VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NEJMAR MODEST - MOS MË KRAHASONI MUA ME PELEN

E Mërkurë, 05.21.2014, 09:10am (GMT1)



SPANJË - Ylli i Barcelonës dhe Brazilit, Nejmar, ka insistuar se nuk është i denjë për krahasime me patriotin legjendar, Pele. Të dy lojtarët erdhën nga klubi i Santosit, ndërkohë që Pele vazhdoi ta ndihmojë dhe t’i japë Brazilit tre tituj të Kupës së Botës gjatë karrierës së tij të shquar.

Nejmar do të përpiqet të matet me 73-vjeçarin këtë verë, kur Brazili luan si vend organizator në Botëror, por nuk dëshiron të jetë në krahasim me golashënuesin më të mirë të të gjitha kohrave në vendin e tij. “Për mua është një kënaqësi që të krahasohem me një lojtar të madh si Pele, – tha ai për “Wall Street Journal”. – Por ai është mbreti i futbollit, ndërsa unë jam vetëm një djalë që dëshiron për të luajtur futboll.”

Nejmar këmbënguli se është i gatshëm për t’u përballur me presionin e kësaj vere mbi Brazilin, që synon në këtë turne madhor të kombëtareve të fitojë Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 2002.

“Ne e vuajmë presionin në të gjitha gjërat që bëjmë, – vazhdoi ai. – Presioni është normal në jetën e një sportisti, ai bëhet edhe më i madh për shkak se je një shembull për shumë njerëz. Unë e vuaj këtë presion që kur kam vendosur për të luajtur futboll, por kësaj here do të jetë kënaqësi. E them këtë, sepse e luaj Kupën e Botës në vendin tim, para popullit tim. Futbolli është në shpirtin e popullit brazilian.”

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.