VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

HOXHAJ TAKOI LOJTARËT DHE DREJTUESIT E KOMBËTAREVE TË TURQISË DHE KOSOVËS

E Mërkurë, 05.21.2014, 01:57pm (GMT1)




Hoxhaj-Lojtaret e Kosoves

PRISHTINË -Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar të martën takime me lojtarët e ekipeve kombëtare të futbollit të Kosovës dhe të Turqisë, të cilët do të zhvillojnë të mërkurën ndeshje miqësore në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Gjatë takimit me futbollistët e dy kombëtareve si dhe trajnerët e kryetarët e federatave të futbollit, ministri Enver Hoxhaj, e vlerësoi lart rëndësinë që ka për ndërkombëtarizimin e sportit dhe veçanërisht futbollit kosovar, kjo ndeshje.

Hoxhaj përgëzoi federatat e dy vendeve për bashkëpunimin dhe organizimin e kësaj ndeshjeje historike,  duke shprehur bindjen se dy vendet e do të thellojnë bashkëpunimin e mëtejshëm, në shumë fusha.Gjatë takimit me lojtarët e ekipit kombëtar të Turqisë si dhe me kryetarin e Federatës Turke të Futbollit, Yildirim

Hoxhaj-Lojtaret e Turqise

Demiroren dhe trajnerin Fatih Terim, shefi i diplomacisë kosovare i falënderoi për gatishmërinë dhe rëndësinë që i kanë kushtuar ndeshjes me Kosovën, duke kërkuar përkrahjen e mëtutjeshme të tyre për fuqizimin e futbollit kosovar.

Ndërkaq, gjatë takimit me lojtarët dhe trajnerin e përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, dhe udhëheqësit e FFK-së, Hoxhaj theksoi sërish angazhimin e fuqishëm të diplomacisë kosovare në ndërkombëtarizimin e sportit dhe futbollit të Kosovës.

Lojtarët dhe kryesuesit e federatave të Turqisë dhe të Kosovës, gjatë takimeve me ministrin Hoxhaj, kanë shprehur entuziazmin për ndeshjen e nesërme, si dhe angazhimin e mëtetjeshëm për bashkëpunim në drejtim të ndërkombëtarizimit të futbollit të Kosovës.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.