VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KOSOVA HUMB NDAJ TURQISË ME REZULTAT 1 ME 6

E Enjte, 05.22.2014, 07:57am (GMT1)


Në stadiumin e Mitrovicës "Adem Jashari" ka përfunduar ndeshja miqësore ndërkombëtare në futboll ndërmjet përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Turqisë me rezultat 6 me 1 për ekipin turk.

Në minutën e dytë të ndeshjes Turqia ka shënuar golin e parë për të pasuar goli i dytë në minitën e 33-të.

Pas golit të dytë nga Turqia menjëherë ka pasuar goli i parë nga ekipi i Kosovës.

Por ky ishte goli i vetëm nga kosovarët ngase Turqia i ka shënuar edhe katër gola të tjerë pas Kosovës, me çka ka bërë që rezultati të përfundoj 6 me 1 në favor të Turqisë.

Takimi miqësor me Turqinë, për përfaqësuesen e Kosovës është takimi i dytë me lejen e Federatës Botërore të Futbollit –FIFA, i cili pason takimin që u zhvillua me Haitin, me 5 mars në Mitrovicë ku rezultati ishte 0 me 0.

Me 25 maj, Kosova do ta zhvilloj takimin e tretë miqësor ndërkombëtar, me Senegalin, në Gjenevë të Zvicrës.za

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.