANIA PRIN ME 7 MEDALJE TË ARTA (02.14.2014)
SOÇI - FILLON HOKEJ NË AKULL PËR MESHKUJ (02.13.2014)
MEDALJA E ARTË NDAHET MES FITUESEVE (02.12.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2022  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 

 
VOAL
[Shko lart]