E Martë, 12.07.2021, 06:51am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
HOXHAJ TAKOI LOJTARËT DHE DREJTUESIT E KOMBËTAREVE TË TURQISË DHE KOSOVËS

E Mërkurë, 05.21.2014, 01:57pm (GMT+1)




Hoxhaj-Lojtaret e Kosoves

PRISHTINË -Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar të martën takime me lojtarët e ekipeve kombëtare të futbollit të Kosovës dhe të Turqisë, të cilët do të zhvillojnë të mërkurën ndeshje miqësore në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Gjatë takimit me futbollistët e dy kombëtareve si dhe trajnerët e kryetarët e federatave të futbollit, ministri Enver Hoxhaj, e vlerësoi lart rëndësinë që ka për ndërkombëtarizimin e sportit dhe veçanërisht futbollit kosovar, kjo ndeshje.

Hoxhaj përgëzoi federatat e dy vendeve për bashkëpunimin dhe organizimin e kësaj ndeshjeje historike,  duke shprehur bindjen se dy vendet e do të thellojnë bashkëpunimin e mëtejshëm, në shumë fusha.Gjatë takimit me lojtarët e ekipit kombëtar të Turqisë si dhe me kryetarin e Federatës Turke të Futbollit, Yildirim

Hoxhaj-Lojtaret e Turqise

Demiroren dhe trajnerin Fatih Terim, shefi i diplomacisë kosovare i falënderoi për gatishmërinë dhe rëndësinë që i kanë kushtuar ndeshjes me Kosovën, duke kërkuar përkrahjen e mëtutjeshme të tyre për fuqizimin e futbollit kosovar.

Ndërkaq, gjatë takimit me lojtarët dhe trajnerin e përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, dhe udhëheqësit e FFK-së, Hoxhaj theksoi sërish angazhimin e fuqishëm të diplomacisë kosovare në ndërkombëtarizimin e sportit dhe futbollit të Kosovës.

Lojtarët dhe kryesuesit e federatave të Turqisë dhe të Kosovës, gjatë takimeve me ministrin Hoxhaj, kanë shprehur entuziazmin për ndeshjen e nesërme, si dhe angazhimin e mëtetjeshëm për bashkëpunim në drejtim të ndërkombëtarizimit të futbollit të Kosovës.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SOT ZHVILLOHET NDESHJA MIQËSORE KOSOVË-TURQI (05.21.2014)
BOTËRORI 2014 - TRAJNERI GJERMAN LOW MBLEDH PËRFAQËSUESEN ME DËMTIME TË SHUMTA (05.21.2014)
TOMAS STRAKOSHA NË SHËNJESTËR - E DO EVERTONI NË PREMIER LEAGUE (05.21.2014)
ALITI - TE KOMBËTARJA PËRFAQËSOJ PRESHEVËN (05.21.2014)
NEJMAR MODEST - MOS MË KRAHASONI MUA ME PELEN (05.21.2014)
PROGNI NDJESË TIFOZËVE - NUK MË LANË TË LUAJA NË POZICIONIN TIM NATYRAL (05.21.2014)
TRAINERI VAN GAAL - HOLLANDA SHKON NË BOTËROR PËR TA FITUAR (05.20.2014)
PELE - PROTESTAT MUND TA DËMTOJNË KUPËN E BOTËS (05.20.2014)
TENIS - OPEN BNL, FITORE E SERENA WILLIAMSIT (05.19.2014)
ATLETIKO E MADRIDIT SHPALLET KAMPION I SPANJËS (05.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2021  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]