E Premte, 08.19.2022, 12:51am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
PRESIDENTI I BAJERNIT HËNES DËNOHET ME 3 VJET E GJYSMË BURG

E Premte, 03.14.2014, 04:15pm (GMT+1)


BERLIN - Uli Hënes është shpallur fajtor nga drejtësia gjermane, duke konfirmuar faktin se ka kryer evazion fiskal. Për psojë, presidenti i Bajernit të Mynihut ka marrë dënimin me burg, 3 vjet e 6 muaj. Gjykata e Lartë e Gjermanisë e ka dhënë këtë vendin të enjten. 62-vjeçari kishte pranuar 18.5 milionë euro në taksa përmes një llogarie bankare të pazbuluar, dukje evituar kësisoji pagimin e taksave ndaj shtetit gjerman. Hënes ishte akuzuar për shmangie të tatimit, ndërsa kjo është konfirmuar përfundimisht edhe nga gjykata, e cila ka dhënë edhe dënimin e sipërcituar.

Prokurori kërkoi që Hënes të dënohet me pesë vjet e gjysmë heqje lirie për mosdeklarim të të ardhurave prej 33 milionë eurove në mes të viteve 2003 dhe 2009. Në fund të fundit, gjyqtari vendosi që ish-lojtari i Gjermanisë Perëndimore të shkojë për tre vjet e gjysmë pas hekurave. Sipas ligjit gjerman, Hënes mund t’i kishte shpëtuar ndjekjes penale duke parashtruar që në fillim të hetimeve një deklarim vullnetar, por kur e bëri këtë vitin e kaluar, iu refuzua si dokument referues në gjyq, duke u vlerësuar i pasaktë ose i paplotë. Uli Hënes ka fituar si futbollist katër tituj kampioni në Bundesligë dhe tri Kupa Europe gjatë viteve të tij, duke luajtur me Bajernin e Mynihut, dhe ka qenë i përfshirë në role drejtuese administrative te klubi bavarez, që nga “pensionimi” si futbollist aktiv. Ai ka shërbyer fillimisht si menaxher i përgjithshëm dhe më pas si president i bavarezëve.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SCHUMACHER TREGON SHENJA TË VOGLA INKURAJUESE (03.12.2014)
BESNIK HASI EMËROHET TRAJNER I ANDERLEHTIT (03.10.2014)
BRAZIL 2014 - SFIDAT MJEDISORE NË BOTËROR (02.27.2014)
ATLETËT RUSË STIMULOHEN ME GAZIN KSENON - ZBULON WDR (02.25.2014)
KANADAJA FITON MEDALJEN E ARTË NË HOKEJ PËR FEMRA (02.21.2014)
DISA SPORTISTË UKRAINAS LARGOHEN NGA SOÇI (02.21.2014)
BJOERNDALEN - OLIMPIKU MË I SUKSESSHËM DIMËRO (02.20.2014)
TINA MAZE MERR MEDALJEN E DYTË NË SOÇI (02.18.2014)
SHTYHEN DY GARA NË OLIMPIKET E SOÇIT (02.17.2014)
SHBA MUND RUSINË NË HOKEJ NË AKULL (02.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2022  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 

 
VOAL
[Shko lart]