VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LUIS ENRIQUE - TRAJNER I RI I BARCELONAS

E Mërkurë, 05.21.2014, 02:08pm (GMT1)


Ish lojtari i Barcelonas, Luis Enrique, ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare të mërkurën, për t’u bërë trajner i këtij ekipi.

Enrique ka nënshkruar marrëveshjen me presidentin e klubit, Josep Bartomeu, një ditë pas publikimit të lajmit dhe dy ditë pas dorëhehqes së trajnerit Gerardo Martino.

Sezoni dëshpërues nën trajnimin e Martinos i ofron hapësirë Enriques për të bërë përmirësime në ekipin që nuk ia doli të arrijë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, për herë të parë në shtatë sezone.

Barcelona humbi edhe në finale me real Madridin në Copa del Rey dhe nuk arriti ta
mund kampionin e ligës, Atletico Madrid në gjashtë përballje me të.rel

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.