E Premte, 08.19.2022, 12:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
FEDERATA TURKE - OFERTË ZYRTARE ADNAN JONUZAJT

E Shtunë, 03.22.2014, 10:48am (GMT+1)


TURQI - Trajneri i Kombëtares, Fatih Terim, ka pohuar se Federata turke i ka bërë një ofertë zyrtare talentit të Mançester Junajtid, Adnan Januzaj, që të luajë për Turqinë.

“Perandori”, sikundër e thërrasin në Turqi, ka sqaruar se është normale që edhe ata të kërkojnë shërbimet e talentit të Mançesterit, duke qenë se familja e tij ka prejardhje nga Turqia.

“Presidenti i federatës, stafi dhe unë kemi kërkuar nga Adnan Januzaj që ai të luajë për Turqinë”, ka thënë Terim. “Babai i tij është me prejardhje nga Turqia (në fakt, gjyshi i Adnanit është me prejardhje nga Turqia, ndrysa babai i tij, Abedini, ka lindur në Istog të Kosovës), nëna e tij është kosovare, dhe Shqipëria, Anglia, Kosova dhe Belgjika, të gjitha këto po e kërkojnë atë që t’i përfaqësojë. E, nëse ne nuk ia japim mundësinë atij të na përfaqësojë ne, do të kritikohemi në këtë rast, pasi rrjedhimisht e kemi këtë të drejtë. Jemi duke punuar që ta gjejmë mundësinë, në mënyrë që Januzaj të luajë për Turqinë.

Nëse ai vendos të luajë për ne, ne kemi të drejtë ta marrim”, ka thënë Terim për “turkish-football.com”. Januzaj, i cili ka prejardhje nga Kosova, ka lindur në Belgjikë dhe ka të drejtë të luajë për disa shtete, përfshi Belgjikën, Shqipërinë dhe Kosovën. Megjithëse ka lindur në Belgjikë, Januzaj asnjëherë nuk e ka përfaqësuar këtë shtet në asnjë garë ndërkombëtare dhe ka refuzuar të gjitha ftesat e deritanishme.

Sakaq, hipotezat e kohëve të fundit e afrojnë më shumë lojtarin me Kosovën dhe Belgjikën, pa harruar edhe faktin se edhe Anglia është futur fuqishëm në garë. Por, për të luajtur për anglezët, Januzaj do duhet të presë edhe tri vite të tjera, pasi i duhet të plotësojë 5 vjet qëndrim në atë vend.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BOKS - SEFERI KUNDËR PERDOMOS MË 11 PRILL (03.17.2014)
NË AEROPORTET E BRAZILIT VAZHDOJNË ENDE RINOVIMET (03.15.2014)
PRESIDENTI I BAJERNIT HËNES DËNOHET ME 3 VJET E GJYSMË BURG (03.14.2014)
SCHUMACHER TREGON SHENJA TË VOGLA INKURAJUESE (03.12.2014)
BESNIK HASI EMËROHET TRAJNER I ANDERLEHTIT (03.10.2014)
BRAZIL 2014 - SFIDAT MJEDISORE NË BOTËROR (02.27.2014)
ATLETËT RUSË STIMULOHEN ME GAZIN KSENON - ZBULON WDR (02.25.2014)
KANADAJA FITON MEDALJEN E ARTË NË HOKEJ PËR FEMRA (02.21.2014)
DISA SPORTISTË UKRAINAS LARGOHEN NGA SOÇI (02.21.2014)
BJOERNDALEN - OLIMPIKU MË I SUKSESSHËM DIMËRO (02.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2022  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 

 
VOAL
[Shko lart]