E Enjte, 01.27.2022, 12:43pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
ATLETIKO E MADRIDIT SHPALLET KAMPION I SPANJËS

E Shtunë, 05.17.2014, 07:44pm (GMT+1)



SPANJE-Mbaron ankthi në La Liga. Atletiko e Madridit shpallet kampion i Spanjës, duke barazuar 1-1 në sfidën e fundit kundër Barcelonës në “Camp Nou”.

Edhe pse kanë pësuar gol në pjesën e parë nga Aleksis Sançez, djemtë e trajnerit Diego Simeone nuk janë dorëzuar. Me të filluar pjesa e dytë, Godin ka shënuar me kokë për miqtë, duke vënë në barazpeshë gjithçka. Një rezultat të tillë Atletiko e ka mbrojtur deri në fund të ndeshjes, pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara të Barcelonës.

Një sezon për t’u mbajtur mend gjatë për Atletikon e Madridit, që ka udhëhequr për pjesën më të madhe të sezonit dhe pavarësisht ndonjë gabimi të vogël gjatë rrugës, ka ditur që në fund ta mbyllë kampionatin me 90 pikë, 3 më shumë se Barcelona dhe Reali i Madridit, duke lënë me gisht në gojë gjigantët e Spanjës dhe të Europës.

Ishte ky titulli i 10-të në kampionatin spanjoll për Atletikon e Madridit. Por nuk mbaron këtu për formacionin e Diego Simeones, pasi më 24 maj do të diskutojë edhe finalen e Ligës së Kampioneve kundër Realit të Madridit, një supersfidë ku kësaj radhe nuk janë dy rezultate në lojë për trofeun, por vetëm një, që është fitorja.

Me këtë entuziazëm dhe me këtë formë që po përjeton ky grup, nuk është çudi që Atletiko e Madridit të rrëmbejë edhe Champions League, duke e mbyllur këtë sezon në mënyrë fantastike.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NURI SEFERI FITON TITULLIN KAMPION EVROPIAN WBO (05.17.2014)
RIBERY E KRITIKON GUARDIOLËN (05.15.2014)
KOSOVARËT FITUAN 28 MEDALJE NË TOP TIRANA OPEN 2014 (05.13.2014)
IDE TË NJËJTA - KRYEMINISTRA TË NDRYSHËMNga AHMET SHQARRI (05.12.2014)
ATLETI KENIAN, MAINA, FITON NË GJYSMËMARATONËN E PRISHTINËS (05.11.2014)
AKTI I FUNDIT NË BUNDESLIGËN GJERMANE (05.09.2014)
ADNAN JANUZAJ MË I PAGUAR SE CR7 DHE MESSI - KUR ISHIN NË MOSHËN E TIJ (05.07.2014)
ATELTIKO E REAL - DY EKIPE NGA MADRDITI NË FINALEN E LIGËS SË KAMPIONËVE (05.01.2014)
DËNOHET PRONARI I EKIPIT TË BASKETBOLLIT TË CLIPPERS (04.30.2014)
BELGJIKË - JANUZAJ NË PËRGATITJE PËR KAMPIONATIN BOTËROR (04.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Janar 2022  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
 

 
VOAL
[Shko lart]